G4shi për Dua Lipën: Madhështore, krenar me ty

Reperi i njohur shqiptar, G4shi, gjatë verës së këtij viti ishte i pranishëm në Kosovë.

Për herë të parë, ai pati mundësinë që të performojë para publikut të Kosovës, dhe këtë e bëri në mbrëmjen e dytë të festivalit “Sunny Hill”.
https://www.instagram.com/p/BqAKNeOl-4Y/?utm_source=ig_embed
G4shi ka treguar se ka një simpati të veçantë ndaj shqiptarëve tjerë të suksesshëm, në veçanti ndaj artistes Dua Lipa.

Së fundmi, ai publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku shfaqej bashkë me Duan, në prapaskenat e festivalit “Sunny Hill”, teksa valvitnin flamurin kombëtar.

“Madhështore, krenar me ty Dua Lipa”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.
https://www.instagram.com/p/BqP6EDVF3sv/?utm_source=ig_embed
Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve i kanë uruar artistët për sukseset e tyre.

Përndryshe, së fundmi, G4shi publikoi për publikun projektin e tij më të ri muzikor, “No face no case”. /KultPlus.com

G4shi në Amerikë i shndërron koncertet në dasmë shqiptare

Ai gjatë ditës së sotme ka publikuar këngën më të re të titulluar “No Face No Case”.

Bëhet fjalë për reperin Labinot Gashin, i njohur më mirë me nofkën, G4shi, i cili për këngën e re ka bashkëpunuar me reperin britanik, “Giggs”.

Pos, projekteve të reja muzikore, këngëtari që jeton dhe vepron në SHBA, po vazhdon të mbajë edhe koncerte përtej oqeanit Atlantik.

Ai së fundi ka publikuar disa video në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke u argëtuar me fansat nën ritmet e muzikës shqipe.

Në njërën nga videot Gashi shihet duke vallëzuar me “Vallen e Rugovës” gjersa e shoqërojnë të pranishmit.

“Gashi i shndërron koncertet në dasmë shqiptare”, ka shkruar reperi në Instagram, shkruan Telegrafi.

Ndryshe, reperi ka pasur një performancë fantastike në Prishtinë në kuadër të festivalit ndërkombëtar të muzikës, “Sunny Hill”.

Nënshkruhet vendimi për aprovim të listës së Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme

Ministrit i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) Kujtim Gashi, sot ka nënshkruar Vendimin për aprovimin e Listës së Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme me 1595 asete, të cilat do t’i nënshtrohen masave dhe regjimit mbrojtës sipas Ligjit për Trashëgiminë Kulturore.

Këtë vit, janë propozuar, shqyrtuar dhe aprovuar edhe mjaft propozime të reja të objekteve të cilat bartin në vete ngjarje, momente e periudha të rëndësishme nga historia, kujtesa kolektive e zhvillimit urban, social, tregtar dhe infrastrukturor të vendit të gjitha këto dhe jo vetëm, vlera të pakontestueshme që duhen ruajtur, mbrojtur dhe promovuar.

Disa nga këto asete, të cilat janë përfshirë këtë vit si propozime të reja në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme janë: Shtëpia e lindjes e Adem Demaçit, Shtëpia e Adem Demaçit, Qendra Tregtare Gërmia – Prishtinë, Selia e Shtabit të Brigadës 121 Komandant Kumanova, Kompleksi Memorial Mujë Krasniqi, Shtëpia Muze e Fadil Vatës, Shtëpia e Kulturës në Runik dhe disa objekte të tjera të cilat tashmë gëzojnë status të ndërtesave/aseteve të mbrojtura sipas Ligjit për Trashëgimi Kulturore.

MKRS dhe institucionet e trashëgimisë kulturore, do të jenë maksimalisht të angazhuara në të gjitha fazat e realizimit të plotë të mandatit të tyre për të zbatuar masat, obligimet dhe standardet profesionale të ruajtjes dhe mbrojtjes së vlerave tona të trashëgimisë kulturore.

“Dua të falënderoj të gjitha palët e angazhuara, në çfarëdo forme, në debatin dhe procedurat tjera të aprovimit të listës, si zërat e opinionit publik, ekspertët e jashtëm, personat fizik të përfshirë në cilësi të ndryshme, institucionet lokale dhe institucionet, profesionistët dhe komisionet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për përmbylljen me sukses të këtij procesi” ka thënë mes tjerash ministri Kujtim Gashi, pas nënshkrimit të listës.

“Dua të falënderoj të gjitha palët e angazhuara, në çfarëdo forme, në debatin dhe procedurat tjera të aprovimit të listës, si zërat e opinionit publik, ekspertët e jashtëm, personat fizik të përfshirë në cilësi të ndryshme, institucionet lokale dhe institucionet, profesionistët dhe komisionet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për përmbylljen me sukses të këtij procesi” ka thënë mes tjerash ministri Kujtim Gashi, pas nënshkrimit të listës./ KultPlus.com

Ministri Gashi: Dresniku do të shndërrohet në parkun e dytë arkeologjik në Kosovë

Në Lokalitetin Arkeologjik në Dresnik, sot, u shënuan Ditët e Trashëgimisë Kulturore Evropiane dhe Viti Evropian i Trashëgimisë Kulturore. Me këtë rast, në këtë lokalitet, qëndroi për vizitë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili në fjalën e tij të rastit u shpreh i kënaqur që gjendet në këtë lokalitet.

“Ditën e Trashëgimisë Evropiane në të gjithë Evropën dhe Republikën e Kosovës janë kthyer në një ngjarje të rëndësishme kulturore, edukative, sensibilizuese dhe dijetare jo vetëm për institucionet tona por edhe për qytetarët tanë”, tha ministri Gashi.

Ai po ashtu njoftoi se për nderë të kësaj dite, në Kosovë tashmë janë zhvilluar shumë aktivitete, ku përfshihen të gjitha institucionet që merren me Trashëgimin Kulturore.

“Me organizime të shumta, siç është edhe ky i sotmi, synojmë ngritjen e vetëdijes për mbrojtjen e trashëgimisë tonë të përbashkët kulturore evropiane, duke e trashëguar atë për brezat e ardhshme”, tha ministri Gashi.

“E veçanta e kësaj ngjarje është fakti që për herë të parë kjo ngjarje ka ndodhur në lokalitetin e Dresnikut si njëra nga vendbanimet më të rëndësishme në Dardaninë Antike, në të cilën janë duke u zhvilluar punët intensive nga Institucionet tona dhe punëtorët profesionalë të fushës së Trashëgimisë Kulturore”, theksoi ministri Gashi.

Ai, ndër të tjera tha se rëndësia e këtyre gjetjeve është që ky lokalitet të bëhet prioritet dhe të ndryshohet në një pikë turistike në kuadër të zhvillimit të kulturës turistike në vendin tonë.

“Më lejoni të rikonfirmoj për përkushtimin tim dhe të Ministrisë që drejtoj, në mbështetje të plotë institucionale për fushën e Trashëgimit Kulturore”, përfundoi ministri Gashi./KultPlus.com

Gashi do ta sjellë në Kosovë këtë Dj me famë botërore

Reperi shqiptar, Gashi, së fundmi e ka bërë një premtim të madh për adhuruesit e tij.

Nëpërmjet shkëmbimit të disa komenteve në llogarinë Instagram ai ka lënë të kuptohet që vitin e ardhshëm ka gjasë ta sjellë në Kosovë Dj me famë të madhe në botë, shkruan lajmi.net

Fjala është për Dj Snake, i cili bashkë me French Montanan dhe Gashin sollën hitin ‘Creep on me’.

Se çka ka menduar konkretisht Gashi dhe cilat janë planet do ta marrim vesh kur ato të definohen, e fansat e tij urojnë që premtimi i reperit shqiptar të shkoj deri në fund./ KultPlus.com

Gashi publikon këngën e re, bashkëpunim me French Montanën dhe DJ Snake

Reperi i njohur kosovar, Gashi, i cili prej vitesh jeton dhe vepron në Amerikë, ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re.

“Creep on me” mban titullin kënga e tij e re, të cilën ai e sjell në bashkëpunim me reperin me renome botërore, Fench Montana, dhe DJ Snake.

Kënga është publikuar në YouTube vetëm në versionin audio, ndërsa pritet që së shpejti të vijë edhe me klip.

Gashi është shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar, ndërsa vetëm pak ditë më parë ai ishte prezent në Kosovë, ku perfomroi në kuadër të festivalit “Sunny Hill”.

Gashi, Dj Snake dhe French Montana pritet ta sjellin së shpejti këngën e tyre të re “Creep on me” edhe me klip.

Ai ndezi atmosferën për të pranishmit, teksa u ndje i lumtur që pati rastin për herë të parë të perfomojë para fansave të vendit të vet.

Ndërkohë, French Montana, është reperi me famë ndërkombëtare, i cili i ka shumë qejf shqiptarët.

Në vitin 2017, Montana ishte pjesëmarrës në klipin “Four Sesons” të Dafina Zeqirit, ndërsa po atë vit, në shtator kishte publikuar një bashkëpunim me Era Istrefin, të titulluar “No I love Yous”.

Kështu, “Creep on me” bëhet bashkëpunimi i tij i dytë me një artist shqiptar, në këtë rast me artistin Gashi. /KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=umHq7Z1ka2Y

Gashi: Vizita në Kosovë më ka ndryshuar

Reperi shqiptar, që karrierën e zhvillon në Amerikë, Gashi, ka deklaruar se vizita që i bëri Kosovës për performancën në Festivalin “Sunny Hill” e ka ndryshuar atë.

“Kam udhëtuar nëpër botë sivjet… por udhëtimi në Kosovë më ka ndryshuar mua”, ka shkruar ai në një postim në Twitter.

Gashi kishte performuar në natën e dytë, ku akti kryesor ishte Action Bronson./KultPlus.com
https://www.instagram.com/p/BmdrO_yHV25/?taken-by=gashi
https://www.instagram.com/p/BmZLVh0noaR/?taken-by=gashi

G4shi do të performojë në “Sunny Hill Festival”

Sunny Hill Festival sot ka zbuluar edhe një emër të madh të skenës muzikore që do të performojë në Prishtinë.

Pas yjeve si Action Bronson, Martin Garrix e të tjerë është konfirmuar se në Prishtinë do të performojë edhe reperi shqiptar me famë botërore, Labinot Gashi i njohur me emrin artistik G4shi, transmeton Koha.net.

“Gashi nga New Yorku në Prishtinë për të ndezur skenën”, thuhet në postimin e festivalit që organizohet nga babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa./KultPlus.com

Këngëtarët shqiptarë që do të performojnë në Amerikë

Këtë vjeshtë, të gjithë ata që jetojnë jashtë vendit, kryesisht në New York apo gjenden atje për vizitë, kanë një arsye më shumë për të shkuar në koncerte. Artistët më të njohur shqiptar në Amerikë janë në turne dhe këto janë datat kur ata do të mbajnë koncert në New York, një vend ku komuniteti shqiptar është mjaft i madh.

Më 20 shtator, reperi i njohur G4SHI ka mbajtur koncert në Brooklyn të NY, në eventin “The Genius of Rap Caviar”. Ndërsa atë e pret edhe një koncert tjetër më 21 tetor në “Shoreline Amphitheatre”, në Kaliforni në kuadër të “Rolling Loud Festival”, një festival i cili i kushtohet muzikës Hip Hop, pra një zhanër që G4shi e kultivon, madje shquhet si një nga hip hop artistët më të mirë.

Siç dihet, G4shi, së fundmi ka nënshkruar kontratë me labelin e njohur “Roc Nation”, pas shumë ofertave që kishte nga kompani të ndryshme muzikore dhe tashmë ka zgjedhur shtëpinë e njohur të udhëhequr nga Jay Z. Këngëtari është duke punuar edhe në projekte të reja muzikore, të cilat pritet t’i publikon gjatë muajve të ardhshëm, raporton Express i KTV-së.

Më 12 tetor, Njomëza mban koncert në Brooklyn tek “Baby’s All Right”, një bar mjaft i njohur atje. Njomëza këngëtarja me prejardhje shqiptare, tash e tre vjet po ndërton karrierë muzikore në Amerikë dhe është pjesë e kompanisë muzikore, “REMember Music”. Njomëza ka lindur në Chicago të Amerikës, nga prindër shqiptarë.

Ajo ka nisur të këndojë në moshën pesë vjeçare ndërsa në moshën 14 vjeçare ajo e formoi bendin muzikor “Scarlett”. Ajo gjithashtu njihet për bashkëpunim me Scrillex. Ka vetëm dy ditë që këngëtarja e ka publikuar videon e këngës, “Sad For you”, një këngë prej EP me të njëjtin titull. Me këtë video po tregon se nuk vjen me si “e re” në tregun muzikor, por si një artiste e kompletuar.

Me 6 nëntor, Bebe Rexha mban koncert në Manahttan, tek Terminal 5. Në këtë koncert shiten dhe bileta VIP ku keni mundësi ta takoni dhe të bëni foto me Beben. Këngëtarja do të performojë edhe në Las Vegas në një koncert ku do të interpretojnë edhe yjet të tjerë si, Coldplay, The Weeknd, Lorde, Kings of Leon, Pink, Miley Cyrus dhe Big Sean, David Guetta etj.

Më 24 nëntor, Dua Lipa, mban koncert po ashtu në Manhattan. Këngëtarja po vazhdon të qëndrojë në maje të toplistës Billboard. Ajo e kryeson grafikun e artistëve në zhvillim për të dytën javë rresht. E lumtur nga ky fakt, Dua ka shpërndarë këtë status me një falënderim të veçantë. Kujtojmë që këngëtarja shqiptare, ka arritur ti kryesojë top listat në Britani të Madhe me këngën e saj të fundit “New Rules”.
Dua Lipa, ylli i ri në botën e muzikës, së fundi është bërë edhe imazh ekskluziv i fushatës reklamuese të koleksionit vjeshtë/dimër 2017-2018 të markës së njohur “Patrizia Pepe”. Përmes një video të publikuar mbrëmë, Dua shfaqet mjaft joshëse dhe me shumë stil, e veshur nga brendi Patrizia Pepe.

Po në këtë video reklamuese Dua e këndon edhe këngën “Bang Bang”, këngë kjo e krijuar nga Dua ekskluzivisht për brendin e njohur amerikan. / KultPlus.com