Dy herë në vit, hapet një pjesë e njërës nga rrugët e ngarkuara të Lisbonës, ku ndodhen shkallët që të çojnë në një nga vendet më të lashta të kryeqytetit portugez: Një strukturë romake 2,000-vjeçare që ende mban së bashku ndërtesat sipër saj.
Labirinti nëntokësor “cryptoportico” i tuneleve dhe kalimeve, qw daton në shekullin e parë të erës sonë, u ndërtua nga romakët, të cilët pushtuan qytetin e njohur atëherë si Olissipo duke filluar rreth vitit 200 para erws sw re. Qyteti mbeti nën kontrollin romak për disa shekuj.
“Kjo strukturë garantoi dhe, 2000 vjet më vonë, vazhdon të garantojë që ndërtesat mbi kokat tona janë të qëndrueshme dhe të sigurta për ata që jetojnë, punojnë dhe ecin atje lart”, tha Joana Sousa Monteiro, drejtore e Muzeut të Lisbonës, teksa vizitoi vendin e njohur si Galeritë Romake.
Ajo hapet vetëm për disa ditë në prill dhe shtator të çdo viti. Hapësira zakonisht përmbytet për shkak të një akuiferi që rrjedh nën qytet. Uji, i cili është thelbësor për ruajtjen e tij, duhet të pompohet për të lejuar hyrjen.
Galeritë u zbuluan për herë të parë në vitin 1771, kur Lisbona po rindërtohej pas tërmetit të madh shkatërrues të vitit 1755.
Biletat për të vizituar galeritë zakonisht shiten brenda 15 minutave. Ndër fatlumët që arritën të blinin një ishte Gustavo Horta, një brazilian që jeton në Lisbonë.
“Është e papranueshme”, tha ai menjëherë pasi u ngjit në shkallët e pjerrëta nga galeritë e nëndheshme. “Kam pritur dy vjet për të shkuar në këtë turne”, përfundoi ai.reuters/klankosova/ Kultplus.com