Gavril Dara i Riu, poet nga më të rëndësishmit e kulturës arbëreshe

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët përkujtoi sot, në 139-vjetorin e ndarjes nga jeta, një nga personalitetet më të rëndësishme të kulturës dhe penës arbëreshe, poetin Gavril Dara (i riu).

Lindi në Palac Adriano të Sicilisë, më 8 janar 1826, në një familje të shquar arbëreshe. Mësimet e para i mori në seminarin arbëresh të Palermos. Vite më vonë mbrojti doktoraturën në drejtësi.

Më 1858, Gavril Dara (i riu) botoi fletoren letrare “Përtëritja e jetës” (Palingenesi) dhe vite më vonë (1871-1874) drejtoi gazetën “La Riforma”, e cila botohej në Romë.

Më 1864 shkroi një poemë prej 1300 vargjesh, e cila titullohej “Ana Maria“. Pasioni i tij ishte poezia dhe folklori. Kështu ai ka lënë në dorëshkrim një ndër kryeveprat e letërsisë sonë “Kënga e sprapsme e Balës”, e cila u botua në vitin 1906. Gavril Dara është marrë me gjuhësi, filozofi dhe arkeologji. U nda nga jeta në Girgeti, në vitin 1885./atsh/KultPlus.com

118 vjet nga vdekja e Gavril Dara i Riu, autori i veprës së njohur “Kënga e sprapsme e Balës”

Gavril Dara i Riu ka lindur në Palac Adriano të Sicilisë, më 8 janar 1826. Studimet i kreu në Seminarin arbëresh të Palermos. Vite më vonë mbrojti doktoraturën në drejtësi.

Më 1858 botoi fletoren letrare “Palingenesi” (përtëritja e jetës) dhe vite më vonë (1871-1874) drejtoi gazetën “La Riforma”, e cila botohej në Romë. Më 1864 shkroi një poemë prej 1300 vargjesh, e cila titullohej “Ana Maria“.

Pasioni i tij ishte poezia dhe folklori. Kështu ai ka lënë në dorëshkrim veprën “Kënga e sprapsme e Balës”, e cila është botuar e plotë në vitin 1906. Gavril Dara është marrë me gjuhësi, filozofi dhe arkeologji.

Ai ka vdekur në Girgeti, më 15 nëntor të vitit 1885. / KultPlus.com

Përkujtohet poeti i shquar arbëresh Gavril Dara i Riu

Më 8 janar 1826, lindi Gavril Dara i Riu, poeti më i shquar arbëresh pas De Radës, i cili u bë pjesë e lëvizjes letrare të kohës, duke vijuar në gjurmët e të atit.

Mësimet e para i mori në seminarin arbëresh të Palermos, ku kreu edhe studimet e larta për drejtësi. Më 1858-ën, botoi gazetën letrare “Përtëritja e jetës” (Palingenesi) dhe vite më vonë (1871-1874) drejtoi gazetën “La Riforma”.

Dara ka lënë në dorëshkrim një ndër veprat më të arrira të letërsisë sonë, “Kënga e sprasme e Balës”, i vetmi botim në shqip i mbetur nga krijimtaria e tij.

Ndoqi lëvizjen kombëtare dhe i shërbeu tokës mëmë përmes penës, duke zgjedhur si tematikë qendrore të veprës së tij, të kaluarën e lavdishme të popullit shqiptar, sikurse De Rada.

Dara u nda nga jeta, në Girgeti, më 15 nëntor të vitit 1895. Bashkëlidhur, fotokopje dorëshkrimesh nga Arkivi i Palermos, të nxjerra nga Ponqueville, Zef Skiroi etj, lidhur me origjinën e fisit shqiptar ” Lala “, të përmendur nga Gavril Dara në “Kënga e sprapsme e Balës”. / atsh / KultPlus.com

Gavril Dara (i riu), një nga personalitetet më të rëndësishme të kulturës dhe penës arbëreshe

197 vjet më parë lindi një nga personalitetet më të rëndësishme të kulturës dhe penës arbëreshe, poeti Gavril Dara (i riu).

Gavril Dara lindi në Palac Adriano të Sicilisë, në një familje të shquar arbëreshe. Mësimet e para i mori në Seminarin arbëresh të Palermos. Vite më vonë mbrojti doktoraturën në drejtësi.

Më 1858 botoi fletoren letrare “Përtëritja e jetës” (Palingenesi) dhe vite më vonë (1871-1874) drejtoi gazetën “La Riforma”, e cila botohej në Romë.

Më 1864 shkroi një poemë prej 1300 vargjesh, e cila titullohej “Ana Maria“. Pasioni i tij ishte poezia dhe folklori. Ai ka lënë në dorëshkrim një ndër kryeveprat e letërsisë sonë “Kënga e sprasme e Balës”, e cila u botua në vitin 1906. Gavril Dara është marrë me gjuhësi, filozofi dhe arkeologji. Ai u nda nga jeta, në Girgeti, më 15 nëntor të vitit 1895. /atsh / KultPlus.com

116 vjet nga vdekja e Gavril Dara i Riu, autori i veprës së njohur “Kënga e sprapsme e Balës”

Gavril Dara i Riu ka lindur në Palac Adriano të Sicilisë, më 8 janar 1826. Studimet i kreu në Seminarin arbëresh të Palermos. Vite më vonë mbrojti doktoraturën në drejtësi.

Më 1858 botoi fletoren letrare “Palingenesi” (përtëritja e jetës) dhe vite më vonë (1871-1874) drejtoi gazetën “La Riforma”, e cila botohej në Romë. Më 1864 shkroi një poemë prej 1300 vargjesh, e cila titullohej “Ana Maria“.

Pasioni i tij ishte poezia dhe folklori. Kështu ai ka lënë në dorëshkrim veprën “Kënga e sprapsme e Balës”, e cila është botuar e plotë në vitin 1906. Gavril Dara është marrë me gjuhësi, filozofi dhe arkeologji.

Ai ka vdekur në Girgeti, më 15 nëntor të vitit 1885. / KultPlus.com