Më 14 korrik, Galeria Kombëtare e Kosovës do të hapë dyert për një ekspozitë më të veçantë të artistëve, ku do të prezantohet koleksion i veprave në një periudhë të gjerë kohore, duke përfshirë ato prej vitit 1979 deri në vitin 2000, shkruan KultPlus.
Galeria Kombëtare e Kosovës bën të se kjo ekspozitë vjen e kuruar nga Zeni Ballazhi, dhe ceremonia e hapjes do të jetë në ora 19:30.
“Me 24 dhjetor 2020, Qeveria e Republikës së Kosovës ka nxjerrë vendimin nr. 07/52 për shpronësimin e veprave artistike të cilat gjendeshin në hapësirat e NewCo Grand Hotel sh.p.k. dhe me datë 21 janar 2021 është bërë pranim-dorëzimi i veprave artistike nga Agjencia Kosovare e Privatizimit tek Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, përkatësisht tek Galeria Kombëtare e Kosovës. GRANDART 1970-2000 PIKTURA | SKULPTURA | GRAFIKA | TAPICERI | ARTIZANATE”, kanë njoftuar nga Galeria Kombëtare e Kosovës, për këtë ekspozitë që do të rri e hapur deri më 27 gusht të këtij viti.
Veprat që do të prezantohen në këtë ekspozitë, janë të artistëve: Agim Çavdarbasha, Agim Salihu, Bahri Dranҫolli, Božidar B. Prodanović, Budim Berisha, Faik Krasniqi, Fatmir Krypa, Fatmir Zajmi, Gjelosh Gjokaj, Hamdi Terziqi, Hysni Krasniqi, Matej Rodiqi, Mehmet Behluli, Mikel Gjokaj, Muslim Mulliqi, Nazmi Sadiku, Nikos Kanellos, Radoslav Musa Miketić, Rexhep Ferri, Rrustem Bujupi, Shyqri Nimani, Simon Shiroka, Skender Idrizi, Stevan Čukić, Tomislav Trifić, Xhevdet Xhafa e Zoran Jovanović./ KultPlus.com
Rrugëtimi i shfaqjes së artisteve shqiptare ndër vite, por dhe artit si njëra nga pikat ky kufijtë e dy vendeve shkrihen si një tersi e vetme, karakteri i së cilës ndërthuret me mendimin feminist, duke sjellë gruan si frymëzim artistik, por dhe një krijuese të artit, është pikërisht një nga themelet mbi të cilat ngritet ekspozita ‘Synime’, shkruan KultPlus.
Udhëtimit ndër vite të këtij arti që fillimisht u shfaq para publikut në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, sot i hapi dyert edhe Galeria Kombëtare e Kosovës, duke sjellë kështu një udhëtim në kohë, të veprave që kishin mbetur në harresë, por dhe të veprave që përfaqësojnë brezin bashkëkohor të artistëve.
Iniciativa e galerive të dy vendeve Shqipëri e Kosovë, si pjesë e kalendarit të tyre të përbashkëta iu besua dy kuratoreve, Adela Demetja dhe Erëmirë Krasniqi, të cilat deri në fillimin e këtij bashkëpunimi që zgjati më shumë se një vit, nuk e njihnin njëra tjetrën.
Teksa qëndronte përballë punës së gjatë dhe njëkohësisht po aq mahnitëse të cilën e kishte realizuar së bashku me Erëmirë Krasniqin, Adela Demetja rrëfeu për KultPlus se fillimet e gjithë këtij procesi kanë nisur nga shikimet e koleksioneve të dy galerive.
“Për këtë projekt kemi filluar punën rreth një vit më parë, sigurisht duke ditur që do të jetë mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe dy galerive, kemi filluar punën me koleksionet dhe veprat që kanë qenë në koleksion. Kjo iniciativë ka ardhur sepse duket nga koleksioni që veprat e artisteve femra janë shumë më të pakta në numër sesa ato të artistëve meshkuj”, ka pohuar ajo.
Pandemia sikurse në çdo fushë tjetër të jetës, kishte ndikuar edhe në punën e dy kuratoreve Demetja e Krasniqi të cilat pjesën më të madhe të procesit dhe hulumtimeve e kishin realizuar në formën online, duke zhvilluar biseda me artistet të cilat synonin ti bënin pjesë të ekspozitës. Tutje ajo ka shtuar se pavarësisht që ekspozita titullohet ‘Synime’, në fillimet e punës nuk kishin një synim të qartë për ekspozitën me qëllim që të mos ndikojnë në diktimin e saj.
“Ka qenë koha e pandemisë dhe i gjithë procesi është bërë online, pra me zoom jemi munduar të flasim me to, ti pyesim se çfarë mendojnë për një ekspozitë të tillë dhe të shikojmë edhe krijimtarinë e tyre. Pra në fillim nuk është se kemi pasur një synim më të qartë pavarësisht se ekspozita quhet synime me idenë që mos të jemi ne ato që e diktojmë ekspozitën por të shohim se çfarë ka, çfarë temash trajtohen dhe nga pak të ngrihet koncepti kuratorial”, ka treguar Adela Demetja.
Por, krahas takimeve të shumta në platformat online, Demetja tregon se janë takuar fizikisht edhe me artiste e familjarë të atyre që nuk jetojnë, që ju ka ndihmuar edhe më shumë në kuptimin e tematikave të krijimtarisë së artisteve dhe ndërtimin e katër koncepteve kuatoriale.
“Nga fillimet e punës tonë kuptuam edhe disa prej tematikave që vetë krijimtaritë e artisteve lëvronin dhe ndërtuam katër koncepte kuratoriale të cilat janë ‘Arkivat e trupit’, ‘Gramatika e kujtesës’, ‘Anakronizma të vullnetshëm’ dhe ‘Përmbledhje poetike’. Me anë të këtyre katër koncepteve bëmë si përfundim përzgjedhjen për ekspozitën’, shtoi tutje kuratorja.
Demetja ka theksuar se gjatë procesit të punës për realizimin e kësaj ekspozite është marrë parasysh edhe hapësira në Galerinë e Arteve në Tiranë dhe Galerinë Kombëtare në Prishtinë, por njëkohësisht dhe rëndësinë që ka në vete ‘Synime’ ngase një ekspozitë e tillë realizohet për herë të parë, nga dy vende me pothuajse 40 artiste dhe një shtrirje kohore 70 vjeçare.
Kuartorja Adela Demetja teksa ka treguar se nuk kanë hasur në refuzime nga ana e artisteve për të marrë pjesë në një ekspozitë të tillë, kanë hasur në pyetje të atilla që të bënë të kuptosh se shumica e artisteve tashmë kanë përvetësuar narrativen patriarkale.
“Nuk ka pasur artiste që kanë refuzuar, por ka pasur artiste që sigurisht kanë ngritur pyetje përse kjo ekspozitë, përse vetëm me artiste femra dhe këtu e kemi kuptuar që sigurisht duhet bërë ende shumë në këtë drejtim, pra në përfshirjen dhe në fizibilitetin e artisteve gra sepse vetë fakti që disa prej tyre mendojnë që nuk është e nevojshme që artistet gra të mbështeten në mënyrë të veçantë tregon që ka një problematikë brenda vetë sistemit ku ato e kanë përvetësuar narrativen patriarkale”, ka përfunduar kuartorja.
Gratë artiste veprat e të cilave pas Tiranës tashmë kanë pushtuar edhe muret e hapësirën së Galerisë Kombëtare, përfshijnë artistet e para të artit figurativ e deri tek emrat e njohur te ditëve të sotme si; Silva Agostini, Brigita Antoni, Alma Bakiaj, Lumturi Blloshmi, Lirije Buliqi, Liljana Çefa, Donika Çina, Flaka Haliti, Blerta Hoçia, Majlinda Hoxha, Shpresa Faqi, Fitore Isufi – Koja, Ledia Kostandini, Edona Kryeziu, Hyrije Krypa, Iva Lulashi, Diana Miziri, Silvi Naçi, Matilda Odobashi, Greta Pllana, Edit Pula, Nurhan Qehaja, Alketa Ramaj, Miradije Ramiqi, Anila Rubiku, Merita Selimi, Marina Sula, Eli Xoxa, Alije Vokshi, Alketa Xhafa Mripa, Rudina Xhaferi, Violeta Xhaferi, Sofia Zengo Papadhimitri, Androniqi Zengo Antoniu dhe Valbona Zherka.
Ekspozita ‘Synime’ do të qëndrojë e hapur deri më 30 qershor, 2021 duke ofruar kështu mundësinë për diskutimin e veprave të prodhuara nga gratë dhe duke marrë në konsideratë trajektore të ndryshme artistike që ato kanë thurur në kontekstin e pas Luftës së Dytë Botërore deri më sot./ KultPlus.com
Piktori Naim Spahiu është emëruar si zëvendësues i Drejtorit të Galerisë Kombëtare të Kosovës, shkruan KultPlus.
Ky vendim është marrë më datë 22.02.2021 dhe sot GKK ka njoftuar përmes faqes zyrtare në facebook.
Naim Spahiu lindi më 18 mars 19678 në Mitrovicë, Kosovë. Më 1998 përfundon Akademinë e Arteve në Prishtinë, Kosovë, ndërsa në vitin 2002 diplomohet si piktor.
2005 Përfundon postdiplomimin në Prof. Esat Valla në Prishtinë. Deri në emërimin e tij si zëvendësues i Drejtorit të Galerisë Kombëtare të Kosovës, Spahiu ishte koordinator për ekspozitat në po në këtë institucion. / KultPlus.com
Ish –deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, e cila përsëri i ka hyrë garës dhe për një mandat tjetër në zgjedhjet parlamentare, ka hedhur akuza për keqmenaxhim ndaj Fahredin Spahijajt, ish-drejtorit të Galerisë së Arteve të Kosovës.
Madje në studion e Edicionit të Analizës në Klan Kosova, ka pasur një përplasje të ashpër mes tyre, lidhur me pretendimet e Spahijajt se Hoxha kishte ndikuar në shkarkimin e tij.
Megjithatë këto akuza të Spahijajt, kandidatja e PDK-së për deputete i hodhi poshtë.
”Zotri Fahredin Spahija ka qenë drejtor, dhe në mandatin e Memli Krasniqit janë deponuar 11 vërejtje dhe ankesa nga komplet stafi i Galerisë Kombëtare në emër të tij”.
”Më pas është shqyrtuar rasti i tij si drejtor, në Komisionin Disiplinor në Ministrinë e Kulturës”.
”11 ankesa, incizime me ofendime ndaj grave aty dhe asistente që kanë qenë – por kjo është process që ka ndodhur para se unë të jem presidente e bordit të Galerisë Kombëtare”.
”Unë s’i kam dëgjuar vërejtjet ato janë në Komision Hetimor. Unë kur kam marrë mandatin si Presidente e Bordit bashkë me të gjithë akterët e bordit”.
”Edhe për faktin se Komisioni Disiplinor ka theksuar që nuk ka më klimë pune për shkak të të gjithë atyre ankesave, Ministria e Kulturës nuk ka mundur ta shkarkojë juridikisht sepse në ligj thuhet se bordi duhet ta shkarkojë dhe bordi s’ka qenë jofunksional”.
”Aktakuzat që kanë ardhë ndaj jush, kanë ardhë në Ministri, nuk kanë ardhur tek unë dhe i ka studiuar Komisioni Hetimor”.
”Juridikisht në një institucion ku nuk ka klimë pune, dhe asnjë person nuk komunikon me ju, atëherë normal që ju duhet të shkoni”.
Tutje Eliza Hoxha pretendon se gjatë kohës sa ishte drejtor në GAK, Fahredin Spahija kishte keqmenaxhuar dhe me fonde të Ambasadës së Holandës, të cilat këto ky i fundit vazhdimisht i mohonte.
”Mos të flas për abuzimet me: paratë e ambasadës së Holandës, që janë marrë me krijuar faqen e Galerisë Kombëtare, dhe asnjëherë nuk është krijuar dhe faturat për kompaninë që ka krijuar atë faqe janë fatura fiktive sepse nuk ekziston ajo kompani. Hard-disku marrë nga kompjuteri i Galerisë, dhe shumë gjëra të gjuajtura në tavan”.
”Faktet ekzistojnë kushdo që do mundet t’i gjejë në Komisionin Disiplinor”.
”Jam shumë e lumtur për mandatin tim që kam kryer. Puna flet për ju, dhe puna flet mua. Galeria flet për ju, Galeria flet për mua. Kam kryer punët e mia. Ne jemi një bord që kemi pasur një program”.
Në anën tjetër, ish-drejtori i Galerisë Kombëtare, Fahredin Spahija ka insistuar që Hoxha ta fliste të vërtetën.
“S’është e vërtetë që ka qenë jofunksional sepse të gjithë anëtarët kanë qenë aty. Jofunksional është kur mungojnë anëtarët e bordit”, është shprehur Spahija.
Në anën tjetër, ai e ka akuzuar Hoxhën që është emëruar vetëm për t’ia kryer punët Memli Krasniqit.
“Ti je emëruar anëtare e bordit dhe kryetare e bordit vetëm për t’ia kryer punën Memli Krasniqit. Ti je emëruar vetëm dy ditë pa më shkarkuar mua. Brenda dy dite ti i kuptove të gjitha?”, iu është drejtuar Spahija Hoxhës.
Për vërejtjet dhe ankesat që Hoxha i ka përmendur se kanë ardhur nga stafi , Spahija e pyeti disa herë me radhë arkitekten nëse i kishte studiuar ato.
“I keni mbyllur dyert për artistët e vendit”, ka thënë Spahija, teksa Hoxha tregon për ndryshimet sipas saj që kanë ndodhur në Galerinë Kombëtare në krye me Erzen Shoshkolin.
“Ti je persekutore e Memli Krasniqit. Ke nënshkruar dokumente për ta shkarkuar drejtorin. Kjo pozita jote politike është vetëm falë argatllëkut që ia ke bërë Memli Krasniqit dhe PDK-së”, ka vlerësuar Fahredin Spahija. /klankosova/ KultPlus.com
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi së bashku me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti morën pjesë në ceremoninë e bartjes së aseteve dhe vepra pamore të artit të 121 autorëve nga Hoteli “Grand” në Galerinë Kombëtare të Kosovës.
Me këtë rast ministrja Dumoshi tha se këto punime po kthehen në vendin ku i përkasin pra Galerisë Kombëtare të Kosovës.
“Sot është një ditë historike për vendin tonë, disa nga veprat artistike të artistëve më të shquar të kohës sonë po i kthehen institucionit më të lartë të artit pamor në vend – Galerisë Kombëtare të Kosovës.
Ministrja Dumoshi e vlerësoi punën e menaxhmentit dhe punëtorëve të Hotel “Grandit”, Prishtina duke theksuar që këto punime kanë qëndruar për 30 vjet në këtë hapësirë dhe kanë pasur një kujdes të veçantë duke u ruajtur me shumë zili. Po ashtu ministrja Dumoshi ka falënderuar të gjithë ata që punuan deri në këtë ditë, në veçanti ka falënderuar AKP-në për bashkëpunimin.
Ndërkaq Kryeministri Avdullah Hoti tha që këto vepra janë pasuri shtetërore dhe pjesë e kulturës së vendit tonë. Ai shtoi që këto vepra janë ruajtur me përkushtim.
“Është moment i mirë që këto bëhen pjesë e Galerisë sonë, dhe njerëzit munden me i shiju këto asete”, tha ndër të tjerash z. Hoti. / KultPlus.com
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka shkarkuar 6 anëtarë të Këshillit Drejtues të Galerisë Kombëtare të Kosovës të cilit ishin me mandat 4 vjeçar. Driton Axhani, Xhevdet Pantina, Malbora Krajku, Arjeta Miftari, Enver Hoxha dhe Arlinda Hajrullahu, kanë marrë njoftim përmes emailit për shkarkimin e tyre, ndërsa kryetarja e Këshillit, Zake Prelvukaj i ka mbijetuar këtij vendimi, shkruan KultPlus.
Ndërsa, pa humbur kohë, janë emëruar edhe anëtarët e rinjë të Këshillit Drejtues të GKK-së. Me në krye Zake Prelvukajn, anëtarët e emëruar janë: Blerta Syla-Surroi, Agim Salihu, Shyqri Nimani, Vjosa Sadriu- Hamiti, Bastri Makolli dhe Fatmir Hoxha.
Këshilli i ri tashmë pritet të votojnë për zgjedhjen e drejtorin të kësaj galeria, konkursi për të cilin është hapur më datë 26 nëntor.
Por vendimi që është marrë nga ministra Vlora Dumoshi, ka nxitur reagime tek ish anëtarët e KD-së. Skulptorja Arjeta Miftari ka reaguar përmes një statusi në Facebook duke e quajtur këtë vendim plotësisht politik. Sipas Miftarit shkarkimi ka të bëjë me emërimin e drejtorit të ri të GKK-së.
“Nuk habitem me vendimin, pasi që sikurse çdo gjë tjetër në Republikën e Kosovës edhe ne Galerinë Kombëtare të Kosovës agjendat partiake dhe politike duan të shtynë përpara, ndoshta përbërja aktuale e Këshillit Drejtues është parë si pengesë në këtë drejtim”, shkruan Miftari.
Tutje Miftari shprehet: Kjo formë e shkarkimit ngjason me format e një sistemi që ne nuk e kemi zgjedhur dhe kundërshtuar me dekada të tëra, është fatkeqësi të shohësh vendime të tilla.
Do të isha shumë e lumtur, nëse pjesë e këtij vendimi do të ishte edhe arsyetimi që e ka shtyrë ministren të marr një vendim të tillë. Në të gjitha rastet dhe rrethanat, nëse shkarkimi ka ndodhur si rezultat i mos punës time ose në rastin konkret të mos punës se Këshillit Drejtues dhe e njëjta të argumentohet atëherë, unë nuk do të kisha fytyrë të shkruaja ose reagoja”, shkruan kështu Miftari. / KultPlus.com
Koleksioneve artistike të Galerisë Kombëtare të Kosovës iu shtuan veprat e Šejla Kamerić, shkruan KultPlus.
Artistja nga Bosnja e cila tanimë është e dëshmuar në skenën artistike, ka dhuruar disa pjesë nga seria e punës së saj me emrin “Fragile Sense of Hope (XGLASS)”, të cilat në vitin 2015 ishin ndeshur me syrin e publikut kosovar në këtë Galeri në ekspozitën personale të quajtur “30 Vite më vonë”.
“Praktika e zakonshme në zonat e konfliktit dhe zonat e katastrofave natyrore është të përpiqesh të sigurosh dritaret me shirit. Kjo ishte pika e fillimit për një seri të pjesëve të instalimit të xhamit “Fragile Sense of Hope (XGLASS) që Šejla Kamerić filloi të bënte në 2013”, thuhet në njoftimin e GKK-së.
Këto punime artistike të Šejla Kamerić demonstrojnë çmimin dhe brishtësinë e shpresës dhe rëndësinë e të qenit aktiv për ata që jetojnë në kohë të dëshpëruara.
Ajo është shpërblyer me çmime të shumta dhe veprat e saj kanë shëtitur vende të ndryshme të botës duke përfshirë Londrën, Barcelonën, Parisin. / KultPlus.com
Arti ka qenë përherë pikëtakim i kufijve, kombeve dhe kulturave të ndryshme. Mirëpo, kësaj radhe arti po bashkon punimet e një kombi të ndarë në kufij. Galeria Kombëtare e Kosovës në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Arteve të Shqipërisë po vijnë me ekspozitën “Synime”, shkruan KultPlus.
“Synime” do të hap dyert për sytë e audiencës së pari në dhjetor të këtij viti në Galerinë Kombëtare të Arteve në Shqipëri, për të zbarkuar në prill të 2021 edhe në Galerinë Kombëtare të Kosovës.
Puna artistike e të dy vendeve është hulumtuar nga kuratoret e kësaj ekspozite, Erëmirë Krasniqi dhe Adela Demetja, e cila do të vie si publikim në maj të vitit 2021.
“Ekspozita bazohet në hulumtimin e realizuar mbi artin dhe kulturën në këto dy vende dhe shqyrton nga afër kushtet dhe regjimet estetike që kanë diktuar prodhimin, shprehjet artistike dhe vendin e gruas në të”, thuhet në njoftimin e dy Galerive nga shtetet shqiptare.
Ajo që do ta karakterizoj këtë ekspozitë do të jetë karakteri i saj feminist. Kështu Galeria Kombëtare e Arteve dhe Galeria Kombëtare e Kosovës bashkë me kuratoret janë kujdesur që tematikat kryesore që do të paraqiten në këtë ekspozitë të jenë çështjet rreth kultit të gruas në bashkëveprim me artin. Kësi soji, “Synime” do të paraqes gruan si pozicion apo frymëzim artistik dhe në anën tjetër si krijuese e artit, duke sjellur në pah metodologjitë individuale të grave artiste nga Kosova, Shqipëria e diaspora.
“Nisur nga synimi për të zgjeruar historitë e grave në art, ekspozita shqyrton terrene të reja kritike për të ripërvetësuar dhe ripërfytyruar subjektivitetin e grave në historinë e artit”, thuhet në njoftimin e përbashkët të dy Galerive.
E bazuar në 4 koncepte: përmbledhje të pamjeve, gramatikë të kujtesës, anakronizma të vullnetshme dhe arkive trupore, ekspozita do të ofroj diskutime për veprat e prodhuara nga gratë që nga koha e pas Luftës së Dytë Botërore dhe deri në ditët e sotme. Kjo ekspozitë e cila vie si bashkëpunim i artistëve nga Shqipëria dhe Kosova, është projekt i nënshkruar në mes të Ministrive të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të dy shteteve dhe organizohet në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor./KultPlus.com
Sot në ambientet e Galerisë Kombëtare të Kosovës është hapur ekspozita individuale e artistit të mirënjohur Jakup Ferri, ekspozitë kjo që shpalos punën 15 vjeçare të artistit, shkruan KultPlus.
Situata e fundit që ka kapluar vendin, ka bërë që secili aktivitet të zhvillohet me shumë masa e kufizime, ndër to ishte edhe kjo ekspozitë e cila limiton edhe numrin e vizitorëve.
Ndërkaq, edhe pse një situate mjaft e trishtë si pasojë e pandemisë, arti i Ferrit i kishte dhënë jetë Galerisë Kombëtare me pikturat, vizatimet e tapiseritë e tij.
Artisti është shprehur se për këtë ekspozitë janë sjell 100 punime nga Holanda.
“Ka qenë shumë e vështirë̈ që t’i sjellim 100 punime nga Holanda, falënderoj Galerinë Kombëtare të Arteve dhe Komunën e Prishtinës të cilët ndihmuan shumë rreth gjithë këtij organizimi”, ka shkruar artisti.
Vlen të ceket se vetëm një muaj më parë, në Bienalen Ndërkombëtare të Vizatimit që u mbajt në Galerinë Kombëtare, Ferri ishte bashkëfitues i çmimit të parë të kësaj bienaleje.
Ekspozita nuk pati ceremoni të hapjes, mirëpo për publikun do të qëndrojë e hapur deri më 30 gusht të këtij vit.
GKK ka bërë lutje për mysafirët që të respektojnë masat e rekomanduara nga Instituti IKSHPK dhe Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e Covid-19.
Jakup Ferri i lindur në vitin 1981, në Prishtinë, Kosovë, ka studiuar në Fakultetin e Arteve të Prishtinës dhe Rijksakademy në Amsterdam.
Në vitin 2008, Jakup Ferri mori çmimin Buning Brongers në Amsterdam. Ai ka marrë pjesë në ekspozita të ndryshme ndërkombëtare, ndër të tjera: U-TURN Quadrennial for Contemporary Art Copenhagen, Istanbul Biennal dhe De Hallen në Haarlem. / KultPlus.com
Ministrja Dumoshi vizitoi sot Galerinë Kombëtare të Kosovës me rastin e nisjes së aktivitetit të Galerisë, pas pandemisë, përcjellë KultPlus.
Ministrja u prit nga drejtoresha e GKK-së, Arta Bunjaku Agani, nga stafi i Galerisë dhe nga skulptori Burim Gashi, ekspozita e të cilit është ri-hapur pas pandemisë.
Ministrja Dumoshi u shpreh e kënaqur që po e viziton Galerinë dhe që pas një periudhe të mbylljes për shkak të pandemisë artdashësit tashmë kanë mundësi ta vizitojnë Galerinë.
Gjatë kësaj vizite Ministrja kaloi nëpër ekspozitën e hapur ‘Heshtje e rëndë`, e cila tregon veprat e fundit të skulptorit kosovar Burim Gashi dhe rrëfen pasojat emocionale të ngjarjeve traumatike që ishin krijuar nga lufta, dhuna dhe paqartësia për njerëzit e zhdukur. Në këtë seri të re të veprave autori tregon edhe përvoja personale dhe traumatike që lufta dhe dekadat në vijim i kanë shkaktuar atij dhe shoqërisë kosovare.
Drejtoresha e GKK-së, Bunjaku-Agani, në anën tjetër u shpreh shumë e lumtur që vizitorja e parë e hapjes së Galerisë për publikun, pas pandemisë është vet Ministrja Dumoshi. Ajo gjithashtu falënderoi Ministren për interesimin e vazhdueshëm dhe për bashkëpunimin që ka treguar prej fillimit, me GKK-në.
Ministrja Dumoshi ndër të tjera theksoi që është duke u angazhuar vazhdimit dhe ka shtyrë përpara punën për rregullimin e kushteve brenda GKK-së, meqë kjo do ta lehtësonte punën për stafin por njëkohësisht do të krijonte kushte më të mira për vizitorët e artdashësit e Galerisë. / KultPlus.com
Nga nesër, Galeria Kombëtare e Kosovës do të hapet për publikun.
Orari i vizitave do të jetë i njëjtë sikurse në të kaluarën, e martë-premte nga ora 10:00 deri në 18:00, e shtunë dhe diel nga 10:00 deri në 17:00 dhe e hënë e mbyllur.
Vizitorët do të udhëzohen nga kujdestari i sallës për numrin e personave që mund të hyjnë në sallë, i cili është 2-3 persona për sallë.
Dy ekspozitat e ndërprera për shkak të pandemisë të cilat do të hapen tani janë:
Salla 1: Burim Gashi / Heshtje e rëndë
Salla 2: World Press Photo Exhibition 2019. /KultPlus.com
Periudha e fundit nëpër të cilën po kalon bota përfshi këtu edhe vendin tonë, ka bërë që institucionet në Kosovë të zhvillojnë shumë aktivitete virtuale duke qenë kështu më afër artdashësve, në mënyrë që të mos ketë ngecje të mëdha as në zhvillimet kulturore, shkruan KultPlus.
Ndër këto institucione, afër dashamirësve të artit ka qenë edhe Galeria Kombëtare e Kosovës, përmes ekspozitave virtuale në kuadër të platformave ‘Artisti në karantinë’ dhe ‘Muzeu virtual’.
Edhe pse dyert e këtij institucioni si shumë institucione të tjera për publikun nuk kanë qenë të hapura, Galeria Kombëtare e Kosovës ka vazhduar punën parreshtur përmes ekspozitave virtuale të cilat kanë rezultuar mjaft të suksesshme dhe efektive për adhuruesit e artit dhe artistët të cilët janë prezantuar përmes tyre.
Drejtoresha e Galerisë Kombëtare të Kosovës, Arta Agani, ka treguar për KultPlus se janë në pritje të përmirësimit të gjendjes, dhe se nëse kjo krizë shkon drejt përmirësimit pritet që nga fundi i muajit maj të vazhdojnë me ekspozita, ndërkaq në rast se gjendja përkeqësohet apo vazhdon pa ndonjë ndryshim, Agani tregoi se Galeria është e obliguar të vazhdojë me këtë mënyrë, poashtu të krijojë edhe ndonjë platformë të re.
‘Ekspozitat virtuale ka qenë të gatshme, sepse nga shkurti i vitit të kaluar kemi filluar t’i dokumentojnë ekspozitat në këtë mënyrë, ndërsa tash i kemi publikuar me radhë’, vazhdoi tutje Agani për KultPlus.
Platformat ‘Artisti në karantinë’ dhe ‘Muzeu virtual’, të cilat si nismë e Galerisë Kombëtare, kanë filluar në mënyrë që të angazhohen artistët duke publikuar koleksionet e tyre, këto platforma kanë qenë mjaft të suksesshme dhe publiku i ka pritur mjaft mirë.
Këto dy platforma kanë përfshirë artistë të ndryshëm si Zeni Ballazhi, Artan Hajrullahu, Driant Zeneli, Driton Selmani e të tjerë, artistë këta që përmes artit të tyre kanë qenë prezent në shtëpinë e secilit prej artdashësve.
‘Publiku e ka pranuar tepër mirë këtë mënyrë të ekspozitave, po na përgëzojnë për këto iniciativa’, shprehet Arta Agani. / KultPlus.com
Sot në Galerinë Kombëtare të Kosovës u promovua katalogu IRWIN-Shteti në kohë, ku artisti slloven Miran Mohar bashkëbisedoi me të pranishmit rreth strukturës së katalogut, historisë së tij dhe ekspozitës IRWIN e cila është mbajtur në shtatorin e vitit të kaluar në Galerinë Kombëtare të Kosovës, shkruan KultPlus.
Debatin e hapi drejtoresha e Galerisë Kombëtare, Arta Agani, e cila shprehi falenderimet e saj për prezencën e të pranishmëve në sallë, duke uruar Mohar-in për ardhjen e tij dhe duke vlerësuar shumë lart punën që IRWIN ka bërë.
”Do e quaja libër dhe jo katalog pasiqë përmban tekste shumë kualitative, shpresoj që të gjithë do të ndaheni të kënaqur me këtë libër. Ne kemi qenë shumë të nderuar që ekspozita e tyre ka qenë pjesë e Galerisë Kombëtare dhe ishte një ndër ekspozitat më të vizituara në Galerinë tonë”, u shpreh Agani
Projekti ”Shteti në kohë”, daton qysh nga fillimi i viteve të 90′.
”Në saje të rrethanave të veçanta në fillim të viteve të 90′, ishte e mundur për ne që të prodhojmë pasaportat e NSK Shteti në Kohë, në bashkëpunim me Ministrinë Sllovene të Punëve të Brendshme. Si rezultat, pasaporta NSK nuk dallojnë nga standardet e zakonshme për produkte të tilla në lidhje me mënyrën dhe cilësinë e prodhimit. Deri tani, disa mijëra persona kanë aplikuar dhe morën pasaportat tona dhe në këtë mënyrë u bën qytetarët e NSK Shteti në Kohë, duke e mbajtur shtetësinë e tyre të mëparshme”, tregoi Mohar.
Ky projekt fokusohet më shumë në shtetet me zhvillim të ulët, ku levizja e lirë është më e vështirë dhe e pamundësojnë faktorë të ndryshëm.
Vend i tillë është edhe Kosova, të cilën këta artistë e kanë parë të arsyeshme të shpalosin projektin e tyre. Mohar tregoi se ka pothuajse që 17 vite që e viziton Kosovën dhe duket se mendësinë e Kosovës e njihte mjaft mirë.
Ai poashtu tregoi se ishte i ndarë mjaft i kënaqur me rezultatet që kishte dhënë ekspozita e shtatorit të vitit të kaluar. Ekspozitë kjo që prezantonte një shtet më ndryshe, një shtet që nuk është i vendosur në një hapësirë kohore.
Pjesë e këtij katallogu ishin edhe shkrimet e Eda Čufer, Mladen Dolar, Boris Groys, IRWIN, Jonah ëesterman dhe Slavoj Žižek.
”Retro avangarda është veprimi themelor artistik i Neue Slowenische Kunst dhe është e bazuar në kushte ku traumat e së kaluarës ndikojnë në të tashmen dhe se e ardhmja mund të shërohet vetëm duke kthyer konfilktet fillestare. Arti bashkëkohor ende nuk e ka tejkaluar konfliktin që është shkaktuar nga asimilimi i shpejt dhe efikas i lëvizjeve historike avangarde në sistemet e shteteve totalitare.”, shprehej Eda Cufer. / KultPlus.com
Programi i Galerisë Kombëtare të Kosovës për vitin 2020 është aprovuar nga Këshilli Drejtues i Galerisë dhe është dorëzuar në Ministrinë e Kulturës për aprovim, shkruan KultPlus.
Menaxhmenti dhe Këshilli Drejtues, sërish mëtuan që në program të inkuadrojnë sa më shumë projekte që pasqyrojnë realitetin tonë, si dhe atë të artit bashkëkohor në botë.
”Qëllimi ynë me rastin e përpilimit të programit ishte që të prekim sa më shumë çështje globale dhe lokale, që e influencojnë kulturën dhe artin dhe anasjelltas. Këtë do ta realizojmë duke ngritur ide të reja përmes qasjes inovative, drejt një shoqërie sa më të pasur kulturalisht dhe artistikisht, jodiskriminuese dhe gjithpërfshirëse – pa dallim gjinie, race, orientimi seksual apo bindjeje politike.”, thuhet në kominikatën për media.
Galeria Kombëtare ndër të tjerash synon të pasurojë programin me aktivitete të ndryshme që tejkalojnë kufijtë tradicional mes diciplinave artistike, duke shpresuar kështuqë kushtet në të cilat punojnë të përmirësohen dukshëm, duke filluar nga infrastruktura e ndërtesës së galerisë e deri te puna e pavarur institucionale
Programi i ekspozitave të Galerisë Kombëtare të Kosovës përfshin 11 ekspozita që do të hapen në GKK, nga të cilat 7 janë individuale ( Burim Gashi, Lirie Buliqi, Alban Muja, Sigmar Polke, Jakup Ferri, Zharko Bashevski, Eliza Hoxha) dhe 4 grupore ( Onufri Remade, Asociacioni i Artistëve Vizual të Kosovës, Artistët nga Bosnja dhe Hercegovina, si dhe Bienalja Muslim Mulliqi).
Pos kësaj, përmes shkëmbimit të ekspozitave GKK do të vazhdojë bashkëpunimin me Maqedoninë Veriore, BiH, dhe Turqinë.
Ndërkaq, në Strehimoren e Bregut të Dielllit do të hapet ekspozita permanente e koleksionit të GKK në kuadër të projektit “Strehimorja e Artit Modern dhe Bashkëkohor” të filluar qysh para dy vitesh me Komunën e Prishtinës.
Programi i Edukimit do të vazhdojë për të tretin vit me rradhë me projektin “ARTTEEN CLUB” i cili u tregua shumë i suksesshëm përnga rritja e interesimit për aktivitete produktive nga ana e të rinjve, si dhe për nga orientimi në karrierë duke i mësuar ata diçka më shumë për artin bashkëkohor.
Programi i Ligjeratës dhe Debatit do të zhvillohet në GKK në bashkëpunim me disa institucione ndërkombëtare, ku persona të rëndësishëm nga skena ndërkombëtare e artit bashkëkohor si kuratorë, teoricienë etj, do të mbajnë punëtori dhe ligjerata në GKK me qëllim zhvillimin e strukturave të qëndrueshme punuese dhe bashkëpunuese mes artistëve dhe punëtorëve kulturorë.
Pos përgaditjeve që tanimë kanë filluar edhe ky do të jetë një nga hapat e parë të GKK si partnere e Manifesta 14, bienales nomadike që do të mbahet në vitin 2022 në Prishtinë.
Gjatë vitit 2020 GKK planifikon të dalë me disa publikime të pavarura nga ekspozitat e përkohshme, në kuadër të Programit të Hulumtimit dhe Publikimeve, e që do të jenë të fokusuara në Koleksionin e GKK. / KultPlus.com
Galeria Kombëtare e Kosovës shpall të hapur konkursin për vititn 2020, që i dedikohet artistave nga fushat e ndryshme të artit, shkruan KultPlus.
Konkursi shpallet për artistë nga fusha e pikturës, skulpturës, dizajnit grafik, grafikës, instalacionit, fotografisë, videos, performancës si dhe projekteve interdisciplinare, për ekspozita individuale si dhe Projekte kuratoriale nga fusha e pikturës, skulpturës, dizajnit grafik, grafikës, instalacionit, fotografisë, videos, performancës si dhe projekteve interdisciplinare për ekspozita grupore.
Për të aplikuar në këtë konkurs, artistët kërkohet që të sjellin: Për pikturë/dizajn/grafikë/fotografi etj: 10 punime të shtypura me ngjyra, në formatin A3, me kualitet të lartë (minimum 600 x 800 dpi), me dimensione të cekura në titull, -Për video/audio: Material me kohëzgjatje prej maksimum 10 minuta; -Për skulpturë/instalacion/performancë dhe fotografi të punimit;
Poashtu duhet të sjellin edhe biografinë profesionale, ese përshkruese prej 500 palësh për konceptin e ekspozitës (në Word ose PDF).
Kushtet janë si vijojnë: Punimet duhet të jenë të paekspozuara në herët në GKK, nuk pranohen aplikacione nga artistët që kanë pasur ekspozitëa individuale në GKK gjatë 5 viteve të fundit dhe nuk pranohen punimet fizike (piktura, skulptura e të tjera)
Formulari për aplikim mund të merret në Galerinë Kombëtare të Kosovës, ndërsa aplikacionet dorëzohen në Galerinë Kombëtare të Kosovës çdo ditë pune nga ora 08.00 – 16.00 deri më datën 15.11.2019. /KultPlus.com
Para Galerisë Kombëtare të Kosovës po qëndronin dhjetëra njerëz. Shihej qartë se turma dominohej nga komuniteti i artistëve, shumica të rijnë në moshë. Ata ishim mbledhur për ta pritur hapjen e ekspozitës së edicionit të gjashtëmbëdhjetë të çmimit prestigjioz Gjon Mili – “Në tranzicion: Imazhe në mes faktit dhe trillimit”. Në oborrin e Galerisë ishte kokteji i përgatitur për mysafirët të cilët u treguan të durueshëm deri në hapjen e ekspozitës me pak vonesë, shkruan KultPlus.
E për durimin e treguar mysafirët morën falënderim nga Drejtoresha e Galerisë Kombëtare të Kosovës, Arta Agani, “Ju falënderoj për durimin”, tha ajo në fjalën hyrëse.
Më pas ajo prezantoi kuratorin e këtij edicionit, për të cilin tha se kishte shumë përgjegjësi të zgjedhte më të mirët në mesin e shumë aplikantëve.
“Këtë vit, kuratori i cili e ka pasur përgjegjësinë e madhe që në mesin e shumë artistëve aplikantë të zgjedh dymbëdhjetë pjesëmarrës, është Joao Ribas, kurator nga Portugalia, i cili sonte është këtu me ne”.
Ajo tregoi një nga një të gjithë emrat pjesëmarrës në edicionin e sivjetmë të kësaj ekspozite.
Ambasadori Italian, Piero Cristoforo Sardi, në një fjalë rasti, tha se kishte kënaqësinë që Ambasada e Italisë në Kosovë ishte pjesë e këtij organizimi.
“Është një nder i madh për të qenë prezent këtu, në këtë ngjarje. Dhe nga ana jonë kur morëm ftesën për të qenë pjesë e këtij organizimi nga drejtoresha e institutit Italian për kulturë në Tiranë që mbulojnë edhe Kosovën, ne patëm shumë dëshirë që të jemi pjesë e këtij organizimi sidomos duke pasur parasysh skenën e gjallë të Kosovës”.
Veton Nurkollari, drejtori artistik i Dokufest-it si dhe njëherit kryetari i jurisë, ka thënë se këtë edicion kanë pranuar një numër të madh veprash cilësore.
“Në këtë botë të ndryshueshme vazhdimisht të imazheve bashkëkohore juria ka pasur kënaqësinë që të ketë një numër të madh të punimeve shumë kualitative të artit në këtë çmim të Gjon Milit”.
Ai më pas ka folur për anën teknike dhe përmbajtësore të punimeve artistike që janë dhënë në këtë ekspozitë.
“Punimet e ndryshme kanë eksploruar fushën e fotografisë tradicionale deri tek largimi radikal i punëve pa imazh, duke përfshirë mungesën e imazheve, zhdukjen dhe rishfaqjen e tyre apo transparencën e gjithë kësaj”.
Dhe në fund, nën duartrokitjet e të pranishmëve u dhanë edhe emrat e dy fituesve të këtij edicioni. Ato ishin: Edona Kryeziu dhe Valentina Bonizzi.
“Besojmë se kjo ekspozitë do të kontribuojë në diskutimin e vazhdueshëm mbi fotografinë. Duke pasur parasysh këtë, juria ka vendosur unanimisht që çmimin të ia dhuroj dy artistëve: Edona Kryeziu dhe Valentina Bonizzi”.
Teksa Kryeziu doli para të pranishmëve dhe morri çmimin, Bonizzi po mungonte por atë e përfaqësoi Ambasadori Italian, Piero Cristoforo Sardi, i cili morri çmimin në mungesë të saj. Hyrja e Galerisë u lirua, teksa të pranishmit shpejt zunë gjithë hapësirën e galerisë duke fotografuar dhe diskutuar për veprat që po i shihnin. / KultPlus.com
Galeria Kombëtare e Kosovës ka njoftuar për hapjen e ekspozitës së edicionit të gjashtëmbëdhjetë të çmimit prestigjioz ”Gjon Mili”, përcjellë KultPlus.
Ekspozita “NË TRANZICION: Imazhet mes Faktit dhe Trillimit” vjen e kuruar nga João Ribas.
Pjesëmarrësit në këtë ekspozitë janë: Albe Hamiti, Altin Krasniqi, Arbnor Karaliti, Edona Kryeziu, Edson Luli, Fidan Bejtullahu, Jon Mithi, Laureta Hajrrullahu, Valdrin Thaqi, Valentina Bonizzi , Somer Spat, Neron Deshishku.
Ceremonia e hapjes do të bëhet të mërkurën, me 16 tetor, në orën 20:00 në Galerinë Kombëtare të Kosovës.
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 16 nëntor. / KultPlus.com
Bauhaus imaginista është një projekt i madh ndërkombëtar që mbahet me rastin e njëqind vjetorit të shkollës së artit me fokus të veçantë në shpërndarjen dhe pritjen e saj në botë.
Që nga fillimi, Bauhaus ishte një projekt ndërkombëtar, me studentë
dhe mësimdhënës nga Evropa dhe Azia që iu bashkuan kësaj shkolle. Ajo ishte
heterogjene dhe gjatë periudhave të ndryshme, ka përshtatshmëri të lëvizjes
Arts and Crafts ( Arte dhe Zanate) dhe lëvizjeve tjera siç janë socializmi,
komunizmi, spiritualizmi, Konstruktivizmi Sovietik dhe të Neues Bauen (ndërtimi
ri). Në vitin 1933 kjo shkollë u mbyll nga nacionalistët socialist ku shumica e
studentëve u detyruan dhunshëm të ikin dhe të shpërndahen nga Gjermania në
vende tjera ku si pasojë Bauhaus bëhet rrjedhë kulturore e popujve përtej
Evropës. Bauhaus imaginista gjen bashkëpunim në pjesë të ndryshme të botës
nëpërmjet bashkëpunimeve kërkimore me studiues nga Brazili, Kina, India,
Japonia, Maroku, Nigeria, Rusia, Britania e Madhe dhe në SH.B.A.
Këto histori të hulumtuara tregojnë se si Bauhaus kishte kontakte
me shkolla dhe lëvizje të ndryshme moderniste ndërkombëtare, se si idetë e
Bauhaus u tërhoqën, adaptuan apo u refuzuan duke u bazuar në kushtet vendore të
kohës, luftën e ftohtë, politikave jo të përafruara, diktaturave si dhe
proceseve të dekolonializmit dhe projekteve zhvillimore. Ato na tregojnë një
ri-lexim të statusit kosmopolit të Bauhaus nga perspektiva trans-historike dhe
trans- nacionale në lidhje me pyetjet bashkëkohore, të zhvilluara përmes
rrjetit të hulumtuesve dhe artistëve.
Bauhaus imaginista largohet nga katër objektet kryesore të
Gegenstande të Bauhausit që janë përdorur për të zhvilluar katër kapitujt
tematikë dhe konceptual që lidhen me pritjet në vende të ndryshme gjeografike.
Këtu përfshihen: Manifesti i Bauhausnga Walter Gropius (1919), që është baza e
Korrespondimit me hulumtimin e reformës pedagogjike; Tepihu, një vizatim nga
Paul Klee (1927), për kapitullin Duke mësuar nga, që shqyrton përvetësimin
kulturor; Ein Bauhausfilm nga Marcel Breuer (1926), ku gjenerohen idetë për
evolucionin e dizajnit në relacion me ideologjinë; dhe Reflektorische
Farblichtspiele, një mjet ndriçimi nga Kurt Schwerdtfeger (1922), ku gjenerohet
kapitulli Ende i pavdekur ku përdoren eksperimente me dritë dhe zë.
Kjo ekspozitë udhëtuese kombinon idetë, kërkimet dhe dokumentimet
nga bauhaus imaginista. Artisti Luka Frei ka dizajnuar një strukturë e cila
është gjysmë skulpturë dhe gjysmë ekspozitë arkitekturale – si një hapësirë ku
vizitorët mund të angazhohen në shumë shtresa të këtij projekti. Aty përfshihen
fjalime kuratoriale, tekste dhe imazhe që ndërlidhen me katër kapitujt si dhe
dokumentime të programit ndërkombëtar bauhaus imaginista 2018.
Në qendër të këtij instalacioni gjendet një kompjuter ku vizitorët
mund të kërkojnë në të gazetën online të bauhaus imaginista, të printojnë nga
aty imazhe dhe tekste të cilat mund ti bashkojnë në një dosje. Krahas kësaj
shfaqet një program filmik me vepra të komisionuara së voni për temat dhe
historinë e Bauhaus nga artistët dhe hulumtuesit bashkëkohor si Zvi Efrat,
Kader Attia, grupi Otolit dhe nga Wendelian van Oldenborgh.
bauhaus imaginista është një bashkëpunim mes Bauhaus Kooperation
Berlin Dessau Weimar, Institutit Goethe, dhe Haus der Kulturen der Welt (HKW).
Ky projekt hulumtues me stacione të ndryshme ekspozuese është pjesë e njëqind
vjetorit nga themelimi i Bauhaus (2019). Instituti Goethe e madhështon këtë
program me perspektivat ndërkombëtare të saj si pjesë e projektit HKW, 100 vite
të tashmes, bauhaus imaginista i bashkoi në Berlin. Ky projekt u mundësua nga
fondet e komisionerit federal të qeverisë për kulturë dhe media (BKM).
Fondacioni federal i kulturës (KSB), përkrahë ekspozitën në Berlin; Zyra për
marrëdhënie me jashtë përkrahë stacionet ndërkombëtare. Partnerët e jashtëm
janë Institutet Goethe në Kinë, New Delhi, Lagos, Moskë, New York, Rabat, Sao
Paolo dhe Tokio. Po ashtu partnerë tjerë janë edhe Dhoma e pavarur artistike-
Le Cube në Rabat si dhe disa institucione tjera. Bauhaus imaginista u realizua
në bashkëpunim me muzeun e dizajnit të Kinës (Hangzhou), Institutin e Pavarur
Administrativ të Muzeut Kombëtar të Artit / Muzeu Kombëtar i Artit Modern
(Kjoto) Garage / Muzeu i Artit Bashkëkohor (Moskë), dhe SESC Pompeia, Sao
Paolo.
Bauhaus imaginista do të hapet me 7 qershor në orën 18:30. / KultPlus.com
Sonte në Galerinë Kombëtare të Kosovës duke filluar nga ora 18:00 do të bëhet hapja e ekspozitës “Burrneshat”. Kjo ekspozitë kuruar nga Arta Agani vjen si pjesë e ekspozitës “Perceptimet” e cila pos në Prishtinë zhvillohet edhe në Cetinje, Novi Sad, Banja Luka dhe Shkup, shkruan KultPlus.
Burrneshat në Prishtinë është kompozuar në atë mënyrë që të sjellë të ndërlidhura
punën e artistëve britaneze, punimet e të cilave janë marrë nga koleksioni i “
British Council” dhe punimet e artistëve nga Kosova. Prandaj vizitorët do të
kenë mundësinë që të shohin punimet e artistëve të njohura britaneze si: Madame
Yevonde, Clare Strand, Abigail Lane, Rachel Whiteread, Camilla Low, Anthea
Hamilton, Laura Aldridge, Helen Chadwick, Tracy Emin, Sarah Lucas, Gillian Wearing,
Elisabeth Price, Celia Hempton dhe Lubaina Himid të mishëruara brenda një hapësirë
se bashku me punimet e artisteve vendore si: Alije Vokshi, Alketa Xhafa Mripa,
Arbana Hajradinaj, Flaka Haliti, kolektivin HAVE IT, Rudina Xhaferi dhe Zake
Prelvukaj.
Sipas Angus Bijarnason nga British Council, i cili është zëvendësdrejtor për
Ballkanin Perëndimor, duke prezantuar këto punime së bashku i lëmë hapësirë
edhe dialogut për të parë se si është pozita artistëve në shoqëri por edhe si
prezantohen gratë në art.
“Ajo që e ndërlidhë gjithë këtë, nuk është vetëm ekspozita por edhe
bisedimet përmes të cilave do të diskutohen për sfidat me të cilat ballafaqohen
gratë të cilat janë artiste. Ky dialog është ajo që i ka bërë galeritë dhe muzetë
në Britani të njohur dhe dinamik, pasi që galeritë dhe muzetë në Britani nuk
janë një vend i vdekur ku vetëm prezantohen apo shfaqen punimet artistike, por
janë vende ku punohet, diskutohet, shfaqen pikëpamje të ndryshme dhe takohen
njerëzit. Bazuar në këtë shpresojmë që përmes këtij bashkëpunimi me galerinë të
krijojmë një hapësirë të tillë edhe këtu, pasi që përveç që është e rëndësishme
që të shohim punimet, e rëndësishme mbetet edhe që të kuptojmë çfarë fshihet
prapa tyre”, theksoi ai.
Menaxherja e koleksionit në British Council, Nicola Heald u shpreh se ideja
prapa kësaj ekspozitë ka qenë dëshira që të realizojnë diçka për Ballkanin Perëndimor.
Sipas saj, duke sjellë ide të ndryshme nuk kishin sesi ti iknin diskutimit
kryesor në botë, kohëve të fundit, e që është mungesa e përfaqësimit të grave
artiste në koleksione, diçka që nuk vërehet vetëm në Ballkan por edhe në botë.
“Kuratorët e kanë pasur punën me të vështirë në këto pesë vende pasi që të
gjithë është dashur që të zgjedhin punimet nga koleksioni i British Council dhe
të bëjnë që këto punime të përputhen me punimet e artistëve të vendit të tyre”,
u shpreh ajo.
Sipas kuratores Arta Agani krijimi i kësaj ekspozitë ka qenë sfidues, pasi që
ajo vë në pah shumë probleme mbi përfaqësimin e grave në art. Ajo theksoi se në
mesin e 1 mijë veprave që i takojnë koleksionit të galerisë, vetëm 17 vepra
janë krijuar nga gratë. Prandaj, sipas Aganit titulli burrneshat -fjalë e cila përveç
kuptimit si “Virgjëreshat e përbetuara” përdoret edhe si kompliment për një
grua që ka vendosmëri, sukses dhe fuqi, vë në pah ironinë e kësaj ekspozite.
“Titulli është një koment ironik ndaj diskriminimit të grave që shkon aq
larg, deri te atributet, ndërsa në realitet gratë janë motorë shumë të fortë që
e mbajnë shoqërinë tonë në lëvizje. Artistet në Kosovë ishin dhe ende janë në
një masë, shembujt tipik të diskriminimit gjinor”, theksoi ajo duke u shprehur
se tashmë gjërat po ndryshojnë dhe gratë artiste po vlerësohen me një ritëm të
vonuar por me hap të sigurt.
Mirëpo, përpos
manifestimit të arritjeve të grave artiste në Kosovë, programi do të theksojë
si dhe të ngrisë pyetje rreth sfidave të tyre momentale: Pse ka ende aq
shumë mospërputhje mes numrit të grave studente të artit, dhe numrit të
artisteve të diplomuara aktive? A është të qenit artiste profesion tepër
kërkues? A i
kundërvihet avancimi i gruas përmes artit, nocioneve konzervative për gratë e asocuara me
formën dhe bukurinë, përkundër burrave, personifikimit të funksionit dhe
intelektit?
Ekspozita do të hapet sonte në ora 18:00 në Galerinë Kombëtare të Kosovës duke shënuar kështu edhe 80- vjetorin e koleksionit të British Council.
Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Galerisë Kombëtare të Kosovës të mbajtur me datën 07 dhe 11 dhjetor 2018 u vendos për ekspozitat të cilat do të prezantohen brenda kornizës programore për vitin 2019.
Ekspozitat grupore tani më tradicionale të GKK në vitin 2019 do të jenë:
– Edicioni XVI-të i ekspozitës ndërkombëtare “Gjon Milili;
– Artistët e Rinj– edicioni III-të.
Lista e përzgjedhur/miratuar nga Këshilli Drejtues i GKK të ekspozitave të mediumeve të ndryshme që konkurruan dhe u propozuan janë si në vijim:
– Muslim Mulliqi-vizatime, kurator Visar Mulliqi
– Projekt kuratorial Ardian Isufi &Elton Koritari, Bashkëpunim me Shqipërinë,
– Majlinda Kelmendi, individuale
– Gjelosh Gjokaj, bashkëpunim me Muzeun e Malit të Zi, kuratore Selma Gjekovic,
– Projekt kuratorial Filloart,
– Arian Berisha, kurator James Walmsley
– IRWIN
– Koleksioni i artistëve francez, nga Muzeu i Arteve Bashkëkohore të Shkupit
– Ekspozitë me rastin e 40-Vjerori i themelimit të GKK
– Shkëmbim i ekspozitave me Galerinë Kombëtare të Shkupit
– Shkëmbim i ekspozitave Bashkëpunimi me Bosnje dhe Hercegovinë
– Perceptions :”Burrneshat” , British Council, kuratore Arta Agani
Në kuadër të Programit për vitin 2019 do të ketë edhe programe të ndryshme si:
– Programi i Edukimit
– Programi i Ligjëratës dhe Debatit, Bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës.
– Programi i Hulumtimit. /KultPlus.com
Galeria Kombëtare e Kosovës ka mirëpritur sonte ekspozitën “Pavilion K”, të artistit Maksut Vesgizhi. Ekspozitë kjo e kuruar nga Matilda Odobashi, shkruan KultPlus.
Në katin e parë të Galerisë Kombëtare të Kosovës sonte kanë zënë vend punimet e Maksut Vesgizhi. Ato u ekspozuan me rastin e hapjes së ekspozitës së tij “Pavilion K”, në Prishtinë. Ekspozitë kjo e cila tërhoqi mjaftë artdashës të cilët vështronin me syrin e tyre kritik këtë ekspozitë.
Të vendosura në fillim të hyrjes qëndronin dy dorashka, ndërsa në mur qëndronin të varura disa rroba, e me të kthyer kokën në anën e djathë mund të gjeni armaturë, dhe thasë të mbushura me sfungjerë, ndoshta një jastëkë ky i ideuar nga artisti.
Pikërisht këto punime vinin në pah edhe multimedialitetin e artistit, diçka që theksoi edhe Drejtoresha e Galerisë Kombëtare, Arta Agani.
Kjo ekspozitë veçanërisht përfaqëson atë drejtim të cilin Galeria Kombëtare e ka marrë gjatë navigimit në rrjedha të artit bashkëkohor me tendencë që të ketë sa më shumë ekspozita interdisiplinare dhe multimediale, që ndërthurin fusha të ndryshme të artit në një identitet”, u shpreh ajo.
Pak më tutje në hapësirën më të madhe të këtij kati të Galerisë, vend kishin zërë edhe disa tulla të vendosura në qese të plastikës, të cilat qëndronin horizontalisht dhe në rend me njëra-tjetrën. E disa hapa larg tyre, sfungjerët me ngjyrë të verdhë, qëndronin afër mureve në dy anët e kësaj hapësirë. Materialet të cilat mund t’i hasim edhe në përditshmërinë tonë e që dëshmojnë se edhe në arkitekturë por edhe në arte vizuale interesimi i Vezgishit është eksperimenti dhe modernia, duke kthyer njëkohësisht vëmendjen kah kërkimi në artin aktual shqiptar.
Ekspozita “Pavilioni K”, mund të konsiderohet edhe një ribashkim artistik në mes të artistin Maksut Vesgizhi dhe kuratores Matilda Odobashi, pasi që ata kanë punuar edhe në të kaluarën së bashku.
“Për mua punimet që po shihni janë si copëza apo pjesëza të realitetit shqiptarë dhe shqip-folës, të cilat mendoj se paraqiten me një formë sa kritike aq edhe nostalgjike. Një kohë që ndoshta ishte por që edhe vazhdon të jetë sot e asaj ditë”, theksoi kuratorja.
Maksut Vezgishi i lindur në Prizren, në vitin 1960, kreu studimet e Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës. Ai punoi si asistent në Fakultetin e Arkitekturës, (1993/95). Njëkohësisht punoi si redaktor artistik edhe në gazeta, në shtëpinë botuese ‘Dukagjini’ në Pejë, në Galerinë ‘Dodona’. Pastaj në Teatrin e Qytetit të Prizrenit, si projekt autorial punoi Dramën Vizuele/Skena Alternative;
‘Proporcione Hyjnore’ (1990). Po ashtu në fushën e skenografisë bashkëpunoi me teatrot në Prizren, Prishtinë, Sisak, Lubjanë, Shkup, Bruksel, Elbasan.
“Më 1978, para 40 viteve takova në Prishtinë ambientet e para moderne për të cilat kam nostalgji. Shtëpia e Mallrave, Mensa e Studentëve, Biblioteka. Arkitektura mi përmblodhi artet aktuale sot edhe atëherë”, ishin fjalët që artisti i thekoi në hapje të ekspozitës para se të ftonte të gjithë të pranishmit që të hynin brenda dhe ta vizitonin ekspozitën. Ekspozitë kjo e cila do të qëndrojë e hapur për një muaj në Galerinë Kombëtare të Kosovës./ KultPlus.com
Është paralajmëruar që sot në ora 16:30 të mbahet protestë para Galerisë Kombëtare të Kosovës nga aktivistët për të drejtat e kafshëve – United for Animals – UFA.
Kjo protestë po vjen pas hapjes së ekspozitës së artistit kosovar të njohur ndërkombëtarisht Sislej Xhafa, i cili në ekspozitën e titulluar “Të dua pa e ditur”, përveç të tjerash ka edhe veprën “Eight Kosovo Coës”, ku në oborrin e Galerisë Kombëtare të Kosovës, është ndërtuar një ahur në të cilin janë gjithsej tetë lopë që qëndrojnë dhe do të qëndrojnë aty përgjatë 1 muaji, shkruan KultPlus.
Protestuesit tashmë kanë filluar të mblidhen para Galerisë Kombëtare ku edhe po vendosin pankarta me mbishkrime të ndryshme kundër kësaj ekspozite. Ata potencojnë se nuk janë kundër artit po kundër trajtimit që po ju bëhet lopëve.
Ndërsa, sot gjatë ditës, ende pa filluar protesta, udhëheqësit e Galerisë Kombëtare të Kosovës, kanë thirrur konferencë për media ku u bë e ditur e gjithë mirëmbajtja e lopëve. Në konferencë të pranishëm ishin drejtoresha e galerisë Arta Agani, përfaqësuesi i Këshillit Drejtues të galerisë Driton Axhami dhe pronari i lopëve Arben Avdiu.
Si fillim Arta Agani, tha se është e dhembshme që detyrohet të diskutojë çështje të cilat sipas saj duhet të jenë të nënkuptuara dhe të bazuara në kredibilitetin e institucionit të cilin ajo drejton dhe MKRS.
Ndërsa, sa i përket krejt kësaj ‘zhurme’ që është krijuar rreth kësaj ekspozite, vetë artisti Sislej Xhafa është deklaruar vetëm me një fjalë të cilën ia kishte dërguar drejtoreshës së GKK-së, për ta lexuar.
“Unë jam vegjetarian, ju dua pa e ditur”, ka thënë Xhafa./KultPlus.com
Stalla e Lopëve, ekspozitë e artistit kosovar Sislej Xhafa, në Galerinë Kombëtare të Kosovës, përkatësisht, në truallin e Kampusit Universitar – Intelektual «Hasan Prishtina», aty ku u sendërtuan themelet e dijes në vitin 1974.
U quajt ngjarje kulturore ekspozita e Sislej Xhafës (artist kosovar me nam konceptual ndërkombëtar) e cila po qëndron e hapur në truallin e Kampusit Universitar, pranë Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, njëherësh pranë Akademisë së Arteve të Bukura – aty ku kanë ligjëruar emra të shquar me peshë brushe në histori si; Xhevdet Xhafa (babai i Sislej Xhafës) dhe të tjerë.
Mos të më keqkuptoj dikush meqë do parashtroj disa pyetje, ku jo domosdoshmërish, duhet përgjigjur dikush pyetjeve të mia, meqë është vullnet i lirë qytetar parasegjithash!!
Pjesa e ngjarjes konceptuale artistike në Parlamentin e Kosovës, apo ajo brenda Galerisë Kombëtare, kishte një suzhe, një ide dhe një koncepcion global gjersa ashpër dhe mirë, krijojnë përfytyrime provokative karshi vokacionit ideoestetik dhe mesazhit që përcjellin ato (meqë ky lloj tretmani ideoestetik bazën e ka në koncept) – thënë troç, ato pamje flisnin mjaftueshëm.
Varka si subjekt, e thurur me këpucë, do të ishte roman më vete, gjersa flet për njerëzimin këtu e në botë, të cilët, i ka përbi fati i keq – lufta, balta, uji për një jetë më të mirë, ndërsa, si dëshmi do të ngeleshin këpucët e tyre – Oqeania e pamëshirës globale sot karshi varfërisë globale është bërë pikëpyetje universi më vete!!
Kolltuku në formë prapanice që determinon «secili sot po mendon për “bythën” e vet – luftë për të rehatuar bythën» ishte gjetje e qëndrueshme!
Por çka mund të thuhet konkretisht për lopët e gjalla në një Galeri Arti – A ka të bëjë me efekte mediale gjetja e artistit – për të thënë se qytetarët nuk e kanë vendin këtu, ose, qyteti është shndërruar në stallë plehurinash – nisur me artin, kulturën, shkencën, politikën dhe se a duhet bërë diçka apo duhet ngelur kështu..!!!
Pse lopët në Galeri?!
Vizitorët mezi po prisnin për të parë nga brenda lopët e Xhafës.
A fshihet sherri i konceptit të Xhafës këtu – për të futë me vetëdije ajkën kulturore dhe politike e qytetare në stallë? për të shijuar aromën e bajgave të lopës? a do të ishte e mjaftueshme kjo si ide..!!!
Çka i ofron një fëmiu modern nga Prishtina kjo stallë? çka do të mësonte ai nga kjo – a do ti mjaftonte vetëm me pa në televizor Lopën..!!!???
A do të ishte kurdisje e qëndrueshme sikur lopët do të liheshin të lira të lëviznin brenda galerisë, që të byryteshin me brirë nëpër muret e saj për të dhënë një mesazh të fort!!!
A do të ishte intriguese nëse një vizitor do të futej me këpuca të reja në bajga për të shijuar ekspozitën? a do të përcillte mesazhe konkrete në aspektin intutiv – vetëdijesues!!!!
Çfarë thonë lopët e Xhafës artistikisht!?
A do të marr status të veçantë Lopa në momentin që hynë në stallën e Xhafës!?
Pse në Kosovë Lopa krahasohet me vetëdijen qytetare!
P.sh. «Oj lopë», «spakse dy «koçe» mend, «oj lopë e shehrit», madje Lopa është përdorur si sharje ndaj femrës në Parlament!!!
Çfarë fshihej pas dërrasave të Xhafës!?
Përse kishte futur 8 lopë në stallë dhe nuk ishte vetëm një!?
A është plehurinë artistike arti kosovar? a është në nivel të lopës arsimi në Prishtinë? a është në shkallë të stallës vetëdija e përgjithshme në një qytet ku frekuentojnë gjithë bota studentore? A është aromë plehurine qyteti ku ne jetojmë sot!?
Kush i solli lopët në Prishtinë, ishte lopar ai? fukara që ka nevojë për para? A ua ka lëshuar me qira lopët për dy muaj, që të mbahen të mbyllura për përfitime materiale!!!
A është mesazh i qartë për Artistët e sodit që derdhin ngjyrat e shpirtit brenda pëlhurës së kësaj kulture dhe kësaj shtëpie arti, se, ata nuk e kanë vendin brenda kësaj oaze!!!!
Çka fshihet pas stallës së Xhafës!!
A i ka shkuar nëpër mend Xhafës se poshtë galerisë është Biblioteka Kombëtare, në raftet e së cilës qëndron universi i vlerave njerëzore, duke nisur me njeriun e parë prej nga vjen dhe ai. Mjafton me kthy kokën kah kupola e saj. Është pyetje!!??
«Fëmijët nëse e shikojnë lopën në galeri përmes televizorit, a do të mjaftonte kjo sipas idesë autoriale të artistit»!!!
A do të ishte më e qëndrueshme vepra nëse Autori do të kursehej që të shpjegoj suzheun konceptual – në principin e domenit profesional!?
A është analizuar mirë stalla në oborrin e Galerisë – Si do të reagonin kalimtarët?
A do të ishte qëllim era e bajgave që të depërtoj në hapësirën e përgjithshme të Kampusit Universitar!?
Çfarë fshihet pas stallës së Xhafës!?
Nëse do të fuste Lopët në Kishën Ortodokse, gjersa ajo qëndron në truallin e Shkencës, Dijes dhe Artit, a do të merrte kuptim bazik Lopa!?
Cili është statusi i Lopës!?
Lopa ka një status – Është LOPË në fshat – a do të ndryshonte statusi i saj me ardhjen e saj në qytet!!!!
A do të ndryshojnë qytetarët e Kosovës në aspektin e zhvillimit, emancipimit apo do të ngelen brenda logjikës së kësaj stalle – pyetje është?!
Lopa vlerësohet si strehë e mizave gjersa ato jetojnë nën bishtin e saj!! A është mision e vizion i shoqërisë kosovare për të ngelur të përbuzur brenda kësaj logjike karshi manifestit kulturor global..!!!
Po të kishin gojë Lopët, çfarë do të thonin ato..!!!! / KultPlus.com