Niçe, Istvud dhe Çaplin, kompozitorët që fshihen pas emrave të mëdhenj të kulturës

I njohim për talentin kinematografik, apo mjeshtërinë e penës, por shpesh pasioni për muzikën, madje edhe kompozimi mbeten të panjohur. Fridrih Niçe, Klint Istvud, Çarli Çaplin janë kompozitorët që fshihen pas emrave të mëdhenj të kulturës.

I përshëndetur gjithë jetën si mësues i famshëm kimie, Aleksandër Borodin ëndërronte veçse një gjë: të kompozojë. Madje, u kërkonte miqve të mos i thoshin më: “Uroj të jesh mirë”, por përkundrazi: “Uroj të jesh sëmurë”, që të qëndronte në shtëpi dhe të kompozonte muzikën që dëgjonte në kokë. Mirëpo, Borodini nuk është i vetmi që kompozoi në kohën e lirë. Aktorë, shkrimtarë, janë të shumë emrat e artistëve dhe intelektualëve që fshehin talentet muzikore.

Kështu kompozonte Niçe

Filozofi dhe filologu gjerman, Fridrih Niçe iu bashkua panteonit të intelektualëve për veprat, si “Perëndimi i idhujve”, “Shkenca e gëzuar” dhe “Kështu foli Zarathustra”, veçse shkrimtari i famshëm fsheh po ashtu talentin muzikor, që e ka ushtruar që në moshën 9-vjeçare. I dhënë pas pianos, ai kompozoi rregullisht pjesë të vogla, prej të cilave edhe fantazi dhe mazurka. Në vitin 1872 kompozoi “Manfred-Meditation” për piano me katër duar, të cilën ia dorëzoi dirigjentit Hans von Bulow. Ky i fundit i dha një opinion aspak lajkatar: “Meditimi juaj, nga pikëpamja muzikore, nuk ka tjetër vlerë, veç atij të një krimi në rendin moral”. Disi i dekurajuar, Niçe i ofroi shumë nga kompozimet e tij Cosimas dhe Riçard Vagnerit, gjithnjë admirues i madh i këtij të fundit. Pavarësisht nga vlerësimi dhe respekti midis Niçes dhe Vagnerit, thuhet se Riçardi nuk arriti t’i dëgjonte plotësisht pjesët, pasi e kapi gazi teksa filloi t’i dëgjojë. Pa u ndikuar nga opinionet e Bulow dhe Vagnerit, muzika e Niçes mund të dëgjohet nga gjithkush, për kënaqësinë e atyre që kërkojnë një surprizë të këndshme…

Çarli Çaplin, diktatori, kompozitori

Mustaqet dhe shkopi njihen menjëherë në mbarë botën, por kush do ta njihte Çarli Çaplinin nga muzika e tij? Megjithatë, prej vitit 1931, ai është përgjegjës për çdo kolonë zanore të filmave të tij, madje kompozoi edhe muzikën e filmave të vjetër pa zë. I kujdesshëm ndaj futjes së zërit në kinema, ai specifikon në autobiografi: “një nga avantazhet me ardhjen e tingullit ishte se unë mund ta kontrolloja muzikën, pra e kompozova vetë”. Muzikant autodidakt që adoleshent, mësoi violonçelin dhe violinën me dorën e majtë (instrument kyç në punën kinematografike të Çaplinit). I aftë të luante në instrument, por i paaftë të lexonte partitura, madje nuk shkruante dot qoftë edhe një kompozim. Si rrjedhojë, ishte aranzhuesi ai që diktonte me saktësi temat dhe tingujt e imagjinuar prej tij. Në të gjallë, Çaplini do takohej me shumë titanë të muzikës, si Debysi, Rahmaninof, Kazal, Karruzo, Stravinski dhe Shoenberg. Ky i fundit admironte humorin e Çaplinit, por shton se muzika ka cilësi shumë të dobët!

Antoni Burges, muzikë portokalli

Nga pena e Antoni Burges lindi një nga romanet më domethënës të shekullit të 20-të, “Portokalli mekanik”, historia e një krimineli të dhunshëm i pasionuar pas muzikës klasike, veçanërisht muzikës së Ludvig van Bethovenit. Mirëpo, nëse Antoni Burges nuk ndan cilësitë e dhunshme të personazhit të tij imagjinar, ai ndan katërcipërisht pasionin muzikor. Muzikant autodidakt, ai kompozoi pjesë të shumta klasike, përfshi simfoni, koncerte dhe kantata, por edhe muzikë dhome dhe pjesë solo. Kaq i apasionuar ishte pas muzikës, saqë në 1991 shkroi në “The Economist”: “Do të doja që njerëzit të më shihnin si një muzikant që shkruan libra, sesa një shkrimtar që shkruan muzikë në kohën e tij të lirë”. Mjerisht, suksesi i veprës letrare të Antoni Burges e tejkalon reputacionin e kompozimit, ndaj emri i tij lidhet me letërsinë, pavarësisht ëndrrës.

Klint Istvud, i miri, i egri dhe kompozitori

I njohim fare mirë kolonat zanore të Enio Morikones, që shoqëron “Njeriu pa emër” nga Klint Istvud. Por dimë fare pak për muzikën e kompozuar nga ky i fundit për filmat e tij, përfshi “Mystic River”, “Million Dollar Baby”, “Flags of Our Fathers”, “Grace Is Gone”, “Changeling”, “Hereafter”, “J. Edgar” dhe “In the Line of Fire”. Njëlloj si Çaplini, Istvudi kompozoi me ndihmën e një aranzhuesi për të hedhur në fletë secilën prej pjesëve origjinale të kompozuara për filmat e vet.

Antoni Hopkins, muzika e qengjave

Bëhet fjalë për një nga aktorët më të mëdhenj të shekullit të 20-të. “Unë doja të bëhesha kompozitor, por u bëra aktor si parazgjedhje. Më ofruan një bursë për t’u regjistruar në një kolegj muzike dhe drame, me shpresën se do zgjidhja muzikën. Por, përfundimisht e gjeta veten student teatri, kësisoj e ndoqa këtë rrugë për 60 vjet”, – shprehet aktori.

Mirëpo, kjo nuk e pengoi legjendën e kinematografisë të përmbushte dëshirën për të kompozuar përgjatë rrugëtimit të karrierës së tij. Madje, ai shkroi kolonat zanore për projektet e tij kinematografike, përfshi filmat “August” (1996) dhe “Slipstream” (2007). Për këtë të fundit, Hopkins nuk do të jetë vetëm kompozitori i kolonës zanore, por edhe orkestruesi, madje edhe dirigjenti. Në vitin 2011, Hopkins synoi të luante për herë të parë valsin e tij: “And The Waltz Goes On”, i kompozuar në 1964, nga Andre Rieu dhe orkestra e tij. Një vit më vonë, botoi një përmbledhje të kompozimeve, titulluar “Kompozoj”. Pas gati 7 dekadash, i themi lamtumirë aktorit Antoni Hopkins dhe i urojmë mirëseardhjen kompozitorit eponim! /Konica.al / KultPlus.com

Niçe: Duhet të kesh kaos përbrenda për t’i dhënë jetë një ylli vallëzues

“Nuk jam i hidhëruar me ju sepse më keni gënjyer, jam i mërzitur sepse nga tani e tutje nuk mund të ju besojë më.”

“Ata shiheshin duke vallëzuar, mendoheshin si të çmendur prej atyre që s’mund ta dëgjonin muzikën.”

“Ti ke rrugën tënde, unë rrugën time. Sa për rrugën e drejt, rrugën e duhur, ajo nuk ekziston.”

“Duhet të kesh kaos përbrenda për t’i dhën jetë një ylli vallëzues.”

“Ndonjëherë njerëzit nuk duan ta dëgjojnë të vërtetën sepse nuk duan që iluzionet e tyre të shkatërrohen.”

“Njeriu i dijes jo vetëm që duhet të jetë në gjendje t’i dojë armiqt e vetë, por gjithashtu edhe ti urrejë miqt e vetë.”

“Nuk mund të besoj në një Zot i cili përgjatë gjithë kohës dëshiron të jetë i lavdëruar.”

“Kur jemi të lodhur, ne sulmohemi nga idetë të cilat i kemi pushtuar shumë kohë më parë.”

“Gjarpëri që nuk mund ta flak tutje lëkurën e tij, vdes. Njësoj është edhe me mendjet të cilat pushojnë së ndryshuari mendimet e tyre; ato pushojnë së qenuri mendje.”

“Tek individët, marrëzia është e rrallë; mirëpo tek grupet, partitë, kombet dhe epokat, ajo është rregull.”

“Përparësia e një kujtese të dobët është se njeriu, i shijon disa herë gjërat e njejta sikur për herë të parë.”

“Njeriu është kafsha më mizore.”

“Besimi: të mos duash ta dish cila është e vërteta.”

“Një shëtitje e zakonshme nëpër çmendinë tregon se besimi nuk vërteton asgjë.”

“Keni kujdes kur i luftoni bishat, që edhe ju vetë të mos bëheni bishë pastaj…. Sepse kur e vështron me ngulm për kohë të gjatë humnerë, edhe humnera ju vështron juve.”

“Nuk ekzistojnë sipërfaqe të bukura pa thellësitë e tmerrshme.”

“Në botë ekzistojnë dy lloje njerëzish: ata që duan të dijn dhe ata që duan të besojnë.”

“Ajo që është bërë nga dashuria, është gjithmonë përtej së mirës dhe së keqe.”

“Heshtja është më e keqja; të gjitha të vërtetat që mbahen të heshtura bëhen helmuese.”

“Fijet e padukshme janë lidhëset më të forta.”

“I vetmuari i’a zgjat dorën shumë shpejt kujtdo që e ndesh.”

“Ndoshta unë e di se përse vetëm njeriu qesh; vetëm ai vuan aq thellë sa që i është dashur ta shpik qeshjen.”

“Në fund të fundit është dëshira, dhe jo e dëshiruara ajo që e dashurojmë.”

“Edhe sot si gjithmonë, njerëzit ndahen në dy grupe: skllevërit dhe të lirët. Kushdo që nuk i ka 2/3 e ditës për veten e vetë, është skllav, pavarësisht nëse është burrështetas, biznesmen, zyrtarë ose profesor.”

“Ata e turbullojnë ujin për t’u dukur më i thellë.”

“Ekziston më shumë mençuri në trupin tuaj se sa në filozofinë tuaj më të thellë.”

“Në të vërtetë, shpresa është më e keqja sepse ajo i zgjat vuajtjet e njeriut.”

– Friedrich Nietzsche

180 vite nga lindja e Fridrih Niçes

Sot janë bërë 180 vite nga lindja e një ndër filozofëve dhe mendimtarëve më të ndritur të shekullit të njëzet, Fridrih Niçe. Figura e ndritur dhe ndikuese e kohës së tij, vazhdon të përjetësohet përmes veprave të tij që kanë ndikuar thellësisht në filozofi, letërsi dhe kulturën moderne.

Fridrih Vilhelm Niçe, lindur më 15 tetor 1844 në Röcken, Prusia (tani pjesë e Gjermanisë), shprehu shqetësimin dhe reflektimin e thellë në temat e ekzistencës, moraleve të shoqërisë dhe rolit të religjionit. Filozofia e tij e kritikës së vlerave tradicionale dhe shqyrtimi i mendimit konvencional shpërfaqën një vështrim të thellë mbi realitetin dhe natyrën njerëzore.

Një nga konceptet kryesore që u shprehën përmes shkrimeve të Niçes ishte “zgjimi i qytetërimit.” Ai shprehu nevojën për të përballuar sfidat intelektuale dhe morale të kohës, duke ecur përpara nga dogmatizmi dhe kufizimet e mendimit të ngushtë. “Zgjimi i qytetërimit” synonte të ndriçonte rrugën drejt një shoqërie më të zhvilluar dhe një individi më të vetëdijshëm për fuqinë e vet krijuese.

Përtej kontributit në filozofi, Niçe shkroi edhe në fushën e letërsisë. Për shembull, vepra e tij “Kështu foli Zarathustra” është një roman filozofik që përshkruan aventurat e personazhit kryesor, Zarathustra, në një udhëtim të frymëzuar nga synime të thella të mendimit human. Ky veprim i veçantë i Niçes lidh filozofinë me imazhin e krijuesit individual dhe forcën e mendimit për të shkaktuar ndryshime të thella në shoqëri.

Gjatë jetës së tij, Fridrih Niçe u përball me sfida personale dhe shëndetësore. Kjo periudhë e vështirë e jetës së tij shpërfaq trishtimin dhe izolimin, por gjithashtu prodhoi disa nga shkrimet më të fuqishme dhe të thella të Niçes.

Edhe pse vdiq më 25 gusht 1900, trashëgimia intelektuale e Fridrih Niçes vazhdon të jetë e gjallë. Mendimet e tij lidhen ngushtë me sfidat e kohës moderne, duke inkurajuar individët të reflektojnë mbi vlerat, qëllimet dhe kuptimin e jetës. Siç thoshte vetë Niçe, “Dëshira për dituri është një dëshirë e madhe për të ditur se si të duash.” Kjo thirrje për të eksploruar thellësitë e mendjes dhe të jetës është një trashëgimi e çmuar që vazhdon të frymëzojë dhe të udhëheqë njerëzit edhe sot e kësaj dite. / KultPlus.com

Niçe, Istvud dhe Çaplin, kompozitorët që fshihen pas emrave të mëdhenj të kulturës

I njohim për talentin kinematografik, apo mjeshtërinë e penës, por shpesh pasioni për muzikën, madje edhe kompozimi mbeten të panjohur. Fridrih Niçe, Klint Istvud, Çarli Çaplin janë kompozitorët që fshihen pas emrave të mëdhenj të kulturës.

I përshëndetur gjithë jetën si mësues i famshëm kimie, Aleksandër Borodin ëndërronte veçse një gjë: të kompozojë. Madje, u kërkonte miqve të mos i thoshin më: “Uroj të jesh mirë”, por përkundrazi: “Uroj të jesh sëmurë”, që të qëndronte në shtëpi dhe të kompozonte muzikën që dëgjonte në kokë. Mirëpo, Borodini nuk është i vetmi që kompozoi në kohën e lirë. Aktorë, shkrimtarë, janë të shumë emrat e artistëve dhe intelektualëve që fshehin talentet muzikore.

Kështu kompozonte Niçe

Filozofi dhe filologu gjerman, Fridrih Niçe iu bashkua panteonit të intelektualëve për veprat, si “Perëndimi i idhujve”, “Shkenca e gëzuar” dhe “Kështu foli Zarathustra”, veçse shkrimtari i famshëm fsheh po ashtu talentin muzikor, që e ka ushtruar që në moshën 9-vjeçare. I dhënë pas pianos, ai kompozoi rregullisht pjesë të vogla, prej të cilave edhe fantazi dhe mazurka. Në vitin 1872 kompozoi “Manfred-Meditation” për piano me katër duar, të cilën ia dorëzoi dirigjentit Hans von Bulow. Ky i fundit i dha një opinion aspak lajkatar: “Meditimi juaj, nga pikëpamja muzikore, nuk ka tjetër vlerë, veç atij të një krimi në rendin moral”. Disi i dekurajuar, Niçe i ofroi shumë nga kompozimet e tij Cosimas dhe Riçard Vagnerit, gjithnjë admirues i madh i këtij të fundit. Pavarësisht nga vlerësimi dhe respekti midis Niçes dhe Vagnerit, thuhet se Riçardi nuk arriti t’i dëgjonte plotësisht pjesët, pasi e kapi gazi teksa filloi t’i dëgjojë. Pa u ndikuar nga opinionet e Bulow dhe Vagnerit, muzika e Niçes mund të dëgjohet nga gjithkush, për kënaqësinë e atyre që kërkojnë një surprizë të këndshme…

Çarli Çaplin, diktatori, kompozitori

Mustaqet dhe shkopi njihen menjëherë në mbarë botën, por kush do ta njihte Çarli Çaplinin nga muzika e tij? Megjithatë, prej vitit 1931, ai është përgjegjës për çdo kolonë zanore të filmave të tij, madje kompozoi edhe muzikën e filmave të vjetër pa zë. I kujdesshëm ndaj futjes së zërit në kinema, ai specifikon në autobiografi: “një nga avantazhet me ardhjen e tingullit ishte se unë mund ta kontrolloja muzikën, pra e kompozova vetë”. Muzikant autodidakt që adoleshent, mësoi violonçelin dhe violinën me dorën e majtë (instrument kyç në punën kinematografike të Çaplinit). I aftë të luante në instrument, por i paaftë të lexonte partitura, madje nuk shkruante dot qoftë edhe një kompozim. Si rrjedhojë, ishte aranzhuesi ai që diktonte me saktësi temat dhe tingujt e imagjinuar prej tij. Në të gjallë, Çaplini do takohej me shumë titanë të muzikës, si Debysi, Rahmaninof, Kazal, Karruzo, Stravinski dhe Shoenberg. Ky i fundit admironte humorin e Çaplinit, por shton se muzika ka cilësi shumë të dobët!

Antoni Burges, muzikë portokalli

Nga pena e Antoni Burges lindi një nga romanet më domethënës të shekullit të 20-të, “Portokalli mekanik”, historia e një krimineli të dhunshëm i pasionuar pas muzikës klasike, veçanërisht muzikës së Ludvig van Bethovenit. Mirëpo, nëse Antoni Burges nuk ndan cilësitë e dhunshme të personazhit të tij imagjinar, ai ndan katërcipërisht pasionin muzikor. Muzikant autodidakt, ai kompozoi pjesë të shumta klasike, përfshi simfoni, koncerte dhe kantata, por edhe muzikë dhome dhe pjesë solo. Kaq i apasionuar ishte pas muzikës, saqë në 1991 shkroi në “The Economist”: “Do të doja që njerëzit të më shihnin si një muzikant që shkruan libra, sesa një shkrimtar që shkruan muzikë në kohën e tij të lirë”. Mjerisht, suksesi i veprës letrare të Antoni Burges e tejkalon reputacionin e kompozimit, ndaj emri i tij lidhet me letërsinë, pavarësisht ëndrrës.

Klint Istvud, i miri, i egri dhe kompozitori

I njohim fare mirë kolonat zanore të Enio Morikones, që shoqëron “Njeriu pa emër” nga Klint Istvud. Por dimë fare pak për muzikën e kompozuar nga ky i fundit për filmat e tij, përfshi “Mystic River”, “Million Dollar Baby”, “Flags of Our Fathers”, “Grace Is Gone”, “Changeling”, “Hereafter”, “J. Edgar” dhe “In the Line of Fire”. Njëlloj si Çaplini, Istvudi kompozoi me ndihmën e një aranzhuesi për të hedhur në fletë secilën prej pjesëve origjinale të kompozuara për filmat e vet.

Antoni Hopkins, muzika e qengjave

Bëhet fjalë për një nga aktorët më të mëdhenj të shekullit të 20-të. “Unë doja të bëhesha kompozitor, por u bëra aktor si parazgjedhje. Më ofruan një bursë për t’u regjistruar në një kolegj muzike dhe drame, me shpresën se do zgjidhja muzikën. Por, përfundimisht e gjeta veten student teatri, kësisoj e ndoqa këtë rrugë për 60 vjet”, – shprehet aktori.

Mirëpo, kjo nuk e pengoi legjendën e kinematografisë të përmbushte dëshirën për të kompozuar përgjatë rrugëtimit të karrierës së tij. Madje, ai shkroi kolonat zanore për projektet e tij kinematografike, përfshi filmat “August” (1996) dhe “Slipstream” (2007). Për këtë të fundit, Hopkins nuk do të jetë vetëm kompozitori i kolonës zanore, por edhe orkestruesi, madje edhe dirigjenti. Në vitin 2011, Hopkins synoi të luante për herë të parë valsin e tij: “And The Waltz Goes On”, i kompozuar në 1964, nga Andre Rieu dhe orkestra e tij. Një vit më vonë, botoi një përmbledhje të kompozimeve, titulluar “Kompozoj”. Pas gati 7 dekadash, i themi lamtumirë aktorit Antoni Hopkins dhe i urojmë mirëseardhjen kompozitorit eponim! /Konica.al / KultPlus.com

Fridrih Niçe: Përjetësia e një mendje revolucionare

Në këtë ditë të 25 gushtit, bota kujton dhe nderon një ndër filozofët dhe mendimtarët më të ndritur të shekullit të njëzet. Fridrih Niçe, figura e ndritur dhe ndikuese e kohës së tij, vazhdon të përjetësohet përmes veprave të tij që kanë ndikuar thellësisht në filozofi, letërsi dhe kulturën moderne.

Fridrih Vilhelm Niçe, lindur më 15 tetor 1844 në Röcken, Prusia (tani pjesë e Gjermanisë), shprehu shqetësimin dhe reflektimin e thellë në temat e ekzistencës, moraleve të shoqërisë dhe rolit të religjionit. Filozofia e tij e kritikës së vlerave tradicionale dhe shqyrtimi i mendimit konvencional shpërfaqën një vështrim të thellë mbi realitetin dhe natyrën njerëzore.

Një nga konceptet kryesore që u shprehën përmes shkrimeve të Niçes ishte “zgjimi i qytetërimit.” Ai shprehu nevojën për të përballuar sfidat intelektuale dhe morale të kohës, duke ecur përpara nga dogmatizmi dhe kufizimet e mendimit të ngushtë. “Zgjimi i qytetërimit” synonte të ndriçonte rrugën drejt një shoqërie më të zhvilluar dhe një individi më të vetëdijshëm për fuqinë e vet krijuese.

Përtej kontributit në filozofi, Niçe shkroi edhe në fushën e letërsisë. Për shembull, vepra e tij “Kështu foli Zarathustra” është një roman filozofik që përshkruan aventurat e personazhit kryesor, Zarathustra, në një udhëtim të frymëzuar nga synime të thella të mendimit human. Ky veprim i veçantë i Niçes lidh filozofinë me imazhin e krijuesit individual dhe forcën e mendimit për të shkaktuar ndryshime të thella në shoqëri.

Gjatë jetës së tij, Fridrih Niçe u përball me sfida personale dhe shëndetësore. Kjo periudhë e vështirë e jetës së tij shpërfaq trishtimin dhe izolimin, por gjithashtu prodhoi disa nga shkrimet më të fuqishme dhe të thella të Niçes.

Edhe pse vdiq më 25 gusht 1900, trashëgimia intelektuale e Fridrih Niçes vazhdon të jetë e gjallë. Mendimet e tij lidhen ngushtë me sfidat e kohës moderne, duke inkurajuar individët të reflektojnë mbi vlerat, qëllimet dhe kuptimin e jetës. Siç thoshte vetë Niçe, “Dëshira për dituri është një dëshirë e madhe për të ditur se si të duash.” Kjo thirrje për të eksploruar thellësitë e mendjes dhe të jetës është një trashëgimi e çmuar që vazhdon të frymëzojë dhe të udhëheqë njerëzit edhe sot e kësaj dite. / KultPlus.com

Shprehje nga kryevepra “Kështu foli Zarathustra”

“Çdo gjë që mendohet shumë bëhet e dyshimt.”

“Kur do të kesh një mik, duhet të jesh gati të luftosh për të; dhe për të luftuar, duhet të jesh i aftë për të qenë armik. ”

“Për një kohë të gjatë u fshehën te gruaja skllavi dhe tirani. Prandaj akoma gruaja s’është e aftë për miqësi; ajo njeh vetëm dashurinë.”

“Në dashurinë e gruas ka padrejtësi dhe verbëri ndaj kujtdo që ajo nuk dashuron. Edhe atëherë kur dashuria e gruas është e mençur, pranë dritës ajo shfaq agresivitet, shkëlqim dhe natë.”

“Akoma s’është e aftë gruaja për miqësi. Por thomëni, o burra, kush prej jush është i denjë për miqësi?

O, sa e madhe është varfëria e juaj, o burra, dhe kurnacëria e shpirtit tuaj. Atë që ju i jepni mikut, unë do të i’a jepja armikut dhe s’do të varfërohesha.”

– Friedrich Nietzsche“Kështu foli Zarathustra”

“Ti e shpërblen mësuesin keq nëse mbetesh përjetë nxënës”

“Sa më lart që ngjitemi, aq më të vegjël u dukemi atyre që nuk mund të fluturojnë”

“Unë jam një pyll dhe një natë pemësh të errëta: por ai që nuk ka frikë nga errësira ime, do të gjejë grumbuj me trëndafila nën selvitë e mia”.

“Duhet të jesh gati që të digjesh në flakën tënde; si mund të ringrihesh, nëse nuk je bërë më parë hi”?

“Heshtja është më keq, të gjithë të vërtetat që mbahen të heshtura bëhen helmuese”.

“Njeriu i vetmuar ia shtrin dorën shumë shpejt, kujtdo që takon”.

“Ti e shpërblen mësuesin shumë keq, nëse mbetesh përjetë një nxënës”.

“Ka më shumë urtësi në trupin tënd, se sa në filozofinë tënde më të thellë”.

“Dhe një herë që zgjohesh, do të mbetesh zgjuar përjetësisht”.

“Por armiku më i keq që mund të takosh do të jetë gjithmonë vetja jote; ti rri në pritje për veten tënde, në shpella dhe pyje. I vetmuar, ti do të shkosh rrugës drejt vetes tënde! dhe rruga jote kalon nga vetja jote, dhe përtej shtatë djajve të tu! Ti do të jesh një heretik për veten tënde dhe shtrigan dhe fallxhor dhe budalla dhe dyshues dhe mëkatar dhe i lig. Duhet të jesh gati të djegësh veten tënde në flakën tënde: si mund të bëhesh i ri, nëse nuk bëhesh më parë hi?”

“Por me njeriun është njësoj si me pemën. Sa më shumë që kërkon të ngrihet lart dhe drejt dritës, aq më shumë rrënjët e tij e tërheqin poshtë, në tokë, drejt errësirës, thellësisë – të keqes”.

“Duhet të jesh një det, që të presësh një rrëke të ndotur e të mos bëhesh pis”.

“Ai që ngjitet në malet më të larta, qesh me të gjithë tragjeditë, të vërteta dhe të pavërteta”.

“Nga të gjithë gjërat që janë shkruar, më pëlqejnë ato që njeriu i ka shkruar me gjakun e vet” /KultPlus.com

“Ankimi nuk është kurrë i mirë për asgjë, ai vjen nga dobësia”

“Atëherë kur anarkisti, si një zëdhënës i disa shtresave në rënie të shoqërisë, insiston në të ‘drejtën’, ‘drejtësinë’, ‘të drejtat e barabarta’, me një indinjatë të bukur, ai thjeshtë është duke aktruar nën presionin e mungesës së kulturës, e cila nuk mund ta kuptoj se përse ai është duke vuajtur, se përse ai është i varfër.

Një shtysë për të gjetur kauza është shumë e fuqishme brenda tij; dikush duhet të jetë fajtor që ai po ndihet keq… Madje edhe indinjata e tij e bukur i bënë mirë atij: të gjithë të këqinjtë e ngratë kanë qejf të ankohen – kjo u jep atyre një ndjenjë të fuqisë. Ekziston një dozë delikate e hakmarrjes në secilin ankim;

Ai i fajëson të tjerët që janë ndryshe për atë që ai ndjehet keq, dhe në rrethana të caktuara, këtë e sheh edhe si një privilegj të ndaluar. ‘Nëse unë jam i mjerë, i tillë duhet të jesh edhe ti’. Mbi këtë logjikë, ndërtohen revolucionet.

Ankimi nuk është kurrë i mirë për asgjë. Ai vjen nga dobësia.”

– Friedrich Nietzsche, “Perëdimi i idhujve”

‘Ajo që bëhet nga dashuria, gjithmonë zë vend përtej të mirës dhe të keqes’

Niçe është njëri ndër emrat më të njohur të filozofisë postmoderne gjermane. Ai konsiderohet si njëri ndër filozofët më eminent që ka njohur bota e mendimit filozofik.

Kontributi i tij më i madh ka qenë në kritikën që i ka bërë Krishtërimit si dhe botëkuptimeve tjera dogmatike. Filozofia tij ka synuar çlirimin e njeriut nga të gjitha autoritetet e jashtme.

Këtu kemi përzgjedhur disa nga thëniet e tij më të njohura nga kryeveprat e tij.


“Çfarë nuk më vret më bën më të fortë”. (Perëndimi i idhujve, 1888)

“Ai që lufton monstrat, duhet të bëjë kujdes, që të mos shndërrohet vetë në monstër. Dhe kur i ngul sytë gjatë humnerës, humnera do të të shohë dhe ajo ty në sy”. (Përtej të mirës dhe të keqes)

“Ajo që bëhet nga dashuria, gjithmonë zë vend përtej të mirës dhe të keqes”. (Përtej të mirës dhe të keqes, aforizmi 153)

“Gjithmonë ka një farë çmendurie në dashuri. Por ka gjithmonë arsye në çmenduri”. (Kështu foli Zarathustra Pjesa I, Kapitulli 7)

“Njeriu nuk lufton për lumturinë; vetëm Anglezi e bën këtë”. (Perëndimi i idhujve, Maksima, 12)

“Disa lindin pas vdekjes”. (Antikrishti)

“Sekreti për të korrur sa më shumë fryte dhe gëzim nga ekzistenca është: të jetosh në mënyrë të rrezikshme! Ndërtojini qytetet tuaja në shpatet e Vezuvit”! (Shkenca e gëzimit)

“Nëse duhet të ngrihet një tempull, një tempull duhet të shkatërrohet”. (Në esenë Mbi Gjenealogjinë e Moralit, Seksioni 24)

“Vetë fjala “Kristianizëm” është keqkuptuese – në të vërtetë pati vetëm një kristian, dhe ai vdiq në kryq”. (Antikrishti, Seksioni 39)

“Nuk ka fakte, ka vetëm interpretime”.

Përndryshe Fridrih Niçe u veçua për shkathësitë e jashtëzakonshme duke u bërë profesor universiteti në moshën 24 vjeçare. Megjithatë, ai u armiqësua me kolegët e tij dhe u detyrua të dorëhiqet në moshën 35 vjeçare. Niçe dëshironte gjithashtu ta braktiste filozofinë dhe të mirrej me kopshtari, por me sa duhet ai dështoi edhe në këtë pikë gjithashtu. Veprat e tij, vetëm pas vdekjes së tij, filluan të lexohen gjerësisht./ KultPlus.com