Gastronomia pa punëtorë, Krasniqi: Nuk ka skllevër më

Profesori i gazetarisë, Milazim Krasniqi ka reaguar pas lajmit se gastronomia ka paralajmëruar kalimin në sistem të vetë-shërbimit, pasi s’ka punëtorë.

Por sipas Krasniqit punëtorë ka, mirëpo “nuk ka skllevër më”.

“Punëtorë edhe ka, ama ata duhet të paguhen e të trajtohen si punëtorë. Sa për vetë-shërbim, më mirë shërbejmë në shtëpitë tona, se sa në kafenetë tuaja. Nera ju rrittë!”, ka thënë Krasniqi. / KultPlus.com

Masat e reja antiCOVID në Kosovë do të hyjnë në fuqi sot

Përhapja e variantit Omicron në shumë vende të botës, ka bërë që Qeveria e Kosovës të marrë masa të reja për të parandaluar përhapjen e këtij varianti të ri të coronavirusit.

Si rezultat i këtyre masave çdo person i cili hynë në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë: Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19; certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë, jo më e vjetër se katër (4) javë, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë, ose certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë bashkë me dëshminë se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë).

Nga data 3 janar 2022 për të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës do të vlejë vetëm certifikata e vaksinimit të plotë.

Gjithashtu sipas masave të reja, bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet, përveç: gjatë ngasjes së automjetit vetëm, apo kur në automjet janë prezentë ekskluzivisht anëtarët e ngushtë të familjes, gjatë vrapit, çiklizmit dhe ushtrimeve fizike, dhe gjatë ngrënies apo pijes.

Në ambientet e mbyllura ndalohet rrepësisht hyrja pa maskë. Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve vazhdon të jetë nga ora 00:00 deri në ora 05:00 përveq në raste urgjente.

Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00, muzika lejohet vetëm deri në orën 21:30.

Shfrytëzimi i transportit publik lejohet vetëm me dëshmi vaksinimi. Këto masa kanë hyrë në fuqi nga dita e sotme 06 dhjetor 2021. /KultPlus.com

Këto janë masat që pritet të miratohen: Mbyllen klubet e natës dhe shkurtohet orari i gastronomisë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka takuar krerët e institucioneve shëndetësore dhe personat e angazhuar në mbikëqyrjen dhe zbatimin e masave anti-COVID, me të cilët ka diskutuar rreth masave të reja anti-COVID.

Në takimin e ministrit Vita me hisedarët në zbatimin e masave kundër COVID-19, është diskutuar që të ketë ndryshim të masave anti-COVID, për shkak të rritjes së rasteve pozitive.

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, ka deklaruar për Express se nga data 20 gusht, deri më 1 shtator, orari i gastronomisë do të jetë deri në orën 22:30 apo eventualisht deri në orën 23:00, transmeton KultPlus.

“Nga data 20 deri më 1 shtator orari i gastronomisë do të jetë deri në 22:30 ose deri në orën 23:00. Sallat e dasmave, hotelet, restorantet, qendrat tregtare dhe restorantet brenda tyre po ashtu. Maksimumi i personave të lejuar në dasma do të jetë 150”, ka deklaruar Sogojeva.

Sogojeva tha se nga data 20 gusht, klubet e natës do të mbyllen, derisa tha se nuk është ëprmendur kufizimi i lëvizjes së qytetarëve.

“Klubet e natës mbyllen nga data 20. Kufizim të lëvizjes nuk është përmendur.  Ne si Odë duke e parë gjendjen, u pajtuam me këto masa deri më 1 shtator”, ka deklaruar Sogojeva. /gazetaexpress/ KultPlus.com

OHT: Nga e mërkura do të zgjatet orari i gastronomisë

Oda e Hotelierisë ka bërë të ditur se nga Ministria e Shëndetësisë i kanë njoftuar për zgjatjen e orarit të punës në gastronomi deri në orën 01:00 pas mesnate, transmeton KultPlus.

Deri në këtë kohë do të lejohet edhe mbajtja e dasmave.

Nga kjo Odë, përmes një njoftimi për media, kanë thënë se vendimi pritet të hyjë në fuqi nga dita e mërkurë.

Po ashtu, thuhet se numri i të ftuarve në hapësira të mbyllura do të jetë deri në 300 persona.

Njoftimi i plotë:

ODA E HOTELIERISË DHE TURIZMIT TË KOSOVËS i njofton të gjithë gastronomët, hotelierët, pronarët e sallave të dasmave, pronarë të pishinave, clubeve të natës, dhe çdo sektor tjetër që pas shumë konsultimeve dhe takimeve me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, sot Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës prof. dr. Hysen Sogojeva dhe drejtori i departamentit të estradës z. Afrim Muqiqi bashkë me të gjitha departamentet e tjera të OHT-së, na njoftuan se në bashkëpunim me ministrin e Shëndetësisë z. Arben Vitia kanë ardhë në përfundim të një vendimi të ri.

 ZGJATJA E ORARIT do të bëhet deri në ora 01:00 pas mesnate, si dhe numri i të ftuarve në hapësirat e mbyllura të jetë deri në 300 PERSONA.

Ky vendim pritet të hyjë në fuqi nga dita e Mërkure/14.07.2021!

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës me të gjitha strukturat e saj e mirëpret dhe e përshëndet këtë vendim dhe është falenderuese nga të gjitha Institucionet përkatëse për besimin e dhënë për bashkëpunim në të mirën e shëndetit publik si dhe Bizneseve. / KultPlus.com

Qeveria miraton masat e reja, hiqet ora policore dhe ndryshon orari i punës për gastronominë

Qeveria e Kosovës ka miratuar me shumicë votash masat e reja AntiCovid, raporton Gazeta Express, përcjell KultPlus.

Në kuadër të masave të reja do të heqet ora policore dhe do të zgjatet orari i punës për gastronominë deri në ora 23:00.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë në mbledhjen e qeverisë se do të lejohet edhe lëvizja e qytetarëve pa maska kur janë vetëm dhe në ambiente të jashtme.

“Sipas raportit të IKSHPK-së situatat epidemiologjike në Kosovë paraqitet e qëndrueshme me vazhdimin e uljes së rasteve pozitive, duke shënuar rënie. Qeveria cakton masa më të lehtësuara. Masat kryesore do të jenë si në vijim: Kufizimi i qarkullimit do të hiqet, megjithatë nga ora 00:00 deri në ora 05:00 nuk lejohet grumbullimi i personave në hapësira të brendshme dhe të jashtme. Zgjatja e orarit të punës së gastronomisë do të jetë deri në orën 23:00. Lejimin e lëvizjes pa maska të qytetarëve gjatë ecjes kur ata janë vet dhe në ambientet e jashtme”, tha Vitia në fjalën e tij. / KultPlus.com

Gastronomia dhe qendrat tregtare hapen të hënën, masat tjera do të rishikohen

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka njoftuar se të hënën do të hapen lokalet e gastronomisë dhe qendrat tregtare, ndërsa masat e tjera do të rishikohen, përcjell KultPlus.

Kjo është bërë e ditur pas takimit të ministrit të MAPL-së, Elbert Krasniqi, dhe atij të Shëndetësisë, Arben Vitia me kryetarët e komunave dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Në njoftimin për medie të kësaj ministrie është bërë e ditur se pas 18 prillit do të merren masa të reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

“Duhet ta kemi të qartë se situata në institucionet shëndetësore është mjaft alarmante sepse këto institucione janë të stërngarkuara më pacientë të infektuar më COVID 19 dhe hapësira e këtyre institucioneve afër limiteve.  Masat e ndërmarra përfundojnë me 18 prill 2021 dhe me 19 prill duhen masa të reja për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID 19. Është shumë e rëndësishme që sot të diskutojmë bashkërisht që masat që do të hyjnë në fuqi të koordinohen së bashku me nivelin lokal dhe propozimet e juaja si kryetarë dhe përfaqësues të komunave janë shumë të rëndësishme”, thuhet në njoftim. / KultPlus.com

Nga e hëna fillon puna e sektorit të gastronomisë dhe qendrave tregtare

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka thënë se nga e hëna sektori i gastronomisë dhe qendrat tregtare do të hapen duke i respektuar masat strikte shëndetësore.

Përmes një komunikate për media, kjo ministri ka dhenë detaje nga takimi koordinues me Ministrinë e Shëndetësisë dhe kryetarët e komunave.

Sipas njoftimit, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia që në fillimi të takimit ka theksuar se qëllimi i këtij takimi është bashkërendimi i veprimeve në mes institucioneve të nivelit qendror dhe atij lokal në parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID – 19.

Ai ka theksuar se vendimet e Qeverisë së Kosovës merren bazuar në rekomandimet e profesionistëve shëndetësor, përkatësisht të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

“Duhet ta kemi të qartë se situata në institucionet shëndetësore është mjaft alarmante sepse këto institucione janë të stërngarkuara më pacientë të infektuar më COVID 19 dhe hapësira e këtyre institucioneve afër limiteve. Masat e ndërmarra përfundojnë me 18 prill 2021 dhe me 19 prill duhen masa të reja për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID 19. Është shumë e rëndësishme që sot të diskutojmë bashkërisht që masat që do të hyjnë në fuqi të koordinohen së bashku me nivelin lokal dhe propozimet e juaja si kryetarë dhe përfaqësues të komunave janë shumë të rëndësishme. Prioritet i Ministrisë së Shëndetësisë është furnizimi me vaksina anti-COVID. Jemi në rrugë të mirë, që në muajt në vijim të gjithë të moshuarit mbi moshën 65 vjeçare do të kenë mundësinë të vaksinohen”.

Gastronomia do të fillojë punën nga e hëna por duke respektuar në përpikëri masat për mbrojtjen e shëndetit publik.

“Në anën tjetër kemi bërë grupe punuese me përfaqësuesit e gastronomeve për të punuar rreth qasjes dhe punës së sektorit të gastronomisë në të ardhmen dhe aktiviteti i tyre do të rifillojë nga data 19 prill 2021 duke respektuar në përpikëri masat për mbrojtjen e shëndetit publik. Si përfundim duhet theksohet se Republika e Kosovës i ka masat më liberale duke i krahasuar ato me masat e vendeve të rajonit dhe Evropës”, thuhet në komunikatë.

Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi në fund i falënderojë të gjithë kryetarët e komunave dhe theksojë se edhe MAPL është duke analizuar mundësinë që të mbështes komunat sidomos sektorin shëndetësor primar në nivelin lokal. / KultPlus.com

Bizneset i bëjnë thirrje Qeverisë: Mos i shtrëngoni masat, le të mësohemi me virusin

Me rritjen e numrit të të infektuarve me koronavirus në vend, është paralajmëruar shtrëngim të masave.

Agim Shahinit, kryetarit të Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), thotë se mbyllja totale është hap i gabueshëm, pasi sipas tij, njerëzit duhet të punojnë, por njëkohësisht edhe të mësohen të jetojnë me virusin.

Shahini i ka sugjeruar institucioneve të vendit që mos të ketë mbyllje të kufijve ndërmjet Kosovës dhe vendeve të rajonit, ngase ekonomia e këtyre vendeve ndërlidhet njëra me tjetrën.

“Shtrëngimi i masave në kuptim jo të mbylljes janë të nevojshme, por mbyllje nuk do të ketë më asnjëherë, dhe nuk do t’i sugjerojmë institucioneve të Kosovës, që të mbyllet ekonomia siç ka qenë sepse është parë dhe vërtetuar se kjo ka qenë një hap i gabueshëm, sepse ne duhet të punojmë të jetojmë dhe duhet të mësohemi të jetojmë me virusin dhe me masat mbrojtëse, por ekonomia e vendit duhet të ec përpara pa mbyllje, pavarësisht çka ndodh në të ardhmen shtetet si Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi nuk duhet të mbyllen sepse ekonomia e saj është e lidhur, dhe qytetarët janë të lidhur në forma qoftë ekonomike apo kulturore sportive, dhe është parë që kjo ka qenë e dëmshme dhe ne duhet t’i marrim masat e shteteve të Bashkimit Evropian”.

Mes tjerash ai ka potencuar se Pakot Ekonomike nga Qeveria janë të mirëseardhura, por nuk janë të mjaftueshme.

Ai ka thënë se ekonomia ka tkurrje prej 10%, gjithashtu dhe në qarkullim të brendshëm ka rënie e që për këtë kërkohet një pako stimuluese.

“AKB-ja mendon se këto pako ekonomike janë të mirëseardhura por janë të vogla por ne i vlerësojmë edhe mundësitë e buxhetit sepse edhe buxheti ka tkurrje, ekonomia ka tkurrje mbi 10%  edhe në qarkullim të brendshëm ka rënie dhe të gjitha këto kërkojnë një pako më stimuluese, po ashtu edhe falje të ndëshkimeve të borxheve, sepse zjarrfikës i krizës ekonomike në vend duhet të jetë Qeveria me politika lehtësuese”.

Shahini thotë se Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike ka ende nevojë për plotësim-ndryshime.

“Natyrisht se ka ende nevojë të plotësohet dhe nuk ka nevojë që të priten 7 seanca sikurse në të kaluarën për ta kuptuar deputetët rëndësinë e saj, ekonomia e vendit dhe bizneset e ndryshme për herë të parë kanë nevojë për mbështetjen e institucioneve dhe këtu pash se nuk është në nivelin e duhur përgjegjësia e deputetëve karshi kërkesave të komunitetit të biznesit por edhe të vetë qeverisë në rastin e ligjit për rimëkëmbje ekonomike”.

Ai ka thënë se deri në fund të vitit humbjet e shkaktuar nga pandemia do të jenë rreth 1 miliard euro.

“Dëmet janë të pamatshme dhe nuk ka mekanizëm që mund ti jep saktë shënimet por AKB-ja e ka vlerësuar që deri në fund të vitit humbje do të jenë rreth 1 miliard euro, pakoja e cila është planifikuar e rreth 365 milionë është një e treta e asaj dhe qeveria do të duhet të prodhon më shumë ligje që kanë të bëjnë me mbështetje të ekonomisë së vendit por edhe që kanë të bëjnë me mbështetjen e drejtpërdrejtë të bizneseve dhe të prodhuesve në drejtimin e kësaj 60 milionëshi që ishte hap i parë, nuk janë të mjaftueshme, por nis nga fakti që institucionet e shtetit po heziton t’i miraton ligjet që kanë të bëjnë me rimëkëmbje ekonomike kjo është një zhgënjim i bizneseve i qytetarëve ne parlamentin e Kosovës”, ka thënë Shahini për EO, transmeton KultPlus.

“Nuk e besoj që do të mbyllen, por do të ketë më shumë masa mbrojtëse dhe të gjithë pronarët e gastronomisë, hotelerisë duhet të kenë parasysh se duhet të mbajnë distancën dhe maskën dhe të ketë ushqim sa ma të kujdesshëm”. / KultPlus.com

Gastronomët thyejnë pjata para Qeverisë


Gastronomet kanë thyer pjata para Qeverisë për t’i shprehur pakënaqësitë e tyre për mospërkrahjen financiare nga institucionet e Kosovës, si dhe për mos shfuqizimin e masave ndaj gastronomisë.

Kryetari i kësaj shoqate, Petrit Kllokoqi ka thënë se kjo është thirrje edhe për gastronomët e Kosovës që t’i bashkëngjiten këtij aksioni, si dhe protestës më 25 shtator në shesh, para Qeverisë së Kosovës.

“Përmes këtij akti simbolik po shprehim pakënaqësitë tona ndaj mospërkrahjes financiare nga institucionet e Kosovës si dhe mos shfuqizimin e masave ndaj gastronomisë. Po ashtu, iu bëjmë thirrje të gjithë gastronomëve që t’i bashkëngjiten këtij aksioni simbolik, e po ashtu edhe protestës më 25 shtator në ora 14:00, para parlamentit dhe Qeverisë”, ka thënë Kllokoqi./ gazetaexpress/ KultPlus.com

Shoqata e gastronomëve: Vendimi i fundit i Qeverisë na shpie drejt kolapsit ekonomik

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka vlerësuar se masat e fundit të marra nga Qeveria e Kosovës për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, e shpie këtë sektor drejt kolapsit ekonomik.

Me vendimin e Qeverisë së Kosovës është shkurtuar orari i punës në gastronomi deri në ora 21:00, ndërsa gjatë orarit lejohet vetëm puna në pjesën e hapur të lokalit dhe po ashtu duke u mbajtur distanca. Shoqata ka bërë thirrje që të dënohen individualisht bizneset që nuk respektojnë masat e jo i gjithë sektori.

“Ne si Shoqatë, edhe pse kemi qenë vazhdimisht sektori më i goditur nga pandemia, kemi qenë dhe jemi të gatshëm për bashkëpunim me institucionet përkatëse. Vendimi i fundit i marë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, jo vetëm që nuk ndikon në parandalimin e përhapjes së virusit, por edhe shkatërron komplet bizneset tona dhe na shpie drejt një kolapsi ekonomik. Si Shoqatë mendojmë që shkurtimi i orarit të punës deri në orën 21:00, neve si biznese na pamundëson operimin e mëtutjeshëm dhe na çon drejt shpalljes së bankrotit. Njëkohësisht, nuk besojmë që ky është faktor kyç që do të ndihmonte zvogëlimin e numrit te infektuarve dhe si Shoqatë besojmë që vetëdijesimi i klientëve tonë, stafit, mbajtjes së maskave dhe respektimit te masave të tjera gjithmonē në bashkëpunim me institucionet përkatëse do të ishte zgjidhje më e mirë. Ne mbetemi të bindur që orari nuk është problemi dhe faktori kryesor por vetëdijesimi i popullatës për të mbrojtur veten dhe të tjerët duke respektuar masat e ISHPK-së. Virusi është ekzistent, dhe ne duhet të mësohemi te jetojmë me të duke e vetëdijesuar popullatën dhe parandaluar rritjen e numrit të infektuarëve dhe jo duke fajësuar vetëm sektorë të caktuar e duke goditur vetëm biznese të caktuar. Për më tepër, nuk ka fakte dhe statistika të sakta qe vatra e virusit është Gastronomia dhe si shoqatë, ndjehemi të revoltuar nga shpifje të tilla, marrë parasysh se ne nuk veprojmë për të dëmtuar askënd kur edhe vet jemi të rrezikuar nga ky virus dhe kemi përgjegjësi ndaj vetes, familjes dhe shoqërisë. Ju bëjmë thirrje që Institucionet kompetente ti gjobisin bizneset individualisht për shkelje të masave dhe rregullave, dhe jo të veprojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse”, është shkruar në komunikatë.

Po ashtu gastronomët kanë kërkuar nga institucionet për ndihmë shtesë, si riprogramim të kësteve të kredisë, lehtësira për çasje në financa, përkrahje për pagat dhe qiratë, së paku edhe për tre muaj, shtyrje të deklarimeve dhe pagesave të tatimeve, së paku edhe për tre muaj.

Pandemia mund ta “falimentojë” gastronominë

Sektori i gastronomisë llogaritet të jetë sektori që ka pësuar më së shumti humbje financiare që nga 13 marsi i këtij viti kur edhe nisën së zbatuari masat emergjente për parandalimin e koronavirusit të ri.

Segmentet më të dëmtuara të këtij sektori janë restorantet, hotelet, baret dhe klubet e natës/diskotekat si dhe sallat e dasmave, që nuk kanë alternativa tjera të të bërit biznes. Kurse edhe tash pas lehtësimit të masave kufizuese, e vetmja formë e lejuar e një pjese të veprimtarisë është ofrimi i ushqimeve përmes shpërndarjes.

Organizatat joqeveritare në Kosovë thonë se humbjet llogariten të jenë të konsiderueshme për sektorin direkt, por edhe për sektorët e tjerë që në ndonjë mënyrë janë të ndërlidhur me këtë sektor.

Instituti për Ekonomi të Tregut të Lirë, (IETL) i themeluar nga Oda Ekonomike e Kosovës, ka publikuar rezultatet e një hulumtimi në këtë sektor, para, gjatë dhe pas pandemisë.

Drejtoresha ekzekutive në këtë Institut, Besa Zogaj-Gashi, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se gjatë kohës së masave emergjente, nga të gjitha bizneset e anketuara, vetëm 2,3 për qind kanë zhvilluar veprimtarinë përmes shpërndarjes së ushqimit me një qarkullim simbolik monetar, kurse pjesa tjetër kanë deklaruar se gjatë këtyre muajve qarkullimi i tyre mujore ka pasur rënie në 100 për qind.

“Nëse e krahasojmë qarkullimin mesatar mujor me vitin e kaluar (2019), rreth 16,1 për qind e respodentëve u deklaruan se kanë pasur qarkullim mesatarisht 10,000 deri në 15,000 euro, ndërsa 13,8 për qind e tyre prej 15,000-20,000 euro. Kurse rezultatet e hulumtimit flasin se 67,3 për qind të anketuarve kanë pohuar se qarkullimi i tyre mujore ka pasur rënie 100 për qind”, thotë Zogaj-Gashi.

Me një situatë të tillë është përballur edhe kafiteria “Babel Café” në qendër të Prishtinës, e cila para pandemisë ka pasur të punësuar dhjetë punëtorë. Pronari i kafiterisë Shpat Hashani, më herët ka thënë për Radion Evropa e Lirë se humbjet mujore janë me mijëra euro.

“Humbjet mujore janë me mijëra euro. Dëmi është shumë i madh sepse me qarkullim ditor ne mbulojmë shërbimet komunale, punëtorët dhe të gjitha shpenzimet tjera. Rezervat janë shumë të vogla, pasi gjithsecili biznes, dëshiron të bëjë renovime të ndryshme. Ne së fundmi kemi bërë një renovim shumë të madh në lokal. Po mundohemi të mbijetojmë, por e vështirë është edhe mbijetesa”, ka thënë Hashani.

Gjatë kësaj kohe, sipas hulumtimit, pronarët kanë ndërprerë edhe investimet, kurse nuk kanë arritur të përfundojnë obligimet edhe ndaj furnitorëve si dhe këstet e kredive në bankat komerciale në Kosovë.

Shumica e këtyre bizneseve janë me qira

Shumica e bizneseve, thotë Besa Zogaj-Gashi, veprimtarinë e tyre e ushtrojnë në objekte me qira, që paraqitet problem shtesë në mundësinë e pagesës së tyre.

Të gjitha këto probleme, sipas saj, në disa raste mund të falimentojë bizneset.

“Bazuar në rezultatet e hulumtimit, situata e krijuar nga pandemia sipas 75,90 për qind e bizneseve të anketuara në sektorin HoReCa (hotele, restorant dhe ofrues i shërbimeve), në Kosovë do të detyrohen të shkojnë në falimentim nëse situata epidemiologjike dhe masat përcjellëse, sidomos distanca sociale do të na përcjellë tutje në muajt e ardhshëm përgjatë vitit 2020”, shtoi ajo.

Për evituar një situatë të tillë, shoqata e gastronomëve të Kosovës kërkojnë ndihmë nga Qeveria e Kosovës. Veton Zuka, nënkryetar në këtë shoqatë, thotë për Radion Evropa e Lirë, se Qeveria e Kosovës duhet të gjejë forma lehtësuese, kryesisht në kredi bankare për këtë sektor, pasi llogaritet se është më i godituri nga pandemia. Ai ndërkaq shprehet se edhe në fazën tjetër të lehtësimit të masave, ky sektor do të punojë me gjysmën e kapacitetit, për shkak të hapësirës në mes tavolinave.

“Kërkesat e gastronomëve janë që të gjejnë mënyra për lehtësim në obligimet e qirasë dhe kësteve të kredive ndaj bankave. Këstet e kredisë që duhet të paguhen, mundësisht të krijohet një greis periudhë njëvjeçare dhe interesin e kësaj periudhe ta garantojë shteti. Fillimisht këto janë kërkesat, sepse deri sa të rifillohet zhvillimi i veprimtarive, nuk dihet shuma e humbjeve financiare. Pastaj edhe më masat e reja, parashihet që puna të zhvillohet përgjysmë”, thotë Zuka.

Instituti për Ekonomi të Tregut të Lirë (IETL) i ka rekomanduar Qeverisë së Kosovës të vazhdojë masat për lirime nga tatimet dhe subvencione për punëtorë, të ketë subvencione të drejtpërdrejta me kritere me të lehta për kualifikim si dhe subvencionim të qirasë edhe në muajt e ardhshëm për qiramarrësit.

Ndryshe, Qeveria në detyrë e Kosovës përmes Pakos Emergjente Fiskale, për sektorin privat ka paguar punëtorët e bizneseve të cilët nuk kanë punuar për shkak të masave emergjente, por edhe 50 për qind të qirasë. Kurse tashmë ka filluar përgatitja e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në bazë të cilës do të ndihmohen bizneset përmes kredive, me normë të ulët të interesit.

Në sektorin e gastronomisë, sipas të dhënave të Agjencisë se Statistikave të Kosovës për vitin 2018, rezultojnë se punojnë rreth 14,000 qytetarë në 3,683 biznese të regjistruara. / KultPlus.com

Shoqata e Gastronomëve në Prishtinë organizon kuzhinë mobile në Durrës

Kosova i del në ndihmë Shqipërisë Shoqata e Gastronomëve në Prishtinë është duke organizuar në Durrës në stadiumin ‘Niko Duvana’ një kuzhinë mobile në te cilën do ofrohet ushqimë për personat në nevojë.

“Të gjithë miqtë e Shqipërisë po aktivizohen me shpejtësi, në të njejtën kohë edhe ne si Shoqata e Gastronomisë të Kosovës do ju bashkangjitemi ndihmës duke bëre atë qe kemi profesion”, thuhet në njoftimin e tyre. Të gjithë ata që duan t’i bashkangjiten nismës mund të ndihmojnë duke sjellë mjete finaciare në Babel (Rr. Rexhep Luci, te kino ABC) të cilat do grumbullohen dhe do shfrytëzohen për blerjen e ushqimit i cili do të dërgohet në Shqipëri.

“Të gjitha kto mjete do jenë transparente për publikun. Çdo kontribut është ndihmë per të shpëtuarit edhe pse s’e bën më të vogël dhimbjen për jetët e humbura dhe keqardhjen e jashtëzakonshme për familjet që lotojnë të humburit”, thuhet në njoftimin Shoqatës së Gastronomëve. Një numër i madh i qytetarëve janë vendosur në stadiumin e Durrësit “Niko Dovana” për të kaluar natën, për shkak të frikës që të kthehen në shtëpitë e tyre.

21 persona kanë vdekur, ndërsa shumë të tjerë kanë mbetur të lënduar nga tërmeti që goditi sot Shqipërinë.