Ministri Maqedonci: Personeli i MB-së dhe FSK-së mund të udhëtojnë pa viza drejt Mbretërisë së Bashkuar

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se sot është njoftuar nga nënkoloneli Steve Forrest, këshilltar bilateral në Ministrinë e Mbrojtjes, për vendimin e autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar për udhëtim pa viza për personelin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës që zhvillojnë aktivitete ushtarake dhe zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri Maqedonci në facebook. Për më tepër ai tha se ky vendim vjen si rezultat i thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe angazhimit të Kosovës në aktivitetet e mbrojtjes që udhëhiqen nga Mbretëria e Bashkuar.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Ministrit Maqedonci në facebook:

Sot, nga nënkoloneli Steve Forrest, këshilltar bilateral në Ministrinë e Mbrojtjes u njoftova me vendimin e autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar për udhëtim pa viza për personelin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës që zhvillojnë aktivitete ushtarake dhe zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky vendim vjen si rezultat i thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe angazhimin e Republikës së Kosovës në aktivitetet e mbrojtjes që udhëhiqen nga Mbretëria e Bashkuar.

Mbretëria e Bashkuar në vazhdimësi ka luajtur rol kyç në procesin e shtetëndërtimit në përgjithësi dhe fuqizimin e kapaciteteve të mbrojtjes të vendit tonë, në veçanti.

Kjo është edhe një dëshmi për kredibilitetin që Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës gëzon te partnerët tanë.

Faleminderit Mbretërisë së Bashkuar/KultPlus.com