Futbollisti i njohur në futbollin gjerman, Elvis Rexhbeçaj është prurja më e re e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Rexhbeçaj nga muaji shtator do të vishet “kaltër” dhe do t’i ndihmojë Kosovës në ndeshjet e Nations League, shkruan Indeksonline
Për faqen zyrtare të FFK-së, Rexhbeçaj tha se mezi po pret të luaj për fanellën “Dardane”, kurse tregon poashtu edhe pse u vonua ky nënshkrim i kontratës.

“Sot i thash ‘Po’ Kosovës. Falënderoj në radhë të parë familjen time për përkrahje të vazhdueshme, falënderoj Agim Ademin si dhe Fekmi Kongjelin dhe gjithë FFK-në, që për shumë vite kanë qëndruar në kontakt me mua. Pres me padurim të bashkohem me shokët e Kombëtares dhe t’i realizojmë ëndrrat tona.
“Unë deri më tani kisha pengesa ligjore për shkak të pasaportës së Kosovës. Tani me ligjin e ri që erdhi për lejimin e dy pasaportave vendosa me zemër t’i bashkohem Kosovës. Forca Dardanët!”, është shprehur Rexhbeçaj.
Kujtojmë që Rexhbeçaj është pjesë e Augsburgut dhe ka kontratë deri në vitin 2026.
