Me orët të tëra për t’i bërë homazhe Mbretëreshës, 1,000 britanikë marrin ndihmë mjekësore

Shërbimi i Ambulancës në Londër thotë se ka trajtuar më shumë se 1,000 njerëz që kanë qenë në radhë për t’i bërë homazhe mbretëreshën Elizabeth II.

Sipas Shërbimi të Ambulancës, mjekët ofruan kujdes për 368 persona vetëm dje, nga të cilët 55 pacientë u dërguan në spital. Numri i përgjithshëm i njerëzve të vizituar nga LAS dhe Ambulanca e St Johns ka qenë  1,078 me 136 që përfunduan në spital.

Kujtojmë se britanikët po rrinë për orë të stërgjatura në radhë për t’i bërë homazhet e fundit Mbretëreshës së tyre, trupi i pajetë i së cilës do të vijojë të qëndrojë në “Westminster hall” deri në mëngjesin e së hënës.  /abcnews.al/ KultPlus.com

Funerali i Mbretëreshës Elizabeth, kush janë udhëheqësit nga e gjithë bota që do të marrin pjesë

Presidentë, kryeministra dhe monarkë nga e gjithë bota do të udhëtojnë në Londër këtë fundjavë për t’i bërë nderimet e tyre Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth dhe për të marrë pjesë në një pritje në Pallatin Buckingham të organizuar nga Mbreti Charles një ditë përpara funeralit.

Ndër të ftuarit që kanë konfirmuar se do të shkojnë në Britani janë presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Funerali pritet të jetë një nga sfidat më të mëdha për policinë e Londrës, pasi presidentë, kryeministra, mbretër, mbretëresha dhe njerëz të shumtë do të jenë në qendër të kryeqytetit anglez.

Mbreti Charles dhe gruaja e tij, Camilla, do të organizojnë një pritje në Pallatin Buckingham të dielën./ KultPlus.com