“Poeti me shtat të vogël…”, në kujtim të Frederik Rreshpjes

“POETI ME SHTAT TË VOGËL…”

Nga Xhahid Bushati

Kam filluar ta kujtoj më shpesh Frederikun ose Fredin, siç e thërrisnim për shkurt. Kujtoj at’ rrugicë që mbante emrin e patriotit Dedë Gjo’ Luli. Jam kthyer shumë herë, e shumë herë do të kthehem, e do të kthehem, aty. Hera ime e parë ka qenë, kur isha gjimnazist.

Ajo rrugicë ka fiksuar në kujtesë ecjen e shpejtë e pa zhurmë, shpesh vetmitare të Fredit. Ajo ecje, si një gjurmë poetike, mbarte në vetvete kontrastin mes njohjes dhe mosnjohjes së këtij njeriu me shtat të vogël e të mençur, nga banorët e kësaj rrugice. Mbarte deri diku edhe indiferencën e tyre për komshiun e heshtur. Nuk e di pse kjo frazë më kujtoi psikologjinë e mentalitetin e amullt, të mbylljes në vetvete e të asaj ‘matanë murit’, të shumë personazheve të tregimeve realiste e moderne, të trishtuar dhe ekzistencialë të E. Koliqit për Shkodrën dhe mjedisin e saj me gjithë nënshtresat, që i njohu aq mirë.

Bota e Frederikut, nuk përkonte me ‘botën’ e lagjes ku banonte. Planeti i tij poetik, edhe pse shpesh i përjashtuar, tharmin, thelbin e tij e kishte ‘Në këtë rrugicë…’, ku Fredi me përulësi dhe nderim kishte vënë shpirtin e vet si një gur qëndrese, lavdie e jetese, e më vonë si muranë. Kishte vënë lirikat si dëshmi, tregimet, legjendat dhe përrallat si ëndrra magjiplote.

Ai me talentin dhe personalitetin e tij të spikatur po i shtonte gjurmët e vlerta rrugicës së tij të dashur.

Është një rrugicë-muze. Rrugicë plot histori, ku personalitete të fuqishme, gjurmë të thella lanë aty. Është një rrugicë, që në të shkuarën e largët të saj kishte fiksuar gjurmët e atdhetarit, poetit e dramaturgut Hilë Mosi, i cili pati mbjellë aty, shumë e shumë vite më parë, një shegë për djalin e tij të vdekur. Historia e tij, akti i tij na kujton motivin e dhimbshëm të baladave të moçme, ku vdekja animizohet përmes një simboli, ku personazhi bëhet i gjallë dhe i përjetshëm. Është një rrugicë, ku shkeli e la gjurmët e tij personaliteti i shquar poliedrik, piktori, arkitekti, fotografi… Kolë Idromeno.

Gjurmët e kësaj rrugice, janë pjesë e lavdishme e historisë së kulturës së vendit tonë.

… e pikërisht në këtë rrugicë shëtiti, u mbrujt dhe lulëzoi fëmijëria e më pas personaliteti i Frederikut. Ishte një fëmijëri e vështirë, por me një përkujdesje të ëmbël mëmësie. Ishte një fëmijëri brenda mureve të gurta të asaj rrugice, ku lulëzonin e gjallonin kopshte trëndafilash.

Ishte kjo rrugicë dhe fëmijëria, që do të linin gjurmë të pashlyeshme në kujtesën dhe shpirtin e tij, të cilat do të përbënin më pas kodet e poezisë së Fredit. Ishte fëmijëria në këtë rrugicë, me një botë plot ëndrra, ku edhe ‘ngjyrat ishin shpirtra’, siç shprehej Fredi, për të cilat poeti trishtohej e qante, vetmohej dhe ndiente mall, se ishte fëmijëri e “vizatuar” përmes ngjyrave të trëndafilave, të pëllumbit, të lotit të nënës e të harresës. Në kontekstin poetik simbolika e trëndafilit lë “shenjën” më të thellë, shenjën më të spikatur, aq sa bëhet personazh i poezisë së tij, kthehet në simbol. Po në këtë kontekst, në të shumtën e herës humbet përftesa e elementit zbukurues, si kuptim i parë etimologjik. Kështu që, prej tij përftojmë rrjedha të tjera, e të tjera ngjyrime. Nga i gjithë cikli me poezi, “rrënjën” e ruan ajo me titull “Trëndafilat e fëmijërisë”. Veç shpirtëzimit të fëmijërisë së autorit, jetesa e tyre bëhet e mundur në saje të lidhjes ngushtësisht me mitiken. Ato sjellin në mënyrë biblike një modelim përrallor, të cilin e gjejmë si truall në krijimet dhe në kujtesën popullore. Autori shkon më tej. E shenjtëron, duke pohuar: “Në fund të kopshtit banonte mitologjia / në një Olimp prej trëndafilash.” Kjo figurë gjatë gjithë ciklit përfaqësohet në dy mënyra: a) përdorimi i njëjësit për shumësin për t’i dhënë më shumë frymëmarrje, dhe b) përdorimi i shumësit për njëjësin për t’i dhënë konkretësi.

Si në rastin e parë, ashtu edhe në rastin e dytë, raportet e konkretes me abstrakten sjellin dhe ruajnë imazhe e përfytyrime ireale. Spektri i krahasimeve, me objekt të vetëm dhe në qendër trëndafilin, (që nga psherëtimat, e deri te drurët e vdekur) nuk është gjë tjetër veçse vibracion i gjendjes shpirtërore të Fredit.

Në finale, pasi ka mbartur gjatë gjithë “udhës” përjetime poetike, mendoj se nuk bën gjë tjetër veçse përvijon dukshëm elemente të profilit të tij. E thellon atë. Në komunikimin artistik, këtë gjendje emocionale, këto akuarele nga bota floreale, i ruajnë dhe i shprehin “me fanatizëm” e bukuri të rrallë faqe të tëra të romanit “Zëri i largët i kasolles”. Një roman që është i dallueshëm në letërsinë tonë shqipe për tiparet e një proze poetike. Një roman që kritika letrare pati shumë ngurrime dhe nuk ishte aspak entuziaste në gjykimet e saj. Zakonisht kështu ndodh prej këtyre soj dogmash, të cilat në mënyrë diktatoriale e të sforcuar i krijoi metoda e realizmit socialist.

Nuk gaboj po të them se poezia e Fredit lulëzoi së pari te ai gjelbërim spontan që shfaqej në oborrin e tij, gjelbërim që i ngjante një mrekullie të pashoqe. Kjo mrekulli i ngjante një pikture surreale, veçanërisht netëve kur hëna vinte mike e hidhte rrezet e saj lodërtare. Kjo mrekulli kishte “çelur” edhe në shpirtin e Fredit dhe ruhej po e tillë në lirizmin e poezisë së tij. Lulëzoi edhe te ato trëndafila, që u bënë metafora ëndrrash e dhembjesh, heshtjesh e pikëllimesh. Çelën, lulëzuan e kurrë s’u thanë në vetminë poetike të Fredit; u dha jetë talenti i tij. Jo më kot “Në pjesën dërmuese të vargjeve të lirikave të Frederik Rreshpjes, jepet një dramë e brendshme përvëluese. Lirizmi i këtij poeti rrëshqet prore brigjeve të revoltës. Poezia e tij është përplot shqetësime, shqetësime të mëdha që buronin nga përditshmëria e jetës së tij. Vargjet e lirikave të Rreshpjes rrëfejnë botën e tij personale, me ngarkesa shqetësuese shpirtërore. Duke gjurmuar finesat e artit të Rreshpjes, pahetueshëm rrëshqasin në të dhënat e tij jetëshkrimore, që përbëjnë këpujën lidhëse: krijuesi-vepra e tij.”

Veçanërisht vitet e fundit, në konceptin filozofik e poetik të krijuesit Frederik Rreshpja, metafora e VETMISË u bë domethënëse dhe e dukshme, gjalluese, ripërtëritëse, duke u bërë lajtmotiv i krijimtarisë tij, siç ishte edhe lajtmotiv i jetës së Fredit. Shpërfaqja e tij e plotë u duk në vëllimet e fundit poetike “Në vetmi” e “Vetmi”, vëllime që i ngjajnë një testamenti lamtumire, që në fakt është një gur i çmuar dhe i rrallë në fondin e lirikës shqiptare.

(Shkodër, shtator 2019)

Marrë nga Hejza (faqe për kulturë, art, letërsi).KultPlus.com

“Kur male të tërë s’na ndanë, si do na ndajnë dy grushta dhe?”

“Zemra ime” nga Frederik Rreshpja

Në asnjë dorë të botës nuk më zë gjumi
Isha mësuar me kokën në duart e tua.
E ke ditur që kam diçka nga deti
Breg më breg dhe gjumi s’më zë.

Dua të shtrihem dhe të vdes
Por vjen ti dhe nga balta më ngre.
Kur male të tërë s’na ndanë,
Si do na ndajnë dy grushta dhe?

Ah, isha mësuar me kokën në duart e tua
Tani edhe brigjet më gjumi nuk i zë. / KultPlus.com

“Kështu gjithmonë ardhja jote është tërë ikje dhe unë ndiej mbi gjoks sikur më kalon një tren”

“Kujtimi yt” nga Frederik Rreshpja

Hëna po shuhet në pëllëmbën e gjetheve
dhe trëndafilat vdesin në muzg.
Fusha ul supin te era
por mua vetmia më pret te porta, egërsuar.

Ulërin vetmia te porta, ulërin
dhe ikën nëpër dhembje, trembur, ti.

Kështu gjithmonë ardhja jote është tërë ikje
dhe unë ndiej mbi gjoks sikur më kalon një tren.

Hëna e shqyer në dhëmbët e vetmisë
çirret si egërsirë te porta.
Ylli i fatit tim lotoi në dritare,
ku shkon, ku shkon, çfarë të thirri kështu? / KultPlus.com

Poetika te Lirikat e Rreshpjes

Nga Stavri Trako

Sintagma metonimike e rrëfimit poetik e poeti Frederik Rreshpja estetikisht përvijohet si shumë dimensionale. Vetëm një lexues i kualifikuar mundet t’i kuptojë ndoshta dhe dimensionin e imagjinates konceptuale të poetit. Ato mund të veçohen si faqet e kristalta të diamantit poetik edhe të letërsisë shqiptare nëse arrin të kuptosh imazhin metonimik të tyre në imagjinatën artistike të poetit Frederik Rreshpja.

Modestisht provova të eksploroj në imagjinatën metonimike të poeti Rreshpja për të kuptuar veçanësitë e unit të tij poetic dhe tharmit artistik ku ky poet e mbrun frymëzimitn e tij krijues te arritjet më të mira krijuese dhe të kuptoj raportet që ka poetika e tij me poetikën bashkohore, kombëtare dhe atë botërore. Dallohet poezia e Rreshpjes për inteligjencë ndjejoro- emocionale të lartë. Poetika metonimike e Rreshpjes është e brujtur nga shpirtit traditës epike dhe legjendare të vendlindjes mes së cilës ai u rrit, tek duart e nanës si jasteku më i sigurtë i jetës deri te sintagmat metonimike që janë të papërsëritshme dhe të pakopjueshme.

Lirikat e zgjedhura të Frederik Rreshpjes janë meto-sintagma që priren nga theksa llogjik që përcaktojnë të kuptosh gjendjen e tij shpirtërore ku spikat : lirizmi i dhimbjes që e ka zotëruar, sidomos në vitet e pjekurisë si poet.

Lirizmi i Frederik Rreshpjes është burues ndër tre krojesh: ai romantik dhe estetizan, elegjiak dhe epik. Lirikat romantike qartësisht janë të mirëpritura në sofrën poetike bashkëkohore.

Te kënga “ Poezi” Rreshpja rrëfen shtegun ku ai përkundi mendimin poetik në imazhet e një realiteti misterioz: atje ku ka kësollën, vjeshta e ku të gjitha stinët janë fqinj:

Kësollë me hënë!/Në qiellin tërë shi pikë pikë/Mbi çatinë e kaltër /Kësolla e trishtimit të djelmënisë teme.

Në sfondin e imazheve misterioze te stinëve të cilat ai i viziton pa u pra, në më të lumen stinë të vjeshtës ai ndalet ma së shumti por, se zemrën e kam te ju njerëz dhe te dashnia e parë(nana) dhe të një brengë shoqëruese , -Ku vështrimi i thyem mbetet te xhami i plasun i dritares së saj.

Ai të detyron tu kthehesh imazheve të gjurmëzuara nga vitet e rinisë që si në poezinë “Akuarel”ai të përfshin ta ndjekish pas imazhin e lëvizjes së Yllit në muzg që si një vëzhgue ta ringjallësh ndjenjën e dashurisë së parë të mbushur plotë lot
prej të cilëve çelin trëndafilat/dhe ku gjurmëzohen thirrmat/e të dashuruarve që ah-hojnë/si psherëtime zërash të largët,/si një korr i pafundëm i të gjitha dashnive/që vijnë dhe vdesin te kjo âmë trandofilash./

Te poezia “Shiroka në dimër”kupton që poetika e Rreshpjes është e lidhur me vetminë e detit. Nuk ka më zogj , fluturimet u fshinë, bregu mendohet te këmba e ujrave dhe në rërën e haresës mbledh qeramikën e portretit të saj. E copëza artefaktesh te tilla dashurish të humbura gjithkush i ngujon në kujtesën e tij si çaste lumturie dy zemrash që vërtiten përjetësisht në imagjinatë .

Sa e shkurtër kjo verë . o Zot!/Një grusht rërë , një grusht diell/Në kalendarin e verë vetëm një e shtunë/Dhe tërë e shtuna vetëm me një puthje.

Poetika e ndjejimit të imazhit të mbramjes në prag pranvere ndihet të poezia “Ul kokën i lodhur “ ku Rreshpja e sjell imazhin e një prag pranvere , pikërisht në bujimin qarkësor të perceptuar me përmasa të paana të çeljes së pranverës, të ringjalljes së jetës që mund të përshfaqen me imazhe vetëm në imagjinatë .

Mbrëmja rend drejt qiellit/Hëna rend drejt një shtëpize reshë/ Mjegulla e ulur në korijen e fjetun/Një zgjim lulëzimi që premton mars/Dhe pikëllimi i borës me gjunjë te burimi/

Por spikat në vargje sintagmash gjendja shpirtërore e poetit si një alarm, gjethesh?!

Te lirika “Zogu” poeti Rreshpja bën apologji për krijimet e tij poetike . Ai lumturohet për çastin kur zogu(krijimi) ikën qiejve , por me bindjen që të ndodh ku fluturim duhet mbruhet nga dora e poetit. Ai i kujton çdo lexuesi se krijimi poetik tjerrasur në duart e poetit vjen nga çerdhja e shpirtit të tij , ku krijimi s’ka për gjetur prehje kurrë më. Me vetëdije të plotë estetike poeti Rreshpja beson se krijimin që ka kaluar në duart e poetit do ta mirëpres qielli, dhe na kujton se ka pasur shumë syresh që i kanë lëshuar duart e tij , shumë të dashuara për të, që ikën një e nga një. I bindur dhe se fluturimi i zogut të fundit të tyre që lëshoi nga duart e tij: Hija e tij u bë hënë dhe ra në det.

Te poezia “Diku, kudo” si e çdonjërit nga poetët në mendimin e tyre për imazhet që pasqyrojnë janë unike , andaj ai përditë duhet të qëmtojë atë diçka që nuk është rrëfyer më pare,se dashuria e tij,Itaka e ti , ka nevojë për një ishull.Se geni i fjetur në shpirtin e tij poetik do t’i zgjojë, se sytë prej shiu (plot shkëndijime )të tyre e vështrojnë nga dritarja , e ai ende si fëmija lakuriq (idlirë) mahnitet nga imazhi i tyre andaj si te çdo poet bien itakat e legjendave pas bregut madhështor të vetmisë (të krijmit )

Lirika e romantike “ Shi në plazh” është një apoteozë për ekzistencialen e planetit : detin, ujrat, qiellin dhe ajrin, me një mesditë të gjelbër mësuar me pezaulë të shtrirë si peshk në rërë. Por, beftas vjen shiu fladitës që u çon lajm dhe fushave të largëta me grurë. Horizonti i ditës së verës, qerthullohet nga një lumturi ndjejore zbukuruar me ylber dashurie.

Tepria e shiut i kthen poeti ndjenjën e trishtimit ,se në vetminë e plazhit at çast lahet vetëm rëra.

Por gjithësesi i mbetet një rreze gëzimi. Poeti i kërkon detit t’ia ruaj këtë këngë që e thurri nën retë e shiut.

Det i dashur !/Do të vij here pas here /Të hedh këtë pezaul përmbi botë.

Te kenga “Ky shi sonte…”është një përftim metonimoik imazhesh që korrelojnë me metaforat homeriane.

Qerrja e shiut mbjell pellgje /Dhe ikën pyjeve me vërtik ./Qertari i zi nëpër kodra /I bie vjeshtës me kamzhik/Tërë verës portretet tona vareshi nëpër gjethe/

Te lumi me gjethe të zhveshta lëkundet qerrja e pikëlluar e shiut që i pëfshinë në rrëketë e saj dhe lumenjtë i rrodhën te varrezat e detit gjethet e harruara të vjeshtës. Dhe dhimbja e shpirtit të poeti shprehet me një revoltë përmbyllëse pamëshirësisë së vdekjes dhe harresës së varrëmihësve që i mënuan:

Qerrtari i zi nëpër kodra /Përze vjeshtën pa mëshirë/Po vjen Perandaria e Ftohtë e dimrit ;/Oh! Sa do të ngrijmë, zemra ime!

Te poezia “Vinë ciganët” si njëri prej dashnorëve shpotitës poeti mbron limeret e dashurive pnga ngulimi i pazakontë i ciganëve ndër to, atje buzë lumit, me daulle dhe me hënë dhe me thirrma ah-hesh, që duket sikur qajnë dhe ulërinë, dhe poeti akohet se ai si të gjithë Romeot e qytetit ndjeu se çadrat rrethuan shpirtin e tij prej uji, dhe gjithçka nga rinia , folet më të bukura , të qarkuara me aureola të zjarrta dashurishë që nuk mund t’i harrojë për atë hënë e për magji. E pazakonta kish ndodhur. Ulërinin ciganët me daulle për dhimbjet e shkretëtirave të largëta. Por poeti rri zgjuar në breg për të mbrojtur nag ky mallkim, lumin e dashurive të qytetasve të tij ku gjithkush ka hënën e tij. Ah-he shpirti te korritë e trëndafilave dhe ai që derdh lot për atë që ishte dikur në një mars të shkuar.

2 -Krroi elegjiak i lirikave të poetit Frederik Rreshpja te vëllimi “Lirika të Zgjedhura”

Te poezia ”Gjethja e fundit “ sintonohet me tonet e shpitrave elegjiak të poetëve në fluturimin e tyre të fundit, si te Ikja së shtërgut të fundit të Lasgushi, me ikjen e gjethes së fundit në qiellin e dimrit, nëpër erë, si një lamtumirë shpirtërore por jo me qetësinë drejt amshimit hyjnor ku shtegtojnë poetët por nervoz nga mynxyrat që le pas , ai kërkon që Zot i qiellit me vetëtima ta mbroj nga kjo e keqe.

Te poezia “Vinjet “ metamorfizon veten me shelgun e vetmuar të mbuluar me dimën dhe imazhin e lotëve që përciell shelgu, pasi zogjtë dhe gjethet e braktisin dhe era që i lëshon boçen e shiut ndër dhê, një konceptim kafkjan i realitetit ekzistencial të poeteve në kohën kur ai jetoi. Mendimi poetik i Rreshpjës është dy krahësh ai asnjëherë nuk shkëputet nga çastet e lumtura të fëminisë, si zilka që i tringëllinë në degët e kujtesës, hënëza e ngrënë nga shtëllungat e vjeshtës , akullzimin e kristalizuem të natyrës , që përkojnë dhe me gjendjen e tij të trishtë , fatkeqe që si Serembeja , fundon me piskamën që lëshojnë pastelet e borës së mardhët.

Te poezia “Rekuiem” me respekt merr penelin poetik siç bëri Lasgushi duke e përvijuar imazhin e tij elegjiak si një gjethe që noton në një përrua në një ditë të vdekur vjeshte, kur kaluan me ngut dhe në heshtje shtergët e fundit me sy të verdhë. Prej këtyre drurëve (lisave ) rrëzohet trishtimi i borës në lugina me hënë lyer (vegim i parajsës) dhe ku drerët e erës venë kryet me dhimbje, me brirët prej akulli thyer parathënie e vdekjes së vjeshtës poetike, të përzgjedhurës së tij mes stinëve, që e shoqëron me thirrmor të krijimeve anonime popullore.

Qefini me gjethe të tharë/O dimri i drerëve me brinjë në erë/Kë vjeshtë të qajmë më parë?

Te skica poetike “Vizatim” na sjell si imazh fundin e të dhimbshëm të poetëve martirë

Bien nga çerdhet ëndërrat e zogjve /Bien rrezet e fundit dhe gjethet (shpirti poetic)/Dhe në skaj të një reje po ndez qiriun e hënës/Për tërë këta shpirtëra të rënë

Te skica e dytë”Vizatim “drurët( metonema të shpirtërave të poetëve) mbeten si antena të shpirtit të tyre edhe ku zërat kanë vdekur,se u gëzohen zogjve që dikur i lëshuan nga duart e tyre tani e kanë shtëpinë te era .U harrua hëna në kujtesën e gjetheve . Rrëzohet çdo ditë nga mollët vjeshta.

Te poezia “Mbi kodrat e mbuluara me borë” i rënë në gjunjë ndan një pishe metafora e shtojzavalleve të bjeshkëve ,një re e trishtuar qan me lot. Për një çast pisha ai kujton simbolin e bukurisë femrore me pishat të bjeshkëve shqiptare, që përdoret mjeshtërisht dhe nga Camaj . Dua të besoj që kjo elegji i kushtohet këtij mjeshtri të madh të letrave shqipe.

Kushedi nga ç’dhimbje qiellore /Kushedi nga ç’dhimbje lartësie /Dhe mbi kodrat e mbuluara me bore/Rreth zjarrit të hënës ujqit flenë/E mjegullat nëpër ëndrra e tyre /Ngjiten mendueshëm si dhentë./

Rreshpja ka bindje të plotë se nga anatemimi I politikës poetët I mbron bronxi i rrufeve i qiellit të Iliadës e ai shpreson se dikur një botë e tërë do gjëmojë me tërbim , veç për këto gjethe që bien nga supet , veç për një dimër veç për një stinë.

Në poezinë “Në rafshinën e shkretë” vargu: Ikën një tufë me pata drejt korrijes, të lë përshtypjen e një thirrme që ka Brenda vetes me të cilën merr në shpirtin poetik të poetit Fatos Arapit.

Poeti pohon se me diskot e xhamta asgjë nuk e lidh vetëm me drurët(lisat e letërsisë)e merr malli shumë, nga që me çdonjerin prej tyre ka lidhur miqësi , lidhja me ata të njejtëtit i bashkon shtëpia e gjetheve e krijuesve. Sesili prej poetëve të vërtetë për Rreshpjen është unik si çdo gjethe. Do të jetë i lumtur të vdes te shtëpia e gjetheve në një ditë vjeshte, dhe një tufë me pata ikën mbi të , tërë hir legjende.

Te elegjia “Shtegtari” shpreh një pohim drithërues për poezinë e tij, si një metonemë shpirti qe vetem poeti ia di kuptimin e vërtetë.
Hënë s’ka , yje s’ka /Ecën vetmija me bijtë e saj/Asnjë s’më pret te porta vetëm trishtimi./Dhe trëndafilat tërë ankth/Nata dremit te ajri i dritares /Ku janë gdhendur sytë e mi në një moment pikëllimi. / KultPlus.com

E diela ime ishe ti

Poezi nga Frederik Rreshpja

Ka shumë kohë që jam larg teje.
Besomë, shumë kohë s’kam patur asnjë të diel.
E diela ime ishe ti.

Nuk të premtoj ndonjë gjë të madhe;
Gjërat e mëdha i kemi konsumuar,
kur prisja agimet në gjoksin tënd.

Kthehu! Nuk të premtoj dashuri.
Me dashuri kemi tërbuar tërë botën.
Thjesht, kam mall për ty.

Por, e dashur, ç’je hënëzuat kështu?
Ah! Sa të bukur jemi, druaj do na zërë magjia. / KultPlus.com

Sot është 80-vjetori i lindjes së poetit Frederik Rreshpja

Kushdo që ka lexuar lirikat e tij të trishtuara dhe është magjepsur prej fjalës poetike plot finesë e ndjeshmëri, nuk mund të mos ketë ndërmendur një çast rrugën e vështirë, plot peripeci dhe andrralla të jetës së tij . Në shoqërinë njerëzore, vuajtja, persekutimi, mjerimi skajshëm, goditje tw befta dhe mbrapshtia e fatit, janë po aq të vjetra sa dhe bota.

Por jeta e tallazuar dhe fati aq i trazuar i Reshpjes, marrin një domethënie të veçantë kur vihet në relacion me kohët kur krijoi, me artin e tij dhe poezinë margaritar që la pas, si trashëgimi të vyer në fondin e poezisë shqipe. Frederik Reshpja njoftoi ardhjen e tij premtuese në tempullin e letrave shqipe me vëllimin e parë poetik Rapsodi shqiptare në vitin 1968, ndërsa në vitin 1973 botoi librin e dytë me poezi Në këtë qytet. Më tej jeta e Reshpjes merr rrokullimën, burgoset nga regjimi komunist dhe librat e botuar i hiqen nga qarkullimi si “të papërshtatshëm” dhe “të dëmshëm për edukimin komunist të masave”. Pas një heshtje të gjatë, i harruar dhe mënjanuar , me fillimet e demokracisë, Reshpja plot vrull dhe shpresa përqafon jetën e re, përfshihet në debatet politike të kohës, fillon aktivitetin si gazetar, redaktor dhe rivendos lidhjet e këputura me poezinë e viteve të rinisë.

Në vitin 1994 boton vëllimin me titullin metaforik:Erdhi koha të vdes përsëri .Më pas boton vëllimin me titullin epitaf të jetës së tij-Në vetmi. Sakaq, krahas punës si gazetar dhe redaktor, e provon veten në një sipërmarrje, duke themeluar shtëpinë botuese dhe shtypshkronjën “Europa”. Por shumë shpejt, nga shkëlqimi përkohshëm,do të binte në mjerimin më të skajshëm. Një jetë endacaku rrugëve të Tiranës, me trupin e drobitur nga sëmundjet, i vetmuar, i shpërfillur, deri ditët e fundit të jetës së tij. Ç’ishte kjo jetë me kaq peripeci, nga vinte e ku e kishte burimin ai fat aq dorështrënguar, me një nga lirikët më brilant të gjysmës së dytë të shekullit të 20-të? Ka një përgjigje dhe gjithçka duket se lidhet me artin e tij, me poezinë e tij të pazakontë dhe kohën kur krijoi. Fati ishte brendashkruar në artin e tij. Arti për Frederik Reshpjen nuk ishte thjesht vetëdija por edhe vetëqenia e tij. Reshpja ishte ”i mallkuar” me art dhe prej artit të tij. Në poezinë e tij Testament, Reshpja përcjell vetëdijen për artin si fat dhe mallkim: Që fëmijë e kam kuptuar se kisha lindur i mallkuar me art. Mos e pastë njeri këtë fat!

Në parathënien e librit me proza poetike të Sharl Bodler “ Brengat e Parisit”, Ismail Kadare përsiat rreth poetëve simbolistë francezë të shekullit të nëntëmbëdhjetë, të ashtuquajturit “artistë të mallkuar” , të mallkuar nga institucionet dhe opinioni kohës,jo vetëm për shkak të skandaleve dhe veseve por , sidomos e mbi të gjitha, për shkak të artit të tyre novator, i cili shënoi fillimet e modernitetit në poezinë europiane.Edhe Reshpja, antikonformist nga natyra, shpërfillës i konvencioneve dhe shtrëngesave ideologjike, ashtu si sivëllezërit e tij, poetët simbolistë, u perceptua prej institucioneve dhe të tjerëve si njeriu “skandaloz”. Përballë shpirtit skllav të shumëkujt dhe hipokrizisë si stil mbijetese, Reshpja me shpirtin bohem, shpalli kredon e tij : “ Unë kam lindur skandaloz dhe i lire” ! Shkrimtarët e mallkuar gradualisht u pranuan nga shoqëria dhe zunë vendin e merituar në tempujt dhe panteonet letrare kur , mallkimi i vjetër –thotë Kadare- befas u përtërit në trajtën më të zezë që mund të mendohej, në gjysmën e botës, në atë që quhej “perandoria komuniste”. Burgu, pushkatimi, internimi, persekucioni, ndalimi botimeve, lincimi, “qarkullimi në bazë për riedukim” dhe praktika të tjera të kontrollit dhe represionit, ranë si mallkim mbi poetët dhe krijuesit në Shqipërinë totalitare. Reshpja ishte një nga viktimat e këtij represioni. Në shkrimin Një prill për Fredin ( një homazh plot venerim për Reshpjen) ,ku sheston raportet e shtetit totalitar komunist me shkrimtarët , Kadare nënvizon se Reshpja u shfaq në letrat shqipe në një kohë të papërshtatshme: në kohën e parë,në diktaturë, u përball me egërsinë e shtetit, ndërsa në kohën e dytë, në demokraci, u përball me mospërfilljen. Të dyja kohët , përtej dallimit thelbësor të sistemeve politikë, kohët shoqërore pra, kishin të përbashkët mosdashurinë, klimën e ftohtë, mospërfilljen dhe egërsinë , të mjaftueshme për të thyer shpirtra të brishtë si Reshpja.

Në vitet e rinisë poezia e tij mbart një frymë optimizmi dhe patetizmi, si shprehje e iluzioneve të moshës dhe, njëherazi, si pasojë e kërkesave të ideologjisë së kohës,ku shkrimtarët dhe artistët ishin thirrur si pjesë e mekanizmave të inxhinierisë sociale për projektimin e utopisë komuniste. Me kalimin e viteve, si reflektim i peripecive të jetës dhe zhgënjimeve të njëpasnjëshme, poetika reshpiane dominohet nga nota trishtimi dhe melankonie.Ai që dikur në rini kishte ëndërruar të ishte si “një ylbermbi akuafortën e kohës vizatuar egër” me dhimbje konstaton : Qielli i djalërisë në sqep të një zogu U zhduk pas portës se ylbereve. Zhduket pas portës se ngjyrave djalëria Dhe mua trishtimi me mbulon Përmes poezive përjetohet ndjesia e një stine të përhershme shirash dhe duket sikur poeti futet në muzgun e perëndimit të shpresave. Poeti ndjehet i hedhur në një botë të huaj, motivet bëhen më të ftohta e boreale, peizazhet poetike më të trishta, me një hënë pikëllimi përmbi, si në gjithë ligjërimin e poezisë lirike popullore: Hëna e pikëlluar nëpër re Shkel mbi degët e shirave. Fshehur pas drurëve diku përgjon Vrasësi i vjetër, trishtimi. Eh, mundet që thika e trishtimit Diku përdhe ka për të më lënë, Fshehur nën një perëndim të thyer Fshehur nën shira hëne… Rënia e poetit është si në balada, vetmia e tij është kozmike: Dola nga guernika e kësaj nate I vrarë egërsisht, Kali i zi i pikëllimit ç’më rrezoi Dhe rashë si në balada; I vrarë nga një pranverë e kotë Braktisur nga bota e tërë. Cila “pranverë e kotë” e vrau poetin? “Pranvera mashtruese” e Tiranës e të ashtuquajturit liberalizëm në fillim të viteve 70-të apo ajo e iluzioneve të fillim viteve 90-të?Ndoshta të dyja…Përtej fatit personal, lexohet aludimi për zhgënjimin universal që sjell besimi në iluzionet utopike. Si në momentet e shkëlqimit, ashtu dhe në mjerim, Reshpja e shpërfilli jetën në skajshmëri.

Kjo neglizhencë apo mospërfillje ndaj jetës, përsëri vinte si “mallkim” prej artit. Reshpja ishte i ndërtuar prej materies së artit. Poezia ishte barra dhe kryqi prej të cilit nuk shpëtonte dot. I përhumbur nën peshën e kësaj barre, nën peshën e metafizikës së shpirtit, vetes tjetër fizike, njeriut empirik, i merreshin këmbët dhe “pesha e artit”bëhej pengesë në jetën plot kushtëzime, kurthe, detyrime, banalitete. Albatrosi i Bodlerit, si simbol për natyrën e dyfishtë të poetit: I bukur dhe madhështor në qiejt eternalë të poezisë / i ngathët , i zgërlaqur dhe krahëvarur në tokën e banalitetit dhe njëmendësisë , i shkon për shtat poetëve të klasit si Reshpja. Reshpja sfidoi kohën njerkë,fatin e mbrapshtë dhe ecjen e tij përmes botës së moskuptimit, e distiloi në përftesa poetike me imazhe impresioniste mbresëlënëse. Jetën prozaike të vetmisë dhe ekzistimit temporal, e konvertoi në poezi me frymë eternale. Kohës së jashtme,si jetë e pafat, i kundërvuri kohën e brendshme , metafizikën e shpirtit të mishëruar në artin delikat të poezisë. Përballë një bote të ashpër dhe të pashpresë, të egër dhe mospërfillëse, poeti projekton botën imagjinare ku kompeson humbjet dhe sublimon estetikisht dhimbjen. Poezia e Reshpjes është e shënjuar thellësisht prej fatit që përjetoi si individ. Por do të ishin njëlloj të mangëta në njëanshmërinë e tyre, si qasja e “zhytjes në tekst” sipas konceptit barthesian të “vdekjes së autorit”,ashtu dhe qasja sociologjizuese dhe biografike në analizën e poetikës reshpjiane. Reshpja iu largua tematikave himizuese të kombit, glorifikimit të historisë dhe patetizmit deklamativ, si shenja dominante në historinë e poezisë shqipe. Stili i tij poetik është qartësisht i dallueshëm në polifoninë e zërave poetikë të fillimeve të tranzicionit postkomunist. Poezitë e Reshpjes kanë një frymë thellësisht humane,lirizmi i tij mbart nota epike,motivet e dashurisë mbështillen me tisin e trishtimit, pikëllimi ka frymën e baladave ballkanike.

Poezitë e Reshpjes përgjithësisht janë të lakonike dhe falë përkujdesit për fjalën, hera herës ato përjetohen si forma të kulluara të bukurisë së gjuhës poetike. Duke rimarë teknikën e poezisë popullore, në poezitë si variacione rreth një motivi, përsëritja e figurave artistike përcjell rrekjen e palodhur të Mjeshtrit për të latuar formën me perfekte. Poezia e tij, sikurse ka vënë në dukje kritika, dallohet për muzikalitetin e brendshëm dhe simbolizmin tingullor. Por mbi të gjitha, poetika reshpiane dallohet për kombinimin e formës tingullimore me tablotë imazhiniste , për akuarelin e peizazheve të shpirtëzuara dhe pikturuara plot delikatesë dhe ekspresivitet: Një ujëvarë e vogël vetmon lart në mal dhe luan me ylberët. Mjegulla e hollë, ndanë dritares sime, qan me lot shiu. Përkundër qasjeve të reja avanguardiste në ligjërimin poetik të pasviteve 90- të, Reshpja shpërfaq në poezinë e tij , vizionin e një shpirti pagan parasokratik dhe perceptimin e një fëmije naiv të magjepsur prej natyrës .Falë kësaj optike antropomorfizuese,natyra shpirtëzohet dhe përmes saj projektohen estetikisht brengat, ndjesitë, gjendjet dhe drithërimat më të holla të unit poetik. Reshpja nuk ishte as misionar, sikurse thuhet në ndonjë shkrim analitik dhe as i inspiruar prej kauzave të mëdha. Poezia e tij reflekton shtjellat shpirtërore tepër personale. E megjithatë, pikërisht përmes përjetimeve tepër personale, rroken topikët e vetmisë, trishtimit dhe humbjes së dashurisë, si shqetësime universale ekzistenciale të njeriut postmodern Në këtë universpoetik të sunduar nga Perëndia e Humbjes, mes larmishmërisë së motiveve , spikatin dy figura–objekt adhurimi: ajo reale e Nënës, simbol i dhimbjes dhe dashurisë së pakushtëzuar, e vetmja Perëndi tek e cila beson dhe tjetra, Lora, me shumë gjasa funksionale, ikonë e dashurisë së pamundur, fantazma e së cilës shpërfaqet xixëlluese përmes mjegullës trishtuese që mbështjell poezitë më intime të autorit. Cikli poezive kushtuar imazheve të Lorës përshkohet nga një pikëllim i paskajshëm, ku adhurimi, lutja, obsesioni dhembërthimi pas kujtimit të saj, merr pëmasa orfeike. Lora, si simbol i dashurisë, është Euridikia e humbur, epiqendra e kozmosit dhe premisë e parandalimit të kaosit shpirtëror dhe natyror : Zbrita tek kroi duke mbajtur në duar vazon delikate të agimit. Pashë sytë e tu ruajtur në kujtesën e ujrave. Ani, mua më zuri ky mallkim. Po qysh bën pylli pa ty?Si del vjeshta? A ndofta nuk do të ketë kurrë më vjeshtë? Atëherë në emër të kujt do të bien gjethet? Në emër të kujt do të vijnë shirat, mjegullat, ylberët? Ah, zemra ime, eja vër dorë mbi stinët! Me alkiminë e fjalës dhe brymë ëndrrash,mbi rendin material të kësaj bote të trishtë dhe rraskapitëse,Reshpja projektoi botën paralele imagjinative, universin e tij metafizik. Në këtë univers, kali i zi i pikëllimit , si shënja e kohës kur jetoi , transfigurohet në Pegason e frymës poetike që flatron për kah pakohësia. E gjithë poetika e Reshpjes është një arkitekturë kristalore, e ndërtuar me brishtësi dhe e mbushur me një frymë të epërme,delikate dhe qiellore, përballë banalitetit dhe vrazhdësisë tokësore. Kryemjeshtër i metaforave befasuese, këndonjës i vetmisë dhe pikëllimit universal, Reshpja ishte i ngjizur prej A(r) tit. o më kot nënës së tij i drejtohet :Ave ,Shën Mëria ime, nëna ime! * * * Në mbyllje të këtij shkrimi – rekuiem për një nga poetet lirikë më brilantë të poezisë shqipe, nuk mund të mos shprehim një lloj habie (jofilozofike) për heshtjen e kritikës dhe studimeve serioze rreth krijimtarisë së tij cilësore. Mospërfillja që përjetoi sa qe gjallë, mesa duket, parandjeu se do ta ndiqte edhe post mortum, prandaj në poezinë Për veten time shkruan: Mbi një piedestal heshtjeje, dergjet profili im që në lindjen e gurit. Por përtej kësaj mosvëmëndjeje, për Reshpjen nuk do të ketë njëLetelumharrese, por një prani të papengueshme në Letrat e poezisë shqip. Arti ishte “mallkimi” i tij i parathënë. Nëse koha e jetuar rrëzoi njeriun , arti ka forcën e ngritjes së poetit në piedestalin e pakohësisë. Ars longa,vita brevis! Sadedin Mezuraj /KultPlus.com

Frederik Rreshpja, i “mallkuari” me art

Muzikë në lëvizje

Poezi nga Frederik Rreshpja

Çiftet përqafuar në shkallaret e shesheve,
si akrepat e orës në çast të tingëllimit,
nëse një ditë ndahen, nëse një natë s’shihen?

Bëhen fotografë të verbër në qytet,
s’mbështeten asnjëherë mbi shkopin e urrejtjes,
armiq të mirë mbesin.

Muzikë në lëvizje është puthja pa u fshehur.

Ushtari i vjetër

Frederik Rreshpja lindi në Shkodër në vitin 1940, ishte poet lirik, eseist e publicist, shkruan KultPlus.

Penda e tij la gjurmë të mëdha në historinë e letërsisë shqipe, e sidomos në poezinë shqipe.

Sot bëhen 14 vite prej kur Rreshpja u nda nga jeta, e për të nderuar figurën e tij, KultPlus ju sjell njërën nga poezitë më të mira të Rreshpes.

Ushtari i vjetër

Pash fëmijët në rrugë. Të qeshur,
të bukur dhe delikatë si vazot e çmuara,
ku nënat fshehin ëndrrat e tyre.

Më panë dhe u trishtuan. E kuptuan,
që unë nuk kam qenë kurrë fëmijë… / KultPlus.com

Ku ishe ti?

Poezi nga Frederik Rreshpja

Ku ishe ti kur dola i vetëm nën hënë?
Në ç’hënë barisnje vallë?

Ku ishe ti kur vizitova profilin tënd
Në xhamin e muzgut që krisi dhe u thye me trishtim?

Pastaj erdhi nata mbushur me mungesën tënde
Pastaj erdhi prap nata
dhe kështu ka për të qenë deri në ditën e fundit të netëve.

Zbrita tek kroi
duke mbajtur në duar vazon delikate të agimit
Pashë sytë e tu ruajtur në kujtesën e ujrave.

Lisi plak lëshoi përdhe kurorën e vjeshtës
Si një sovran që abdikon.

Ani, mua më zuri ky mallkim.
Po qysh bën pylli pa ty? Si del vjeshta?
A ndofta nuk do të ketë kurrë më vjeshtë?
Atëherë në emër të kujt do të bien gjethet?
Në emër të kujt do të vijnë shirat, mjegullat, ylberët?

Ah, zemra ime, eja vër dorë mbi stinët! / KultPlus.com

Poezia e pasur e Frederik Rreshpjes

Nga: Bujar Meholli

Poeti shkodran Frederik Rreshpja, kontaktet e para me lexuesit i pati me përmbledhjen poetike „Rapsodi shqiptare“ në vitin 1967, dhe më pas me përmbledhjen tjetër të vitit 1972 „Në këtë qytet“ ku spikat lirizmi dhe figuracioni i pasur. Që herët, u përfaqësua nëpër antologji të ndryshme por e denoncoi regjimi i kohës, dhe kështu e hoqi nga programi. Rreshpja, ishte cak i regjimit të asaj kohe, i cili largoi tekstet e tij nga shkollat. Megjithkëtë, poezia e Rreshpjes është mjaft e pasur, me imagjinatë të fuqishme e koncept të pjekur artistik; Rreshpja ishte tërësisht i lirë për të bërë art të vërtetë. Vepra e tij fiton dimensione lirike, intime, refleksive, estetike e metafizike.

Sa i përket gjuhës, Rreshpja, në vëllimin e tij të parë përdor atë gegërishte, ndërsa më pas shkruan në gjuhën standarde. Duke qenë se vepra e Rreshpjes, shtrihet në dy periudha kohore me sisteme të ndryshme politike e sociale, dimensioni i lirisë së krijimit, është faktor mjaft i rëndësishëm në ligjërimin e tij poetik. Rreshpja në mënyrë të shkathët e zhvendos fokusin duke i dhënë nerv e spontanitet poezisë; lëviz e përshpejtohet ritmi, dhe nga një artikulim me ton të shtrirë, kalon në tonalitet të lartë që shfaqet nëpërmjet një sintetizmi artistik.

Poezia “Jemi ne”, e cila u fut nëpër tekste shkollore, fillon me pyetje retorike “Kush jemi ne?” që poeti vetëpërgjigjet me metafora entuziaste;

Jemi buzëqeshje e lirshme që u mungonte kohnave;

Jemi filizat e pranverës së ardhme.

Mbimë Pas krismave partizan, mbas gjëmimesh

Udhëve të jetës Udhëve

të atdheut.

Poezia është e populluar me metafora e simbole, me ngarkesë emocionale e estesike, me mbartje kuptimore direkte për brezin e ri. Pyetja retorike „Kush jemi ne?“, e përcjellur nga metafora foljore Jemi, ka një forcë, e cila shkakton efekt ngulmues, e përveç kësaj kjo metaforë përcjellë artistikisht idenë e lindjes së një shoqërie të re a të njeriut të ri.

Në vijim të kësaj gjendje ideologjike, është edhe poezia „Udha“, e cila ngrihet mbi simbolin e udhës që shënjon një vijë nga e cila ecin njerëzit, mjetet, kulturat e idetë. Në kuptimin e dytë, pasqyrohet një idealitet e përfytyrim i një të ardhmeje.

Një tjetër poezi e Rreshpjes, që titullohet „Mëngjezi“,  shfaqet semantikisht  si arketip i shpresës, i një fillimi të ri, që ka brenda dritë e dëlirësi.

Partizani i vjetër që kthehesha nga zbori thotë ai; dhe,

Sot unë hapa mëngjezin, …

Diellin e madh e solla unë.

Mesazhi është retorik. Partizani, i identifikuar me „Unin“ e poetit është heroi lirik, si misionar i idesë së përparimit dhe ky lloj entuziazmi çon drejt afirmimit të këtij realiteti. Simbolika, i jep një lloj konotacioni drejt një teskti plot entuziazëm poetik.

Në këtë strofë, vërejmë ndërtimin sipas konceptit të përjetimit;

Perdet e errta të reve lëkundeshin në lindje,

Dhe dielli i madh – ja ndjeva hapat,

Afrohej t’u vinte flakën reve.

Nëpër vargjet e Rreshpjes hasim në një lloj vetmie, me elementet e saj si; malli, pritja, trishtimi, mbyllja në vete, kur gjithçka i nënshtrohet ideologjitetit dhe vëzhgimi estetik për jetën e të bukurën i trajtojn parimet e realizmit socialist.

Te poezia “Te liqejtë malorë”, hasim në një substancë me dramaticitet lëvizjesh, ngjyrash e tingujsh;

U ngrit agimi që nga honi i ujnave,

Mbi retë e rënda,

Që enden në hapsinën e heshtur të liqenit.

Shënjohet agimi nga dita e re, lindja e saj, me lëvizje kontastuese vertikale. Ndodh diçka e pazakontë; një përplasje si apokalips, siç është lindja e ditës së re, e cila përcillet me vuajtje e dhimbje. Heshtja e liqenit ndjehet sikur heshtja e vetmisë së tij, që ka ndalur në përgjimin e tingujve, zhurmave, gjëmimeve e përplasjeve.

Si përfundim, tipologjia tematike e Rreshpjes ishte në logjikë tematike përgjatë Realizmit socialist; motive të kufizuara që çonin drejt artit të porositur, por që në thelb kishte një censurë të pushtetit. Në thelb të strukturimit të poezive, Rreshpja, përdor me efikasitet imazhin si element surrealist.

Pas viteve ’90, lexuesi i poezisë së Rreshpjes u shumua, po kështu i mbeti besnik veprës së tij. Tek poezia e tij, kërkohej realizimi estetiko-poetik: befasia e vargut, lirizmi i brishtë, ndjeshmëria e figurativiteti i thellë e spontan. Qasja ndaj ideologjisë, e ideve të reja – kishin në qendër barazinë sociale.

Në një realitet të ri, pas viteve 90, poeti ka një prekje më të gjerë tematike. Liria, dhe mungesa e kufizimeve të regjimit, i dhanë hapësirë dhe dimensione të reja artit të tij poetik, i cili u përvijua me tipare e elemente bashkëkohore, me sistem konceptual që i përafrohet atij modernist dhe post-modernist. Kjo poezi, cilësisht e evoluar në format e shprehjes, mëton drejt të panjohurave të qenies – me mjetet e gjuhës poetike, e plotëson dhe realizon arealin tipologjik të poezisë së tij, por gjithashtu profilizon dhe spikat individualitetin e tij poetik. /KultPlus.com

Caku

Poezi nga Frederik Rreshpja

Të vdekurve u veshin këpucë të reja,
se duhet të shkelin në udhë pa krye,
mirazh shkretëtire në rendje pa fund,
pa semaforë e vija të bardha e shtylla,
pa policë trafiku e manekinë mode,
pa kalimtarë në sens të kundërt si duna,
për gjetjen e orës, adresës së saktë.
Mbi kalldrëme shtruar me gurë sizifi
trokasin shojet e ngrëna si patkoj kuajsh,
ciasin gomat si në përplasje veturash,
thyhet njëqind copash pasqyra e lustrës.

O sa këpucë të reja u shitën sivjet!

Ata shqiptojnë një fjalë ndërkombëtare,
non stop-in rraskapitës me theks modern,
në maloren si thikë, pa ndalesa biblike,
pa pemë, pa zogj lajmëtarë si dekor.

Poshtë lart majtas djathtas para mbrapa – qiell,
me engjëj merramendës, me djaj rrëshqitës,
sipas rregullave të qarkullimit të Dantes.
Shohin dyzimin e tyre mbi pluhur këpucësh
që tingëllojnë si një kor antik në boshllëk,
gjersa lëkura çahet, këmba rri zbathur.

Shtegtar

Poezi nga Frederik Rreshpja

Hënë s’ka, yje s’ka.
Ecën vetmia me bijtë e saj.

Asnjeri s’më pret te porta, vetëm trishtimi
Dhe trëndafilat tërë ankth.
Nata dremit te ajri i dritares.
Ku janë gdhendur sytë e mi në moment pikëllimi.

Hënë s’ka, yje s’ka.
Ecën vetmia me bijtë e saj. /KultPlus.com

Druri i portës

Poezi nga Frederik Rreshpja

Lulëzoi druri i portës së vjetër.
Ah, druri i vdekur çeli lule!
Ti këputi dhe me to bëj kurorë,
për mua që të prita deri në vdekje.

Pash ngjyrën e gjakut dhe… lot,
që çelën në të tëra gjërat prej druri.
E kuptova që thika e pritjes më preu në brinje,
kur çela gjethe si palmat.

Të prita, të prita…
Derisa çelën kameliet e mortjes te porta.
Ti mblidhi dhe më bëj një kurorë,
mua, që deri në vdekje të prita. 

Poezi nga Frederik Rreshpja

Frederik Rreshpja

***
Kur ishim të vegjël
i shkruanim njëri-tjetrit nëpër avionë prej letre.
Tani avionët janë prej duralumini,
po të tërë janë bosh.

Je ftohur nga drurët, metalet dhe retë,
lartësive të mëdha.

Këto shpikje na ndanë;
Ishim aq mirë kur qemë të vegjël,
nuk na duheshin hapësirat dhe largësitë.

Bëje një letër, po jo prej duralumini:
Kam nevojë për ty, jo për metalet.

‘Kur trishtohem, shkruaj’

Sot janë bërë 13 vite nga vdekja e shkrimtarit Frederik Rreshpja.

Ai ishte poet lirik, eseist, publicist dhe botues shqiptar. Penda e tij është ndër më përfaqësueset të vargut shqip.

Me 25 nëntor 1992, Rreshpja jep një intervistë për gazetën “Zëri i Rinisë” dhe pyetjes se çfarë e gëzon dhe trishton më shumë në jetë, i përgjigjet: ‘Nuk e di nëse më ka mbetur ndonjë gjë në këtë botë, që të më gëzojë. (…) Kur trishtohem, shkruaj. Prandaj shkruaj shumë’./ KultPlus.com

Ndjesë

Poezi e shkruar nga Frederik Rreshpja

Më mbeti pa thënë ajo fjalë.
Ndoshta shkallët e kësaj nate,
Deri te Hëna,
Do t’i ngjisnim dorë për dore.

Tani te Hëna shkoj i vetëm.
Askush s’do të na shohë dorë për dore.
Dhe vetëm,
Për një fjalë të pathënë!

Fat

Poezi nga Frederik Rreshpja.

Unë për fatin tim pikëllohem vetë
S’dua të pikëllohet kush për fatin tim,
Më ndjek pas Perëndia e Humbjes
Me mermerin e thyer në luftra pakuptim.

Mirëpo unë jam pagan i vjetër;
Pa këtë fat të keq nuk ndjehem mirë,
Çdo njeri e ka një fjalë ku vë kryet
Kam dhe unë për prehje dhembjen time.

E çdo të preferoja tjetër përveç luftës
I ndjekur pas nga ky fat budalla?
Vërtet që kam fituar shumë pak në këtë jetë,
Por humbjet i kam patur të mëdha.

S’dua të trishtohet kush për fatin tim,
Se për fatin tim trishtohem vetë;
Mermeri i thyer i Perëndisë së Humbjes:
Tërë lavdia ime kjo ka për të qenë

Ku ishe ti?

Poezi e shkruar nga Frederik Rreshpja.

Ku ishe ti?
Ku ishe ti kur dola i vetëm nën hënë?
Në ç’hënë barisnje vallë?
Ku ishe ti kur vizitova profilin tënd
Në xhamin e muzgut që krisi dhe u thye me trishtim?
Pastaj erdhi nata mbushur me mungesën tënde
Pastaj erdhi prap nata
Dhe kështu ka për të qenë deri në ditën e fundit të netëve.
Zbrita tek kroi
duke mbajtur në duar vazon delikate të agimit
Pashë sytë e tu ruajtur në kujtesën e ujrave.
Lisi plak lëshoi përdhe kurorën e vjeshtës
Si një sovran që abdikon.
Ani, mua më zuri ky mallkim.
Po qysh bën pylli pa ty? Si del vjeshta?
A ndofta nuk do të ketë kurrë më vjeshtë?
Atëherë në emër të kujt do të bien gjethet?
Në emër të kujt do të vijnë shirat, mjegullat, ylberët?
Ah, zemra ime, eja vër dorë mbi stinët!

Vjeshtë 1990

FREDERIK RRESHPJA

Qan dreri në korije dhe lotët bëhen shi
Trishtohet era mbi shkëmb
Nuk ka më gjethe të gjelbra. Po bien
Ëndrrat e pyjeve një nga një

Ikin zogjtë nga shkretimi i drurëve:
Lamtumirë, o pyje të Ballkanit!
Veç nën një ferrë kaltëron ende
Vjollca e fundit e këngës së bilbilit

Ardhtë një vjeshtë pa shtegtim zogjsh!
Ardhtë një Zot, vëntë orë mbi stinët!

Ku ishe ti?

Frederik Rreshpja

Ku ishe ti kur dola i vetëm nën hënë?
Në ç’hënë barisnje vallë?

Ku ishe ti kur vizitova profilin tënd
Në xhamin e muzgut që krisi dhe u thye me trishtim?

Pastaj erdhi nata mbushur me mungesën tënde
Pastaj erdhi prap nata
dhe kështu ka për të qenë deri në ditën e fundit të netëve.

Zbrita tek kroi
duke mbajtur në duar vazon delikate të agimit
Pashë sytë e tu ruajtur në kujtesën e ujrave.

Lisi plak lëshoi përdhe kurorën e vjeshtës
Si një sovran që abdikon.

Ani, mua më zuri ky mallkim.
Po qysh bën pylli pa ty? Si del vjeshta?
A ndofta nuk do të ketë kurrë më vjeshtë?
Atëherë në emër të kujt do të bien gjethet?
Në emër të kujt do të vijnë shirat, mjegullat, ylberët?

Ah, zemra ime, eja vër dorë mbi stinët!

Nëna

Poezi e shkruar nga Frederik Rreshpja.

Ka filluar të plaket nëna.
Fytyra e saj po mbulohet me rrudha.

Po mbulohet me një pleqëri të bukur
Që është kjo rrjetë e bukur që hedh kha mbi nënën time.

Dhe duart që më mbanin tani janë rënduar.
Po s’ka gjë. Nga shpirti i saj
zgjaten duar të tjera që më mbajnë pezull.

Ecën ngadalë nëpër dhomë.
Nganjëherë më pyet për librat që po shkruaj,
por s’më ka pyetur kurrë pse s’kam shkruar asgjë për të.

Se nëna e di,
Fjalën e parë në botë ia thashë asaj.
Dhe fjalën e fundit në botë do ia them asaj.