Programi i Ambasdaës Amerikane “Fullbright” së bashku me disa vullnetarë dhe ushtarët amerikanë organizuan një Festival Dimëror në fund të vitit për udhëtarët afganë në kampin “Liya”, shkruan KultPlus.
Të gjithë u ndanë në gëzimin e festave dhe patën mundësinë për të bërë biskota, tas, për të bërë zanat dhe kërcyer.
Në fund të Festivalit, çdo fëmijë mori një dhuratë-çantë nga anëtarët e Alumni të Shteteve të Bashkuara të Kosovës.
“Një falënderim i përzemërt për të gjithë vullnetarët – dhe për të gjitha organizatat tona partnere, të cilat janë jashtë disa herë në javë në Camp Liya duke udhëhequr aktivitetet dhe klasat për mysafirët tanë afganë”, shkruhet në postimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
Festat e fundvitit zgjojnë shpirtin e shumë vullnetarëve dhe personave për të organizuar gjëra të mëdha dhe për të dhuruar një buzëqeshje të të tjerët. /KultPlus.com