Çështja e autorësisë së veprave të Shekspirit, përfshin rreth 70-80 teori alternative, ndaj pikëpamjes tradicionale se Uilliam Shekspir i shkroi vetë veprat e tij.
Ai lindi në një familje të shtresës së ulët, nuk ishte i arsimuar dhe nuk kishte një rreth të madh shoqëror. Ndaj teoricienët besojnë se gati e pamundur, që ai të shkruante kryevepra të tilla.
Ja cilat janë 10 nga teoritë më interesante, se kush mund të ketë qenë autori i vërtetë i veprave të tij.
Fransis Bejkën
Bejkën ishte një filozof, shkrimtar, shkencëtar dhe historian i njohur i kohës
së tij. Thuhet se ai ishte pjesë e një grupi më të gjerë, që synonte të minonte
monarkinë britanike. Zbulimi i dokumenteve të vitit 1867 që përmbajnë esetë e
Bejkën, dhe kopje të grisura të tragjedive “Rikardi II” dhe “Rikardi III”, si
dhe referencat mbi Shekspirin, e përforcojnë më tej këtë teori.
Kristofer Marlou
Thuhet se Kristopfer Marloi, u vra në një përleshje me thika në rrugë me disa
të dehur, në majin e vitit 1593. Pra, ai vdiq para se Shekspiri të niste të botonte
librat e tij. Teoricienë të ndryshëm pretendojnë se Marlou e falsifikoi atë
natë vdekjen e tij,dhe filloi të botonte nën pseudonimin Uilliam Shekspir. Në
fakt, edhe stilet e shkrimit të Marlou dhe Shekspirit, janë shumë të ngjashme.
Ana Hethwuej
Bashkëshortja e Uilliam Shekspirit për 34 vjet, përmendet shpesh si shkrimtarja e vërtetë e trashëgimisë së Shekspirit. Ajo jetoi në një kohë, kur gratë nuk do të botoheshin. Edhe motrat Brontë, i botuan veprat e tyre me pseudonime burrash (Kurer, Elis, dhe Ekton Bell). Ndaj nuk është krejtësisht e pabesueshme, që Ana të ketë bërë të njëjtën gjë.
Eduard De Ver
Eduard de Ver ishte Baroni i 17-të i Oksfordit. Rrethi i tij i gjerë shoqëror,
dhe kontaktet e shumta, kishin më shumë gjasa të kenë ndikuar në temat e dramave
të famshme. De Ver ishte i njohur në rrethet teatrore, dhe ishte një mbrojtës i
një numri aktorësh. Mbështetësit e kësaj teorie, pohojnë se shumë prej
përvojave të jetës së de Ver, janë shndërruar në shfaqje të tilla si Makbeti,
Hamleti dhe Rikardi II.
Henri Nevil
Diplomati Henri Nevil, jetoi dhe punoi në Londër gjatë kulmit të karrierës letrare të Shekspirit. Studiuesi Xhon Kason, thotë se faktin se biblioteka e Nevil është e mbushur me libra që kanë shënime rreth shfaqjeve të Shekspirit. Gjithashtu, pretendohet që Nevil duke shërbyer në administratën publike, kishte përvojën e duhur për të përfshirë detajet ligjore që Shekspiri i përdori në dramat e tij.
Xhejmsi I
Ideja që monarku mbretëror i kohës së Shekspirit, të jetë autori i vërtetë i
veprave, është paksa absurd. Por besimtarët e kësaj teorie, citojnë ndikimin e
madh të mbretit, si dhe marrëdhëniet mes dy burrave. Tragjedia Makbeth, thuhet
se është ndikuar nga libri i mbretit “Daemonologie & Reginald Scot’s”.
Gjithashtu, personazhi i Bankos mendohet se bazohet tek një pasardhës i vërtetë
i oborrit të Xhejmsit I.
Ben Jonson
Në librin e tij “Kush shkroi në emër të Shekspirit?”, studiuesi Xhon Miçëll
pohon se Xhonson, një shkrimtar i njohur në kohën e Shekspirit, ishte i
përfshirë në shkrimin e veprës së parë të Shekspirit. Duket sikur Xhonsoni,
kishte qasje brenda çdo sekreti të veprave të Uilliam.
Sër Uollter Ralei
Ralei, ishte një nga figurat më të famshme të epokës elizabetiane, për shkak të
ekspeditave të tij në Amerikë. Teoria që e lidh me Shekpirin, bazohet në faktin
se shumë nga përvojat e tij jetësore, ishin të lidhura me veprat e mëdha të
Shekspirit. Thuhet se Ralei, mund të ketë shkruar të gjitha veprat e
Shekspirit, duke përdorur preudonimin Bard.
Uilliam Shekspir
Natyrisht, ekziston edhe teoria se veprat e Uilliam Shekspirit, nuk u shkruan
nga askush tjetër përveçse vetë Shekspirit. Pikëpamja universale, është se
moria e provave të dokumentuara të emrit të tij, qoftë në veprat e tij, veprat
e shkrimtarëve bashkëkohorë, apo në regjistrat zyrtarë të shtetit, dëshmojnë
përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, se Shekspiri ishte autori i vërtetë i veprave
të tij.
Një grup autorësh
Kjo teori u propozua fillimisht në vitin 1857 nga Delia Bejkën. Sipas tij, grupi drejtohej nga Frensis Bejkën (nuk kishte lidhje gjaku me Delian), dhe përfshinte autorë të tjerë të dyshuar si Eduard de Ver dhe Uollter Ralei, të cilët mendohej se ishin të zhgënjyer me karrierat e tyre zyrtare, ndaj nisën të shkruanin nën një preudonim të përbashkët.
Kjo teori u avancua në vitin 1931, kur Xhilbert Slejtër, pretendoi në librin e tij “Shtatë Shekspirët”, se Frensis Bejkën, De Ver, Ralei, Uilliam Stenli, Kristofer Marlout, Meri Sidnej dhe Roxher Maners, ishin pjesë të së ashtuquajturës “Sindikata e Oksfordit”.