Erëleta Memeti: Erdha për ta ndihmuar vendin tim, ashtu siç bënë daja dhe xhaxhai im në kohën e luftës

Erëleta Memeti pati një paraqitje fantastike me Kombëtaren e Kosovës, e cila mposhti Estoninë me rezultat 2-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

21 vjeçarja pati një paraqitje shumë të mirë sonte. Ajo erdhi nga Gjermania pavarësisht situatës me COVID-19.

Erëleta që luan për Freiburgun në Gjermani pas ndeshjes ka thënë se ka ardhur në Kosovë për ta ndihmuar vendin e saj, ashtu siç kishin bërë në të kaluarën daja dhe xhaxhai i saj.

Pavarësisht se kishim mungesa të shumta, sonte e dëshmuam që kur jemi të bashkuar mund të arrijmë suksese. Vashat që luajnë këtu në Kosovë kanë treguar që dijnë të luajnë futboll dhe së bashku arritëm këtë fitore, e cila mendoj se ishte e merituar.

“Ndodhemi në një situatë të vështirë për shkak të pandemisë “COVID-19″, por unë kam ardhur t’i ndihmoj Kosovës në këtë situatë të vështirë, ashtu siç kanë bërë edhe xhaxhi dhe daja im në luftë. Ne jemi këtu për t’ ndihmuar Kosovës”, deklaroi Erëleta Memeti për RTK, përcjellë KultPlus.

Memeti është njëra ndër futbollistet që gjithmonë i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Kosovës, në çdo moment që është ftuar. / KultPlus.com

Dumoshi: Urime Kosovë, vajzat tona na përfaqësuan dinjitetshëm në fushën e gjelbër

Sot në stadiumin e Prishtinës, ‘Fadil Vokrri’, u zhvillua ndeshja e Grupit A kualifikues për Euro 2021 në futboll për femra, ndërmjet Kosovës dhe Estonisë, shkruan KultPlus.

Në këtë ndeshje, ekipi nga Kosova doli fitues.

Fitoren e Kosovës e ka uruar ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi. Dumoshi përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka uruar Kosovën për këtë fitore dhe ka treguar se si ministre do të mbështesë pa rezervë sportin e në veçanti futbollin në kategorinë e femrave.

‘Ndihem krenare dhe shumë e kënaqur me paraqitjen dhe fitoren e Kosovës kundër Estonisë. Vajzat tona na përfaqësuan dinjitetshëm në fushën e gjelbër’, thuhet ndër të tjera në statusin e Dumoshit. / KultPlus.com