Bill Gates: Mjaft pritët që jeta ‘t’ju sjellë’ gjërat që ju mendoni se ‘i meritoni’

Më 28 tetor të vitit 1955 lindi Bill Gates, njeriu që botës i dha kthesë historike për sa i përket teknologjisë dhe zhvillimit të saj. Gates është pronari edhe kryearkitekti softëare-i i firmës së njohur Microsoft e cila bënë xhiro rreth 36.84 miliard dollar Amerikan në vit edhe ka 128,000 punëtorë[1] të shpërndarë në 85 vënde të ndryshme në botë.

Në vijim, KultPlus ju sjell disa nga thëniet më të njohura të Gates, të cilat sipas tij nuk mund t’i mësoni në shkollë..

1. Jeta nuk është e drejtë, mësohuni me të.
Mjaft pritët që jeta “t’ju sjellë” gjërat që ju mendoni se “i meritoni”.
2. Botës nuk i bëhet vonë për vetëvlerësimin tuaj.
Filloni të bëni diçka me veten dhe për veten tuaj sot. Tani!
3. Nuk do të kesh një pagë me gjashtë shifra menjëherë pas shkollës.
Do të duhet të punosh fort për të arritur atë që dëshiron.
4. Nëse mendon se mësuesi është i ashpër, prit të shohësh si do të jetë shefi.
Në vend të të “hajë me dhëmbë” përpara klasës, tani do të jetë përpara një zyre të tërë.
5. Gatimi i hamburgerëve nuk është “përtej dinjitetit tënd”.
Gëlltite atë krenari idiote dhe merre atë punë që tani mendon se është nën nivelin që ti meriton.
6. Nëse i çon gjërat për dreq, nuk është faji i prindërve.
Mjaft shpërndave fajësime dhe fillo të marrësh përgjegjësi për dështimet e tua.
7. Prindërit dinë diçka që ti nuk e di.
Ndoshta, para se të lindje ti, prindërit e tu nuk kanë qenë aq të mërzitshëm sa janë sot.
8. Shkolla mund të ketë hequr fituesit dhe humbësit, por jeta jo.
Rezultati i një provimi nuk justifikon mjetet. Nuk ka as edhe ngjashmërinë më të vogël me atë që ndodh në jetën reale.
9. Jeta nuk është e ndarë në semestra.
Një herë që fillon, jeta vazhdon e vazhdon, pa fund. Kështu që shpenzoje kohën tënde duke bërë një gjë që vlen.
10. Ajo që sheh në televizor nuk është jetë reale.
Në jetën reale, njerëzit duhet ta lënë kafenenë dhe të shkojnë në punë.
11. Tregohu i mirë me ata që vetëm mësojnë.
Shanset janë që do të përfundosh të punosh për një prej tyre. / KultPlus.com

Parashikimet e Bill Gates për vitin 2024

Bill Gates ka publikuar në blogun e tij personal një përmbledhje të asaj që pret nga viti 2024, në të cilën thotë se është optimist për të ardhmen. Manjati amerikan, i cili vitet e fundit ka braktisur imazhin e tij si një biznesmen i suksesshëm për të portretizuar atë të një filantropisti, analizon në tekst se cilat i konsideron ai sfidat më të rëndësishme me të cilat do të përballemi këtë vit.

Çështja e parë të cilës i referohet themeluesi i Microsoft është Inteligjenca Artificiale. Sipas Gates, ne po përjetojmë të njëjtën gjë që ndodhi në fund të shekullit të kaluar me ardhjen e internetit, kur pak nga pak të gjithë njerëzit po e fusnin këtë mjet të ri në jetën e tyre derisa, disa vite më vonë, interneti “pushtoi” çdo shtëpi. Ai thotë se Inteligjenca Artificiale është ende në fillimet e saj, por tashmë mund të kemi një ide se si do të formësojë të ardhmen.

Gates përshkruan se si do të përdoret kryesisht Inteligjenca Artificiale në muajt e ardhshëm. Zbulimi i barnave të reja falë aftësisë së saj për të mbledhur sasi të mëdha të dhënash, krijimi i mjeteve të personalizuara edukative dhe mundësia e trajtimit të shtatzënive me rrezik të lartë janë disa nga shembujt e përdorur nga Bill Gates.

Luftërat dhe krizat

Luftërat gjithashtu e shqetësojnë Bill Gates. Ai thotë se zemra e tij është për popullin izraelit dhe palestinez, për ata të Sudanit, të Etiopisë dhe të Ukrainës, për fermerët që vuajnë nga ndryshimet klimatike dhe për familjet që vuajnë nga inflacioni dhe rritja e ngadaltë ekonomike.

Ndryshimet klimatike dhe energjia bërthamore

Gates thotë se kequshqyerja është problemi që do të dëshironte më shumë ta zgjidhte dhe se fondacioni i tij ka arritur të ushqejë foshnjat me një lloj suplementi që do të ndihmonte në zbutjen e efekteve të mungesës së ushqimit në trupin e foshnjave. Ai përmend edhe ndryshimet klimatike dhe është edhe një herë optimist për këtë çështje pasi ka marrë pjesë në Samitin e Klimës në Dubai. Gates është i përkushtuar për përdorimin e energjisë bërthamore si një alternativë ndaj energjisë së parinovueshme./alsatm/KultPlus.com

Gates për vaksinën, të shpërndahet në bazë globale

Miliarderi amerikan, Bill Gates, ka bërë apel që çdo vaksinë e suksesshme e koronavirusit që mund të zbulohet në të ardhmen, të shpërndahet në një bazë globale.

Duke folur për BBC, para një samiti virtual për vaksinën në të cilin liderë botërore dhe disa nga kompanitë dhe individët më të pasur do të mbledhin fonde për të ndihmuar prodhimin e vaksinës.

Ai tha se ndihma për vaksinat është më e rëndësishme sot se kurrë dhe se cdo donacion do të thotë më shumë jetë të shpëtuara. Fondet e mbledhura do të përdoren për të ndihmuar sigurimin e një vaksine të suksesshme për koronavirusin për vendet e varfra të botës duke ndihmuar po ashtu imunizimin kundër sëmundjeve vdekjeprurëse si poliomeliti, tifoja dhe fruthi. Por Gates edhe ka paralajmëruar se keqinformimet për vaksinat, përbëjnë një kërcënim për përpjekjet për të luftuar sëmundjet, përfshirë edhe covid 19.

Kur ne të kemi vaksinën, do të duam të zhvillojmë imunitetin e masës dhe mbi 80 për qind e popullatës së botës ta marrë atë – shtoi Gates. Nëse ata kanë dëgjuar të flitet për një komplot ose se vaksinat janë të këqija, e nëse njerëzit nuk do të duan të vaksinohen, atëherë ne do të lejojmë që vaksina të vazhdojë të vrasë njerëz.