“New York New York” nga Frank Sinatra, kënga që e popullarizoi Nju Jorkun si “Qyteti që nuk fle kurrë” (VIDEO)

Francis Albert Sinatra ishte një këngëtar, aktor dhe producent amerikan dhe një nga artistët më popullorë e më me ndikim i shekullit XX. Ai është nga artistët muzikorë të të gjitha kohërave që ka shitur më shumë albume, shkruan KultPlus.

Frank Sinatra ishte padyshim një artist argëtues, një këngëtar zëri unikal i të cilit magjepste miliona njerëz. 

Një ndër këngët e tij më të njohura është “New York New York”. Edhe pse shumë njerëz e lidhin këtë këngë me Frank Sinatra, ishte Liza Minnelli që debutoi me këtë këngë në filmin me të njëjtin emër të vitit 1977, i cili u drejtua nga Martin Scorsese dhe luante Minnelli dhe Robert De Niro si muzikantë dhe të dashuruar. Ajo u shkrua për filmin nga John Kander dhe Fred Ebb.

Frank Sinatra filloi ta performonte këtë në 1978 në koncerte në Sallën e Muzikës Radio City të Nju Jorkut. Versioni i tij u publikua në albumin e tij të trefishtë të vitit 1980 Trilogy: Past, Present and Future, i cili u vlerësua shumë dhe e ktheu këngëtarin në sy të publikut. “New York, New York” u bë shpejt një nga këngët më të famshme të Sinatrës.

Ndërsa shumë këngë janë shkruar për qytetin e Nju Jorkut, asnjë këngë nuk ka rrëmbyer krenarinë dhe elegancën e qytetit si kjo. Teksti i këngës, “Nëse mund t’ia dal atje, do t’ia dal kudo” përmbledh atë që ndiejnë shumë njujorkezë për qytetin e tyre: konkurrenca është intensive, por suksesi atje shpërblehet shumë. Kjo këngë gjithashtu e popullarizoi Nju Jorkun si “Qyteti që nuk fle kurrë”, gjë që është e vërtetë në kuptimin e mirëfilltë që shumë biznese janë të hapura 24 orë, por edhe në kuptimin figurativ që ju pritet të jeni gjithmonë në maksimumin tuaj.

Kënga është shkruar nga këndvështrimi i një artisti që lë një qytet të vogël dhe përpiqet ta bëj jetën në një qytet të madh. Në vend që të fiksohet pas vështirësive me të cilat do të përballet, ai përqafon sfidat në pritje të një jete të re në një qytet të gjallë.

Frank Sinatra ishte një ndër artistët më të suksesshëm të kohës. Ai fitoi 18 herë Grammy dhe mendohet të ketë shitur rreth 800 milionë disqe në mbarë botën. Më 14 maj 1998 ai ndërroi jetë nga një atak kardiak. Në Las Vegas u shuan dritat për dhjetë minuta në nderim të tij. / KultPlus.com

Sot 79 vite më parë, Ana Frank shkroi thënien e fundit në ditarin e saj

Sot 79 vite më parë Ana Frank shkroi thënien e fundit në ditarin e saj të njohur botërisht, shkruan KultPlus.

Anneliese Marie Frank lindi më 12 qershor 1929 në Frankfurt, vdiq në fillim të muajit mars të vitit 1945 në KZ Bergen-Belsen. Ishte një femër gjermane-hebreje, që ishte fshehur me familjen e saj në Amsterdam, në kohën nacionaliste, por që nuk arriti t’i shpëtonte vdekjes (qe vrarë) para mbarimit të luftës. Anne Frank u bë e njohur me ditarin e mbajtur gjatë periudhës së fshehjes. Së shpejti pas ardhjes së Adlof Hitlerit në fuqi, babai i saj vendosi të shpërngulet në Holandë kur ajo ishte vetem 4 vjeçe.

Në vitin 1939 filloi Lufta e Dytë Botërore dhe në vitin 1940 Gjermania pushtoi Holandën dhe së shpejti filluan të aplikojnë ligje anti-hebrenje. Babai i saj i frikësuar për familjen e tij, bisedoi me disa persona te cilët bashkëpunonin me të në biznesin qe ai kishte,(drejtor i dirmes “travis AD” dhe partner ne firmen “Kolen dhe KO”) që ta vazhdojnë biznesin në një vend sekret deri sa të përfundonte lufta. Ata shpresonin se lufta do të përfundonte së shpejti, por nuk ndodhi ashtu. Atyre iu desh të qëndrojnë 2 vite me radhë në vendin ku fshiheshin. Disa muaj përpara se familja Frank të fillonte të fshihej Ana fitoi një ditar për ditëlindje. Ajo e quajti ditarin e saj “Kiti” dhe shkruante në të gjithçka çka i ndodhte asaj dhe familjes së saj. Edhe pse Ana ishte një vajzë e re, ajo dinte të shkruante bukur dhe kishte një deshirë të madhe që të bëhej shkrimtare, mësonte në shkollën holandeze kur fashistët gjerman e okupuan Holandën dhe me urdhër i kufizuan te drejtat e hebrenjve, keshtu qe bashke me Margen kaluan ne shkolle per hebrenjte.

Ana tregonte cdo gje per ato dy vite te fshehura ne erresire dhe plot frike.

Edhe pse askush nuk e di saktësisht se ç’ka ndodhi, pas dy vjet e gjysmë te fshehur dikush u tregoi nazistëve për vendndodhjen e familjes Frank. Nazistët erdhën në vendin ku gjendeshin Frankët i morën ata dhe i dërguan në një kamp përqendrimi.Anna filloi ta dashuronte nje djalosh me emrin Peter,ata filluan ta donin njeri tjetrin por pas disa koheve dikush nga shoket e Peterit i foli keq Peterit per Annen dhe qe nga ajo dite ata nuk u takuan me ,Anna para se te vdiste u hidherua me maman e saj por pas disa koheve ajo perseri e deshti maman e saj. Miep Gies mikeshë e familjes Frank e gjeti ditarin e Anës bashke me nje novele te cilen e filloi ta shkruante dhe i fshehu në një vend të sigurt pasi që shpresonte se Ana do të kthehej pas përfundimit të luftës mund ta merrte përsëri ditarin e saj. Por kjo gjë nuk ndodhi. Pasi që nga familja Frank mbijetoi vetëm babai i Anes, Otto Frank. Gruaja e tij u vra në Auschwitz. Ana dhe motra e saj me e vjetër vdiqën nga nje semundje e pasherueshme në kampin e përqendrimit Bergen-Belsen vetëm disa ditë përpara se të lirohej kampi.Si fillim vdiqi Margoja (motra e Anës), me pas Anna.

Otto Frank (babai i Anës) me sugjerimin e disa miqve të tij lejoi që ditari i vajzës së tij të botohej. Kështu që ditari i Ana Frank u bë një ndër librat më të lexuar në botë. U përkthye dhe u botua në 70 gjuhë të botës. Shtëpia ku ishte fshehur familja Frank në Amsterdam sot është e hapur për vizitorët, e mban emrin “shtepia e Ana Frankut”, ku tubohet rinia ne emer te paqes ne bote./KultPlus.com