Teleskopi më i fuqishëm në botë jep imazhin e ri të ”Galaxy Cartwheel”

Teleskopi Hapësinor James Webb ka dërguar një imazh të ri të galaktikës Cartwheel, e vendosur rreth 500 milionë vite dritë larg, sipas një deklarate nga agjencia hapësinore amerikane NASA.

Galaktika përbëhet nga dy unaza, një unazë e brendshme e ndritshme që përmban një sasi të madhe pluhuri të nxehtë dhe një unazë me ngjyrë përreth.

”Imazhi tregon se galaktika është në një fazë “shumë kalimtare” dhe do të vazhdojë të transformohet”, tha NASA.

Teleskopë të tjerë, duke përfshirë Teleskopin Hapësinor Hubble, kanë ekzaminuar më parë Cartwheel, thuhet në deklaratë.

“Galaktika dramatike është mbuluar me mister, ndoshta fjalë për fjalë, duke pasur parasysh sasinë e pluhurit që errëson pamjen. Webb, me aftësinë e saj për të zbuluar dritën infra të kuqe, tani po zbulon njohuri të reja mbi natyrën e Cartwheel”, theksoi NASA.

Imazhi i fundit vjen rreth dy javë pasi teleskopi transmetoi imazhin më të thellë dhe më të mprehtë infra të kuqe të universit të largët deri më sot.

James Webb është teleskopi më i fuqishëm në botë dhe është ndërtuar bashkërisht nga agjencitë hapësinore në Evropë, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. / Express / KultPlus.com