Asociacioni i Artistëve Vizuel të Kosovës në bashkëpunim me ShAF “Zef Kolombi” dhe Galerinë e Arteve Ferizaj organizojnë ekspozitë kolektive “Ekspozita Shëtitëse”, përcjell KultPlus.
Ky projekt do të mbahet në 6 komunat e Kosovës si në: Ferizaj, Mitrovicë, Gjakovë, Prizren, Pejë dhe Prishtinë.
Andaj, ftohen të gjithë artistët profesionistë ferizajas nga fusha e artit pamor që të aplikojnë për pjesëmarrje me punimet e tyre artistike.
Rregullat:
• Të drejtë konkurrimi kanë artistët vetëm nga Ferizaj;
• Artistët profesionistë dhe studentë nga viti i parë e tutje, mund të konkurrojnë me nga një vepër artistike, të pa ekspozuar më parë në Galerinë e Arteve – Ferizaj;
• Punimet do t’i nënshtrohen përzgjedhjes dhe vlerësimit nga juria profesionale;
• Veprat duhet t’i posedojnë këto të dhëna; Emri e mbiemri, titulli, teknika, viti etj;
• Tema është e lirë;
• 5-6 veprat më të arrira do të përzgjidhen nga juria profesionale, ku me këto vepra pastaj do të mbahet një ekspozitë kolektive me gjitha komunat në Tiranë
Afati i fundit për aplikim:
Punimet mund të dorëzohen çdo ditë pune në Galerinë e Arteve në Ferizaj (prej orës 09:00-15:00), nga data 26 Shtator 2023 deri më 05 Tetor 2023.
Tërheqja e punimeve duhet të bëhet jo më larg se dy javë pas mbylljes së ekspozitës, pas këtij afati kohor Galeria e Arteve – Ferizaj nuk mban përgjegjësi për veprat.
Ekspozita kolektive është mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit. / KultPlus.com
Galeria e Arteve në Ferizaj, në bashkëpunim me Shoqatën e Artistëve Figurativ “Zef Kolombi”, si bashkëorganizatorë të Bienalit të katërt të Vizatimit, ka kënaqësinë të bëj publike listën e artistëve pjesëmarrës në këtë Bienal.
Bienali i Vizatimit, tanimë është shndërruar në një nga ngjarjet më të rëndësishme të artit pamor, dhe i vetmi në fushën e Vizatimit në Kosovë dhe rajon i cili këtë vit shënon edicionin e katërt.
Organizimi i një ngjarje të tillë është nevojë imperative e kohës, për të krijuar mundësinë dhe hapësirën që të promovohet një nga fushat më të rëndësishme të arteve pamore, siç është vizatimi.
Bienali i Vizatimit, që nga edicioni parë, karakterizohet për nga mënyra e veçantë e organizimit me kujdesin dhe seriozitetin për të treguar transparencë, korrektësi dhe profesionalizëm, ku organizatorët me kohë kanë ndërmarr, të gjitha hapat e duhur, për të siguruar një garë të fortë, fer, bazuar vetëm në meritokraci apo vlerësimin real të vizatimeve, dhe për këtë qëllim, si kriter kanë vendosur që autorët, në punimet e tyre konkuruese, të mos shkruajnë të dhënat e tyre identifikuese (emrin dhe mbiemrin) dhe secili punim është kodifikuar nga organizatorët me shifra sekrete, në mënyrë që juria të jetë e lirë dhe të mos ndikohet nga emrat e artistëve.
Një kujdes i veçantë i është kushtuar edhe përcaktimit të jurisë, në mënyrë që punimet të përzgjidhen sipas kritereve të qarta profesionale, pa nepotizëm dhe favorizim, nga një juri e jashtme, e pavarur, profesionale dhe kredibile, e që në rastin e këtij edicioni përbëhej nga Prof. Nehat Beqiri (Maqedonia e Veriut) Prof. Dr. Rubin Mandija (Shqipëri) dhe Prof. Dr. Zeni Ballazhi (Kosovë), të cilit përveç përzgjedhjes së punimeve pjesëmarrëse, përzgjodhën edhe fituesit e tre çmimeve të Bienalit, të cilat do të ndahen në hapjen solemne të ekspozitës që do të mbahet më 26 nëntor 2019 në Galerinë e Arteve në Ferizaj.
Kurator i këtij edicioni të Bienalit të Vizatimit është Jetullah Sylejmani. Edhe këtë vit, ky edicion kishte karakter ndërkombëtar duke përmbushur një boshllëk të madh në fushën e vizatimit sidomos për vendin tonë, ku u vërejt një interesim i madh i artistëve për të qenë pjesë e kësaj ngjarje, ku konkuruan artistë nga vende të ndryshme si nga Gjermania, Greqia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.
Në këtë edicion kanë konkuruar 46 artistë prej të cilëve juria ka përzgjedhur 32 artistë pjesëmarrës, ndërsa duke marrë për bazë mundësinë që artistët të aplikojnë me më shumë se një punim, kemi pasur 119 vepra konkuruese prej të cilave juria ka përzgjedhur 54 vepra, dhe ka refuzuar 65 të tjera.
Ekspozita prite të hapet më 26 nëntor në ora 18:00
Bienali është realizuar me mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Drejtoria e Kulturës Rinisë dhe Sportit – Ferizaj. / KultPlus.com