Përzgjedhen 5 fotot fituese të konkursit “Colours of Albania”

Edicioni i 5-të i konkursit “Colours of Albania” u shndërrua në një brand, me mijëra foto artistike të publikuara për 5 muaj me radhë, ku u evidentuan bukuritë shqiptare nën optikën e publikut të zakonshëm që luajti rolin e “diplomatit digjital”.

Në një aktivitet përmbyllës në ambientet e Pallatit të Brigadave, ku ishte i pranishëm edhe Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ishin përfaqësues nga trupi diplomatik i akredituar në Tiranë, diplomatë, përfaqësues të shoqërisë civile, artit, kulturës dhe medias, u shpallën edhe fotot fituese.

Juria, e kryesuar nga fotografi me famë botërore, Fadil Berisha dhe anëtarët Bevis Fusha, Rosita Habazaj, Kushtrim Ternava dhe Ergys Zhabjaku, përzgjodhën 5 fotot fituese që u sponsorizuan nga Banka Credins.

“Në fotografitë e këtij edicioni, shfaqet sa stil aq edhe modë, sa trashëgimi kulturore aq edhe arkitekturë urbane, sa jetë e përditshme e njerëzve të zakonshëm, aq edhe thellësi e jashtëzakonshme historike e Shqipërisë.” -u shpreh Cakaj në fjalën e tij përshëndetëse.

Aktiviteti u shoqërua nga tingujt harmonikë të grupit të artistëve nga trevat shqiptare, nën drejtimin e mjeshtrit Agron Peni dhe vokalit të artistes nga Kosova, Vesa Smolica, për të vijuar me tingujt e muzikës së Fifit dhe për t’u përmbyllur me një atmosferë festive live nga grupi Offchestra.

Colours of Albania, organizuar nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, nën kujdesin e veçantë të Ministrit Cakaj, është kthyer në një ekspozitë gjigande virtuale të natyrës, traditës, historisë dhe shpirtit shqiptar.

Ky konkurs i përvitshëm, ka treguar se, Shqipëria nuk është vetëm peizazh dhe natyrë e virgjër, as vetëm trashëgimi kulturore apo monument antikiteti, por edhe një qytet që vibron me ritmin e modernes ku fle edhe e kaluara.

“Colours of Albania” ka për synim promovimin e Shqipërisë në të gjitha format. / KultPlus.com

Jepen çmimet e fituesve ndërkombëtar të fotografive

Fotot fituese janë zgjedhur nga plot 48.000 konkurrues nga e gjithë bota, duke mbërthyer një larmi emocionesh, që nga brishtësia e pafajësisë njerëzore, e deri te madhështia e natyrës në tokë.

Një vajzë Rohingia duke qarë, dhe një tigër që shqyen prenë, janë dy nga fotot fituese të konkursit ndërkombëtar Siena 2018.

Fotoja fituese tregon Asmat Ara, një vajzë refugjate Rohingia, në një kamp të Burmanisë, të cilës i shpëtojnë lotët pasi kujton dhunën e tmerrshme.

Fotografi indian Shivang Mehta fitoi çmimin e natyrës së egër

Fotoja fituese e çmimit “Bukuria Natyrore”, rrufe që shpërthejnë nga vullkani Kalbulo, në Kili.


Fotografi gjerman, Tomas Kalak, kapi një pamje fantastike të ndërtesës më të lartë në botë, Bur Kalifa, në Dubai.


Kalimi Drejk, në Kejp Horn, Antarktika. Një dallgë 12 metrash përplaset pas anijes


Barinjtë zbresin 1500 dele nga mali, Poloni