Shkencëtarët: Vrima e zezë e Galaktikës sonë rrotullohet me shpejtësi

Vrima e zezë e Galaktikës sonë rrotullohet shpejt dhe zvarrit hapësirën-kohën me të, thonë shkencëtarët. Vrima e zezë e galaktikës sonë, Shigjetari A, po rrotullohet me shpejtësi dhe po ndryshon hapësirën rreth saj. Një ekip fizikantësh vëzhgoi vrimën e zezë, e cila ndodhet 26 mijë vite dritë nga Toka, me Observatorin e NASA-s duke konfirmuar rrotullimin e saj. Rrotullimi shkakton zvarritjen e kornizës.

Autorja kryesore e studimit thotë se me këtë rrotullim, Shigjetari A do të ndryshojë në mënyrë dramatike formën e hapësirë-kohës në afërsi të saj. Ndryshimi i hapësirë-kohës është i dobishëm për të kuptuar rolin që luajnë vrimat e zeza në formimin dhe evolucionin e galaktikës. Vlera e rrotullimit i ndihmon astronomët të kuptojnë se si vrima e zezë mund të jetë formuar dhe evoluar. /Alsat.mk/KultPlus.com

Shkencëtarët vëzhgojnë dy milionë galaktika për hartën 3D të universit

Shkencëtarët kanë vëzhguar dy milionë galaktika dhe yje për herë të parë si pjesë e një përpjekjeje për të krijuar një hartë të detajuar 3D të universit.

Studimi, i cili përdori robotikën për të bërë mijëra foto të qiellit të natës, do të avancojë më tej kuptimin tonë për universin dhe galaktikën tonë, Rrugën e Qumështit.

Studiuesit e Universitetit Durham dhe një ekip ndërkombëtar akademikësh kanë vëzhguar objekte ekstragalaktike dhe se si drita e tyre shpërbëhet në ngjyra ose gjatësi vale të ndryshme, duke zbuluar se sa shpejt po zgjerohet universi si dhe fizika e vetive të galaktikave dhe kuazareve.

I përbërë nga 80 terabajt, grupi i të dhënave vjen nga më shumë se 3 500 ekspozime të qiellit të natës të marra gjatë një periudhe gjashtëmujore.

Versioni i fundit është hapi i parë i projektit për të lejuar shkencëtarët të hartojnë më shumë se 40 milionë galaktika, kuazare dhe yje./KultPlus.com

Spektakël në qiell, ‘përplasen’ gjashtë galaktika

Teleskopi Hubble i ndihmoi shkencëtarët të bëhen dëshmitarë të një spektakli të rralle nga hapësira.

Ndonjëherë ndodh që dy galaksi të përplasen me njëra tjetrën duke rezultuar me një boom yjesh të reja. Por Teleskopi i Nasës dhe Agjencisë hapësinore evropiane, ESA I dhuroi eksperteve imazhet e jashtëzakonshme të 6 galaktikave që bashkohen dhe secila prej tyre, është një spektakël më vete!

ESA I publikoi pamjet për të kremtuar fillimin e 2021-shit. “ Këto sisteme janë laboratore të shkëlqyera për gjurmimin e krijimin të reve yjore në kushte ekstreme fizike”, thuhet në një deklaratë të agjencisë. Retë yjore janë një grup I madh yjesh pranë njëra-tjetrit. Galaksitë e përfshira shfaqin që të gjitha shenja të së shkuarës së tyre të egër.

ESA e përshkruan galaktikën NGC 3256 si të veçantë dhe të deformuar. NGC 3690 është një “fabrikë supernovash” dhe imazhi i NGC 6052 tregon dy galaktika ende në proces përplasjeje. Shkencëtarët u përqendruan tek grupet e yjeve brenda galaktikave dhe kërkuan të shohin se çfarë u ndodh atyre kur sistemi në të cilin ndodhet bashkohet me një tjetër. Përplasjet duket nxisin krijimin e yjeve të reja, duke e rritur atë që përshkruhet si shkalle e “lindjeve yjore”.

ESA shpjegoi se Rruga jonë e Qumështit zakonisht formon grupe yjesh me masa që janë 10 mijë herë më shumë se masa e diellit tone. Por kjo sipas saj, nuk krahasohet me masat e grupeve të yjeve të formuara në galaksitë që përplasen, të cilat mund të arrijnë miliona herë masën e diellit tonë.”/tch/ KultPlus.com