Dy këngëtaret shqiptare, Rita Ora dhe Dua Lipa mbrëmë kanë interpretuar në të njëjtën skenën, në skenën e madhe të ceremonisë Brit Awards 2018 që u mbajt në Londër, shkruan KultPlus.
Ndërsa sot pamjet e tyre janë bashkuar në një fotografi në faqen e dytë të gazetës së njohur Metro, ndërsa poshtë fotografive të tyre shkruhet “Fuqia e luleve”.
Dua Lipa mbrëmë ka bërë historinë në Brit Awards, si këngëtarja më e nominuar në gjithsej pesë kategori, prej të cilave ka arritur të marr çmimin “Artistja më e mirë femër” dhe “Artistja më e mirë debutuese”. Po ashtu Dua, pas çmimit të parë u ngjit në skenë me një performancë e hitit të saj “New Rules”.
Këngëtarja Rita Ora, përveç se u përfol për dukjen e mahnitshme, ajo po ashtu ndezi skenën e Brit Awards, me interpretimin e këngës së saj më të re “For You”, me Liam Payne, dhe hiteve të tjera të suksesshme. / KultPlus.com