Novak Djokovic mund t’i ndalohet pjesëmarrja në truneun “Frrench Open”, pasi ligji i ri i Francës për vaksina, do t’u kërkojë të gjithë njerëzve të kenë një certifikatë vaksinimi për të hyrë në vende publike si restorante, kafene, kinema dhe trena në distanca të gjata, përcjell KultPlus.
Numri një i botës në tenis, Djokovic, i cili nuk është vaksinuar kundër COVID-19, u deportua nga Australia të dielën përpara turneut të parë Grand Slam të vitit, pasi humbi një çështje gjyqësore rreth qëndrimit atje.
Ministrja e Sportit, Roxana Maracineanu ka thënë që sapo ligji i ri të miratohet, të pavaksinuarit nuk do mund të marrin pjesë në “French Open”.
“Rregulli është i thjeshtë. Leja e vaksinës do të vendoset, sapo të shpallet ligji, në institucionet që tashmë i nënshtroheshin lejes shëndetësore,” tha ministria.
“Kjo do të vlejë për të gjithë ata që janë spektator apo sportist profesionist”, shtoi ajo.
Serbi Djokovic ka refuzuar të vaksinohet dhe është kritikuar për pjesëmarrjen në ngjarje publike muajin e kaluar pasi rezultoi pozitiv me koronavirus. /KultPlus.com
Sot, 15 janar 2022, janë bërë 23 vjet që kur forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak.
Ambasada e Francës përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”, kanë thënë se drejtësia duhet të vihet në vend, derisa nuk do ta harrojnë këtë masakër.
“23 vjet më parë në Reçak u vranë 45 civilë të pafajshëm. Drejtësia duhet të vihet në vend. Ne nuk do ta harrojmë këtë masakër dhe viktimat e saj”, shkruhet në postimin e ambasadës.
Një reagim të ngjashëm për këtë ngjarje e pati edhe Ambasada e Italisë, e cila ishte e pranishme në përvjetorin e 23-të. të kësaj Masakre. /KultPlus.com
Presidenti francez Emanuel Macron ka paralajmëruar që ai synon t’ia bëjë jetën më të vështirë qytetarëve që nuk vaksinohen kundër Covid-19.
Ai i tha gazetës “Le Parisien” se dua t’i shqetësoj ata dhe që do të vazhdoj të bëjë këtë gjë. Presidenti deklaroi se do t’i shtrëngoj masat duke vendosur që njerëzit nuk mund të hyjnë në ambiente publike dhe të përdorin transportin publik pa provuar që janë të vaksinuar.
Komentet e tij erdhën pasi prezantimi i një projekt-ligj për një leje Covid u vonua raporton “BBC”. Një debat në parlament që ndalon të pavaksinuarit nga një pjesë e jetës publike është lënë në pritje pasi deputetët opozitarë bashkuan forcat për ndalimin e këtij ligji. Ligji që pritej të votohej këtë javë ka acaruar kundërshtarët e vaksinës dhe disa deputetë kanë marrë kërcënime me vdekje.
Në një intervistë për gazetën “Le Parisien” ditën e mërkurë, zoti Macron deklaroji se nuk do të vaksinoji njeri me forcë por do të inkurajojë njerëzit që të vaksinohen duke i ndaluar hyrjen në aktivitetet e jetës sociale. Ai tha që nuk do çojë njeri në burg se nuk pranon të vaksinohet por ne do t’i themi atyre se nuk mund të hyjnë në restorante, teatro, bare dhe kinema që nga data 15 janar.
Franca është një nga vendet që ka normën më të lartë të vaksinimit në Bashkimin Evropian. Në Francë prej muajsh njerëzit duhet të provojnë që janë të vaksinuar ose të tregojnë një test negativ Covid për të hyrë në shumë ambiente publike. Qeveria franceze do që të heq mundësinë për të treguar një test negativ si kundërpërgjigje ndaj rritjes së numrit të infektimeve të shkaktuara nga variantet shumë ngjitëse Omicron dhe Delta. /abcnews.al /KultPlus.com
Për shkak të pandemisë, vitet e fundit pjesa e vizitave nëpër vende të ndryshme të botës ka qenë si “zgjidhje” për të qetësuar vetën dhe familjen nga jeta e përditshme.
Edhe pse për të vizituar një vend të huaj, qytetarëve të Kosovës u duhet të kalojnë midis shumë procedruave, por pavarësisht një gjë e tillë realizohet.
Disa prej destinacioneve më të mira që mund t’i vizitoni në këtë vit janë si vijojnë:
Ishulli Barduba në Karaibe
Barduba, një ishull i vogël është i bekuar me kilometra të tërë rëre të bardhë dhe rozë dhe ishte një nga vendet e preferuara për pushime të Princeshës Diana.
Ishujt Bissagos në Guinea
I përbërë nga 88 ishuj, nga të cilët vetëm 23 janë të banuar, ky arkipelag magjik i vendosur rreth 48 kilometra larg bregut të Guinesë në Afrikën perëndimore është unik. Turistët që i vizitojnë do të shpërblehen me parqe të gjera natyrore dhe ujëra të qeta blu.
Cepi Breton, Nova Scoti
I lidhur me kontinentin kanadez nga një rrugë e gjatë, ishulli Cape Breton është i famshëm për pamjet e tij piktoreske dhe vendet historike.
Kili
Një rrip i gjatë e i hollë midis Oqeanit paqësor dhe maleve të Andeve, Kili është lider botëror në ekoturizëm dhe një parajsë e aventurave në natyrë.
Kolombo, Sri Lanka
Në Kolombo destinacionet për t’u vizituar nuk janë të pakta. Shtëpia e të ndjerë Geoffrey Bawa është tashmë një minimuze, ndërsa ishulli ka edhe plazhe të mrekullueshme e ferma të mëdha çaji.
Dijon, Francë
Dijon një nga ‘kryeqytetet’ gastronomike të Francës, një përzierje e lavdishme e shtëpive me korniza druri, pallateve madhështore të shekullit të 18-të.
Disko Bey, Greenlandë
Balenat, ajsbergët kolosalë, një akullnajë që lëviz me shpejtësi përcaktojnë Gjirin Disko, në bregun perëndimor të Grenlandës. Qyteti me shtëpitë e tij shumëngjyrëshe, përbën një bazë të shkëlqyeshme për eksplorim. Ky fjord është një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, pjesërisht për shkak të shkëlqimit të tij mahnitës dhe pjesërisht për shkak të studimeve shkencore që janë zhvilluar këtu gjatë 250 viteve të fundit, të cilat i ndihmuan shkencëtarët të kuptojnë ndikimin e ndryshimeve klimatike.
Parqet Kombëtare Gabon në Afrikën Qendrore
Pellgu i Kongos, nganjëherë i quajtur “mushkëria e Afrikës”, është pylli i dytë më i madh i shiut në botë. Më shumë se 10% e Gabonit, në vijën bregdetare të Atlantikut të Afrikës Qendrore, i është dhënë 13 parqeve të tij kombëtare.
Jordani
Disa vjet më parë, qyteti antik spektakolar i Petrës i gdhendur në shkëmb i Jordanisë ishte në rrezik të bëhej viktimë e suksesit të tij, pasi industria e turizmit kërcënoi strukturat e saj delikate. Vizitorët me siguri do të kthehen në këtë perlë, por ka mundësi për të eksploruar Jordanin në mënyrë nga më të ndryshme. Thesare të tjera arkeologjike, si rrënojat e Jerash dhe Umm Kais, meritojnë të shihen.
Lahti, Finlandë
Finlanda renditet rregullisht si vendi më i lumtur në botë, dhe ka shumë për të qenë të gëzuar kur bëhet fjalë për qytetin e bukur buzë liqenit të Lahtit. I ndodhur 100 kilometra në verilindje të Helsinkit, ky destinacion është i gjelbër në çdo kuptim. Qyteti i tetë më i madh i Finlandës është i mbushur me pyje, parqe dhe rezervate të bukura me shtigje të pabesueshme ecjeje dhe pika vëzhgimi.
Munga-Thirri-Simpson Desert, Australi
Për ata që kanë dashur gjithmonë të përjetojnë një sfidë një herë në jetë, në Outback të Australisë, parku kombëtar më i ri, dhe tani më i madhi, i pret. Parku Kombëtar i Shkretëtirës Munga-Thirri-Simpson i Australisë Jugore mbulon 36,000 kilometra katrorë dhe përfshin pjesë të shkretëtirës së famshme Simpson, e cila shtrihet në shtetin e Queensland dhe në Territorin Verior. Ai u shpall park kombëtar në nëntor 2021. E vetmja mënyrë për të eksploruar Parkun Kombëtar të Shkretëtirës Munga-Thirri-Simpson është me një automjet me katër rrota, i hapur, i domosdoshëm për të hyrë në rrjetin e gjerë të liqeneve playa, dunat e kuqe mahnitëse dhe kullotat e mbushura me zogj. Netët kalohen duke kampuar nën yje./KultPlus.com
Kriza energjetike që ka kapluar shumë vende të Evropës, duket se nuk do të përfundojë aq lehtë sa pritej fillimisht, transmeton KultPlus.
Së fundmi është paralajmëruar se Zvicra mund të mbetët në errësirë nga ndërprerja bërthamore franceze.
Në Francë, 15 reaktorë bërthamorë nga 56 gjithsej, u mbyllën ditët e fundit për shkak të punëve të mirëmbajtjes ose prishjeve.
Meqenëse Zvicra importon energji elektrike në dimër nga vendet fqinje dhe Franca është një nga furnizuesit e saj, ekziston shqetësimi për ndërprerjet e energjisë elektrike gjatë festave të Krishtlindjeve, shkruajnë mediat zvicerane.
Komisioni Federal i Energjisë Elektrike, megjithatë, tha se pavarësisht mbylljes së termocentraleve në Francë, “siguria e furnizimit me energji elektrike të Zvicrës nuk është e kërcënuar në këtë moment”.
Por, sipas një raporti nga Departamenti Federal i Mjedisit, Transportit, Energjisë dhe Komunikimeve (DETEC), disa faktorë mund të kontribuojnë në mungesën e energjisë elektrike në Zvicër dhe “mosdisponueshmëria e 30 për qind e flotës bërthamore franceze është pjesë e saj”.
Zviceranët mund të fajësojnë Francën, nëse për pak ditë do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. /Albinfo.ch /KultPlus.com
Shkrimtarja Helena Kadare, njëherit edhe bashkëshortja e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, ishte e ftuar në një event kushtuar letërsisë dhe turizmit Muzeun Arkeologjik të Durrësit.
Partnerja e Kadaresë iu përgjigj pyetjeve të shkrimtarit Bashkim Hoxha dhe publikut që ndodhej në sallë, duke zbuluar detaje që s’i dinim më herët nga jeta e çiftit.
Helena Kadare tregoi se ajo dhe partneri janë lodhur nga jeta e Parisit, i cili humbi gjithashtu “shkëlqimin” për shkak të kufizimeve të pandemisë, transmeton KultPlus.
Ndaj, çifti ka zgjedhur të jetojë përfundimisht në Shqipëri. Tashmë, jeta e tyre është mes Tiranës dhe Durrësit.
Në muajin maj, shkrimtari Ismail Kadare u nderua me titullin “Nderi i Bashkisë Fier”.
Gjatë ceremonisë së organizuar nga Bashkia Fier Kadare u shpreh i lumtur dhe i nderuar për këtë vlerësim.
“Ju falenderoj nga zemra për këtë pritje, kaq të ngrohtë dhe të bukur, kaq shqiptare. Ju lumtë. Për shkrimtarin, ngazëllimi i lexuesve është shumë i shtrenjtë”, tha Kadare.
Kujtojmë se para një viti, përmes një dekreti të veçantë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, shkrimtari Ismail Kadare është vlerësuar me titullin prestigjoz Oficer i Madh i Legjionit të Nderit.
Ky çmim e rendit atë në mesin e 250 personaliteteve të shquara botërore që vlerësohen nga shteti francez. Ka qenë ish-ministrja e kulturës Mirela Kumbaro, që ka bërë me dije asokohe lajmin në rrjetet sociale.
Kumbaro ka thënë se ky vit i parë kësaj dekade të re nuk mund të niste më mirë. / KultPlus.com
Franca rihapi sot muzetë, Austria restorantet, Nju Jorku hoqi maskat, popujt e disa vendeve perëndimore gjenden sot pak më të lirë falë një rënieje të epidemisë, ndryshe nga India që vazhdon të jetë e zhytur në një krizë shëndetësore në rritje.
Pas gjashtë muajsh jetë të ngadaltë, francezët mund të nisin nga sot të hanë ose të pinë një gotë në lokale, këto të fundit ishin kufizuar me 50% të kapaciteteve të tyre të pritjes dhe në gjashtë persona në tryezë.
Restorantet dhe kafenetë do të presin 9 qershorin për të pritur klientët në salla.
Kinematë, teatrot dhe muzetë francezë mund të presin sërish publik, të maskuar, me shifrat maksimale të pjesëmarrjes. Dhe fillimi i shtetrrethimit shtyhet me dy orë nga ora 21:00 deri në orën 06:00.
Kjo heqje e pjesshme e kufizimeve u vendos pas një uljeje të qarkullimit të virusit, që megjithatë mbetet i lartë (rreth 14 000 raste të reja në ditë mesatarisht) dhe një fuqizimi të fushatës së vaksinimit në një vend ku pandemia ka shkaktuar 108 000 të vdekur. /atsh/ KultPlus.com
Nesër, më 5 maj, Franca do të përkujtojë 200-vjetorin e vdekjes së perandorit Napoleon Bonaparti.
Napoleoni vdiq më 5 maj 1821, gjatë burgimit në ishullin e shën Helenës.
Historianët dhe institucionet po përgatiten të përballen me mijëra aspektet e këtij karakteri, nga pozitivet deri te ato më të vështirat dhe më të sikletshmet.
Pavarësisht nga shumë polemika dhe mosmarrëveshje, presidenti francez megjithatë vendosi që marrin pjesë në përvjetor.
Më 5 maj, ai do të shkojë në Institutin e Francës, para se të vendoste një kurorë në varrin e perandorit në ”Esplanade des Invalides”, në qendër e Parisit./ atsh /KultPlus.com
Senati i Francës të mërkurën e miratoi amandamentimin e një ligji për ndalimin e praktikave fetare për luftimin e atij që është cilësuar si “separatizëm islamik”, duke e shtuar edhe ndalimin e kryerjes së lutjeve në korridoret e objekteve universitare.
Gjatë diskutimit rreth këtij projektligji, republikanët e qendrës së djathtë e propozuan këtë ndryshim për ndalimin e kryerjes së lutjeve në korridore si dhe aktiviteteve tjera fetare që mund t’i pengojnë aktivitetet arsimore.
Ndonëse ndaj këtij propozimi patën ankesa senatorët e Partisë së Majtë dhe ministri i Arsimit, Jean-Michel Blanquer, ndryshimet u miratuan me votat e senatorëve djathtistë, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express.
Më 16 shkurt të këtij viti, Asambleja Kombëtare e Francës, që është dhoma e ulët e kuvendit, e miratoi këtë projektligj.
Projektligji është propozuar vitin e kaluar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, për ta luftuar atë që e ka quajtur “separatizëm islamik”.
Sipas këtij projektligji, autoritetet do të kenë të drejtë që të ndërhyjnë në xhami dhe në shoqata që janë përgjegjëse për administrimin e tyre si dhe për t’i kontrolluar financat e shoqatave dhe organizatave joqeveritare që u përkasin myslimanëve.
Me këtë projektligj kufizohen edhe mundësitë e shkollimit për komunitetin mysliman, sepse u ndalohet familjeve që fëmijët t’i shkollojnë vetëm nga shtëpia. / KultPlus.com
Franca do t’i kthejë një pikturë të artistit austriak Gustav Klimt, trashëgimtarëve të familjes hebreje që u detyrua ta shiste atë nga nazistët.
Ministrja franceze e kulturës Roselyne Bachelot tha se kthimi i saj pronarëve të saj të ligjshëm ishte një njohje e krimeve që pësuan.
Shteti francez e bleu veprën, Klimt-in e tij të vetëm në vitin 1980 pa e mësuar historinë e saj.
Pronarja e paraluftës e “Rosiers sous les Arbres”, pikturës “Kaçubet e trëndafilave nën pemë”, ishte Nora Stiasny, nga një familje e njohur hebreje austriake. Ajo e kishte trashëguar atë nga xhaxhai i saj, industrialisti austriak dhe koleksionisti i arteve Viktor Zuckerkandl, tha zonja Bachelot në një konferencë shtypi në Musée d’Orsay në Paris.
Zonja Stiasny u detyrua ta shiste atë në gusht 1938 me një çmim të ulët për të mbijetuar financiarisht, disa muaj pasi nazistët aneksuan Austrinë.
Në vitin 1942 zonja Stiasny u deportua në një kamp përqendrimi në Poloninë e pushtuar nga nazistët dhe vdiq po atë vit.
Tregtari i artit e mbajti kryeveprën deri në vdekjen e tij në vitet 1960.
Franca e bleu atë në ankand në 1980 për Musée d’Orsay.
“Sot ne e dimë se është me të vërtetë një vepër që u plaçkit në Austri në gusht 1938,” u tha znj. Bachelot gazetarëve.
“Vendimi që kemi marrë është natyrisht një vendim i vështirë. Ai rezulton në marrjen e një kryevepre nga koleksionet kombëtare e cila është piktura e vetme nga Gustav Klimt të cilën Franca e zotëronte.
“Por ky vendim është i domosdoshëm, thelbësor. Tetëdhjetë e tre vjet pas shitjes së detyruar të kësaj pikture nga Nora Stiasny, kjo është përmbushja e një akti drejtësie.”
Përfituesit do të jenë pasardhësit e motrës së Nora Stiasny.
Qeveria franceze do të duhet të miratojë një projektligj për ta lejuar atë të dalë nga koleksioni kombëtar dhe t’i kthehet familjes, shtoi zonja Bachelot.
Në vitin 2017, një pikturë me lule e Gustav Klimt u shit për gati 48 milion paund në Londër./ KultPlus.com
Franca, deri në vitin 2027, do të ndërtojë një memorial kombëtar për viktimat e terrorizmit, njoftoi të mërkurën Zyra e Presidencës franceze.
Sipas saj, një muze për terrorizmin bashkëkohor, që nga vitet 1960 dhe 1970, është planifikuar gjithashtu. Lokacioni i tyre nuk është përcaktuar ende.
Viteve të fundit, zona e Parisit dhe qyteti bregdetar i Nicës janë prekur veçanërisht nga sulmet e përgjakshme terroriste.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, planifikon t’i përkujtojë viktimat e terrorizmit në një shërbim përkujtimor kombëtar, që do të mbahet të enjten në Paris.
Mbi 250 njerëz janë vrarë viteve të fundit në sulmet terroriste në Francë, për të cilat janë fajësuar militantët islamikë.
Burime nga pallati presidencial Elysee kanë thënë se kërcënimi i terrorizmit në këtë vend mbetet shumë i lartë.
Që nga viti 2017, kur Macron i ka fituar zgjedhjet presidenciale, 33 sulme janë parandaluar në Francë, kanë thënë burimet për agjencinë e lajmeve DPA.
Sulmet terroriste kanë goditur rëndë Francën edhe gjatë vitit të kaluar.
Në tetor, një 21-vjeçar me prejardhje nga Tunizia ka vrarë tre njerëz me thikë, në një kishë të Nicës.
Paraprakisht, një mësuesi i është prerë koka në një lagje në rrethinë të Parisit.
Të dyja aktet kanë shkaktuar zemërim global. / KultPlus.com
Kabineti qeveritar i Francës e ka miratuar një projektligj me të cilin synohet luftimi i radikalizmit islamik pas një vargu sulmesh nga ekstremistët. Në projektligjin e ri planifikohet edhe ndëshkimi dhe tërheqja e lejes së punës për mjekët që kryejnë teste të virgjërisë.
Projektligji është pjesë e një nisme afatgjatë të Presidentit Makron për mbrojtjen e vlerave sekulare dhe i ashpërson rregullat për edukimin shtëpiak dhe gjuhën e urrejtjes, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Disa kritikë, brenda Francës dhe jashtë saj, e kanë akuzuar qeverinë franceze se po e përdorin këtë projektligj për ta vënë në shënjestër religjionin.
Megjithatë, Kryeministri Jean Castez e quajti atë “ligj të mbrojtjes”, i cili do t’i lirojë myslimanët nga mbërthimi i radikalëve.
Ai këmbënguli që teksti i projektligjit nuk është kundër religjioneve apo kundër religjionit islam në veçanti.
Me këtë projektligj do të ashpërsohen kufizimet rreth gjuhës së urrejtjes në internet dhe do të ndalohet përdorimi i internetit për zbulimin e të dhënave personale për të tjerët.
Ky po vlerësohet si reagim për vrasjen e mësuesit Samuel Paty në tetor. Mësuesi 47 vjeç u vra nga një sulmues pasi shfaqi para nxënësve karikatura të Profetit Muhamed.
Pas hetimeve u zbulua se kundër mësuesit ishte zhvilluar një fushatë në internet, transmeton Gazeta Express.
Me këtë projektligj ndalohen edhe të ashtuquajturat “shkolla klandestine”, të cilat e promovojnë ideologjinë islame dhe ashpërsohen rregullat për shkollimin shtëpiak.
Projektligji i ri ua ndalon lejen e banimit atyre që dëshirojnë të jetojnë në Francë e që janë në raporte poligamie. Për më tepër, mjekët mund të ndëshkohen ose të përjashtohen nga puna për kryerjen e testit të virgjërisë te vajzat. / KultPlus.com
Filmi i metrazhit të gjatë ‘’Galaktika e Andromedës’’ nga regjisorja More Raça po vazhdon të ketë suksese të njëpasnjëshme. Kësaj radhe, ai do të shfaqet në Francë përkrah filmave evropian, shkruan KultPlus.
Festivali i filmit ‘’Les Arcs’’ do të shfaq filmin shqiptar në programin ‘Hauteur’.
Regjisorja More Raça për KultPlus është shprehur se ndjehet tejet e lumtur për këtë sukses të radhës të filmit të saj dhe se filmin e presin edhe të reja të tjera, të cilat do t’i bëj publike më vonë.
‘’Ky është një program shumë i veçantë i festivalit sepse shfaq dhjetë filma evropian dhe autorial që trajtojnë tema shumë të rëndësishme dhe provokojnë mendjen e audiencës’’, thekson Raça për programin në të cilin do të shfaqet filmi.
Tutje, ajo tregon se ‘’Galaktika e Andromedës’’ do të zë vend përkrah filmave të dëshmuar në kinematografitë e popujve të ndryshëm.
‘’Andromeda do të shfaqet bashkë me filma tjerë të shkëlqyer dhe që kanë pas rrugëtim të suksesshëm ne festivalet më prestigjioze’’, ka shtuar regjisorja e filmit.
‘’Galaktika e Andromedës’’ është dëshmuar nëpërmjet pjesëmarrjeve në Festivalin e Filmit në Sarajevë, Kajro dhe tanimë edhe në Francë. / KultPlus.com
Më shumë se 40,000 vetë nënshkruan një peticion dhe kërkojnë që Franca të vërë nën kontroll Libanit pas shpërthimit vdekjeprurës në Bejrut.
Mbi 44,000 vetë kanë nënshkruar një peticion në internet për “vendosjen e Libanit nën një mandat francez për 10 vitet e ardhshme”. Peticioni në faqen e peticioneve Avaaz njoftohet se është iniciuar nga qytetarët libanezë pas shpërthimit që tronditi Bejrut të martën, duke vrarë mbi 140 vetë dhe duke plagosur më shumë se 5,000 të tjerë.
“Zyrtarët e Libanit kanë treguar qartë një paaftësi totale për ta siguruar dhe menaxhuar vendin,” thuhet në peticion. “Me një sistem të dështuar, korrupsion, terrorizëm dhe me milicinë vendi është në grahmat e fundit.”
“Ne besojmë se Libani duhet të rikthehet nën mandatin francez në mënyrë që të krijohet një qeverisje e pastër dhe e qëndrueshme.”
‘Libanezët janë të dëshpëruar’
Dima Tarhini, nga departamenti arab i DW, tha se peticioni ka qarkulluar gjerësisht në mediat sociale libaneze. Ai tregon se “sa të dëshpëruar janë disa libanezë,” tha ajo. “Ata kanë humbur shumë. Ata humbën shtëpitë dhe pronat e tyre, ata nuk mund t’i shpëtojnë dot fëmijët e tyre. Ata nuk dinë se ç’të bëjnë.”
Franca e ka pasur nën kontroll Libanin nga viti 1920 deri në vitin 1945 sipas një mandati të vendosur pas Luftës së Parë Botërore.
Emmanuel Macron premton ndihma
Peticioni i drejtohej presidentit francez Emmanuel Macron, i cili qe lideri i parë i huaj që shkoi të enjten në Beirut pas shpërthimit tragjik.
Macron paralajmëroi në Bejrut se Libani do të “vazhdojë të fundoset” nëse nuk do të ndërmarrë reforma.
Ai premtoi se Franca do të ndihmojë për mobilizimin e ndihmave për Bejrutin e shkatërruar, ku dëmet dhe shkatërrimet shkojnë në një vlerë prej miliarda dollarësh.
“Ju garantoj se ndihmat nuk do të shkojnë në duar të korruptuara,” tha Macron para një grupi protestuesish.
Prokuroria e Francë ka nisur hetimet në lidhje me shpërthimin, sepse nga shpërthimi në Bejrut u plagosën të paktën 21 shtetas francezë dhe një u vra/DW/ KultPlus.com
“Excelsior” ka botuar, të mërkurën e 5 korrikut 1939, në ballinë, intervistën ekskluzive të gazetarit André Guerber me motrat e mbretit Zog, Ruhijen, Myzejenin dhe Maxhiden, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Në Marsejë, tri princesha të reja ecnin në natën e mjegullt…
… Ato ishin motrat e mbretit të Shqipërisë në kërkim të një toke strehimi.
(Nga i dërguari ynë special)
Marsejë, 4 korrik. — Nata sapo ka rënë në Portin e Vjetër
dhe, tashmë, Notre Dame-de-la-Garde është zhytur në errësirë. Ura kaluese e
trageteve, aq e lëvizshme ditën, duket e vdekur, interte.
Por nga larg duket silueta e “Cairo City”, që vjen nga
Athina, me, në bord, tri princeshat në mërgim : motrat e ish mbretit Zog të
Shqipërisë.
Pak nga pak, anija u afrua në bregun e errët dhe të trazuar.
Udhëtarët fillojnë të zbresin, për të shkelur tokën franceze. Në zbarkim, pak
njerëz në pritje të udhëtarëve. Duket se ne e kemi harruar tashmë ditën kur
Shqipëria u fshi nga harta e kombeve të pavarura.
Tri gra sapo arritën në dalje, tri brune me sy të zjarrtë,
të veshura me pallto prej gëzofi. Të zbehta, pak të brengosura, ato i
japin njëra-tjetrës krahun e tyre, dhe shikojnë, të magjepsura, qytetin e madh,
Marsejën ! Tirana gjendet larg me sheshin e madh dhe xhaminë e saj !
Sot, është një tokë miqësore, por gjithsesi një vend
strehimi, i cili i mirëpret.
Ato që ishin tri amazonat e Evropës nuk janë më veçse gra si
të tjerat.
Ato hezitonin të largoheshin. U afrova dhe pashë në sytë e
tyre një trishtim të pafund.
Më e madhja nga të tri motrat, Myzejeni, më pak melankolike,
ndoshta se dy motrat e saj, e kishte vënë re lojën time. Ajo buzëqeshi dhe
pastaj foli ngadalë, duke kërkuar fjalët e saj :
— “Në emër të vëllait tonë, mbretit Zog,” tha ajo, “dhe në
emrin tonë, ne e falënderojmë Francën për pritjen e saj të përzemërt për të
mërguarit e shkretë që po kërkojnë një vend azili. Që nga pushtimi i
vendit tonë nga italianët, ne vazhdojmë të udhëtojmë nëpër vende të huaja në
kërkim të harresës.”
Tani fola me princeshën Maxhide, më e bukura nga tri motrat,
e cila dukej e tronditur.
— A keni ndërmend të qëndroni në Francë?
— Jo, jo për momentin; ne do të largohemi pas disa orësh për
në Angli, ku qeveria e Madhërisë së Saj na ka ofruar me mirësi një mikpritje
bujare.
Princeshat e tretë shqiptare që do të përgjigjet, Ruhija,
fillon, gjithashtu, duke buzëqeshur.
— “A keni menduar,” e pyeta, “të qëndroni përgjithmonë në
Angli” ?
Me këtë pyetje, buzëqeshja e saj simpatike u zhduk për t’u
zëvendësuar me një shprehje urrejtjeje të ashpër. E preka në një pikë të dobët…
— “Ndoshta imagjinojnë,” vazhdoi ajo, “se vendi ynë është
pushtuar përfundimisht dhe i nënshtruar ndaj italianëve. Çfarë gabimi !
Asnjëherë, shikoni, se ne nuk e kemi humbur shpresën në popullin tonë. Ai,
ashtu si ne, ishte i befasuar dhe nuk mund t’i rezistonte të gjithë këtij
dislokimi të forcave luftarake. Por sot, ai po zgjohet nga gjendja e tij
letargjike dhe ka filluar të reagojë, kështu pushtuesit mund të fillojnë ta
marrin vesh.”
— Kur mbreti Zog, vëllai juaj, do të bashkohet me gruan dhe
fëmijën e tij pranë jush ?
Pyetja ime mbeti pa përgjigje. Por, para ardhjes së
princeshave të Shqipërisë, kisha dëgjuar një bisedë mes dy burrave që duhej të
ishin shumë të informuar. Njëri foli anglisht, ndërsa tjetri serbisht;
nëpërmjet një përkthyesi, kuptova se mbreti së shpejti do të bashkohej me
motrat e tij në Angli.
Por tashmë të tri princeshat ishin larguar, nisur drejt një
vendi azili, që ato do ta braktisin një ditë, nëse fati dëshiron…
“Le Petit Troyen” ka botuar, të hënën e 8 marsit 1920, në ballinë, një shkrim në lidhje me deklaratën e presidentit Wilson për të mbrojtur të drejtat e popullit shqiptar.
Shkresa e re e presidentit Wilson për çështjen e Adriatikut
“Shkresa e re e presidentit Wilson lidhur më çështjen e
Adriatikut erdhi dje në Quai d’Orsay (Ministrinë e Jashtme franceze)
Ky dokument është i moderuar në formë. Presidenti
përshëndeti tonin e përzemërt që mbizotëronte në mesazhet e fundit të aleatëve,
por ai mban të njëjtin qëndrim dhe vazhdon të formulojë të njëjtat
kundërshtime, si për çështjen e Fiume-s dhe atë të Shqipërisë.
Ai mbështet, në fakt, memorandumin e 9 dhjetorit të fundit.
Veçanërisht për Shqipërinë, ai deklaron se është e
rëndësishme mbrojtja e të drejtave të popullit shqiptar dhe nuk pranon që
Jugosllavët të favorizohen në këtë pikë.
Së fundi, duke iu përgjigjur pasazhit të letrës së
Zotërinjve Millerond dhe Lloyd George, të cilët treguan shqetësim serioz për
një shtyrje më të gjatë të çështjes së Adriatikut, presidenti i Shteteve të
Bashkuara e mbron fuqimisht veten se nuk ka shkaktuar këtë vonesë dhe lidhur me
këtë pikë nuk mban asnjë lloj përgjegjësie.
Posta Franceze ka emetuar pullën postare me imazhin e Gjergj Kastriot Skënderbeut. Ajo është dizajnuar nga piktori i njohur shqiptar Zamir Mati, i cili përpara dy vitesh çeli një ekspozitë në Paris, “La Maison de l’Albanie” kushtuar heroit kombëtar. Imazhi që do të shoqërojë pullën ishte pjesë e kësaj ekspozite dhe është realizuar me vizatim grafik sipas projektit për sheshin “Skanderbeg, në Paris”. Gazeta Shqip ka bërë një interviste me piktorin e merituar Zamir Mati, i cili është arkitekti i pullës për postën franceze. Mati flet për rëndësinë që ka kjo pullë për shqiptarët dhe të tjerat që do të emetohen në vijim.
Si lindi ideja e pullës
Më 17 janar 2016, në “La Maison de l’Albanie”, Paris u hap ekspozita me temë ‘Skënderbeun’. Projekti u mbështet nga Galeria e Arteve,Tiranë dhe nga Ambasadat e Shqipërisë dhe Kosovës. Në ekspozitë morën pjesë 17 autorë me 32 vepra.
Pikërisht këtu u paraqit prej meje edhe ide-projekti për dekorimin e sheshit “Skanderbeg”, Paris, emër të cilin e ka vendosur në vitin 1971 Bashkia e Parisit me kryetar të saj presidentin e ardhshëm të Francës, Jaques Chirac, në nder të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, këtij mbrojtësi të Europës nga dyndja pushtuese …
Ky projekt-ide për dekorimin me një grup skulpturorë në siluetë të prerë në lazer me sugjerimet e dashamirësve dhe miqve si dhe mbështetjen e drejtuesve të “La Maison de l’Albanie’, zotit Gjergji Themeli, Georges Leka, Agron Hasku është ekspozuar gjatë gjithë këtyre tre viteve dhe është e realizuar në bocete të dimensioneve dhe në materiale të ndryshme.
Ideja e pullës lindi nga dekorimi i sheshit “Skanderbeg”?
Po. Skulptura dekorative është menduar të vendoset në periferinë e sheshit, i cili është një platformë e gjerë betoni me diametër 80 metra dhe e vendosur mbi një pjesë të periferikut të qytetit, kësaj arterie kryesore të lëvizjes së mjeteve me shpejtësi.
Skulptura dekorative e cila do të realizohet në siluete të prera të metalit me lazer përbëhet prej një grupi kalorësish luftëtarë me në krye Skënderbeun, të cilët me lëvizje dinamike shkojnë drejtë Europës .
Ide e cila është marrë dhe zhvilluar nga tabloja me të njëjtën temë, e realizuar prej meje dhe e cila u zgjodh nga organizatorët edhe si imazhi i pllakatit të kësaj ekspozite.
Kështu që mbas gati tre viteve punë krijuese, ekspozimi dhe diskutimesh ky projekt-ide përfundon si një zgjidhje e propozuar nga artisti por edhe nga “La Maison de l’Albanie”, për dekorimin e sheshit “Skanderbeg”, Paris .
Kush e dha idenë që pllakati të kthehej në pullë poste për shtetin francez?
Në përfundim të kësaj projekt-ideje u mendua edhe realizimi i një pulle poste me figurën e Skënderbeut dhe kështu kjo ide sipas rregullave dhe ligjeve franceze i u propozua nga “La Maison de l’Albanie”, me vizatimin dhe zgjidhjen grafike « La Poste, France ».
A do të emetojë Franca pulla të tjera me tematikë Shqipërinë?
Së bashku me pullën për Skënderbeun u realizua edhe një pullë shoqëruese e saj për efekt filatelik, kështjella Krujës, kryeqendra e Arbrit në këtë kohë të lavdishme historike. Kjo pullë poste do të shoqërojë në prezantim pullën me figurën e Skënderbeut dhe do të jetë si fillim i një serie pullash me kështjellat e qyteteve kryesore si; Kështjella e Beratit, Prizrenit, Shkodrës, Kaninës, Pargës, Tepelenës,etj. Zgjidhja e grafike e këtyre pullave të postës do të jetë në shërbim të njohjes historike dhe në shërbim të turizmit. Është ky një projekt i filluar tashmë dhe i propozuar nga “La Maisone de l’Albanie”, së bashku me Office du Tourisme de l’Albanie, France, projekt që kërkon teknikisht kohë, duke respektuar rregullat dhe ligjet franceze për «La Poste, France ».
Çfarë rëndësie ka kjo pullë për shqiptarët?
Trajtimit figurës së Gjergj Kastrioti Skënderbeu nga Ronsari apo deri tek Volteri, Vivaldi e Longfellow në vepra të njohura tashmë botërisht në shekuj ashtu siç vlerësohet edhe në botimet enciklopedike ku emri i Gjergjit tonë na bën krenare jo vetëm si lexues por edhe për historinë shqiptare e lidhur me Europën. Në këtë kuptim çdo mundësi i paraqitjes së figurës së tij dhe në këtë rast edhe në pullë poste, është një vlerësim i veçantë por edhe një pullë më shumë në të gjithë krijimtarinë time në fushën filatelike.
Çfarë përdorimi do të ketë kjo pullë poste
Pulla postare e propozuar nga “La Maison de l’Albanie” për « La Poste, France » është për përdorim prioritar dhe ka vlerën në euro të dërgimit për peshën deri 20gr.
Këto ditë në hapësirën e “La Maison de l’Albanie”, Paris 14 » do të organizohet një mbrëmje prezantimi i këtyre pullave të postës me figurën e heroit kombëtar Skanderbeg dhe Kruja dhe për sigurimin e tyre duhet të interesoheni pranë kësaj qendre të kulturës shqiptare në Paris. / KultPlus.com
Franca ka zgjedhur përfaqësuesin e saj për në Eurovison 2019.
Francën në Tel Aviv do ta përfaqësoj Bilal Hasani me këngën “Roi”, pasi mbrëmë
u shpall fitues i “Destination Eurovision” nga votat e jurisë dhe publikut.
Këngëtari tranvestit i cili ka lindur në Paris nga prindër emigrant nga Singapori,
ka tërhequr vëmendjen që nga dita kur u zgjodh për të garuar në festivalin
kombëtar francez, duke qëndruar në maja të sondazheve të faqeve që merren me
lajmet rreth Eurovisionit.
Pjesë e jurisë profesionale ishte edhe këngëtarja kosovare, Rona Nishliu e cila këngën “Roi” e vlerësoi me 10 pikë nga 12 maksimale./Eurovision Kosovo/KultPlus.com
Përpara fillimit të vitit të ri shkollor, përmes miratimit të një ligji të ri në Parlament gjatë së martës, Franca ka ndaluar përdorimin e të gjitha “smartphone”-ve apo tabletave nëpër shkolla.
Ndalimi i telefonave do të aplikohet për të gjithë nxënësit në Francë, deri në moshën 15 vjeç, që prej nisjes së shkollës në muajin shtator të këtij viti.
Ligji i ri përmbush kështu një premtim elektoral të presidentit Emmanuel Macron, edhe pse është kritikuar ashpër nga opozita si një parandalim publiciteti.
Ligjvënës të partisë së qendrës “LREM”, të Macronit, dhe aleatë të tij e miratuan projektligjin të hënën, ndërkohë që gjatë votimit të ditë ssë martë, deputetë nga e majta dhe e djathta abstenuan.
Opozita e ka quajtur këtë projektligj si “kozmetik” dhe tha se nuk do të ketë asnjë lloj ndikimi në jetën reale. Sipas ligjit të ri, të gjitha pajisjet elektronike telefonike ose jo duhen lënë në shtëpi, apo të mbahen të mbyllura deri në përfundim të orarit mësimor.
Shkollat mund të bëjnë përjashtim për “raste pedagogjike”, për aktivitete ekstrakurrikulare, apo për nxënësit me aftësi të kufizuara.
Shkollat e mesme, ndërkohë, mund të vendosin vet nëse do të preferojnë një ndalim të pjesshëm apo të plotë të këtyre pajisjeve.
Ligji i mëparshëm, i miratuar në vitin 2010, ndalonte përdorimin e “smartphone”-ve gjatë qëndrimit në klasa.
Ministri i Arsimit, Jean-Michel Blanquer ishte shprehur më herët se ligji ekzistues nuk gjente zbatim të gjithanshëm dhe se nuk ishte i ashpër sa ç’duhej, ndërsa ky i riu i miratuar së fundi e zhvendos Francën në “shekullin e XXI-të”.
“Kjo i jep një mesazh shoqërisë franceze, sikurse edhe vendeve anembanë botës”, tha ai. Afro 9 në 10 adoleshentë francezë, të grupmoshës nga 12-17 vjeç zotërojnë tashmë një “smartphone”./TCH
Në kontrast me atë që kemi mësuar nga librat e historisë, Bastija nuk është pushtuar kurrë përmes një sulmi popullor.
Në fakt, ajo iu dorëzuar rebelëve në një mënyrë mjaft paqësore. Nëse duhet të jemi të saktë, festa kombëtare e Francës – 14 korriku, nuk duhet të festohet për sulmin mbi Bastijë, por për vetë dorëzimin e saj tek rebelët.
Përmbledhja zyrtare historike e kësaj ngjarje, është si më poshtë:Më 14 korrik 1789, mijëra rebelë marshuan drejt fortesës së mirë-njohur mbretërore në Bastijë në qendër të Parisit, për të protestuar kundër regjimit tiranik të mbretit Luigji XVI, dhe kundër nxjerrjes në pension të Zhak Neker, ministrit francez tejet popullor të Financave.
Rojet besnike ndaj mbretit, filluan të qëllonin mbi turmën rebele duke përdorur topat dhe mushqetat, por megjithatë rebelët, edhe pse kishin pësuar shumë humbje, arritën të sulmonin heroikisht dhe ta pushtonin këtë simbol të neveritshëm të fuqisë mbretërore.
Ata liruan të burgosurit që vuanin nga qelitë e Bastijës, shpallën fundin e despotizmit, dhe fillimin e një të ardhmeje më të mirë për njerëzimin. Në realitet, gjithçka rrodhi në një mënyrë krejtësisht të ndryshme. Së pari, Bastija nuk ishte ndonjë lloj kështjelle e zymtë.
Në fakt, ai ishte një burg mjaft luksoz për të dënuarit që vinin nga shtresa e aristokracisë, duke përfshirë edhe Markezin famëkeq së Sade, i cili mbante me vete në qeli edhe shërbëtorin e tij personal, dhe kishte të drejtë të lëvizte lirshëm.
Në gjithë Bastijën, ndodheshin të burgosur vetëm 10 persona, dhe në të vërtetë vetëm shumë pak qytetarë francezë jashtë fortesës, jetonin në kushte më të mira se sa ata. Nëse ne mund t’u besojmë historianëve bashkëkohorë, disa të burgosur madje u lutën të lejoheshin të qëndronin në Bastijë, edhe pasi ishin “çliruar” nga rebelët.
Përveç kësaj, shumica e rojeve, ishin në të vërtetë veteranë të luftës, kryesisht 50-vjeçar apo më të moshuar. Së dyti, turma e zemëruar që nxitoi për të pushtuar Bastijën më 14 korrik 1789, nuk kishte ndërmend të protestonte kundër ndonjë gjëje.
Përveç kësaj, fillimisht fshatarët as që kishin ndërmend të sulmonin Bastijën. Ata synonin vetëm të merrnin disa topa që ndodheshin në një magazinë pranë fortesës. Megjithatë, Bernard de Lonej, guvernator i Bastijës, i kishte futur tashmë topat brenda kalasë.
Për shkak të kësaj, fshatarët i dërguan atij një delegacion për të zbuluar se çfarë kishte ndërmend të bënte. “Asgjë”- u përgjigj de Lonej në mënyrë logjike. Ai nuk donte t’u jepte topat rebelëve, por as nuk t’i sulmonte ata, përveçse nëse s’do të kishte zgjidhje tjetër. Ndërkohë, fshatarët që qëndronin jashtë kështjellës, bënë pikërisht atë që s’duhej të bënin; hapën zjarr ndaj rojeve të Bastijës.
Rojat u kundërpërgjigjën, dhe sulmuesit, të habitur nga rezistenca e papritur, u tërhoqën. Duke u ndjerë sikur rojet kishin shkelur marrëveshjen mes tyre, njerëzit e tërbuar filluan të plaçkitnin stallat dhe lagjet rezidenciale, të vendosura jashtë kështjellës.
Shumë shpejt, për të parandaluar shkatërrimet e mëtejshme, de Lonej ngriti një flamur të bardhë në majë të fortesës së Bastijës si një shenjë kapitullimi. Më pas, rojet deklaruan se janë gati t’ia dorëzonin rebelëve Bastijën – ky është një fakt historik.
Ata hapën portat dhe të gjithë, përfshirë De Lonej, u mblodhën në oborr për t’u dorëzuar. Kjo ndodhi saktësisht në orën 5 të pasdites së 14 korrikut 1789. Deri atëherë, gjatë sulmit kishin humbur jetën jo më shumë se dhjetëra njerëz.
Megjithatë, pasi udhëheqësit e rebelëve hynë në Bastijë dhe e pranuan kapitullimin, u pasuan menjëherë nga një turmë e tërbuar, e pushtuar nga ndjenja e hakmarrjes. Brenda pak minutash, rebelët vranë shumicën e rojeve, rrëmbyen të gjitha armët që ndodheshin brenda, plaçkitën tërësisht Bastijën, dhe u larguan me kokën e De Lonej të varur mbi një hu. Kjo është pra ajo që ndodhi realisht më 14 korrik 1789, një ditë për të cilën ndoshta askush nuk duhet të ndihet krenar, shkruan bota.al. / KultPlus.com
Në fundjavë është sulmuar Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Strasburg të Francës.
Aty nga shtiza është vjedhur edhe flamuri i Kosovës si dhe është shkatërruar stema e shtetit, njofton Klan Kosova.
Këtë e ka bërë të ditur, Konsulli i Kosovës, Edon Cana përmes një postimi në Facebook.
“Gjatë vikendit është sulmuar Konsullata Përgjithshme në Strasburg dhe është vjedhur Flamuri i Republikës dhe është shkatërruar Stema e Shtetit”.
“Simbolet e Shtetit të Kosovës i pengojnë armiqve tanë!”.
“Duke i falënderuar autoritetet franceze për mbështetjen e tyre jemi të bindur se mbas forenzikës së bërë sulmuesit shpejt do të gjinden”, ka thënë Cana./ KultPlus.com
Me rrëfimin për vajzën me emrin Mercy, e lindur gjatë krizës së refugjatëve në Evropë, duo Madame Monsieur mori dritën e gjelbër për përfaqësimin e Francës në Eurovizion 2018-të, shkruan KultPlus.
“Mercy”, pikërisht si emri i vajzës për të cilën flet kënga, titullohet ky krijim muzikor i cili mbrëmë në Francë doli të jetë më e votuara nga të gjitha këngët tjera që ta përfaqësoj Francën në këtë garë të madhe muzikore që nis më 8 maj dhe përfundon më 12 maj 2018 në Lisbonë./ KultPlus.com