Gaetano Petrotta, filologu dhe historiani i letërsisë nga Hora e Arbëreshëve

Më 16 qershor të vitit 1882 lindi Gaetano Petrotta. Ai ishte filolog dhe historian i letërsisë nga Hora e Arbëreshëve, në Siçili.

Në veprën e tij kryesore “Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare”, Gaetano Petrota parashtroi një vështrim të përmbledhur të historisë së letërsisë bashkë me një histori mjaft të pasur të studimeve albanologjike për çështje të alfabetit, gramatikës, dialektologjisë, leksikografisë, historisë së gjuhës, etnografisë, folklorit dhe historisë së kulturës.

Themeloi më 1932 katedrën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe në Universitetin e Palermos dhe e mbajti derisa u nda nga jeta në vitin 1952.

Petrota la dorëshkrim një gramatikë shqipe të së folmes së Horës së Arbëreshëve, si edhe një fjalor frazeologjik të arbëreshëve të Siçilisë./ KultPlus.com

140 vite nga lindja e themeluesit të Katedrës së gjuhës shqipe në Palermo

Më 16 qershor të vitit 1882 lindi Gaetano Petrotta. Ai ishte filolog dhe historian i letërsisë nga Hora e Arbëreshëve, në Siçili.

Në veprën e tij kryesore “Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare”, Gaetano Petrota parashtroi një vështrim të përmbledhur të historisë së letërsisë bashkë me një histori mjaft të pasur të studimeve albanologjike për çështje të alfabetit, gramatikës, dialektologjisë, leksikografisë, historisë së gjuhës, etnografisë, folklorit dhe historisë së kulturës.

Themeloi më 1932 katedrën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe në Universitetin e Palermos dhe e mbajti derisa u nda nga jeta në vitin 1952.

Petrota la dorëshkrim një gramatikë shqipe të së folmes së Horës së Arbëreshëve, si edhe një fjalor frazeologjik të arbëreshëve të Sicilisë. /KultPlus.com