Publikohet bashkëpunimi i Chris Brown me artistin shqiptar (VIDEO)

Reperi shqiptar me famë ndërkombëtare, Gashi kohë më parë paralajmëroj bashkëpunimin me këngëtarin amerikan, Chris Brown.

Ky projekt i shumëpritur është konfirmuar edhe nga vet artisti amerikan, i cili ka bërë të ditur një gjë të tillë nëpërmjet një postimi në Instagram.

https://www.youtube.com/watch?v=gqy8XnpyJjs&feature=emb_title

Kënga mban titullin “Safety” dhe është në bashkëpunim edhe me Afro B dhe DJ Snake.

Ajo sapo është publikuar në Youtube menjëherë ka tërhequr vëmendjen e fansave.

Këtë këngë e kemi dëgjuar edhe më herët, megjithatë zëri i Chris i ka dhënë edhe më shumë ritëm. / KultPlus.com

Chris Brown konfirmon bashkëpunimin me reperin shqiptar

Reperi shqiptar që tashmë gëzon edhe famë ndërkombëtare, G4shi, kohë më para ka paralajmëruar për një bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur amerikan, Chris Brown, shkruan KultPlus.

Ky bashkëpunim tashmë u konfirmua edhe nga vetë artisti amerikan, përmes një postimi në llogarinë e tij personale në Instagram.

Kënga titullohet ‘Safety’ dhe do të jetë në bashkëpunim edhe me Afro B dhe DJ Snake, këngë kjo që pritet të publikohet nesër.

Kujtojmë që Gashi ka paralajmëruar adhuruesit se në vitin 2020 është viti i tij me projekte të njëpasnjëshme. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/B7rJG-Uh0dW/

Gashi befason fansen me bluzë me shqiponjë, ajo bën reagimin epik (VIDEO)

 

Reperi shqiptar me famë botërore, Gashi, është kthyer në një emër shumë të dëgjuar dhe të suksesshëm. Fansat e tij i përkasin grupmoshave të ndryshme  dhe së fundmi reperi ka publikuar në profilin e Instagramit një video që paraqet reagimin e paparë të një fanseje pasi ka marrë një dhuratë të dizejnuar nga ai.

Vogëlushja  ka marrë një bluzë të markës së Gashit, aty lexon emri i tij në njërën anë dhe në anën tjetër është një shqiponjë e madhe e cila përfaqëson origjinën shqiptare të reperit.  Vajza kur merr dhuratën fillion të kërcej e të bërtas nga gëzimi duke mos i besuar syve.

G4shi vjen me mesazh: Kurrë mos harroni nga vini

G4shi, reperi shqiptar i cili jeton dhe vepron në Amerikë, po ngjitet fuqishëm në skenën e muzikës botërore. Albumi i tij më i ri i titulluar “Gashi” e që përfshinë 16 këngë ishte një tjetër vulë suksesi për të, shkruan KultPlus.

Këtë album ai e pasoi me një video dukë shfaqet i ulur në një karrige teksa rrëfen për projektet, vështirësitë në karrierë e prejardhjen të cilën nuk harron ta potencojë gjithmonë.

Këtë video të cilën e ka shpërndarë në Instagram, ai e përcjell me një mesazh për fansat.

“Kurrë mos harroni nga vini”, shkruan artisti.

G4ashi ka lindur në Libi nga prindër me origjinë nga Kosova, ndërsa karrierën e ka ndërtuar në SHBA. Performanca e tij këtë vit në festivalin “Sunny Hill”, u mirëprit jashtëzakonisht mirë.

 Ndërsa vallëzimi i tij bashkë me Dua ime këngën shqipe “Shota” u bë hit në rrjetet sociale. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/B2xKzwAFGxt/

Gashi jep një lajm të rëndësishëm për publikun, shpërthen në lotë

Reperi i famshëm shqiptar, Gashi, që ka arritur suksesshëm të depërtojë në tregun e muzikës ndërkombëtare ka finalizuar punën për projektin e ri.

Reperi ka shpërthyer në lot teksa jepte lajmin e rëndësishëm për të gjithë adhuruesit e muzikës së tij përmes një postimi në ‘Instagram’, shkruan Indeksonline.

Artisti me famë ndërkombëtare njoftoi se albumi i tij i parë për të cilin kishte punuar një kohë të gjatë është gati.

“Albumi im i parë!!!! Dua t’ ju falënderoj të gjithëve që pritët!!!! Po qaj teksa po e postoj këtë!!!”, ka shkruar reperi derisa publikoj coverin e albumit të parë në karrierë.

Kujtojmë që, Gashi ishte edhe këtë verë në Prishtinë për të performuar për herë të dytë në festivalin ”Sunny Hill”. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/B1saKlFltMb/

Gashi: Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, shpërndahen certifikata për të rinjë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi së bashku me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli, morën pjesë në shpërndarjen e certifikatave për të rinj të cilët janë trajnuar në fushën e Ndërmarrësisë dhe Zhvillimit të Planit të Biznesit, ky aktivitet u realizua në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë 12 gushtin.

Duke u bazuar në Planin e Veprimit për Punësimin e të Rinjve 2018-2020, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka mbështetur Organizatat Jo-qeveritare që veprojnë si ofruese të trajnimeve me projektet e tyre që kontribuojnë  në rritjen e punësimit përmes ofrimin e shërbimeve cilësore të punësimit për të rinj të moshës 18-24 vjeç.

Gjatë kësaj ceremonie ministri Gashi tha se “Sot kemi një ditë të rëndësishme për të gjithë të rinjtë e Kosovës, e veçanërisht për të rinjtë të cilët janë trajnuar në fushën e ndërmarrësisë, projekt ky i cili ka për qëllim krijimin e vendeve të punës përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë ekonomike dhe trajnimeve për ndërmarrësi për të rinj”.

Tutje ministri Gashi tha se “qëllimi i realizimit të projekteve të tilla është që të rinjtë të zhvillojnë kapacitet profesionale në përputhje me nevojat e tregut të punës duke pasur parasysh që vendi ynë ka shume kuadro që janë të aftë t’i japin shoqërisë ide inovative për biznesi”.

Ndërkaq kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli tha se “Qytetarët duhet të marrin vendim si duhet të ec Kosova. Mund të forcohet rinia, është mundësi që rina të ketë angazhim të fuqishëm e më së shumti ta ruajmë atë që e kemi arritur si shtet i pa varur dhe sovran”. / KultPlus.com

Nuk pati para për ta blerë bluzën, Gashi ia dhuroi 20 euro fanses në “Sunny Hill”

Reperi shqiptar që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gashi, ka qenë një prej emrave më të përfolur sivjet në festivalin “Sunny Hill”.

Kur erdhi në Kosovë, ai bëri të ditur se kishte nxjerrë në shitje një numër të limituar bluzash, të dizajnuara me simbolin e shqiponjës.

Mirëpo duket se një nga fanset nuk ka pasur mundësinë që të blejë një të tillë, dhe kështu Gashi ka shprehur dëshirën që t’ia japë nga xhepi i tij fanses paratë e nevojshme për ta blerë atë.

Këtë Gashi e bëri të ditur përmes një mesazhi që i erdhi në InstaDirect, ku fansja nga Kosova e falënderonte nga zemra për këtë gjë.

“Përshëndetje Gashi, unë isha në SunnyHill dhe ju po shisnit bluza për fansat dhe nuk kisha para dhe më dhatë 20 euro për të blerë një dhe nuk mendoj se çdo këngëtar do ta bënte këtë, kështu që unë mendoj se jeni i shkëlqyer duhet të ndjehesh krenar për veten tënde”, ka qenë mesazhi i fanses.

Me të marrë këtë falënderim, reperi është gëzuar tej mase dhe e ka ndarë atë me fansat në InstaStory.

I njëjti po ashtu ka sqaruar incidentin që ndodhigjatë festivalit, duke kërkuar falje për mënyrën e shpejtë se si reagoi ndaj një fansi kur ai u hodh në turmën e fansave dhe pa se po i mungonte zinxhiri. /Telegrafi/ KultPlus.com

G4shi: Do të më mungoj Kosova, shihemi në vitin 2024

Reperi shqiptar i cili jeton dhe vepron në Amerikë, G4shi, qëndroi pak ditë në Kosovë, për shkak se performoi në “Sunny Hill”.

Kjo është hera e dytë që reperi këndon në festivalin e lartpërmendur, derisa mahniti publikun me performancën e tij.

Pas mbarimit të koncertit, ai bashkë me stafin është nisur drejt Amerikës, për të vazhduar me angazhimet.

Megjithatë, me anë të një postimi të publikuar në Instagram, këngëtari nga Drenica tregon se do vijë në Kosovë në vitin 2024.

“Jam kthyer në Los Anxhelos, Do të më mungoj Kosova, shihemi në vitin 2024”, ka shkruar ndër të tjerash ai.

Ndërkaq, Labinoti ka performuar në natën e dytë të festivalit “Sunny Hill”, i cili organizohet nga babai i Dua Lipës, Dukagjini./Telegrafi/ KultPlus.com

Gashi: “Sunny Hill, festivali më i mrekullueshëm në gjithë botën”

G4SHI edhe këtë vit ka qenë pjesë e festivalit Sunny Hill, ku ka performuar disa prej hiteve të tij, tashmë të njohura edhe për publikun shqiptar e më gjerë, shkruan KultPlus.

Ai surprizoi fansat e tij, me disa maica, që kishin si mbishkrim emrin dhe mbiemrin e tij, që pastaj ata mund t’i blinin

Para disa ditëve ai përmes një postimi në llogarinë e tij në instagram, ka treguar se mëzi është duke pritur të performoj në Sunny Hill.

Kurse mbrëmë në llogarinë e Sunny Hill, Gashi përmes një videoje ka thënë së Sunny Hill është festivali më i mrekullueshëm në gjithë botën./KultPlus.com

Me të ateruar në Kosovë, Gashi u nis drejt festivalit “Sunny Hill” për tu takuar me Dua Lipën

Reperi i njohur shqiptar, Gashi, arriti në mbrëmjen e së premtes në Aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari”.

Pas arritjes në vendlindje, ai u nis drejt Parkut të Gërmisë, aty ku po mbahej nata e parë e festivalit “Sunny Hill”.

Me të shkuar atje, Gashi është takuar me miken e tij, artisten shqiptare të famshme ndërkombëtarisht, Dua Lipa.

Ai ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi nga mbrëmja e djeshme, duke treguar momentet e këndshme që ka kaluar në “Sunny Hill”.

Me të hyrë në festival, reperi shqiptar i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është pritur tejet mirë nga fansat.

Në natën e parë të “Sunny Hill” kënduan emra të njohur, gjersa mbrëmja u përmbyll me super yllin botëror, Miley Cyrus. /Telegrafi/ KultPlus.com

Gashi: MKRS do t’i mbështes të gjitha shtëpitë botuese dhe bibliotekat për furnizim me libra

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi mori pjesë në Panairin e Librit në Ferizaj, të organizuar nga klubi letrar “De Rada”.

Me këtë rast, ministri Gashi tha se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të vazhdojë t’i mbështes të gjitha shtëpitë botuese dhe bibliotekat për furnizim me libra.

“Jam i lumtur që jam shpesh në Ferizaj për të promovuar projekte dhe nga ato investime të shumta që kemi sot jemi në ngjarje të veçantë të një fillimi të organizimit të ri të panaireve në Ferizaj, që po shndërrohet në një çerdhe të promovimit të librit”, tha ministri Gashi.

“Ne si MKRS-së ndër prioritetet tona kemi përkrahjen e panaireve të librit nëpër të gjitha qendrat regjionale të Kosovës, ashtu që libri dhe aktivitetet që nxisin dashurinë për librin, për leximin, të jenë më afër qytetarëve” theksoi ministri Gashi

Tutje ministri tha se “Mbesim të përkushtuar që politikat dhe mbështetjen për librin, botimin dhe qarkullimin e tij ta dërgojmë në një tjetër nivel, kësisoj duke e ofruar librin dhe përmbajtjet e tij cilësore tek qytetari që ai të ketë çfarë të lexojë, e në anën tjetër me angazhimin tonë përpiqemi që ta nxisim krijimtarinë dhe autorët t’i inkurajojmë që të nxjerrin vepra sa më të mira artistike letrare”.

Ndërkaq, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, falënderoi ministri Gashi për mbështetje edhe tha se ndjehet i lumtur që Ferizajt iu shtua ky aktivitet i cili i kishte munguar këtij qyteti kulturor”. / KultPlus.com

G4shi numëron ditët për ardhjen në Kosovë

Hip hop ylli, G4shi, edhe këtë vit pritet të performojë në festivalin “Sunny Hill”, i cili do mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht.

Reperi shqiptar i cili prej vitesh jeton dhe vepron në Amerikë, duket se mezi pret të vijë në vendlindje.

Kjo u bë e ditur nga vet ai, teksa ka ndarë një fotografi me fansat në llogarinë e tij personale, Instagram.

“Jam në Kosovë edhe katër ditë”, ka shkruar ai krahas këtij imazhi.

28-vjeçari po ashtu në “Sunny Hill” do të promovojë edhe albumin e tij më të ri.

Ndërkohë, ky festival edhe këtë vit do mbahet në parkun e kryeqytetit, Gërmi, pasi nga viti i ardhshëm do i ndërrohet lokacioni.

Ndryshe, të pranishëm do jenë edhe Dua Lipa, Calvin, Harris, Miley Cyrus, e shumë emra tjerë të mëdhenj të muzikës së huaj dhe lokale. /Telegrafi/ KultPlus.com

G4shi në vitin 2020 do të lansojë linjën e veshjeve ‘Gashi’

G4shi vazhdon të jetë mjaft i pëlqyer nga publiku për stilin e tij muzikor. 

Reperi, i cili prej vitesh jeton dhe vepron në Amerikë, tashmë ka ndërtuar një karrierë të suksesshme muzikore.

Krahas kësaj, ai së fundmi ka njoftuar fansat se në vitin 2020 do të lansojë linjën e veshjeve Gashi.

Kjo u bë e ditur nga vetë ai përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram.

“Në vitin 2020 do të bashkëpunojë me një kompani për të lansuar linjën e veshjeve Gashi. Dua të fokusohem në dizajnimin e njerëzve për mua, të cilët janë në një “ane më të madhe”, dua që njerëzit të ndihen rehat. Unë me të vërtetë jam i sëmurë nga veshjet që nuk më bëjnë të ndihem mirë dhe ndjehem keq, kështu që do të bëjë diferencë duke filluar që nga vetja ime”, ka shkruar mes të tjerash 29-vjeçari.

Ndër të tjerash, G4shi edhe këtë vit pritet të vijë në Kosovë, në festivalin “Sunny Hill”, me ç’rast do të promovojë edhe albumin e ri. /Telegrafi/ KultPlus.com

G4shi ‘e ndez’ atmosferën duke vallëzuar me këngë shqipe

Reperi shqiptar, G4shi, prej vitesh jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku edhe po e ndërton karrierën e tij muzikore.

Ai ka treguar edhe shumë herë të tjera se e do shumë kulturën shqiptare dhe këtë gjë e ka vërtetuar edhe në videon e fundit të publikuar në InstaStory, ku shihet teksa kërcen me plot entuziazëm me këngë shqipe.

Siç shihet ai ka qenë duke performuar në Zvicër dhe në një moment shfaqet duke kërcyer nën ritmet e muzikës shqiptare.

Reperi edhe këtë vit do jetë i pranishëm në Kosovë në festivalin “Sunny Hill” që pritet të mbahet me 2,3 dhe 4 gusht.

Kujtojmë që vitin e kaluar erdhi në vendlindje pas 18 vitesh, i cili para koncertit vizitoi familjarët dhe miqtë e tij.

Sa i përket projekteve muzikore, G4shi para pak ditëve lansoi këngën e re “Roses”. /Telegrafi/ KultPlus.com

Gashi sjell këngën “Roses” (VIDEO)

“My year” ishte kënga e fundit e rep-artistit shqiptar që po bën bujë të madhe edhe përtej oqeanit Atlantik.

Bëhet fjalë për rep-artistin, Gashin, i cili në realitet quhet Labinot Gashi, që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara.

Por, gjatë ditës së sotme këngëtari ka publikuar edhe një këngë të re, i cili pritet të jetë një hit i ri ndërkombëtar.

“Roses” titullohet kënga e re e 29-vjeçarit, të cilën e ka shoqëruar edhe me një video të veçantë.

“Për të gjithë fansat e mi, të rinj apo të vjetër. Faleminderit për mbështetjen. Kënga e re sapo ka dal”, ka shkruar ndër të tjerash ai në rrjetet sociale.

Ndryshe, këngëtari pritet që gjatë verës të jetë në Prishtinë, ku do të performojë në festivalin “Sunny Hill”. /Telegrafi/ KultPlus.com

Gashi me album të ri, ai jep detaje

Reperi i njohur me prejardhje kosovare, GASHI, do të publikojë albumin e tij më të ri.

Këtë e bëri të ditur vetë këngëtari me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, transmeton Klan Kosova.

Ai nuk dha shumë detaje por tha se këtë verë do të publikojë një album.

“Mezi po pres ta publikoj albumin këtë verë” ka shkruar GASHI në Instagram.

Gashi me tatuazh të ri, përjetëson Kosovën në trup

Gashi po vazhdon të bëjë karrierë prej këngëtari përtej oqeanit Atlantik, Shtetet e Bashkuara.

Reperi shqiptar javë më parë ka sjell këngën më të re të titulluar “My Year”, i cili u mirëprit prej fansave të tij.

Ai vazhdon të jetë aktiv edhe në rrjetet sociale teksa po sjell imazhe dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundi, këngëtari që në realitet quhet Labinot Gashi, ka shtuar në trup një tatuazh të ri që ka të bëjë me vendlindjen.

Rep-artisti në barkun e ekspozuar në rrjetet sociale tregon se ka shkruar Kosovo gjersa në afërsi të kërthizës ka vizatuar edhe një lugë.

Këngëtari ditë më parë ka zbuluar se ka incizuar këngën e parë latine “Incizova këngën e parë latine dhe videoklipin në Kolumbi. Shpresoj që do t’u pëlqejë”. /Telegrafi/ KultPlus.com

Yung Pinch dhe Gashi publikojnë këngën e re “Wink Emoji” (VIDEO)

Hip hop ylli shqiptar, G4shi, e ka lansuar projektin e tij më të ri muzikor. Siç ishte paralajmëruar, ai vjen për herë të parë me këngë latine në bashkëpunim me reperin Yung Pinch.

“Wink Emoji”, titullohet kënga e re e dyshes së famshme, të cilën e kanë finalizuar edhe me një videoklip mjaft të veçantë.

Nën realizimin e Cosmo Orlando, kënga tashmë është publikuar në të gjitha platformat muzikore dhe po pëlqehet nga fansat e dyshes.

Kjo është hera parë që reperi shqiptar vjen me një projekt të tillë, ndërkaq këngët e tij rezultojnë të jenë të suksesshme gjithnjë.

Reperi, i cili prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë këtij viti ka paralajmëruar gjëra të mëdha në karrierën e tij muzikore. /Telegrafi/ KultPlus.com

Gashi publikon klipin e këngës “My Year”, ky detaj bëri krenarë të gjithë shqiptarët

Gashi ka publikuar videoklipin për këngën “My Year” në bashkëpunim me G-Eazy.

Reperi lëshoi videon në youtube por vendi ynë nuk ka mundësi ta shohë megjithatë pak skena mund t’i shihni në videon e shkurtër të publikuar nga Gashi në llogarinë e tij në Instagram.

Ajo që ra në sy, është shqiponja që Gashi ka vendosur në mes të klipit, gjatë performances së tij.

Reperi me prejardhje shqiptare po shijon suksese të njëpasnjëshme dhe shpesh herë ka thënë përmes rrjeteve sociale, se ky vit do të jetë i tij.

Gashi mysafir special në turneun e këngëtarit të njohur amerikan

Hip hop artisti me prejardhje shqiptare, Gashi, rrugëtimin e nisur muzikor po e sjellë çdo ditë e më bindshëm para adhuruesve te tij. Ai tashmë ka zbuluar datat e turneut të ardhshëm, shkruan KutlPlus.

Përmes një fotografie të publikuar në Instagram, Gashi ka treguar që është i ftuar special në turneun e këngëtarit  Blackbear dhe do të performojnë nëpër vende të ndryshme në Amerikë.

“Po fillojmë me turne. Shihemi atje”, ka shkruar artisti në Instagram.

Gashi së fundmi ka konfirmuar që është duke punuar në një projekt të ri në bashkëpunim me Cardi B dhe DJ Snake. /KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/BwSwavwFmaq/?utm_source=ig_embed

Gashi në bashkëpunim me Cardi B dhe DJ Snake

Hip hop superylli shqiptar, Gashi, duket se po bëhet gati për një bashkëpunim të madh.

Reperi nga Kosova tashmë ka famë ndërkombëtare dhe hite të njohura, e qëndrimi me yje të mëdha të skenës nuk është për t’u befasuar për të.

Së fundmi ai publikoi një video në rrjetin social Instagram, ku ai konfirmoi projektni e ri.

“Kush është gati për Gashi, DJ Snake dhe Cardi B?”, ka shkruar Gashi në këtë postim në rrjetin social Instagram.

View this post on Instagram

Who’s ready for new Gashi SNAKE Cardi!?

A post shared by GASHi (@gashi) on Apr 13, 2019 at 11:07am PDT

Ky nuk do të jetë projekti i parë i Gashit me DJ Snake.

Madje, pritet që kjo dyshe të jenë pjesë edhe e Sunny Hill Festival këtë vit. / KultPlus.com

Gashi: Ju nuk e kuptoni sa e vështirë është t’i bësh krenarë prindërit shqiptarë

Ditë më parë, një ndër gazetat më të mëdha në Amerikë, “New York Times” i dedikoi një artikull rap-artistit të njohur shqiptar, Gashi.

Nën titullin “Gashi, biri i refugjatëve kosovarë, tani një “Phill Collins” i trap-it (zhanër muzikor)”, gazeta prestigjioze njujorkeze i ka dedikuar një artikull të veçantë djalit, që karrierën e kishte nisur ndryshe.

“Disa vjet më parë, reperi në rritje ishte një roje. Tani ai ka miliona dëgjues në SoundCloud dhe një kontratë me RCA Records”, nis shkrimin e saj “New York Times”.

Ka qenë pikërisht kjo pjesë e artikullit, të cilin reperi ka vendosur ta ndajë me ndjekësit në rrjetin social Instagram, ku ka shkruar në mbishkrimin e saj se më në fund ka arritur t’i bëjë prindërit krenarë, pavarësisht se ishte shumë e vështirë.

“Ju të gjithë nuk e kuptoni se sa e vështirë është t’i bësh krenarë prindërit shqiptarë. Faleminderit Zot”, ka shkruar Gashi në Instagram. / KultPlus.com

Reperi Gashi uron Kosovën për ushtrinë

Reperi i famshëm me prejardhje shqiptare, Gashi, ka uruar formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Ai e ka bërë këtë përmes një postimi në Instagram.
“Urime ushtria KOSOVË nga unë dhe nga miku ynë më i madh”, ka shkruar Gashi./KultPlus.com

Ministri Gashi: Fuqizimi i rinisë, fokusi ynë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në kabinetin e tij përfaqësues të organizatës World Vision në Kosovë. Në këtë takim mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe organizatës World Vision u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi.

Qëllimi i këtij memorandumi është angazhimi i ndërsjellët i MKRS-së dhe WVK-së në zbatimin e strategjive kombëtare që kanë në fokus te rinjtë. Organizata World Vision në Kosovë angazhohet që sipas drejtimeve strategjike të saj, të zbatojë Programin e Rinisë dhe Programin e Fuqizimit Ekonomik të Rinisë, të cilat janë në përputhje me objektivat e strategjive kombëtare.

Po ashtu sipas këtij memorandumi, World Vision bashkëpunon me partnerët kombëtarë e lokal dhe institucionet shtetërore për zbatimin e programeve të saj në lidhje me mirëqenien dhe zhvillimin e të rinjve në këto komuna të Kosovës: Prizren, Rahovec dhe Suharekë, Gjakovë dhe Malishevë, Lipjan dhe Graçanicë, Mitrovicë, Vushtrri dhe Ferizaj.

Ministri, Kujtim Gashi, u shpreh shumë i kënaqur me nënshkrimin e kësaj marrëveshje. Ai tha se kjo marrëveshje përkufizon qëllimin dhe vullnetin e dyanshëm për të bashkëpunuar dhe sqaroi: “Ky bashkëpunim do të zgjas për një periudhë pesë vjeçare dhe do konsistojë në zbatimin e disa projekteve në fushën e Fuqizimit të të Rinjve, Zhvillimit Ekonomik”.

Ai po ashtu theksoi se “projektet që do të realizohen në mënyrë specifike mbështesin fuqizimin e të rinjve të moshave 18-24 vjeç nëpërmjet trajnimeve dhe aktiviteteve që synojnë përmirësimin e aftësive për jetën, krijimi i një mjedisi mbështetës për të rinjtë me anë të rritjes së ndërgjegjësimit të komuniteteve për rëndësinë e pjesëmarrjes aktive dhe domethënëse së të rinjve në jetën sociale dhe ekonomike të një komuniteti, e po ashtu edhe pajisjen e të rinjve me njohuri, aftësi dhe përvoja përmes edukimit jo formal, që do të zgjerohen edhe në zonat rurale për të gjetur dhe mbajtur punësimin ose të fillojnë biznesin e tyre”.

Ndërkaq, Vjollca Racaj, nga organizata World Vision në Kosovë, fillimisht falënderoi ministrin Gashi për pritjen e tij dhe për nënshkrimin e këtij memorandumi duke e cilësuar si shumë të rëndësishme dhe kontribuuese në avancimin e të rinjve. Ai/ajo tha: “Kjo marrëveshje mes Ministrisë dhe organizatës tonë, sot u nënshkrua në frymën e besimit, respektit dhe të përgjegjësisë së ndërsjelltë dhe hap mundësinë e realizimit të shumë projekteve për të rinjë përmes të cilave do të ndikohet ndërgjegjësimi dhe ngritja e kapaciteteve të të rinjve. Po ashtu, përmes projekteve që priten të realizohen në pesë vitet e ardhshme në kuadër të kësaj marrëveshjeje të nënshkruar sot, synohet që të rinjtë të përgatiten me aftësi teknike që rrisin mundësitë e tyre në tregun e punës, nëpërmjet fitimit të aftësive teknike në një profesion të rëndësishme për kontekstin ekonomik lokal”./ KutlPlus.com