Si sot, në vitin 1873, lindi “maratonomaku” Spiros Louis, arbëror i Greqisë, i cili u shpall fitues në Lojërat e para Olimpike të kohës moderne, që u mbajtën në Athinë në 1896-n.
Sikurse shumë bashkëkombas të tij, Louis triumfoi duke siguruar medaljen e artë në disiplinën e Maratonës, teksa garonte jo nën flamurin e vendit të tij të origjinës, por të atij grek.
Trajektorja e përshkuar në Maratonë përllogaritet të ketë qenë 42 kilometra e 125 metra dhe me një kohëzgjatje prej 2 orësh, 58 minutash e 50 sekondash.
Gjatë ceremonisë së marrjes së medaljes, Louis u paraqit i veshur me fustanellën tradicionale të Toskërisë, variacion i së cilës ishte edhe veshja e arbërorëve të Atikës, në përputhje me prejardhjen e tij. / KultPlus.com
Komiteti Olimpik Shqiptar është krijuar në vitin 1958 dhe Shqipëria ende nuk e ka një medalje olimpike.
Shumë shqiptarë kanë fituar medalje nën flamujtë e Jugosllavisë, Greqisë, Italisë, Gjermanisë e së fundmi të Kosovës. Mirëpo, a e dinit se, në vitin 1896 kur Lojrat Olimpike moderne nisën, ishte maratonomaku Spiros Louis, arbëror i Greqisë, që nën flamurin e të fundit u konsiderua fituesi i parë i Lojrave Olimpike?
Pas 2 orë, 58 minuta e 50 sekonda nga nisja në Maratonë, ai mbërriti në Athinë duke përshkuar 42 kilometra e 125 metra. Medaljen e mori i veshur me fustanellën tradicionale të Toskërisë, variacion i së cilës ishte edhe veshja e arbërorëve të Atikës, duke respektuar rrënjët tradicionale të tij.
Në këtë foto të publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ai shfaqet me fustanellë. / KultPlus.com
Duke ju referuar gërmimeve arkeoologjike në kohë të ndryshme ka disa indikacione që shëmbëllejnë me atë që quhet sot Fustanella Tradicionale Shqiptare.
Ka shumë objekte që tregojnë se fustanella është me origjinë Ilire. Objekte që ndodhen në Durrës, Vlorë, Korçë, Shkodër, Koplik e më gjerë tregojnë përdorimin e Fustanellës në kohën Ilire.
“Në shumë relieve të ndryshme, kemi zbuluar disa objekte ose kompozicione që kanë të bëjnë me aktivitete, ku figura të paraqitura mbartin figura që shëmbëllejnë me Fustanellën e sotme. Mund të themi se Fustanella është përdorur që në kohën Ilire si një veshje tradicionale”, shprehet Luan Përzhita, drejtor i Institutit të Arkeologjisë për emisionin “Gjurmë Shqiptare” të gazetarit Marin Mema.
“Në Shqipëri kjo lloj veshje filloi të ketë një strukturë tjetër dhe e bëri të specifikohet dhe të kthehet në një simbol etnik”, tregon etnografe Afërdita Onuzi – “Edhe kronikanët filluan ta quajnë si veshje shqiptare, edhe turqit e përmendinim si fustanllinjt duke ju referuar shqiptarëve.”
Sipas një dokumenti të vitit 1935, një marinari ju konfiskua një Fustanellë në anije. Në periudhën e mesjetës Fustanella shfaqet shumë më tepër në krahina të ndryshme. Sipas Përzhitës, Fustanella është gjetur si veshje edhe në veri, në Kukës.
“Nga ato që unë kam parë në muze në të gjithë Ballkanin, mund të them se me formën dhe detajet që paraqiten në Shqipëri fustanellat, nuk e gjen në asnjë vend tjetër”, thotë Onuzi.
Në shekullin e XVIII-të kjo veshje mahniti të gjithë studiuesit që kaluan në Shqipëri dhe nuk hezituan t’i përmendin ato në veprat e tyre letrare.
Historiani Dorian Koçi tregon se i pari që u mahnit nga kjo veshje ka qenë Lord Bajroni, i cili e mori një Fustanellë dhe e përdori në një ballo me maska në Londër.
Francois Poqueville, konsulli francez gjithashtu shkroi për fustanellën.
“Mund të themi se nëse kombet e tjerë në europën juglindore flasin për kontribute dhe ekspansione në fushën e tregtisë, artit dhe dijes, ne mund të themi se ekspansioni kulturorë tek shqiptarët ishte arti ushtarak dhe Fustanella e cila shkon deri në mjediset më të thella të Afrikës. Ajo bëhet pjesë e padiskutueshme e oborreve të dy principatave, të Vllahijëve dhe Moldavisë, bëhet pjesë e veshjeve aristokratike që mbanin popullsitë Osmane dhe popullsitë greke. Oborri i mbretit Otto në Greqi ka shumë piktura ku mbizotëron fustanella. Rojet personale të mbretit Otto visheshin me fustanellë”, tregon historian Koçi./ diasporashqiptare/ KultPlus.com