Sindromi i Hirushes: Kur fundi i lumtur nuk ka nevojë për një princ

Obsesioni me fundin e lumtur nuk duhet të ndikojë kurrë në të tashmen tonë, e cila, përkundrazi, duhet të jetohet intensivisht. Sepse tashmë e dimë që koha është shumë e çmuar për ta lënë të rrjedhë kaq shpejt, mes shqetësimeve të asaj që do të ndodhë.

Por është në rregull që të kemi ëndrra të mëdha dhe të jashtëzakonshme për nesër, me shpresën se do të jetojmë të lumtura përgjithmonë. Në fund të fundit, është e kuptueshme ta dëshirojmë këtë. Ajo që thjesht nuk është e pranueshme, është besimi se lumturia varet domosdoshmërisht nga dikush tjetër, nga ai princ simpatik që na shndërroi në Hirushen e papërsosur.

Sepse sado të mrekullueshme që përrallat e Disneyt janë edhe sot, është e kotë të mohosh se ishte faji i tyre për atë klishe pas të cilës po kapemi sot, për t’i dhënë kuptim jetës sonë: Princi Magjepsës do të mbërrijë dhe do të na shpëtojë, dhe pastaj do të na japë fundin e lumtur.

Asnjëherë nuk ka patur një mendim më të gabuar dhe të dalë mode, se sa ky. Megjithatë, disa prej nesh janë ende duke pritur të shohin që të vijë burri bjond me sy blu, i hipur mbi një kalë. Dhe ky është një fakt, deri në pikën që ekspertët kanë shpikur termin sindromi i Hirushes, për t’iu referuar të gjitha atyre grave që kanë frikë nga vetmia dhe që besojnë se u duhet një figurë për t’u kujdesur për to.

Këto Hirushe moderne jetojnë në besimin se kanë nevojë për një burrë që të arrijnë një fund të lumtur, të jenë të lumtura dhe të shpëtohen nga çdo situatë që i bën të pakënaqura. Por këto janë absolutisht fantazi që kanë si pasojë të drejtpërdrejtë lindjen e marrëdhënieve toksike dhe perverse, ku gruaja nuk bën gjë tjetër veçse idealizon burrin dhe e vendos atë në qendër të gjithë universit.

Sidoqoftë, sindromi i Hirushes është një situatë nga e cila mund të dilni, për sa kohë që punoni vazhdimisht me veten. Para së gjithash, ju duhet të promovoni autonominë dhe pavarësinë, madje edhe duke filluar gjëra të vogla si përkushtimi ndaj pasioneve ose hobeve. Filloni të bëni gjëra ekskluzivisht për veten tuaj, dhe vetëm.

Atëherë, njeriu duhet të ketë guximin të dalë nga zona e rehatisë, të prishë rutinën për të mësuar të njoh kufijtë e vet dhe t’i kapërcejë ato. Nuk ka nevojë të shqetësojmë plotësisht jetën e dikujt, por është e rëndësishme të fillojmë, edhe nga gjërat e vogla, duke ndryshuar zakonet, duke bërë diçka që nuk kemi pasur guximin ta bëjmë më parë. Edhe një udhëtim i vetëm, në këtë kuptim, është terapeutik.

Më në fund, ne duhet të punojmë për vetëvlerësimin dhe marrëdhënien që kemi me veten tonë. Sepse mbase dashuria do të vijë dhe do të jetë e bukur, por le të kujtojmë se ne para së gjithash jemi vetja. Dhe vetëm duke qenë të qetë me veten tonë, mund të jemi të qetë edhe me të tjerët. /bota.al/ KultPlus.com