Biografia e Frida Kahlos, artistja që pikturoi jetën e saj

Ajo donte të ndryshonte botën, duke filluar nga bota e saj dhe e përkushtuar me gjithë shpirt.

Jeta e Frida Kahlos u zhvillua me një intensitet të fortë emocional, një grua me tundime kontroverse; e mbushi biografinë e saj me dashuri, luftë dhe shpresë, duke i treguar botës se mund të jetohet edhe një jetë tjetër, përveç asaj “të shkruar”.

U shqua për aftësinë e jashtëzakonshme në pikturë dhe poezi, sidomos për dashurinë e trazuar me atë që do ishte burri i saj në dy martesat: po aq i famshëm, Diego Rivera. Kemi të bëjmë me një grua që theu konvencionalitetin, qe në gjendje të përfaqësonte veten dhe të shndërrohej në një mrekulli. Kishte aftësinë të paraqitej mashkullore, të dilte në krah të feminizmit në një kohë kur bota ishte zemëruar përmes mbishkrimit të maskilizmit mbizotërues. Refuzoi nënshtrimin ndaj universit mashkullor, u vetëmjaftua, u shndërrua në simbolin e feminizmit dhe barazisë gjinore. Me veprimet dhe krijimet e saj, mbështeti idenë se të gjitha qeniet njerëzore kanë të njëjtin pozicion në piramidën e jetës.

Thuhet se ka realizuar mbi 150 piktura, të paktën 55 prej tyre janë autobiografike. Gjithë shtegtimi i jetës së saj përfaqësohet në këto piktura enigmatike, që vijojnë të magjepsin audiencat mbarë. Arti i saj është i sinqertë dhe i thellë, ashtu siç ishte edhe ajo vetë. Aktualisht një nga pikturat e Frida Kahlos mban rekordin si më e shtrenjta e shitur ndonjëherë nga një artist i Amerikës Latine, pikërisht “Raices”, e cila u ble për më shumë se 5 milionë dollarë në 2006. Po ashtu ishte artistja e parë meksikane që shiti një nga veprat e saj në Muzeun e Luvrit.

Andre Breton, themeluesi i surealizmit dhe një nga admiruesit e saj më të mëdhenj, e klasifikoi  punën e saj si surealiste. Sidoqoftë, Frida Kahlo këmbëngulte se ajo pikturon jetën e saj, jo ëndrrat, për këtë arsye nuk mund të konsiderohej e tillë. Kur Bretoni e vizitoi atë në Meksikë, pranoi se kishte gabuar. Surealiste nuk ishte Frida, por i gjithë vendi i saj. Jeta dhe vepra e Frida Kahlos janë të pandara, njëra nuk mund të kuptohet pa tjetrën. Piktorja magjepsëse ishte asokohe një artiste interesante, por mbi të gjitha gruaja e Diego Riveras, piktorit të famshëm meksikan. Me kalimin e viteve, ndryshoi edhe situata. Rivera kujtohet shpesh si burri i Frida Kahlos, piktores së madhe.

Kahlo ishte vajza e një fotografi gjerman dhe një gruaje meksikane. Lindi në Meksiko Siti më 6 korrik 1907, megjithëse më vonë u përpoq t’i bënte njerëzit të besonin se kishte lindur në vitin 1910, vitin e revolucionit meksikan. Kur ishte 6-vjeç, e zuri poliomeliti, çka i shkaktoi probleme në ecje. Për t’u rehabilituar, i ati e inkurajoi të merrej me aktivitete të rënda fizike si futbolli dhe boksi. U shërua pjesërisht, po sëmundja e bëri një fëmijë të vetmuar, e cila kalonte ditë të tëra e mbyllur në dhomën e saj. Në shkollë e quanin “Frida këmbëdruri”, sepse njërën këmbë e kishte më të hollë e më të dobët se tjetra, madje shumë prej pikturave i nënshkroi me këtë pseudonim. Ndërkohë pësoi edhe një aksident tjetër të rëndë, çka bëri që t’ia ndryshonte përgjithmonë jetën. Filloi të pikturonte, ndërsa ishte e lidhur me shtratin dhe që prej nuk ndali kurrë. Me Diego Riveran i prezantoi një mik i përbashkët dhe dashuria e tyre qe me shikim të parë: ai ishte 43-vjeç, kurse ajo 22. Babai e paralajmëroi se po bëhej “një demon”, kurse e ëma i thoshte se dukej si shkrirja e një elefanti me pëllumbin. Ai e tradhtonte, ajo e donte marrëzisht. Ai e adhuronte, por nuk ishte në gjendje t’i ofronte një jetë të përbashkët që të ishte ekskluzive. Megjithatë, ata evoluan si bashkërisht, ashtu edhe veçmas, duke skalitur hapësirën e tyre në historinë e një bote të paanë. Dy artistët jetuan një marrëdhënie pasionante, të shënuar nga tradhti reciproke dhe vuajtje fizike të Fridës. Ndërkohë, puna e saj rritej dhe bëhej gjithnjë e më interesante. Ekspozoi në qendra të ndryshme arti në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë. Episod shumë i dhimbshëm ishte zbulimi i marrëdhënies së Riveras me të motrën e saj, e cila kishte qenë e besuara e Fridës. Ngjarja çoi në divorc, për t’u rimartuar pas një viti. Mësimet e dashurisë pasqyrohen në vuajtjet që burojnë në artin e saj, veçanërisht në autoportretet. Piktura e saj projekton vështirësitë, njeh ekspozimin ndaj jetës dhe përshkruan rrugën e vetëpranimit, hap pas hapi. Në përgjithësi, jeta e saj qe një kalvar fatkeqësish dhe sëmundjesh që minuan pjesën më të madhe të jetës dhe aspiratave që ajo kishte. Frida pohoi se vuajtja është një gjendje e vetëdijes, përmes një fraze që do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë: “Unë pi për të mbytur dhimbjet, mirëpo ato kanë mësuar të notojnë”.

Frida Kahlo vdiq më 13 korrik 1954, në moshën 47-vjeçare. Dy vjet më vonë, vdiq Diego, i cili kërkoi që të varrosej pranë saj. Sidoqoftë, dëshira e fundit nuk iu plotësua.

Pra, jeta e saj na jep një mësim të madh: “Duhet ta duam veten mbi gjithçka”; duhet t’u themi “Mjaft!” vuajtjeve tona, vetëm kësisoj do të jemi në gjendje të kultivojmë esencën dhe të shpalosim me fisnikëri stilin tonë personal. /konica/ KultPlus.com

Fjalët e Frida Kahlo drejtuar bashkëshortit të saj, shembulli më i mirë

Frida Kahlo de Rivera e lindur si Magdalena Carmen Frieda Kahlo y Calderón, ishte një piktore meksikane e njohur autoportretet e saj.

Jeta e Frida Kahlo filloj dhe mbaroj në Mexico City, në shtëpinë e saj, e cila është e njohur si “La Casa Azul,” Shtëpia e kaltër. Vepra e saj ka qenë e njohur ndërkombëtarisht si simboli i traditave meksikane kombëtare dhe autoktone, dhe nga feministet për përshkrimin e saj pa kompromis të përvojës dhe formë femërore.

Po ju sjellim fjalët që Frida ja drejtoi burrit të saj:

“Unë nuk po të kërkoj të më puthësh, as të më kërkosh falje kur mendoj se gabon. As nuk do të të kërkoj të më përqafosh kur më duhet më së shumti.

Unë nuk të kërkoj të më thuash sa e bukur jam edhe nëse është një gënjeshtër, as të më shkruash ndonjë gjë të bukur. As nuk do të të kërkoj të më telefonosh për të më treguar se si shkoi dita jote, as të më thuash sa shumë të mungoj.

Nuk ju lutem të më falënderoni për gjithçka që bëjë për ju, as të kujdeseni për mua kur shpirti im është thyer, dhe natyrisht, unë nuk do t’ju kërkoj të më mbështesni në vendimet e mia. Unë madje nuk do t’ju kërkoj të më dëgjoni kur të kem një mijë histori për të të treguar. Unë nuk do të kërkoj që të bësh asgjë, madje as të jesh pranë meje përgjithmonë.

Sepse nëse duhet të të pyes, nuk e dua më.”

Kujtojmë që më 1922 Kahlo u takua me Diego Riverën, një prej artistëve më të suksesshëm të Meksikës, pasi që u takuan Kahlo kërkoi nga Diego të gjykoj se a shfaqin talent të mjaftueshëm pikturat e saj për të, që të vazhdoj karrierën e saj si një artiste. Rivera u përgjigj se ishte i impresionuar nga puna e saj. Kahlo pas pak e nisi lidhjen me Diego Riverën, pavarësisht faktit se ai ishte 42 vjeçar. Ai në atë kohë u konsiderua tërheqës për femrat. Kahlo dhe Rivera u martuan në një ceremony të civilizuar te qytetit Coyoacan , më 21 gusht 1929. Nëna e saj ishte kundër martesës së tyre, dhe të dy prindërit iu referuan si “martesa mes elefantit dhe pëllumbit”, duke iu referuar diferencës në përmasat e çiftit: Rivera ishte i gjatë dhe mbipeshë ndërsa Kahlo ishte e imët dhe e brishtë./ KultPlus.com

Letra e dashurisë që Frida i kishte dërguar Diegos: Nata ime do të të thërrasë, por nuk ka zë

Përktheu: Elona Caslli

Nata ime është pa hënë. Nata ime ka sy të mëdhenj që ia ngulin shikimin dritës gri që depërton nga dritaret. Nata ime qan dhe jastëku bëhet i lagësht dhe i ftohtë. Nata ime është e gjatë dhe duket e nderë drejt një fundi të pasigurt. Nata ime më hedh tek mungesa jote. Të kërkoj, kërkoj trupin tënd të madh afër timit, frymëmarrjen tënde, aromën tënde.

Nata ime më përgjigjet; zbrazëti. Kam ftohtë nga nata ime dhe ndihem e vetmuar prej saj. Kërkoj të prek diçka: lëkurën. Ku je? Ku je?

Rrotullohem gjithandej, jastëku i lagur, faqja më ngjitet me jastëkun, flokët e lagur mbi tëmtha. Nuk ka mundësi të mos jesh këtu. Mendja ime endet, mendimet e mia ikin, vijnë dhe gëlojnë, trupi im nuk mund ta kuptojë.

Trupi im të do. Trupi im, kjo sipërfaqe e gjymtuar, do të harrohet për një çast në nxehtësinë tënde, trupi im kërkon me ngulm ca orë qetësie.

Nata ime është një zemër e kthyer në zhele. Nata ime e di se mua më pëlqen të të shoh, të ndjek me duar çdo hark të trupit tënd, të njoh fytyrën tënde dhe ta përkëdhel.

Nata ime më merr frymën nga mungesa jote. Nata ime dridhet nga dashuria, nga ajo dashuri që përpiqem ta përmbaj, por që dridhet në gjysmerrësirë, në çdo nerv timin.

Nata ime do të të thërrasë por nuk ka zë. Dhe megjithatë nata ime do të të thërrasë, të të gjejë dhe ta harrojë për një çast këtë kohë që veç të rraskapit.

Nata ime gërryen vetveten deri në atë pikë sa unë nuk e ndiej më mishin dhe ndjenja bëhet më e fortë, më e mprehtë, pa lëndën trupore.

Nata ime më djeg nga dashuria./ KultPlus.com

Letra e Frida Kahlos për të dashurin: Të adhuroj më shumë se kurrë më parë

Përktheu: Bujar Meholli

Diego, i dashuri im,

Sapo ta mbarosh atë afresk do të jemi bashkë përgjithmonë, një herë e përgjithmonë, pa kurrfarë argumenti apo ndonjë gjë tjetër, sall dashuri do të kemi për njëri-tjetrin.

Eja dhe bëj gjithçka që do t’ju thotë Emi Lu*.

Unë të adhuroj më shumë se kurrë më parë.

Vogëlushja jote, Frida!

————

*Artiste kaliforniane e pikturës dhe muraleve. Mike e ngushtë e Fridas dhe Diegos.

Takimi me Diego Riveran

Pikturat që Frida bënte në shtëpi ia dërgoi Diegos, që ishte një ndër personalitetet e shquara të artit pamor. Arti i saj i bëri aq shumë përshtypje saqë ai vendosi ta bëjë pjesë të skenës politike dhe kulturore në Meksikë.

Ajo u dashurua në Diegon. U martuan më pas, por Kahlo qe e vetëdijshme se ai i bënte tradhti. Megjithatë, edhe ajo më vonë pati shumë marrëdhënie jashtëmartesore. /KultPlus.com

66 vjet nga vdekja Frida Kahlos, artistes që theu barriera në fushën e artit

Frida Kahlo de Rivera e lindur si Magdalena Carmen Frieda Kahlo y Calderón, ishte një piktore meksikane e njohur autoportretet e saj.

Jeta e Frida Kahlo filloj dhe mbaroj në Mexico City, në shtëpinë e saj, e cila është e njohur si “La Casa Azul,” Shtëpia e kaltër. Vepra e saj ka qenë e njohur ndërkombëtarisht si simboli i traditave meksikane kombëtare dhe autoktone, dhe nga feministet për përshkrimin e saj pa kompromis të përvojës dhe formë femërore.

Në vijim, KultPlus ju sjell letrën që artistja i shkori të dashurit të saj.

”Diego, i dashuri im,

Sapo ta mbarosh atë afresk do të jemi bashkë përgjithmonë, një herë e përgjithmonë, pa kurrfarë argumenti apo ndonjë gjë tjetër, sall dashuri do të kemi për njëri-tjetrin.

Eja dhe bëj gjithçka që do t’ju thotë Emi Lu*.

Unë të adhuroj më shumë se kurrë më parë.

Vogëlushja jote, Frida!”

————

*Artiste kaliforniane e pikturës dhe muraleve. Mike e ngushtë e Fridas dhe Diegos.

Takimi me Diego Riveran

Pikturat që Frida bënte në shtëpi ia dërgoi Diegos, që ishte një ndër personalitetet e shquara të artit pamor. Arti i saj i bëri aq shumë përshtypje saqë ai vendosi ta bëjë pjesë të skenës politike dhe kulturore në Meksikë.

Ajo u dashurua në Diegon. U martuan më pas, por Kahlo qe e vetëdijshme se ai i bënte tradhti. Megjithatë, edhe ajo më vonë pati shumë marrëdhënie jashtëmartesore. /KultPlus.com

“Nëse një grua që ka vuajtur shumë thotë se qeshja është e vetmja gjë që ka vlerë, ashtu duhet të jetë”

Frida Kahlo ishte një grua e mrekullueshme, jeta e saj ka qenë e gjitha mes artit dhe vuajtjes, por sot flasim për poezitë, frazat, aforizmat.

Jeta e saj u shënua nga sëmundje dhe një aksident i tmerrshëm, por forca e saj dhe dëshira e saj për dashuri e bënë atë një ikonë, arti i saj surreal i pikturës plot dhimbje njihet në mes të mijëra pikturave, fjalët e saj të forta, të vendosura dhe të pasionuara mund të jenë një pikë mbështetjeje për ata që kanë nevojë për forcë dhe vullnet.

Më poshtë është një përmbledhje e thënieve të saj më të rëndësishme dhe më të fuqishme.

 “Këmbë, pse më duhen ato, kur kam krahë për të fluturuar?”

Frida kaloi shumë muaj në shtrat pas poliomelitit dhe më pas për shkak të aksidentit të saj, por asgjë nuk mund ta pengonte atë të fluturonte me krahët e imagjinatës së saj.

“Të mbjellësh një vuajtje është të rrezikosh ta lejosh atë që të gëlltisë, nga brenda”

Izolimi në dhimbjen tënde nuk të çon drejt asgjëje të mirë, dhe ajo e dinte, për këtë arsye ajo shfaqi dhimbjen e saj duke pikturuar dhe shkruar, një mënyrë për të lënë vuajtjet dhe për të mos lejuar që ato ta vinin përfund.

“Ankthi dhe dhimbja, kënaqësia dhe vdekja nuk janë asgjë tjetër veçse një proces që ekziston. Lufta revolucionare në këtë proces është një derë e hapur për inteligjencën “

Ajo e dinte mirë, nuk ka jetë pa vdekje, pasi nuk ka gëzim pa vuajtje … të gjitha janë procese të tranzicionit për të qenë në gjendje të jetosh plotësisht, të hapësh mendjen dhe të zhvillosh inteligjencën.

“Në fund të ditës, mund të durojmë shumë më tepër sesa mendojmë se mund të mbajmë”

Kjo është e drejtë, në mbrëmje në ngrohtësinë e shtratit mund të reflektojmë dhe gjithmonë e gjejmë veten pak më të fortë se sa kishim menduar që të ishte e mundur. Ne jetojmë një ditë të tërë me mendimin se nuk jemi në gjendje ta bëjmë, por në fund e kuptojmë se edhe kësaj here ia kemi dalë.

“Asgjë nuk vlen më shumë se qeshura”

Asgjë për të shtuar, nëse një grua që ka vuajtur kaq shumë thotë se qeshja është e vetmja gjë që ka vlerë, ashtu duhet të jetë.

“Ajo që nuk më vret, më bën më të fortë”

Ajo e përjetoi këtë mbi veten e saj, rrezikoi jetën dhe doli fitimtare, ajo kishte defekte fizike të tmerrshme dhe megjithatë kishte aq shumë adhurues dhe shumë njerëz që e ndoqën … ajo ishte pa dyshim një grua shumë e fortë, ndoshta ishte falënderuese për ato prova që kishte kaluar në rini.

“Bukuria dhe shëmtia janë një mirazh, sepse të tjerët përfundojnë duke parë brendshmërinë tonë”

Frida sigurisht nuk mund të thuhet se ishte një grua e bukur sipas standardeve të tanishme, ajo kishte vetullat e mëdha, një këmbë më të vogël se tjetra, plagë në trupin e saj, por kushdo që e takoi ra në dashuri me të, sepse ajo ishte e bukur brenda, e aftë ta pohonte bukurinë e saj të brendshme më shumë se atë të jashtme … një shembull që duhet ndjekur.

“Dua t’ju jap gjithçka që nuk keni pasur kurrë, as nuk do ta dini se sa e mrekullueshme është të të duan”

Ajo ishte një grua shumë e pasionuar, gruaja e Diego Rivera gjithashtu kishte shumë adhurues, por ndër më të famshmit mund të kujtojmë revolucionarin rus Leon Trocki, poetin André Breton dhe fotografin Tina Modotti. Letrat më të apasionuara, megjithatë, ishin për dashnorin José Bartoli, një refugjat i artit spanjoll në Nju Jork, të cilin Frida e donte me pasion, rreth 100 faqe të shkruara me dorë nga Kahlo midis viteve 1946 dhe 1949.

Më poshtë është një ekstrakt i atyre letrave:

“Natën e kaluar u ndjeva sikur kaq shumë krahë më përshkuan të gjithën, sikur këshilla e gishtërinjve të tu kishte gojë që më puthnin lëkurën time. Atomet e trupit tim janë tuajat dhe dridhen së bashku në mënyrë që ta duam njëri-tjetrin. Unë dua të jetoj dhe të jem e fortë për të të dashur me gjithë butësinë që meriton, për të të dhënë gjithçka që është e mirë në mua, kështu që nuk do të ndjehesh vetëm. Ndihem që gjithmonë të kam dashur, që para se të lindje. Ndonjëherë ndjej që unë kam të lindur për veten time”

“Unë besoj se në dashuri nuk ka as inteligjencë, as marrëzi, dashuria është si një aromë, si një rrymë, si shiu. Ti e njeh, qiellin tim, ju bini si shi mbi mua dhe unë, si toka, ju pranoj”.

Fjalët e dashurisë së pasionuar dhe të butë në të njëjtën kohë, vetëm një grua si Frida Kahlo mund t’i shprehte në këtë mënyrë të fortë.

“Shpresoj se çlirimi është i lumtur dhe shpresoj se kurrë nuk do të kthehem”

Këto janë fjalët e saj të fundit të shkruara në ditarin e saj pak para vdekjes. Jeta e saj ishte një jetë e vështirë, por e plotë dhe madje në pikën e vdekjes donte të ishte e fortë dhe e vendosur./bota.al/KultPlus.com

Meriton një dashuri shumë të bukur…

Më 6 korrik të vitit 1907, lindi artistja e njohur meksikane Frida Kahlo, emri i vërtetë i së cilës është Magdalena Carmen Frida Kahlo y Calderón.

Frida Kahlo u bë e famshme me autoportretet e saj dhe punimet e saj të inspiruara nga natyra meskikane, shkruan KultPlus.

Mirëpo, Kahlo prapa vetes ka lënë edhe shumë poezi me tematikë dashurie, ndërsa sot në ditëlindjen e artistes së madhe, KultPlus ju sjell një poezi shumë të njohur të saj.

Poezi nga Frida Kahlo

Meriton një dashuri që të do

të pakrehur

me gjithçka dhe me arsyet që të bëjnë

të ngrihesh me nxitim

me gjithçka dhe me demonët që

nuk të lënë të flesh.

Meriton një dashuri që të bën

të ndihesh e sigurt,

në gjendje të gëlltitësh botën

kur ecën krah teje,

që ndjen se përqafimet e saj janë

të përsosur për lëkurën tënde./ KultPlus.com

‘Qysh se jam dashunu me ty, gjithçka ka ndryshue dhe asht përplot me bukuri’

Letra e dashnisë së Frida Kahlo për të dashtunin e saj Josè Bartoli

Përshtati në shqip Arjola Zadrima

Për ty kam rifillue me jetu, me pikturu, me kenë e lumtun, me hangër ma mirë për me kenë e fortë, që ti të më gjesh ma të bukur, pak a shumë siç isha para do kohëve […]

I jemi Bartoli-Jose-Giuseppe-…deshta me të thanë që e gjithë qënia jeme asht e hapun për ty.

Qysh se jam dashunu me ty, gjithçka ka ndryshue dhe asht përplot me bukuri.

Due me ti dhanë ngjyrat ma të bukura, due me të puthë.
Kishe dashtë me pa prej syve tuej, me ndigjue me veshët tuej, me ndje me lëkurën tande, me puthë me gojën tande.

Më të pa prej poshtë, due me kenë hija jote, lindun prej thembrës të kamës tande, e cila shtrihet përgjatë tokës ku ti ecë.
Due me kenë uji që të lan, drita që të jep formë, kishe dashtë që substanca jeme të ishte substanca jote, due me të shoqnue, me të ndihmue,me të dashtë dhe në të qeshunën tande me gjetë gëzimin tem.

Nse ndonjiherë vuen kishe dashtë me të mbushë me butësi në mënyrë që të ndjehesh ma mirë.
Kur të kesh nevojë për mue, ke me më gjetë gjithnji pranë vetes.

Më fal nëse të gjitha këto që të shkruej të duken marrëzi, por unë mendoj se në dashni nuk ka as inteligjencë as marrëzi, dashnia asht si një aromë, si rrymë, si shi.

A e din, qielli jem, ti derdhë shi mbi mue dhe unë si toka të përpij. / KultPlus.com

Frida Kahlo, jeta e shthurur dhe vuajtjet e saj

Jeta që e kishte çuar piktorja Frida Kahlo, kishte qenë një jetë e çrregullt dhe vazhdimisht e percjellë me ndjenjën e braktisjes. Ajo çfarë nuk e kishte lënë asnjëherë vetëm kishte qenë arti i saj. Të gjitha vuajtjet që ajo i përjetonte i barte në piktura, duke u munduar në këtë formë ta mbushte zemrën boshe të saj.

Duke shikuar më thellë jetën dhe personalitetin e Frida Kahlo, mund të thuhet se Frida mund të ketë vuajtur nga çrregullimi i personalitetit Border-Line (BPD) . Në përgjithësi, njerëzit me BPD rrethohen nga ndjenja kaotike dhe u mungon stabiliteti. Marrëdhëniet e tyre emocionale janë të paqëndrueshme, ata përjetojnë frikë të jashtëzakonshme nga braktisja dhe ata përpiqen të shmangin braktisjen duke përdorur edhe teknika manipuluese. Kjo mbase mund të shpjegojë pse Frida ndihej e pashpresë dhe e zbrazët gjatë gjithë jetës së saj.

Gjatë gjithë jetës së saj, Frida po përpiqej të ndjehej e lidhur me botën dhe e plotë. Ajo kërkonte vazhdimisht dashuri, aprovim dhe vëmendje nga njerëzit përreth saj në mënyrë që të ndjehej më e gjallë. E gjithë kjo kishte rrjedhë nga vitet e saj të fëmijërisë. Sëmundja e saj në moshën gjashtë vjeç me këmbën e saj e bënë atë të ndjehej e brishtë, e dobët dhe inferiore ndaj fëmijëve të tjerë. Megjithatë, ishte brishtësia e saj ajo që e afroi babanë e saj me të. Ai gjithmonë e ndihmonte atë dhe kujdesej për të. Frida ishte fëmija i tretë i martesës së dytë të babait të saj dhe kështu ajo kishte frikë se ai do ta linte pas dore.

Ajo u përpoq ta bënte atë ta donte atë më shumë sesa fëmijët e tjerë dhe e lidhi atë pas saj. Kjo ishte një temë e cila vazhdimisht përseritej në jetën e saj. Nëna e saj nga ana tjetër, nuk ishte aq e kujdesshme sa babai i saj, dhe kjo bëri që të linte hapësirë ​​boshe në zemrën e saj.

Në mënyrë të pashmangshme, ajo ishte përpjekur të merrte nga burri i saj dashurinë që nuk e mori kurrë nga nëna e saj. Diego ishte një burrë i moshuar, me të cilin ajo ndihej e sigurt, sepse ai e mbronte ashtu si bëri babai i saj. Megjithatë, Diego kishte qëllim shumë më tepër për Fridën. Ai nuk ishte vetëm partneri i saj por edhe mentori i saj. Ndikimi i tij e ndihmoi atë të formësonte artin dhe personalitetin e saj. Ajo e kishte idealizuar. Ata ishin të lidhur fort me njëri-tjetrin. Njëri kishte nevojë për tjetrin të ndjehej i plotë si një person. Sa herë që kjo lidhje e veçantë prishej, shkaktonte një regullim të madh jetë, veçanërisht në jetën e Fridas.

Ajo ndjehej e braktisur, e vetmuar dhe e zemëruar. Jeta e saj nuk kishte asnjë kuptim. Nuk është për t’u habitur që ajo falte pabesitë e tij të shumta dhe u rimartua me të. Ata ndanë një përvojë emocionale që e bëri Fridën të ketë nevojë për Diegon në mënyrë që ajo të jetojë dhe ta mbajë gjallë artin e saj, ndërsa për Diegon nuk ishte diçka ndryshe.

Vetë fragmenti i Fridës dhe ndjenjat e braktisjes janë të dukshme në të gjitha pikturat e saj. Me gjithë njerëzit që kujdeseshin për të, ajo gjithmonë ndjehej e vetmuar dhe e padëshiruar. Nevoja e saj e vazhdueshme për dashuri dhe miratim ishte e dukshme në të gjitha letrat që ajo i shkruante Diegos, miqve dhe dashamirëve të saj. Ajo e refuzoi ashpër dhe shpesh luftoi me depresionin për periudha të gjata kohore. Me gjithë ankthin dhe periudhat e depresionit, Frida thoshte se e do jetën, dhe kishte raste kur gjithçka dukej bukur.

Në vitet e saj të fundit, të gjitha ilaçet e rënda që mori, për shkak të gjendjes së saj të rëndë shëndetësore, e bënin atë herë pas here paranoike. Frida kishte frikë nga vdekja dhe kështu ajo u kujdes shumë për shëndetin e saj. Problemet e saj serioze shëndetësore e bënë që ajo të bënte kontrolle të rregullta mjekësore dhe operacione të shumta.

Frida kërkonte gjatë tërë kohës vëmendje. Pamja e saj – veshjet shumëngjyrëshe, stolitë dhe lulet – nuk kaluan asnjëherë pa u vënë re. Ajo kishte arritur të krijonte një personalitet të jashtëzakonshëm që arrinte të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve. Sidoqoftë, Frida nuk hezitoi të shpaloste dhimbjet dhe vuajtjet e saj për të marrë atë që dëshironte – admirimin dhe vëmendjen. Dhe kjo me siguri reflektohet edhe në pikturat e saj. Duke pikturuar veten si ajo e cila ka pësuar dhimbje ekstreme, arriti të provokojë ndjenja jo vetëm të admirimit, por edhe të keqardhjes dhe simpatisë. Ajo i paraqiti problemet e saj në një mënyrë të dukshme, duke i bërë të tjerët ta shohin atë si një viktimë, qoftë nga pabesia e Diegos apo edhe dhimbjes fizike të saj.

Ajo me të drejtë fitoi titullin e “Grande Dama e Vuajtjes”, sepse ajo përdori sëmundjen e saj dhe vuajtjet në favor të saj. “Neve na pëlqen të jemi të sëmurë për të mbrojtur veten tonë”, shkroi ajo në ditarin e saj, sepse ndjeu se kur ishte e sëmurë, duhej dhe kujdesej më shumë nga të tjerët.

Asgjë nuk mund të mbushte hapësirën boshe brenda shpirtit të Fridës. E vetmja gjë që qetësonte pjesërisht dhimbjen e saj ishte marrëdhënia e saj me Diegon. Por çdo luftë ndaj tij e bëri atë edhe më keq. Me kalimin e kohës dëshpërimi i saj u rrit më shumë dhe e çoi atë në alkool dhe përdorim të tepërt të qetësuesve kundër dhimbjeve. Gjatë vitit të fundit të jetës së saj ajo bëri përpjekje të shumta vetëvrasjeje. Njerëzit me BPD shpesh sillen ashtu. Frida i donte fëmijët, por ajo nuk mund të kishte fëmijë të saj dhe kjo po e vriste atë.

Piktura ishte zgjidhja për çdo problem të saj. Të kalosh vështirësi dhe pastaj t’i shprehësh në art u bë pjesë e jetës së saj. Kjo i dha forcë asaj dhe një arsye për të jetuar. Pranimi i admirimit për veprat e saj ishte ngushëllimi i saj i vetëm në jetë. / KultPlus.com

Frida Kahlo dhe Diego Rivera, gati ekspozita me pikturat e çiftit meksikan

Në muzeun “Dolores Olmedo” në Nju Meksiko është çelur një ekspozitë e veçantë, në qendër të së cilës është bota artistike dhe pasioni i çiftit meksikan të artistëve, Frida Kahlo dhe Diego Rivera.

Koleksioni i pazbuluar më parë për publikun i dedikohet çiftit të martuar, Fridës dhe Diegos, nga dita e njohjes dhe më pas prezantimit të artit të tyre botës.

Në piktura shfaqet më së miri lidhja e fortë që artistët kishin me Meksikës, dhe kjo ishte arsyeja që nuk emigruan kurrë. Kahlo është sot një nga figurat artistike më popullore të Meksikës dhe jeta e saj drithëruese dhe sfiduese, u shndërrua në film në vitin 2002, me protagonist kryesore aktore Salma Hayek.

Në ekspozitë tregohet qartë se jeta private dhe puna artistike e Fridës nuk mund të ndahet për asnjë çast nga Diego dhe se së bashku ata arritën të shndërrohen në legjenda të artit të shekullit të 20, pavarësisht stileve të ndryshme që kishin.

Sipas drejtoreshës së muzeut, përveç marrëdhënies me Fridën, vetë Diego tregoi se sa gjeni ishte përmes pikturave të tij murale.

“Publiku që do të na vizitojë, mund të shohë vepra të Diegos dhe Fridës, të miksuara së bashku. Ka një dialog mes këtyre pikturave, që tregon influencën që ata të dy kishin tek njëri tjetri. Ata janë çifti më emblematik i artit meksikan falë artit të tyre, angazhimit politik dhe sigurisht lidhjes në çifte ”thotë drejtoresha e muzeut, Josefina Garcia.

Muzeu u çel për herë të parë më 17 shtator 1994 dhe u ndërtua falë punës së Dolores Patino, një biznesmene, filantropiste dhe artiste meksikane, që kishte lidhje miqësore me çiftin Frida e Diego.

Në ekspozitën që do të çelet për publikun të shtunën, do të shfaqen 27 piktura të Diego Riverës dhe 20 të Frida Kahlos./A2 / KultPlus.com

Publikohet incizimi i vetëm i zërit të Frida Kahlo (VIDEO)

Frida Kahlo mund të jetë një nga fytyrat më të njohura në botën e artit, por si mund të tingëllonte zëri i saj?

Fotografi francez Giséle Freund dikur e përshkroi atë si “melodioz dhe të ngrohtë”, por në sajë të Bibliotekës Kombëtare të Tingujve të Meksikës, tani mund ta dimë me siguri.

Biblioteka ka zbuluar atë që ata besojnë se mund të jetë regjistrimi i parë i njohur i zërit të Kahlo-s, i marrë nga një episod i radios El Bachiller të vitit 1955, që u transmetua pas vdekjes së saj në vitin 1954. Episodi paraqiti një profil të bashkëshortit të artistes Kahlo, Diego Rivera. Në të, ajo lexon nga eseja e saj “Portreti i Diegos”, e cila është marrë nga katalogu i një ekspozite të vitit 1949 në Pallatin e Arteve të Bukura, për shënimin e 50 vjetorit të punës së Rivera.

“Ai është një fëmijë gjigant dhe i madh, me një fytyrë miqësore dhe një vështrim të trishtuar”, thotë ajo, e përkthyer nga Agence France-Presse.

“Sytë e tij të lartë, të errët, jashtëzakonisht inteligjentë dhe të mëdhenj rrallë qëndrojnë në vend. Ata pothuajse dalin nga bazat e tyre për shkak të qepallave të fryra dhe të dendura – si ato të një bretkose. Ata lejojnë shikimin e tij të kapë një fushë vizuale shumë të gjerë, sikur të ishin ndërtuar veçanërisht për një piktor të hapësirave të turmave të mëdha”

Është vlerësuar se regjistrimi është bërë në vitin 1953 ose 1954.

Në deklaratën për shtyp, sekretari i kulturës i Meksikës, Alejandra Frausto, tha se nëse është zëri i Kahlo-s – një pretendim që autoritetet vazhdojnë të hetojnë – ky mund të jetë regjistrimi i vetëm audio i artistes që ekziston.

Frida Kahlo: Këmbë, për çfarë më duheni, kur unë kam krahë për të fluturuar?



Frida Kahlo: Gruaja pas legjendës

Në vitin 1925, Frida Kahlo po kthehej në shtëpi pas shkollës në qytetin e Meksikës kur autobusi  me të cilin ajo po udhëtonte u përplas me makinat në rrugë. Si pasojë, ajo mori plagë fatale në shtyllën kurrizore dhe në leg, duke bërë që ajo të kalonte muaj të tërë në shtrat pas aksidentit. Gjatë kohës që kaloi në shtrat, ajo kishte një këmbalec piktori në shtratin e saj që të mund të praktikonte teknikat e pikturimit dhe kur filloi që të punonte ajo filloi që ta pikturonte botën sipas vizionit të saj të veçantë.

Gjatë gjithë jetës së saj ajo do të kthehej në krijuesen dhe muzën e një arti të jashtëzakonshëm. Veprat e saj na japin mundësinë që t’a shikojmë botën përmes syve të saj. Ajo pikturoi miqtë, familjen e saj, natyrë të qetë dhe tematika shpirtërore, por do të ishin portretet e saj mesmerizuese ato që do të kapnin vëmendjen e botës. Në një vepër të hershme të një portreti më fustan të kadifenjtë fokusi është tek vetullat e saj të theksuara, qimet e fytyrës, qafën e gjatë dhe vështrimin e saj të frikshëm. Këto tipare mbetën edhe më pas, por shpejt Kahlo do ta paraqiste veten në mënyra më të pazakonta si p.sh., portreti me shtyllën kurrizore të thyer, ku ajo përdor simbolizmin, imazheri fetare dhe peizazh të thyer për të paraqitur gjendjen e saj fizike dhe mendore.

Në vitin 1923, Kahlo filloi që të dilte me piktorin Diego Rivera. Ata u bënë partnerë të përjetshëm dhe kultivuan një famë eksentrike. Ata udhëtuan nëpër botë dhe iu përkushtuan artit, politikës komuniste dhe nacionalizmit meksikan. Kahlo dhe Rivera ishin pjesë e një lëvizje që lartësonte kulturën indigjine dhe revolucionin. Në jetën e saj të përditshme, Kahlo vishej me fustan tijhuanian dhe zhytej ne sipirtualitetin vendor. Edhe në punën e saj ajo i referoj shpesh kulturës popullore meksikane si ngjyrat e ndezura, referencat e lidhura me vdekjen, fenë dhe natyrën. Me imazhet e saj të luleve gjigande pluskuese, pjesët e transplantuara të trupit, peizazhet engjëllore, dhe retë e kadifenjta me demonë, do të bënte që shumë shpesh Kahlo të asociohej me surrealizmin. Por ndërsa surrealistët përdornin ëndrrat për të eksploruar mendjen e pavetëdijshme, Kahlo i përdorte ato për të paraqitur gjendjen fizike dhe përvojat e saj jetësore.

Dy nga përvojat e saj më të shfrytëzuara ishin paaftësia fizike dhe martesa e saj. Si rezultat i aksidentit me autobus ajo ka vuajtur nga probleme të mëdha shëndetësore dhe ka qenë e shtruar për periudha të gjata në spital. Shpesh ajo do të bashkonte në pikturat e saj gjendjen e saj mendore me atë fizike, duke pikturuar agoninë e saj, rikuperimet nga operacionet, ose duke përdorur objekte si karrocën e saj.

Ndërkohë marrëdhënie e saj me Rivera-n ka qenë e stuhishme të shënjuara nga tradhtitë reciproke, madje ata edhe u divorcuan një herë për t’u rimartuar një vit me vonë. Gjatë kësaj periudhe ajo pikturoi dopio portretin e saj, dy Fridat të cilat flasin për dhimbjen e humbjes dhe kuptimin e vetes. Frida në të majtë ka një zemër të thyer e cila rrjedh gjak në fustanin e saj viktorian. Ajo simbolizon një version të artistes, e cila është e lënduar nga e shkuara dhe ajo është gjithashtu e lidhur me anë të një artereje me një vete të saj të dytë. Kjo Frida mban veshur një fustan tijhuanian dhe megjithëse ajo e kujton Diegon me portretin e vogël të tij që ajo mban në duar, por zemra e saj mbetet e paprekur. Ato që të dyja sugjerojnë një pozicion ndërmjet të shkuarës dhe të tashmes, individualitetin dhe pavarësinë.

Kahlo vdiq në vitin 1954 në moshën 47 vjeçare. Vitet pas vdekjes së saj ajo gëzoi një famë që ka zgjatur deri në ditët e sotme. Trupi i Kahlos na kujton se, nuk ka të vërteta të thjeshta për jetën, punën dhe trashëgiminë e gruas pas ikonës. Në vend të këtyre, ajo ka paraqitur versione të shumëfishta të vetes duke na hapur kështu disa rrugë drejt përmbajtjes së shpirtit të saj. / KultPlus.com

Leksionet e artit nga TED-ED
Nga Iseult Gillespie

Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja Enkeleda Suti
https://ed.ted.com/lessons/frida-kahlo-the-ëoman-behind-the-legend-iseult-gillespie




Frida Kahlo:Dua t’ju jap gjithçka që nuk keni pasur kurrë, as nuk do ta dini se sa e mrekullueshme është të të duan

Frida Kahlo ishte një grua e mrekullueshme, jeta e saj ka qenë e gjitha mes artit dhe vuajtjes, por sot flasim për poezitë, frazat, aforizmat.

Jeta e saj u shënua nga sëmundje dhe një aksident i tmerrshëm, por forca e saj dhe dëshira e saj për dashuri e bënë atë një ikonë, arti i saj surreal i pikturës plot dhimbje njihet në mes të mijëra pikturave, fjalët e saj të forta, të vendosura dhe të pasionuara mund të jenë një pikë mbështetjeje për ata që kanë nevojë për forcë dhe vullnet.

Më poshtë është një përmbledhje e thënieve të saj më të rëndësishme dhe më të fuqishme.

 “Këmbë, pse më duhen ato, kur kam krahë për të fluturuar?”

Frida kaloi shumë muaj në shtrat pas poliomelitit dhe më pas për shkak të aksidentit të saj, por asgjë nuk mund ta pengonte atë të fluturonte me krahët e imagjinatës së saj.

“Të mbjellësh një vuajtje është të rrezikosh ta lejosh atë që të gëlltisë, nga brenda”

Izolimi në dhimbjen tënde nuk të çon drejt asgjëje të mirë, dhe ajo e dinte, për këtë arsye ajo shfaqi dhimbjen e saj duke pikturuar dhe shkruar, një mënyrë për të lënë vuajtjet dhe për të mos lejuar që ato ta vinin përfund.

“Ankthi dhe dhimbja, kënaqësia dhe vdekja nuk janë asgjë tjetër veçse një proces që ekziston. Lufta revolucionare në këtë proces është një derë e hapur për inteligjencën “

Ajo e dinte mirë, nuk ka jetë pa vdekje, pasi nuk ka gëzim pa vuajtje … të gjitha janë procese të tranzicionit për të qenë në gjendje të jetosh plotësisht, të hapësh mendjen dhe të zhvillosh inteligjencën.

“Në fund të ditës, mund të durojmë shumë më tepër sesa mendojmë se mund të mbajmë”

Kjo është e drejtë, në mbrëmje në ngrohtësinë e shtratit mund të reflektojmë dhe gjithmonë e gjejmë veten pak më të fortë se sa kishim menduar që të ishte e mundur. Ne jetojmë një ditë të tërë me mendimin se nuk jemi në gjendje ta bëjmë, por në fund e kuptojmë se edhe kësaj here ia kemi dalë.

“Asgjë nuk vlen më shumë se qeshura”

Asgjë për të shtuar, nëse një grua që ka vuajtur kaq shumë thotë se qeshja është e vetmja gjë që ka vlerë, ashtu duhet të jetë.

“Ajo që nuk më vret, më bën më të fortë”

Ajo e përjetoi këtë mbi veten e saj, rrezikoi jetën dhe doli fitimtare, ajo kishte defekte fizike të tmerrshme dhe megjithatë kishte aq shumë adhurues dhe shumë njerëz që e ndoqën … ajo ishte pa dyshim një grua shumë e fortë, ndoshta ishte falënderuese për ato prova që kishte kaluar në rini.

“Bukuria dhe shëmtia janë një mirazh, sepse të tjerët përfundojnë duke parë brendshmërinë tonë”

Frida sigurisht nuk mund të thuhet se ishte një grua e bukur sipas standardeve të tanishme, ajo kishte vetullat e mëdha, një këmbë më të vogël se tjetra, plagë në trupin e saj, por kushdo që e takoi ra në dashuri me të, sepse ajo ishte e bukur brenda, e aftë ta pohonte bukurinë e saj të brendshme më shumë se atë të jashtme … një shembull që duhet ndjekur.

“Dua t’ju jap gjithçka që nuk keni pasur kurrë, as nuk do ta dini se sa e mrekullueshme është të të duan”

Ajo ishte një grua shumë e pasionuar, gruaja e Diego Rivera gjithashtu kishte shumë adhurues, por ndër më të famshmit mund të kujtojmë revolucionarin rus Leon Trocki, poetin André Breton dhe fotografin Tina Modotti. Letrat më të apasionuara, megjithatë, ishin për dashnorin José Bartoli, një refugjat i artit spanjoll në Nju Jork, të cilin Frida e donte me pasion, rreth 100 faqe të shkruara me dorë nga Kahlo midis viteve 1946 dhe 1949.

Më poshtë është një ekstrakt i atyre letrave:

“Natën e kaluar u ndjeva sikur kaq shumë krahë më përshkuan të gjithën, sikur këshilla e gishtërinjve të tu kishte gojë që më puthnin lëkurën time. Atomet e trupit tim janë tuajat dhe dridhen së bashku në mënyrë që ta duam njëri-tjetrin. Unë dua të jetoj dhe të jem e fortë për të të dashur me gjithë butësinë që meriton, për të të dhënë gjithçka që është e mirë në mua, kështu që nuk do të ndjehesh vetëm. Ndihem që gjithmonë të kam dashur, që para se të lindje. Ndonjëherë ndjej që unë kam të lindur për veten time”

“Unë besoj se në dashuri nuk ka as inteligjencë, as marrëzi, dashuria është si një aromë, si një rrymë, si shiu. Ti e njeh, qiellin tim, ju bini si shi mbi mua dhe unë, si toka, ju pranoj”.

Fjalët e dashurisë së pasionuar dhe të butë në të njëjtën kohë, vetëm një grua si Frida Kahlo mund t’i shprehte në këtë mënyrë të fortë.

“Shpresoj se çlirimi është i lumtur dhe shpresoj se kurrë nuk do të kthehem”

Këto janë fjalët e saj të fundit të shkruara në ditarin e saj pak para vdekjes. Jeta e saj ishte një jetë e vështirë, por e plotë dhe madje në pikën e vdekjes donte të ishte e fortë dhe e vendosur./bota.al/KultPlus.com

Letër dashurie për Diego Riveran

Nga: Frida Kahlo
Përktheu: Leonora Buçinca

Nata ime është pa hënë. Nata ime ka sy të mëdhenj që shohin të fiksuar një dritë gri që filtron nëpër dritare. Nata ime qan e jastëku bëhet i lagësht dhe i ftohtë. Nata ime është e gjatë dhe duket e shtrirë drejt një fundi të pasigurt. Nata ime më sulmon në mungesën tënde.

Të kërkoj, kërkoj trupin tënd të pafund pranë timit, frymën tende, erën tende.

Nata ime më përgjigjet: bosh; nata ime më jep të ftohtë dhe vetmi.

Kërkoj një pikë kontakti: lëkurën tënde.

Ku je? Ku je?

Kthehem herë në njërin krahë e herë në tjetrin, jastëku i lagur, faqja me ngjitet, flokët e lagura kundër tempujve. Nuk është e mundur që ti nuk je këtu.

Mendja ime endet, mendimet e mia shkojnë, vijnë dhe turmezohen, trupi im nuk mund ta kuptojë. Trupi im do të donte ty. Trupi im, kjo zonë e gjymtuar, do të dëshironte të harrohet për një çast në ngrohtësinë tënde.

Trupi im kërkon disa orë qetësi. Nata ime është një zemër e shndërruar në një leckë. Nata ime e di se do të më pëlqente t’ju shikoja, të ndiqja me duar çdo lakim të trupit tënd, të ta njihja fytyrën tënde dhe ta përkëdhelja.

Nata ime më mbyt për mungesën tënde. Nata ime ndizet me dashuri, atë që unë përpiqem ta bëj, por që ndriçon në hije, në çdo fibër timin. Nata ime do të donte t’ju thërras, por nuk ka zë.

Megjithatë, dëshiron t’ju thërrasë e t’ju gjejë e të mbahet për ty një çast dhe ta harrojë kohën që masakron. Trupi im nuk mund ta kuptojë. Ai ka nevojë për ty aq sa kam unë. Mund të ndodhë që, në fund të fundit, trupi im dhe unë formojmë një tërësi. Trupi im ka nevojë për ty. Shpeshherë pothuajse më ke shëruar. Nata ime gërryhet derisa të mos ndiej më mishin dhe ndjenja bëhet më e fortë, më akute, pa substancë materiale. Nata ime më djegë me dashuri. /Marrë nga numri i pestë i revistës “Akademia”/KultPlus.com

Ekspozita “Frida Kahlo” në Muzeun e Bruklinit

Një ekspozitë e madhe kushtuar artistes meksikane Frida Kahlo u hap kohët e fundit në Muzeun e Bruklinit në Nju Jork.

“Pamjet mund të mashtrojnë” është ekspozita më e madhe në Shtetet e Bashkuara në një dekadë që i kushtohet piktores ikonë. Piktura, vizatime, madje edhe veshjet dhe sendet personale të saj janë shfaqur në Muzeun e Bruklinit në një ekspozitë që do të qëndrojë e hapur deri në mes të majit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Mikhail Gutkin sjellë hollësitë.

Piktorja meksikane Frida Kahlo tallej me normat shoqërore të kohës së saj. Ajo ishte një ikonë e modës dhe një komuniste e përkushtuar, ishte gjithashtu me aftësi të kufizuara.

Në ekspozitën e Muzeut të Bruklinit, ka fotografi, vizatime dhe skica, rroba dhe sende të tjera personale nga shtëpia e saj në Meksiko Siti, të quajtur Casa Azul.

“Ajo duhet të ketë qenë një fëmijë shumë i vështirë për prindërit e saj, sepse ishte e lirë, ajo largohej nga shtëpia dhe shkonte në treg vetëm, e veshur me rroba meshkujsh”, thotë Carlos Olmeda, Drejtor Ekzekutiv i Muzeut Frida Kahlo në Casa Azul.

Piktorja u prek nga virusi i poliomelitit kur ishte e vogël. Ajo filloi të pikturonte kur ishte 25 vjeç, pas një aksidenti të rëndë automobilistik që e detyroi të qëndronte në shtrat për një kohë të gjatë.

Ajo ishte qendra e eksperimenteve të saj artistike. Kur Kahlo bëri një autoportret, ajo u përqendrua qëllimisht tek vetullat e trasha dhe të errëta.

“Paraqitja e fytyrave të saj të ndryshme ishte një pjesë shumë e rëndësishme e mënyrës se si ajo e shikonte veten. Sot mendojmë se është shumë moderne, gjë që e bën Frida Kahlo-n një personalitet tërheqës të artit, të gjithë e njohin atë, shumë njerëz kanë të njëjtat mendime dhe ndjenja si ajo”, thotë kuratorja e Muzeut të Bruklinit, Lisa Small.

Qyteti i Nju Jorkut ishte pjesë e rëndësishme e jetës së piktores Kahlo. Në vitin 1931 ajo erdhi në qytet për herë të parë, pasi bashkëshorti i saj, Diego Rivera, ishte ngarkuar me detyrën e krijimit të muraleve në Qendrën Rockefeller që sapo ishte ndërtuar.

“Asaj i pëlqente Nju Jorku dhe shumë gjëra rreth qytetit, si filmat, asaj i pëlqente King Kongu, pastaj teatrot dhe muzetë. Ajo shkonte shpesh në Harlem. Por kjo ishte koha e Depresionit të Madh. Në mbrëmje ajo hante darkë me familjen Rockefeller ndërsa në mëngjes rrinte në radhë për të blerë bukë”, thotë Catherine Morris, kuratore në Muzeun e Bruklinit.

Fustanet e Frieda Kahlos ishin të frymëzuara nga traditat meksikane, të pazakonta dhe të ndritshme. Ajo donte të bafasonte të tjerët, por edhe të fshihte papërsosmëritë e saj fizike. Aksidenti automobilistik i shkaktoi dhimbje të rënda piktores, prandaj ajo mbante korse për ta lehtësuar atë.

“Njerëzit shpesh e quajnë atë delikate apo të dobët, por Frida Kahlo është ndoshta një nga njerëzit më të fortë që unë kam njohur. Ishte me aftësi të kufizuara fizike, dhe ky është një element i rëndësishëm i ekspozitës sonë.”

Bukuria, stili dhe pikëpamjet e saj të veçanta për botën, së bashku me kufizimet e saj, e bënë punën e piktores Frida Kahlo argëtuese dhe befasuese ashtu si ajo vetë./KultPlus.com

Unë piva, sepse doja të mbysja vuajtjet e mia, por tani ato të mallkuara kanë mësuar të notojnë

Që kur jam dashuruar me ty, çdo gjë është transformuar dhe është kaq plot me bukuri… Dashuria është si një parfum, si një burim, si shiu. A e di, qielli im, ti je si shiu dhe unë, si toka, të marr e të pres.

Të dua më shumë se lëkurën time edhe pse ti nuk më do në mënyrën e njëjtë, por sërish më do, apo? Edhe nëse s’më do, unë gjithnjë do të shpresoj se ti do të më duash dhe me këtë do jem e kënaqur. Më duaj pak. Unë të adhuroj

Ndonjëherë më shumë më pëlqen t’u flasë punëtorëve të ndërtimit, sesa idiotëve që e quajnë veten të edukuar.

Kurrë nuk pikturoj ëndrrat apo mankthet, pikturoj realitetin.

Ajo që nuk më vret, më mban gjallë.

Doktor, nëse më lë të pi këtë tekila nuk do të pi në funeralin tim.

Bukuria dhe shëmtia janë një vegim sepse të tjerët përfundojnë duke parë çfarë ka brenda nesh.

Unë pikturoj lule në mënyrë që ato të mos vdesin.

Asnjë vend në botë nuk është më i trishtë se sa një krevat bosh./filozofia.al

Ti meriton një dashuri që…

Poezi e shkruar nga Frida Kahlo.

Ti meriton një dashuri që
të të dojë edhe të pakrehur,
me të gjithë arsyet që të
bëjnë të zgjohesh herët,
me të gjithë demonët
që nuk të lënë të flesh.

Ti meriton një dashuri që
të bëjë të ndihesh e sigurtë,
në gjendje të hash botën,
kur ecën pranë tij,
që i ndjen përqafimet e tua
si perfekte në lëkurën e tij.

Ti meriton një dashuri
që do të kërcejë me ty,
që gjen parajsën çdo herë
që sheh drejt syve të tu,
që nuk mërzitet asnjëherë
duke lexuar shprehitë e tua.

Ti meriton një dashuri
që të dëgjon teksa këndon,
që të mbështet kur bën budallaqen,
që të respekton si qenie të lirë,
që të shoqëron në fluturimin tënd,
që nuk ka frikë nga rrëzimet.

Ti meriton një dashuri
që i largon gënjeshtrat që afron ëndrrat,
kafenë dhe poezinë…