Këngëtarja shqiptare nuk arriti të realizonte dot një tur promovues për albumin e saj të dytë, “Future Nostalgia”, pasi ky i fundit u publikua në mes të izolimit të shkaktuar nga koronavirus në fund të marsit.
Por përvec koncertit virtual që ishte një sukses për këngëtaren shqiptare, Dua Lipa pati një mundësi për të interpretuar disa nga këngët e saj më të reja për performancën e fundit “Pandora Live” për vitin 2020 ndërsa realizoi gjithashtu një intervistë me moderatorin Mikey Piff të ‘Sirius XM’.
Këngëtarja dhe kompozitorja 25-vjeçare pranoi që publikimi i albumit në kohë pandemie ishte pak frikësues, megjithëse ajo mendoi se izolimi e bëri atë kolonën zanore perfekte për një vit kur fansat e përgjegjshëm bënë çmos për karantinën në shtëpi. “Të realizoje një album në muajin mars nuk ishte e thjeshtë, por izolimi më frymëzoi të jap maksimumin tim për fansat”, u shpreh Dua Lipa gjatë intervistës me Mikey Piff.
Edhe pse Dua shoqërohej nga një bandë e plotë në “Pandora Live”, ajo kishte një skenë minimale dhe kryesisht nën ngjyrat me dritë blu ose vjollcë. /dp/ KultPlus.com
‘The Guardian’, media më prestigjioze në botë, ka bërë përzgjedhjen e 50-të albumeve më të mira të këtij viti, shkruan KultPlus.
Në këtë listë që përmbante ndër emrat më të sukssesshëm të muzikës ndërkombëtare, Dua Lipa renditet e dyta me albumin e saj ‘Future Nostalgia’
“Për Dua Lipën, viti 2020 filloi me një pellg lotësh dhe përfundoi në të njëjtën mënyrë. Kur albumi i saj i dytë doli në muajin prill, këngëtarja ngushëlloi rrugën e saj përmes një videoje në Instagram duke shpjeguar se ajo do të bënte publikimin e “Future Nostaglia” disa ditë përpara se ishte paralajmëruar. Ajo nuk e dinte nëse ditët e para të një izolimi të shkaktuar nga pandemia ishte koha e duhur për një album në të cilin ishte punuar aq shumë, por ajo nuk duhet të shqetësohet: në një vit të mbushur me ankth dhe frikë, një goditje e “Future Nostalgia” ishte vetëm gjëja e duhur”, nis shkrimin e përditshmja britanike.
“Albumi gëzon një energji të mbështjellë, secila nga 11 këngët jep një lartësi euforike mbi një ritëm të parezistueshëm. Albumi i ka një borxh të madh të kaluarës muzikore, nostalgjike vetë për shkëlqimin e xhevahireve të kostumeve të disko-ve dhe ‘poëerpop Day-Glo’ të viteve ’80. Ndër të tjera, albumi është i inspiruar nga artistë si: Olivia Neëton-John, Madona, udhëheqësi i bandës së viteve 1930 Leë Stone, INXS i viteve 1980, dhe Lily Allen”, shkruan më tej “the Guardian” në shtjellimin e detajeve të albumit “Future Nostalgia”.
“Lotët që u përmendën në fillim të artikullit erdhën javën e kaluar kur Lipa u nominua për gjashtë kategori çmimesh në Grammy Aëards 2021, përfshirë çmimin për ‘albumin më të mirë të vitit’. “Future Nostalgia” nuk po përpiqet të bëjë një deklaratë të guximshme në lidhje me gjendjen e botës ose të angazhohet me ndonjë gjë përtej kalimit të një kohe të mirë. Nëse po bën ndonjë deklaratë, është se Dua Lipa është një yll i mirë dhe i padiskutueshëm i muzikës pop. Ajo mund të ketë arritur vetëm në pozitën e dytë në listën tonë, por pa mëdyshje: 2020 ishte viti i Dua Lipës”, ka përfunduar The Guardian shkrimin referuar këngëtares 25-vjeçare. / KultPlus.com
Dua Lipa është duke vazhduar të vlerësohet me çmime e vlerësime të rëndësishme në karrierën e saj, shkruan KultPlus.
Së fundmi, revista “People” ka shpërndarë 10 albumet më të suksesshme të vitit. Albumi i këngëtares shqiptare “Future Nostlagia” renditet i pari sipas kësaj reviste, duke shënuar edhe një të arritur tjetër.
Miqtë e këngëtares shfrytëzuan rrjetin social instagram, për të shpërndarë në storjet e tyre këtë sukses të Lipës.
“Future Nostalgia” u publikua në muajin mars dhe është albumi më i dëgjuar i një artisteje femër për këtë vit në platformën më të madhe të muzikës në botë, “Spotify”. / KultPlus.com
Legjenda e muzikës, Elton John, ka folur publikisht me Dua Lipën gjatë një videoje live në Instagram ku nuk ka ngurruar të lavdëronte publikisht Duan për albumin e saj më të ri, “Future Nostalgia”.
Ai e cilësoi si albumin më të mirë të këtij viti dhe ndër të tjera zbuloi dhe këngën e tij të preferuar.
“Ndërkohë që ti po më interviston…Unë dua të të them se ke bërë një nga albumet më të mira të këtij viti, ‘Future Nostalgia’.
Njerëzit donin diçka argëtuese dhe çdo këngë e albumit është fantastike. Ne nuk ndalim së dëgjuari. Djemtë e mi e pëlqejnë shumë, David gjithashtu e adhuron”, u shpreh Elton John.
Ai shtoi se në albumin e saj, Dua ka tre hite dhe se ‘Levitating’ është e preferuara e tij. / KultPlus.com
Albumi i këngëtares shqiptare ‘Future Nostalgia, ishte ndër albumet më të dëgjuara të këtij viti, duke bërë që Dua edhe njëherë t’i dëshmonte botës talentin e veçantë që e posedon, shkruan KultPlus.
Ndërkaq, përmes nje postimi në rrjetin social Instagram, Dua njoftoi ndjekësit e saj se po ky album ka kaluar shifrën prej 2 miliardë dëgjuesëve, duke e renditur atë si artisten më të dëgjuar femër për vitin 2020.
Pak ditë më parë shqiptarja Dua është nominuar për “ARIA Aëards 2020” në kategorinë “Artisti më i mirë internacional”, dhe për këtë ka ndikuar jo pak albumi i saj “Future Nostalgia”, që bëri jo pak bujë.
Mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve në Australi do të transmetohet në Channel Nine më 25 nëntor. / KultPlus.com
Më 14 gusht Dua Lipa publikoi remiksin e parë nga mikstape “Club Future Nostalgia” – një version të ri të “Levitating” nga The Blessed Madonna, një bashkëpunim ky me Missy Elliottin e Madonnan.
Dua Lipa deri tani nuk kishte dhënë shumë informacione rreth mikstapet të ri që është remiks, përveç se Mark Ronson e Gwen Stefani do të paraqiten në remiksin e këngës “Physical”, transmeton KultPlus.
Por, sot ylli nga Prishtina vendosi që të publikojë listën e plotë të mikstapet që do të lansohet më 28 gusht, në të cilën paraqitet bashkëpunimi i saj i vitit 2018 me Blackpink “Kiss and Make Up”.
Ajo shprehet shumë e entuziazmuar për këtë projekt.
“Muajt e fundit kanë sureal. Ju kam shikuar duke vallëzuar në shtëpitë e juaja dhe festat në Zoom me ‘Future Nostalgia’ sikur të ishit në klub me mua. Më solli aq shumë kënaqësi në ditët që kalova në shtëpi, përkundër që më shumë do të doja t’i luaja këto këngë live për ju. Gjatë kësaj kohe kam vendosur ta çoj festën në një shkallë me të pakrahasueshmen ‘The Blessed Madonna’, që në mënyrë sekrete më ndihmoi ta krijojë mikstapen që do të bëhej ‘Club Future Nostalgia’. Ftuam disa miq dhe legjenda që të na bashkoheshin neve në këtë argëtim”, ka thënë ajo.
Lista e “Club Future Nostalgia”:
1. “Future Nostalgia” – Joe Goddard Remix
2. “Cool” – Jayda G Remix
3. “Good In Bed” – Gen Hoshino Remix and Zach Witness Remix (Sample: Neneh Cherry – “Buffalo Stance” Sample: Art Of Noise – “Moments In Love”)
4. “Pretty Please” – Midland Refix
5. “Pretty Please” – Masters At Work Remix (Sample: Cajmere – “Coffee Pot” (Percolator mix))
6. “Boys Will Be Boys” – Zach Witness Remix (Sample: Lyn Collins – “Think (About It)”)
7. “Love Again” – Horse Meat Disco Remix
8. “Break My Heart / Jamiroquai Cosmic Girl” (Sample: Jamiroquai – “Cosmic Girl” (Dimitri From Paris Dubwize Remix))
9. “Levitating (feat. Madonna and Missy Elliott)” – The Blessed Madonna Remix.
10. “Hallucinate” – Mr Fingers deep stripped mix (Sample: Gwen Stefani – “Hollaback Girl”Sample: Barbara Mason – “Another Man”)
11. “Hallucinate” – Paul Woolford Extended Remix (Sample: Larry Heard Presents Mr. White – “The Sun Can’t Compare”)
12. “Love Is Religion” – The Blessed Madonna Remix
13. “Don’t Start Now” – Yaeji Remix (Sample: Gaz – “Sing Sing”Sample: Fingers Inc & Robert Owens – “Bring Down The Walls”)
Stormzy, Dua Lipa, Laura Marling dhe Michael Kiwanuka janë ndër artistët më të spikatur që garojnë për çmimin “Mercury Prize” të vitit 2020, që është pa dyshim çmimi më prestigjioz në muzikën pop britanike.
Më shumë artistë femra janë të nominuara për këtë çmim sivjhet sesa në çdo vit tjetër, me pesë femra solo dhe tre grupe femrash ku në total numri i tyre shkon në 12 kandidate, shkruan DailyMail, transmeton KultPlus.
Për herë të parë e nominuar është një artiste shqiptare, e ajo është Dua Lipa, e cila është nominuar për albumin e saj të vlerësuar dhe të renditur në vendin e parë për javë me rresht në Mbretërinë e Bashkuar, “Future Nostalgia”.
Kjo është lista me albumet e nominuara për çmimin “Mercury Prize 2020”:
Anna Meredith – Fibs Charli XCX – How I’m Feeling Now Dua Lipa – Future Nostalgia Georgia – Seeking Thrills Kano – Hoodies All Summer Lanterns on the Lake – Spook the Herd Laura Marling – Song for Our Daughter Michael Kiwanuka – Kiwanuka Moses Boyd – Dark Matter Porridge Radio – Every Bad Sports Team – Deep Down Happy Stormzy – Heavy is the Head
“Mercury Prize”, i quajtur më parë Mercury Music Prize, është një çmim vjetor muzikor i dhënë për albumin më të mirë të publikuar në Mbretërinë e Bashkuar nga një artist britanik ose irlandez. / KultPlus.com
Një bashkëpunim mes Dua Lipës dhe Madonnas mund të vijë së shpejti.
Në një intervistë për “Music Week”, menaxheri i këngëtares me prejardhje kosovare, Ben Mawson, ka thënë se për albumin e fundit, “Future Nostalgia” Dua Lipa është ndikuar nga puna e Madonnas në të kaluarën dhe se synon të bashkëpunojë me të. I pyetur nëse Dua do të jetë një “Madonna e re”, Mawson ka thënë se “varet në çfarë kuptimi”.
“Ajo sigurisht do të ketë karrierë të gjatë. Ajo është një yll i kompletuar i popit dhe sigurisht për albumin e saj ishte ndikuar shumë nga Madonna. Në fakt, po përpiqemi të marrim Madonnan në një këngë. Do i shkruaj e-mail për të parë nëse është e interesuar”, ka thënë ai.
“Dua më ka thënë se synon të jetë si Madonna kur e kam takuar, kur ishte 17-vjeçare, dhe kishte diçka në mënyrën se si e tha e që më bëri të besoj në të. Ishte për personalitetin e saj, është luftarake dhe i ka të gjitha”, ka thënë Mawson.
“Future Nostalgia” i Dua Lipas ishte album i suksesshëm duke dominuar që në fillim në top-listat britanike. / KultPlus.com
Qysh në vargjet e para të albumit të saj Future Nostalgia, Dua Lipa deklaron se është këtu për të – change the game -. Më tutje, në dy nga shumë recensionet për albumin e Dua Lipës – Future Nostalgia (nostalgji në të ardhmen), në të vërtetë në Rolling Stone dhe në The Guardian, ky album përkufizohet si teknikë e muzikës Dance dhe muzikës Pop bashkëkohor. Në të vërtetë ajo, më tutje, në The Guardian cilësohet “a true pop visionary” (vizionare e vërtetë e Pop-it). Por ajo që nuk ceket është se Dua, në një prej momenteve kyçe të karrierës së saj, në këtë album ka zgjedhur dance dhe dashurinë para ego trip-it (udhëtimit nëpër ego) si shprehja më e shpeshtë, apo ndoshta e vetme në tërë skenën globale të muzikës. “She is changing the game” (ajo po e ndryshon lojën e show bizit).
Muzika e Dua Lipës në albumin Future Nostalgia është karakter, si në vibe dhe po ashtu në trend dhe shprehje me Pop-in bashkëkohor. Por shumë më shumë muzika e Dua Lipës është zë, muzikë dhe krijim karakter që vjen në vetë natyrën e Dua Lipës. Future Nostalgia është teknikë dhe realizim perfeksionist, ka aranzhime prej më të arriturave bashkëkohësisht. Realizimi joshës (catchy, luscious) karakteristikë për Pop-in, në duart e Duas është pjekur artistikisht dhe krijon dhe bartë momente që në ndjenjën e hollë të shprehur krijojnë trendin botëror si dhe atashimin dhe varësinë nga bukuria e tyre. Pop muzika koncentrohet në krijimin e ndjenjave vërshuese dhe ngjitëse apo lehtë të kapshme, tanimë këto janë – future nostalgjia – në shumë këngë të Duas në albumin e saj, posaçërisht në këngët Future Nostalgia, Don’t Start Now, Physical etj. Tanimë këto këngë dhe albumi i Duas janë moment dhe momentum i trendit global (së paku statistikat e vërtetojnë këtë).
Ajo që u tha është krejtësisht e qartë në refrenin e këngës së dytë të albumit: Don’t Start Now
If you don’t want to see me/ Dancing with somebody…
këndimi i Duas në këtë pjesë të kësaj kënge, si shembull e gjë që përsëritet shumë herë në këtë album, është i ndërtuar në kalimin e sofistikuar të emocionit, prej atij të frustrimit/dëshpërimit, në emocion ngadhnjimi. Që krijon një dramë, apo përmbledhë dramën e këngës dhe po ashtu edhe atë universale të partnerëve etj, në kalim të një numri të emocioneve. Në të vërtetë ky refren, shembull këtu, është lakim i cili ndërton situatën dhe dramën dhe e krijon ngadhënjimin krejtësisht të sinqertë në të kënduarit e Duas, gjë që çanë të zakonshmen duke hapur emocionin tutje në “partying”, gjë edhe për të cilën flet kënga.
Muzika në albumin Future Nostalgia më së miri shpjegohet, edhe në motivin e Dua Lipës, si atë të jashtëm po ashtu edhe atë të brendshëm, dhe po ashtu edhe në përjetimin që e krijon, në vargjet e këngës Levitating:
If you wanna run away with me, I know a galaxy/And I can take you for a ride/Music don’t stop for life…
Muzika në albumin e Dua Lipës është një galaksi tjetër, si në arritjen e saj e po ashtu edhe në bukurinë e saj. Por aq më shumë ajo edhe e përmbush premtimin, është ajo që na bartë atje, deri në Rrugën e Qumështit. Por ka edhe një varg krejtësisht interesant dhe të bukur, se muzika aty nuk e pret jetën, muzika është e pandalshme, muzika është si në albumin e Duas – galaktike.
Më tutje, Dua Lipa në këtë album trajton si gjithëherë – the raw (të papërpunuarën) të dashurisë, hapjen, seksin dhe edhe kritikën ndaj shoqërisë, si femër që ka ecur me çelësat në mes gishtave të duarve për t’u vetëmbrojtur. Në të vërtetë ajo për këtë ka një shprehje: mansplained.
Dua Lipa këndon në këngën e saj Future Nostalgia se është Alpha Female (femër alfa me sinonim ulkonjën alfa – prijëse e kopesë që ujqëve). Ajo nuk është në “the game” për të bërë këngë të paharrueshme (kjo për Duan është e tejkaluar tanimë), ajo është këtu për të “change the game”.
Dua Lipa është në vibe me Pop të sotit. Frontalja, konfrontimi, theksi ne ego dhe ego attitude të Hip Hop bartur edhe në Pop tanimë, është tejet e arritur në albumin e Dua Lipës – I know you’re dying to figure me out (e di se po vdes të më kuptosh), thotë ajo duke duke simbolizuar veten e saj – të pakapshmen, të paarritshmen dhe të pazakonshmen e pakuptueshme. Është e vetëdijshme që është ‘ndryshe’, që tjetri nuk është i mësuar me njerëz si ajo dhe se nuk e ka të lehtë ndaj ‘madhështisë’ së saj.
Dua, artistikisht, në albumin Future Nostalgia kalon në ndryshim 180 shkallësh, dhe e pranon se është çmenduri
Did a full 180, crazy/Thinking ‘bout the way I was…
Pastaj ajo vazhdon në po të njëjtën këngë
So moved on, it’s scary,
duke ndarë përvojën e saj. Duke pranuar. Duke theksuar pranimin dhe duke i dhënë rrëndësi në muzikën dhe shprehjen e saj, dhe ky duke qenë hapja ndaj dashurisë dhe jetës, dhe edhe një “bounce back” të vetë alfa ulkonjës. Aq më shumë po e njëjta vazhdon në këngën tjetër: I never thought that I would find a way out.
Në këngën Cool ka një moment krejtësisht të bukur kur Dua këndon e ekzaltuar nga dashuria, kur flet në këto momente me të dashurin: se po na shoh në realitet. Gjë që do të thotë po na shoh të mundshëm, të martueshëm, të arritshëm. Gjë që, ndër të tjera,nënkupton vështirësinë e jetës për të parë po të njëjtën, realiteti duke qenë tejet i paarritshëm.
Në këngën e radhës, ajo këndon:
Common love isn’t for us/We created something phenomenal/Don’t you agree?/Don’t you agree?/
Megjithëse dashuria ka arritur përmasa të pazakonshmes në këtë këngë, ajo duhet të pyes dy herë partnerin nëse pajtohet për këtë pazakonshmëri. Ndjesia dhe dashuria e nevojshme për t’u konfirmuar, për t’u pyetur dy herë.
Kur Dua artiste bën dashuri ajo e ‘frymëmerr’ të dashurin deri në halucinim. Ajo kërkon t’ia thyej zemrën partneri. Ajo që e arrin kulmin në këtë temë të këtij albumi është refreni i këngës Good in bed:
We drive each other mad, mad, mad, mad, mad/But baby, that’s what makes us good in bed…/But when you’re going down, I get so up (So up)
I tërë udhtëimi nëpër shpërthimet, katarzat, çarjet dhe momentet e – nostalgjisë në të ardhmen – në albumin e Dua Lipës, përfundojnë me vajzat që mbajnë çelësat në mes gishtave, gjithëherë gati të vetëmbrohen, dhe e dimë për çka dhe ndaj kujt. Dua edhe bën kritikë ndaj shoqërisë përmes ironisë tejet të hollë:
No, the kids ain’t alright/Oh, and they do what they see/’Cause it’s all on TV
Gjë që e përfundon duke kënduar “derisa djemtë gjithnjë janë djem” me nënkuptimin se u falet se janë djem, ajo thotë se në anën tjetër “vajzat duhet të jenë gra”.
Është pritur me kuriozitet ky album i Duas, sidomos për shkak të suksesit të saj paraprak, dhe ka qenë moment shumë kritik për Duan si artiste, për pranimin e këtij albumi. Por ajo tanimë është krahasuar edhe me Lady Gaga, dhe ka kaluar në trendsetter global me po të njëjtin album. A nuk e ka ndryshuar – lojën? / KultPlus.com