Gashi: URACult, urë kulturore që lidh Kosovën dhe botën

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga URACult, me rastin e dhjetëvjetorit të themelimit të saj, një nga organizatat që ka luajtur rol thelbësor në promovimin e kulturës së Kosovës dhe Ballkanit në arenën ndërkombëtare.

MPJD njofton se zëvendësministrja Gashi, derisa ka uruar URACult-in për shënimin e një dekade punë dhe arritje të treguara në misionin e tyre, e cilësoi këtë organizatë si një simbol të bashkëpunimit ndërkulturor, duke nënvizuar rëndësinë e artit si gjuhë universale që tejkalon kufijtë dhe dallimet.

“URACult ka dëshmuar fuqinë e artit për të ndërtuar ura mes njerëzve dhe për të promovuar paqe e mirëkuptim. Përmes projekteve të saj të jashtëzakonshme, ajo ka ftuar botën të njohë bukurinë dhe kreativitetin e Kosovës dhe shteteve të tjera të Ballkanit, duke forcuar idenë se kultura është një thesar që u përket të gjithëve”, tha zëvendësministrja Gashi.

Derisa ka përmendur disa nga aktivitetet e suksesshme të kësaj organizate, zëvendësministrja Gashi falënderoi themeluesin dhe ekipin e URACult-it për rolin që ka luajtur, veçanërisht në mes të diasporës shqiptare në Gjermani dhe vendlindjes. “Me pasion, përkushtim dhe vizion, ju keni krijuar një platformë që lidh kultura, promovon vlera universale dhe ndihmon në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur për artin dhe kulturën tonë”, theksoi zëvendësministrja Gashi.

Ajo e përmbylli fjalimin e saj duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe vazhdimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për promovimin e artit dhe të kulturës së Kosovës.

Në përvjetorin e URACult-it, zëvendësministrja Gashi ishte e shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, dhe nga u.d.konsulli i përgjithshëm Behar Isma, nga Konsullata në Dusseldorf./rtk/ KultPlus.com

Gjarpri i fqinjit, libri më i ri i Alketa Gashi Fazliut

“Gjarpri i fqinjit” është libri më i ri i autores Alketa Gashi Fazliu. Ky libër me poezi është një trokitje e frymës së re poetike përbrenda unit njerëzor dhe përvojave të jetës që ngre kumtin e lirisë shpirtërore dhe fisnikërimit të saj njëkohësisht!

“’Gjarpri i fqinjit’ është gjakimi human që përmes mjeteve shprehëse poetike luftohet hipokrizia e shpirtërave të molisur e të varur në litarin e kohës dhe miopisë në dashuri. Është një copë kohë, rini dhe liri që komunikon me lexuesit por edhe një pjesë e shpresës së faljes e dashurisë mbi errësirën e shekullit! Në përmbajtjen e poezive gëlon saga ekzistenciale e një tharmi dualist dhe idealeve të larta të femrës shqiptare për ta fisnikëruar jetën edhe në kohëra “kolerash” do të thoshte G.G. Markez! Kënaqësia është gjatë ngjitjes kurse misioni letrar na thërret çdo ditë”, ka shkruar autorja e këtij libri në Facebook.

Rreshterja, Shpresa Gashi diplomon në Akademinë e Nënoficerëve në ShBA

Rreshter master, Shpresa Gashi ka diplomuar me sukses në Akademinë Ushtarake të Rreshter majorëve, të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gashi diplomoi në mesin e 495 nënoficerëve të lartë që ishin pjese e kësaj akademie, nga të cilët 65 ishin nënoficer të lartë ndërkombëtar nga 55 vende të botës, përcjell Klankosova.tv.

Ishte Forca e Sigurisë së Kosovës, ajo që ka njoftuar për këtë lajm.

Ndërkaq, akademia e nënoficerëve është edukim një vjeçar i nivelit më të lartë të edukimit të nënoficerëve në ushtrinë e ShBA-ve.

Misioni i kësaj akademie është të përgatit nënoficerët e lartë që të operojnë në nivel operacional dhe strategjik duke i aftësuar të kryejnë detyra në pozita udhëheqëse për zbatim të operacioneve tokësore, në një ambient të përbashkët, ndërkombëtarë dhe me agjencione tjera.

Fisi i Gashit dhe legjenda për epitetin e tij

“Menja e Gashit, syni i Krasniqës, inati i Berishës, trimnia e Kelmenit, gjarpnia e Thaçit” është një shprehje e cila mendohet që i përkufizon karakteristikat themelore, për secilin nga fiset e mësipërme, shkruan KultPlus.

Në librin e tij, ‘Fiset Shqiptare’, albanologu dhe miku i madh i shqiptarëve, Robert Elsie, ka përfshirë prejardhjen, shpërndarjen dhe jetesën e të gjitha fiseve shqiptare. Pesë fiset që u përmendën më lartë, janë ndër fiset kryesore që u shtrinë nga skaji i veriut të Shqipërisë për t’u zgjeruar më pas në të gjithë Kosovën. 

Fisi i Gashit- (Menja e Gashit)

Gashi është një mbiemër shumë i përhapur, veçanërisht në Kosovë, ku ka vendbanime të gashëve në Prishtinë dhe rreth e rrotull Prishtinës (veçanërisht në Mramor), rreth Gjilanit, Klinës dhe Ferizajt. Megjithëse, mendohet se Gashi ka qenë fisi i parë në rajonin e Tropojës, para ardhjes së fisit Krasniqë. Fisi Gashi, konsiderohet si një fis i mençur dhe i urtë. Shpesh ftoheshin në tryeza për të zgjidhur probleme e mosmarrëveshje me urtësinë e tyre./KultPlus.com

‘Kënga shpirtin ma rrëmben’ nga e mrekullueshmja Shpresa Gashi (VIDEO)

Shpresa Gashi është një ndër këngëtaret më të njohura të muzikës popullore shqipe, shkruan KultPlus.

Këngëtarja në fjalë talentin për muzikë e ka trashëguar nga familja e saj, e cila ndër breza ka kultivuar dashurinë për artin në përgjithësi.

Disa prej këngëve të saj të cilat ajo i ka interpretuar ndër vite janë: “Po derdh hana rreze t’bardha”, “Me mall të pashuar”, “Kroi i fshatit tonë”, “Këngë për Nënë Terezën”, “Hedhni valle vasha të reja”, “Mendoj në ty”, “Malli” etj.

KultPlus sot ju sjell këngën “Kënga shpirtin ma rrëmben” :

Alketa Gashi Fazliu fiton çmimin e artë ndërkombëtar “Aleksandri i Madh” në Greqi

Shkrimtarja, publicistja e gazetarja Alketa Gashi Fazliu do të nderohet në Greqi me  medaljen e artë  “Aleksandri i madh” , me të cilin nderohen personalitete të shquara nga e mbarë bota, njerëz dhe organizata për kontributet e tyre nga fusha e shkencës, letësisë, politikës, arteve dhe sportit! Ky çmim i cili është nën kujdesin e UNESCO-s jepet që nga viti 1985.

Shkrimtarja Alketa Gashi Fazliu do të nderohet për kontributin e saj në fushën e letërsisë, arteve dhe të mirës së përgjithshme. Kjo ngjarje e rëndësishme kulturore do ta mbahet në ishullin historik të Salaminës me prezencën e autoriteteve kulturore dhe bashkiake të qytetit dhe përfaqësueseve nga UNESCO.

Ceremonia e dhënies së çmimit mbahet në muajin tetor në Greqi dhe Alketa Gashi Fazliu është fituesja e edicionit të 39-të të ndarjes së këtij çmimi!/KultPlus.com

‘Grurë dhe Këngë’ nga zëri i veçantë i Shpresa Gashit (VIDEO)

Shpresa Gashi është ndër këngëtaret e para shqiptare të muzikës së mirfilltë shqipe, shkruan KultPlus.

Shpresa Gashi rrjedh nga një familje e vjetër qytetare prej së cilës edhe e ka trashëguar dashurinë për muzikën dhe artin në përgjithësi.

Shkollën e mesme të muzikës e përfundoi në Prizren, ku pastaj edhe filloi të punojë si mësuese e muzikës.

Në vitin 1970 filloi studimet në Akademinë e Muzikës në degën e Teorisë së Muzikës, për t’i përfunduar në vitin 1974. Njëkohësisht jashtë akademisë, me punë plotësuese, bën avancime serioze në perfeksionimin e solokëndimit te profesorët eminentë të kohës, në Zagreb, Shkup e Tiranë.

Më vonë u bë pjesëtare e Ansamblit Profesional, të parit dhe të vetmit në hapsirën e ish Jugosllavisë, i cili kultivonte muzikën e renesansës dhe quhej, Universitas Studiorum Zagrebiensis.

Kurse me themelimin e redaksisë së muzikës në Televizionin e Prishtinës ajo jep kontributin e saj si bashkëpunëtore e muzikës serioze, si ilustratore dhe si drejtuese e emisioneve muzikore.

Disa prej këngëve të saj janë: “Po derdh hana rreze t’bardha”, “Me mall të pashuar”, “Kroi i fshatit tonë”, “Këngë për Nënë Terezën”, “Hedhni valle vasha të reja”, “Mendoj në ty”, “Malli” etj.

KultPlus ju sjell tekstin dhe këngën “Grurë dhe Këngë” të interpretuar nga Shpresa Gashi:

Oj erdhi bilbili
Oj erdhi në lëmë
Tak ma bëri zemra
Kur i ndjeva zënë

Dhe shoqet më panë
Oj me bisht të syrit
Ç’u përzie me grurin
Kënga e bilbilit

Oj erdhi bilbili
Oj erdhi në lëmë
Shoqet shinin grurë
Unë mblidhja këngë

Dhe nuk di ç’më gjeti
Dhe nuk di ç’më zuri
Oh sa shpejt u bëra
Kuq o si purpuri

Ref…
Lëmi plot me grurë
Grurë edhe këngë
O bilbil pse erdhe
O pse erdhe në lëmë

Tani vajzat sytë
Tek unë shpesh i kthejnë
Oh sikur ta dinë
Ku e ke folenë

Në zemër folenë
E ke thurrur vetë
O bilbil i dashur
O pse s’më le të qetë

Apo ç’dasëm do bëjmë
Oh ç’dasëm në lëmë
Shoqet mbledhin grurë
Grurë edhe këngë

Oj erdhi bilbili
Oj erdhi në lëmë
Tak ma bëri zemra
Kur i ndjeva zënë

Dhe shoqet më panë
Oj me bisht të syrit
Ç’u përzie me grurin
Kënga e bilbilit

Oj erdhi bilbili
Oj erdhi në lëmë
Shoqet shinin grurë
Unë mblidhja këngë

Dhe nuk di ç’më gjeti
Dhe nuk di ç’më zuri
Oh sa shpejt u bëra
Kuq o si purpuri

Ref…
Lëmi plot me grurë
Grurë edhe këngë
O bilbil pse erdhe
O pse erdhe në lëmë

Tani vajzat sytë
Tek unë shpesh i kthejnë
Oh sikur ta dinë
Ku e ke folenë

Në zemër folenë
E ke thurrur vetë
O bilbil i dashur
O pse s’më le të qetë

Apo ç’dasëm do bëjmë
Oh ç’dasëm në lëmë
Shoqet mbledhin grurë
Grurë edhe këngë x2

‘Kroi i fshatit tonë’ nga zëri i kristaltë i Shpresa Gashit (VIDEO)

Shpresa Gashi është këngëtare e njohur, e cila ndër vite ka kultivuar muzikën shqipe, shkruan KultPlus.

Shpresa Gashi rrjedh nga një familje e vjetër qytetare në të cilën është trashëguar nëpër breza dashuria për muzikën dhe artin.

Shkollën e mesme të muzikës e përfundoi në Prizren, ku pastaj edhe filloi të punojë si mësuese e muzikës.

Në vitin 1970 filloi studimet në Akademinë e Muzikës në degën e Teorisë së Muzikës, për t’i përfunduar në vitin 1974. Njëkohësisht jashtë akademisë, me punë plotësuese, bën avancime serioze në perfeksionimin e solokëndimit te profesorët eminentë të kohës, në Zagreb, Shkup e Tiranë. 

Më vonë u bë pjesëtare e Ansamblit Profesional, të parit dhe të vetmit në hapsirën e ish Jugosllavisë, i cili kultivonte muzikën e renesansës dhe quhej, Universitas Studiorum Zagrebiensis.

Kurse me themelimin e redaksisë së muzikës në Televizionin e Prishtinës ajo jep kontributin e saj si bashkëpunëtore e muzikës serioze, si ilustratore dhe si drejtuese e emisioneve muzikore.

Disa prej këngëve të saj janë: “Po derdh hana rreze t’bardha”, “Me mall të pashuar”, “Kroi i fshatit tonë”, “Këngë për Nënë Terezën”, “Hedhni valle vasha të reja”, “Mendoj në ty”, “Malli” etj.

KultPlus ju sjell tekstin dhe këngën “Kroi i fshatit tonë” të interpretuar nga Shpresa Gashi:

Kroi i fshatit tonë
ujë i kulluar
c’na buron nga mali
duke mërmëruar(2x)

venë e mbushin ujë
vajzat anëmbanë

qypat o me ujë
ato në dore i kanë/KultPlus.com

Gashi beson se do të arrijë majat e botës, rrëfen të kaluarën: Kam qenë emigrant shqiptar dhe i pastrehë

Reperi i njohur shqiptar, Gashi, i cili prej vitesh jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka ndarë një histori me të gjithë adhuruesit e tij, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, Gashi tregon jetën e tij dhe sfidat që ka kaluar, për të arritur majat e botës.

“Unë linda në Afrikë. E di se çfarë do të thotë? Jam emigrant. Jam shqiptar dhe pjesën më të madhe të jetës kam qenë i pastrehë. Fakti që ti më njeh tani tregon se nëse unë vijoj rrugën time, ti kurrë nuk do ta dish se ku mund të shkoi. Muzika më shpëtoi jetën”, ka thënë Gashi në video.

Ndërkaq, ai ka pasur edhe një përshkrim mbi këtë video, duke thënë se me muzikë merret nga viti 2009, derisa do të bëjë edhe publikimin e dy albumeve të tjera në 2022-tën.

“Unë akoma zgjohem duke besuar se një ditë do të bëhem një nga artistët më të mëdhenj ndonjëherë, dhe do ta arrij këtë gjë”, shkroi tutje Gashi.

Një nga këngët më të njohura të artistit është “Creep on Me”, në bashkëpunim me French Montana dhe DJ Snake. /KultPlus.com

Gashi paralajmëron albumin e ri

Këngëtari shqiptar, Labinot Gashi, i njohur me emrin skenik Gashi, ka paralajmëruar se është duke punuar në albumin e ri, të cilin e ka titulluar “Dirty City”.

Tutje, reperi ka treguar edhe për përmbajtjen e albumit.

“Dirty City”, është një album i cili flet për një person që nuk më ka dashur, pavarësisht asaj çfarë kam bërë për të”, ka shkruar reperi në Instagram.

Së fundmi, reperi publikoi “Sleeping on my left”./KultPlus.com

Gashi publikon këngën e re, videoklipi shoqërohet me valle shqiptare (VIDEO)

Reperi me famë ndërkombëtare, Gashi, ka publikuar këngën e tij më të re ‘Don’t Pass On Love’, shkruan KultPlus.

Gashi, pas lansimit të kësaj kënge e cila është shoqëruar edhe me videoklip, ka publikuar një video në Instagram duke shfaqur prapaskenat e këtij klipi.

Ai në përshkrimin e kësaj videoje ka shkruar se duhet  pasi që prindërit kërkojnë një vajzë shqiptare për nuse, duhet të ua mësosh vallëzimin shumë shpejt.

“Kur prindërit tuaj thonë që ajo duhet të jetë shqiptare, kështu që ju përpiqeni ta mësoni asaj 2 hapa shumë shpejt”, ka shkruar ai.

Ky vallëzim është edhe pjesë e videoklipit të tij të ri./ KultPlus.com

Gashi publikon një pjesë nga kënga në ardhje

Reperi me famë ndërkombëtare ka publikuar një video nga studio e tij.

Gashi ka inçizuar një pjesë të këngës së tij të re që do e lansojë së shpejti.

Ai e ka publikuar një video në Instagram duke shkruar se mezi pret ta publikojë këngën e re.

“Nuk mund të fle sepse mezi pres të publikoj këtë rekord”, ka shkruar reperi në mbishkrimin  e videos.

Ndryshe, projekti i fundit i tij është “Mama”./Lajmi.net/ KultPlus.com

Gashi publikon videoklipin e “Don’t kill me”, befason me veshjen (VIDEO)

 

Reperi Gashi është shumë aktiv me projekte të reja muzikore, për të cilat pranon komente pozitive edhe nga emrat e njohur të industrisë së muzikës.

Së fundi, reperi publikoi videoklipin e këngës “Don’t kill me”, në të cilën mori vëmendje me paraqitjen, ku shfaqet i veshur me një fustan.

Pikërisht për këtë fustan ai ka deklaruar se i kishte dalë problem me një kompani që kishte planifikuar t’ia sponsoronte videon.

Ai tha se për shkak se kishte vendosur të dalë më fustan në klip, kompania në fjalë vendosi të tërhiqej nga sponsorizimi, ngase kishin thënë se është kundër rregullave të tyre.

Kënga “Don’t kill me” është pjesë e albumit të ri të Gashit me titull “1984”, në të cilin përfshihen shumë projekte të reja të tij.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën me titull “Don’ kill me”, kënduar nga Gashi. /Lajmi.net/ KultPlus.com

Reperi shqiptar publikon këngën në bashkëpunim me Sting (VIDEO)

Suksesi i reperit shqiptar, Gashi, ka filluar të marrë hov qysh moti. Ku sëfundi, në albumin e tij, ka përfshirë edhe një këngë në bashkëpunim me këngëtarin e njohur britanik, Sting, shkruan KultPlus.

Ndërsa sot, Gashi ka publikuar edhe videoklipin e këngës së shumëpritur.

Lidhur me këtë projekt dhe albumin e ri reperi i njohur ka dhënë një intervistë për Forbes, ku ka treguar se do sjellë bashkëpunimin e ëndrrave me Sting duke shënuar një hap goxha të rëndësishëm për të. / KultPlus.com

Gashi publikon albumin e ri, frymëzohet nga vitit ’80: Gjithmonë kam dashur të jetoja në atë kohë

Viti 2020 ka qenë një vit i vështirë për të gjithë. Që nga vdekja e parakohshme e Juice WRLD, Kobe Bryant dhe Pop Smoke, ditët e këtij viti kanë qenë të mbushura me trishtim dhe dëshpërim. Madje ky vit shënon edhe fillimin e një pandemie që tashmë ka lënë shumë njerëz të vdekur. Prandaj, me të gjitha gjërat që janë duke ndodhur është më se e natyrshme që çdo kush dëshiron që të arratiset në një kohë dhe vit më të mirë. E premtja e kësaj jave, mundësoj një arratisje të tillë, pasi që Gashi bëri publik albumin e tij të ri të titulluar “1984”, shkruan DefPen, transmeton KultPlus.

Projekti i ri i Gashit është një tribut për një vit që ka frymëzuar procesin e krijimit të këtij albumi. Nga vizualet e deri tek muzika, ky projekt mund të konsiderohet edhe kapsulë kohore.

“Unë nuk isha gjallë gjatë asaj dekade, por lidhem aq shumë me gjithçka nga ajo epokë. Unë e dua gjithçka rreth kulturës së viteve ’80, nga muzika, filmat e deri tek moda. Gjithmonë kam dashur të jetoja në atë kohë”, tha ai për albumin e tij të ri.

“Prindërit e mi u martuan në 1984 dhe disa nga këngët më të mira të bëra ndonjëherë ishin nga vitet ’80. Unë thjesht kam dashur të bëj muzikë që ti bëjë njerëzit të ndjejnë mënyrën sesi ndjehem unë kur dëgjoj ndonjë gjë nga ajo epokë”, ka thënë Gashi. / KultPlus.com

Reperi shqiptar në bashkëpunim me këngëtarin e famshëm Sting

Reperi me origjinë shqiptare, Gashi, është një ndër emrat më të njohur të repit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sukseset e tij vijnë në rritje dita ditës.

Momentalisht ai po punon për albumin e fundit, që mban titullin “1984”, që publikohet pas 4 ditësh. Në një postim në Instagram 2 ditë më parë Gashi tregoi se e quajti albumin “1984” sepse vuan nga ankthi dhe gjen paqe vetëm kur është në shtëpi duke parë filma ose duke dëgjuar muzikë të viteve ’80.

Ndërkohë ai ka publikuar një super bashkëpunim me artistët shqiptarë, Pinksweats dhe Njomza, teksa vetëm 5 ditë më parë lançoi projekti “Lies” që po pëlqehet goxha shumë.

https://www.instagram.com/p/CDbuzKvlKrM/?utm_source=ig_web_copy_link

Lidhur me këtë projekt dhe albumin e ri reperi i njohur ka dhënë një intervistë për Forbes, ku ka treguar se do sjellë bashkëpunimin e ëndrrave me Sting duke shënuar një hap goxha të rëndësishëm për të.

Ai e ka ndarë lajmin me fansat në Instagram, ku ka shkruar: “Shiko mam’, ja dola!”.

Gjatë intervistës ai ka folur mbi frymëzimin nga artistët e mëdhenj, si George Michael, projektin e fundit dhe inspirimin nga muzika e viteve ’80. / KultPlus.com

Artistët shqiptar me famë ndërkombëtare bëhen bashkë, sjellin këngën “Upset”

Rep-artisti shqiptar i cili ka marrë vëmendje ndërkombëtare dhe ka krijuar fansa gjithandej, nuk mungon me projekte të reja.

Kësaj radhe ai ka paralajmëruar për një bashkëpunim mjaft interesant me këngëtaren shqiptare po ashtu të njohur ndërkombëtarisht, Njomza si dhe me Pink Sweats.

“Upset” titullohet kënga që do të publikohet së shpejti, për të cilin është përkujdesur producenti Robbie Winn. / KultPlus.com