The New York Times: Petrit Halilaj është një figurë në rritje në botën e artit të Evropës

Petrit Halilaj u bë një nga artistët më të vlerësuar të Kosovës me punë që reflekton në të kaluarën e vendit të tij.

Kur Petrit Halilaj ishte 13 vjeç dhe refugjat nga lufta brutale në Kosovë, një grup psikologësh italianë mbërritën në kampin e tij në Shqipëri dhe i dhanë disa stilolapsa.

Halilaj së shpejti po vizatonte dhjetëra piktura të ndritshme. Por subjektet e tyre nuk ishin aspak shumëngjyrëshe: në njërën, ai përshkruante tanke që hidhnin në erë shtëpinë e një familjeje; në një tjetër, një varr masiv. Foto të tjera tregonin ushtarë që qëndronin mbi trupa të pajetë, me armë ose thika të përgjakshme të ngritura me sa duket për të festuar.

Psikologët kaluan dy javë në kamp, në vitin 1999, duke u përpjekur të ndihmonin fëmijët atje të trajtonin traumat që kishin përjetuar gjatë luftës, në të cilën shqiptarë etnikë luftuan kundër trupave serbe. Për Halilajn, një shqiptar etnik, ato trauma ishin të shumta. Forcat serbe dogjën shtëpinë e tij dhe kapën babanë e tij. Familja e tij iku nga një vend në tjetrin, derisa përfunduan në strehën e Shqipërisë.

Halilaj në vitin 1999 me Dr. Giacomo Poli, një psikolog italian që e inkurajoi djalin të vizatonte në një kamp refugjatësh shqiptarë.

Fotot e gjalla të Halilajt u bënë përshtypje psikologëve – dhe jo vetëm atyre: reporterët që vizituan kampin e intervistuan atë për mbulime ndërkombëtare të lajmeve. Halilaj i tha një transmetuesi suedez në atë kohë se gjumi i ishte prishur nga ankthet.

“Ndihem më i lumtur kur kaloj kohë kështu”, tha Halilaj për vizatimet, shkruan New York Times.

Tani, më shumë se 20 vjet më vonë, Halilaj është një figurë në rritje në botën e artit të Evropës, puna e të cilit është shfaqur në Bienalen e Venecias dhe në muzetë anembanë kontinentit. Në ekspozitën e tij më të fundit në Cornwall të Anglisë, Halilaj i është rikthyer pikturave tronditëse që kishte vizatuar si një fëmijë që kishte parë shumëçka. Shfaqja “Shumë vullkane mbi këtë pendë jeshile” zgjat deri më 16 janar.

Në një turne të fundit në ekspozitë, Halilaj, 35 vjeç, tha se i kishte rishikuar fotot vitin e kaluar dhe u befasua nga ajo që kishte vizatuar.

Mes dhunës, ai tha: “I pashë të gjithë këta zogj – pallonj dhe pëllumba – dhe ishin po aq të mëdhenj sa ushtarët, të lumtur dhe krenarë”.

“Kam marrë hapësirën për të vizatuar peizazhe që më kanë bërë të ndihem mirë. Ishte sikur po thosha: Po, ishte e tmerrshme, por unë mund të ëndërroj dhe të dua gjithashtu”. / KultPlus.com

‘The New York Times’ shkruan për burrneshat shqiptare

Një traditë shekullore në të cilën gratë e deklaruan veten burra në mënyrë që të gëzonin privilegjet mashkullore, po vdes pasi gratë e reja kanë më shumë mundësi në dispozicion për të jetuar jetën e tyre. Kështu e nis artikullin The New York Times, dedikuar grave burrnesha të Shqipërisë.

Një rrëfim personal i një gruaje e cila vendosi t’i thotë jo martesës dhe t’i bashkohet vëllazërisë shqiptare të quajtur “burrneshat” duke thyer tabunë që sot shumë pak gra druhet ta bëjnë, të betohen për një beqari të përjetshme dhe të braktisin të ashtuquajturën tradita e “virgjëreshave”.

E gjendur në një shoqëri të mbyllur dhe patriarkale, të lidhur ngushtë me traditat e vjetra, në veriun e largët të Shqipërisë, Gjystina Grishaj kur ishte adoleshente mori një vendim drastik: Ajo do të jetonte pjesën tjetër të jetës së saj si burrë.

Ajo nuk donte të martohej në moshë të re, nuk i pëlqente gatimi, hekurosja e rrobave ose “të bënte ndonjë nga gjërat që bëjnë gratë”, kështu që ajo iu bashkua një vëllazërie shqiptare që njihet si “burrneshat dhe e quajti veten si Duni.

“Mora një vendim personal dhe më pas u thash të tjerëve: Unë jam burrë dhe nuk dua të martohem”, kujton Duni momentet e para kur i kishte treguar familjes për vendimin e vet.  

Sot shumë pak gra duan të bëhen ato që antropologët i quajnë “virgjëreshat e betuara” të Shqipërisë, një traditë që ka nisur shekuj më parë. Ata betohen për beqari të përjetshme dhe gëzojnë privilegje mashkullore, si e drejta për të marrë vendime familjare, për të pirë duhan, për të pirë dhe për të dalë vetëm.

Duni tha se zgjedhja e saj u pranua nga pjesa më e madhe e njerëzve, edhe pse nëna e saj insistonte që ajo të ndryshonte mendje deri ditën kur vdiq në 2019. Ashtu si burrneshat e tjera, Duni, e cila në dokumente zyrtare është ende Gjystina Grishaj, njerëzit I drejtohen asaj në mënyrë tradicionale, pa përdforur në asnjë moment përemrat në gjininë femërore  por nuk e konsideron në asnjë moment veten si transgjinore.

Vëllazëria, të cilës Duni iu bashkua gati 40 vjet më parë po vdes ngadalë, pasi Shqipëria po ndryshon vazhdimisht dhe edhe në zonat rurale paternaliste, gratë e reja gëzojnë më shumë mundësi. Fshati i saj, i cili është i krishterë, si pjesa më e madhe e veriut të vendit, vitet e fundit ka filluar të zhdukë ngadalë izolimin klaustrofobik, falë ndërtimit të një rruge gjarpërushe nëpër male që tërheq vizitorët e shumtë e në të njëjtën kohë siguron një rrugëdalje për gratë vendase me dëshirë të fortë që duan të jetojnë jetën e tyre.

Shumë, si Duni, u betuan që të shpëtonin nga martesat e detyruara, disa në mënyrë që të mund të marrin rolet tradicionale të meshkujve , si drejtimi i një ferme në një familje ku të gjithë burrat kishin vdekur nga gjakmarrja dhe të tjerë sepse thjesht ndiheshin më shumë si burra.

“Shoqëria po ndryshon dhe burrneshat po vdesin”, tha Gjok Luli, një ekspert mbi traditat e Shqipërisë. Nuk ka shifra të sakta sesa janë ende gjallë, por nga dhjetëra që janë aktualisht, shumica janë të moshuar. Duni, 56 vjeç, është ndoshta më i riu.

“Ishte një mënyrë për të shpëtuar nga roli si grua”, tha zoti Luli, “por tanimë nuk ka nevojë për të ikur më”.

Mes atyre që tani janë në gjendje të zgjedhin rrugë të ndryshme në jetë, është edhe mbesa e Dunit, Valerjana Grishaj. Ajo është 20 vjeçe dhe ka vendosur që në adoleshencë të linte malet dhe të transferohej në Tiranë, në kryeqytetin relativisht modern të Shqipërisë. Fshati, tha jo nuk është vend për mua, teksa pinim kafe në një kafene në Tiranë.

“Të gjithë shoqet e mia atje janë martuar që kur ishin 16 vjeç”, tha ajo.

Por zonusha Grishaj tha se e kuptonte se përse  tezja e saj mori vendimin për tu shëndrruar në burrneshë. 

“Nuk kishte gra të forta, të pavarura”, tha ajo. “Për të qenë e tillë, duhet të bëheshe burrë”.

Ajo nuk kurseu vlerësimet për prindërit e saj që e kishin lejuar të bënte zgjedhjet e saj.

 “Unë isha shumë me fat, por prindër si të mitë janë të rrallë”, tha zonjusha Grishaj, duke vënë në dukje se shumica i bëjnë presion vajzave të tyre që të martohen si adoleshente.

Shqipëria, e cila ishte e izoluar në periudhën e diktaturës komuniste deri në 1991, vitet e fundit ka patur një zhvillim të madhe ekonomik dhe social dhe vendi është lidhur gjithnjë e më shumë me pjesën tjetër të Evropës. 

Por Tirana, në të cilën zonjusha Grishaj u transferua në moshën 17 -vjeçare për të studiuar për regji, mund të jetë ende një vend i vështirë për një grua të re që përpiqet të gjejë rrugën e saj.

“Patriarkalizmi ekziston akoma, edhe këtu në Tiranë”, tha mbesa e Dunit. Gratë e reja që jetojnë vetëm, ajo u ankua, shpeshherë bëhen subjekt thashethemesh dhe shihen si të pandershme.

Megjithatë, “gratë sot kanë shumë më tepër liri se më parë dhe nuk kemi nevojë të bëheni burrë për të jetuar jetët tona”.

Duke u shpallur burrë, Duni nuk po godiste normat konvencionale gjinore, por në fakt po iu nënshtrohej atyre. Ajo ndan të njëjtat pikëpamje transfobike dhe homofobike që janë të përhapura masivisht në Shqipëri.

Në fakt të gjithë në fshatin e saj të Lepushës besonin se burrat do të kishin gjithmonë më shumë fuqi dhe respekt, kështu që mënyra më e mirë për një grua që të ndante privilegjin e tyre ishte të bashkohej me ta, në vend që të përpiqej t’i mposhte ata.

Teksa analizonte katër dekada të jetës së saj ku vishet, sillet dhe trajtohet si burrë ajo thotë “Si burrë, merr një status të veçantë në shoqëri dhe në familje. Unë kurrë nuk kam veshur një fustan dhe kurrë nuk jam penduar për vendimin tim”, tha Duni.

Mbështetja e kësaj tradite, në fakt nxitej edhe më shumë nga Kanuni i cili i klasifikonte gratë si llafazane, qëllimi i të cilave ishte t’u shërbente burrave.

Statusi i ulët i grave u dha atyre një avantazh, megjithatë i përjashtonte ato nga betejat që për shekuj me radhë shkatërruan familjet shqiptare pasi burrat nga klanet e armiqësisë vriteshin në një cikël të pafund vrasjesh. Prindërit, djemtë e të cilëve ishin vrarë të gjithë, shpesh i bënin thirrje një vajze të bëhej burrneshë, kështu që do të kishte një burrë që të përfaqësonte familjen në mbledhjet e fshatit dhe të menaxhonte pronën e saj.

Një grua që bëhej një virgjëreshë e betuar shihej si jo plotësisht mashkull, nuk llogaritej në gjakmarrje dhe prandaj i shpëtonte vrasjes nga një klan rival.

Luli, ekspert për traditat vendase, tha se një nga kushërinjtë e tij, i cili mbante nofkën Kuba në vend të emrit origjinal, Tereza, ishte një fëmijë i vetëm dhe u bë një virgjëreshë e betuar në mënyrë që të shmangte martesën dhe të shmangte që prindërit e saj të ishin vetëm. Ajo vdiq në 1982.

Ai e krahasoi Kubën me një “grua që vendosi të bëhet murgeshë”. “Është i njëjti lloj përkushtimi”, tha zoti Luli, “por ndaj familjes në vend të Zotit”.

Për shqiptarët që përpiqen të arrijnë për barazinë gjinore, një përkushtim i tillë nxit ndjenja të përziera. 

“Të thuash që nuk do të marr urdhra nga një burrë është një politikë feministe”, tha Rea Nepravishta, një aktiviste për të drejtat e grave në Tiranë.  “Të thuash që unë njam pronare e vetes dhe nuk do të jem në pronësi të një burri është feministe.”Por, shtoi ajo, “të jesh i detyruar të sillesh si burrë në vend të gruas është krejtësisht antifeministe-është e tmerrshme”.

Pabarazitë e përcaktuara nga Kanuni, tha z Nepravishta, u dha grave një zgjedhje “ose të jetonin si gjysmë kafshë ose të kishin njëfarë lirie duke u sjellur burrë”. Ndërsa patriarkalizmi, është ende I fortë në shoqëri, ai ka humbur njëfarë fuqie dhe nuk i vë më gratë përballë zgjedhjeve të tilla.

Disa burrnesha thanë se ata e deklaruan veten burra thjesht sepse nuk ndiheshin kurrë si gra. 

Diana Rakipi, 66 vjeç, një burrneshë në qytetin bregdetar të Durrësit, tha: “Unë gjithmonë ndihesha si burrë, madje edhe si djalë”.

Znj. Rakipi kënaqet duke u sjellë pas bossy. Në një shëtitje pranë apartamentit të saj të vogël me një dhomë, ajo ndalonte kalimtarët të cilët mendonte se po silleshin në mënyrë të pahijshme, si një djalë që pa se godiste vëllain e tij dhe e qortoi.

Rakipi, e cila u rrit në veri para se të transferohej në Durrës, tha se ajo bëri betimin si burrneshë kur ishte adoleshente para dhjetëra të afërmve dhe u zotua se do t’i shërbente familjes si burrë. Ajo kishte marrë vendimin pasi djali i vetëm i prindërve të saj vdiq nga sëmundja dhe gjithmone theksonte se  atë e kishte dërguar Zoti për të zëvendësuar vëllain e saj të vdekur.

“Unë gjithmonë konsiderohesha mashkull i familjes. Ata ishin të gjithë të mërzitur nga vdekja e vëllait tim”, tha ajo, e ulur në një kafene ku të gjithë klientët e tjerë ishin burra. Ajo mbante një beretë të zezë ushtarake, një kravatë të kuqe, pantallona burrash dhe një jelek safari, me xhepat e mbushur me hajmali të besimeve të saj eklektike, duke përfshirë një kryq të krishterë dhe një medalion me fytyrën e diktatorit të dikurshëm të Shqipërisë, Enver Hoxha.

Zonja Rakipi reagoi me përbuzje kur u pyet për njerëzit që i nënshtrohen operacioneve për të ndryshuar gjininë. “Nuk është normale,” tha ajo. “Nëse Zoti ju bëri grua, ju jeni një grua”.

Duni, nga fshati Lepushe, gjithashtu ka pikëpamje të forta mbi këtë çështje, duke thënë se ndryshimi i gjinisë shkon “kundër vullnetit të Zotit” dhe se njerëzit “duhet të futen në burg” nëse e bëjnë këtë.

“Unë nuk kam jetuar si burrneshë sepse dua të jem burrë fizikisht. Unë e kam bërë këtë sepse dua të marr rolin e luajtur nga burrat dhe respektin e një burri”, tha ajo. “Unë jam një burrë në shpirt, por të kesh organe gjenitale mashkullore nuk është ajo që të bën burrë”.

Vendasit në Lepushe, përfshirë Manushaqe Shkozën, kamariere në një kafene në fshat, thanë se vendimi i Dunit për t’u bërë burrë erdhi fillimisht si surprizë, por u pranua shumë kohë më parë. 

“Të gjithë e shohin një gjë të tillë si normale”, tha zonja Shkoza.

Duni tha se ishte e trishtuar që tradita e virgjëreshave të betuara do të shuhej, por vuri në dukje se mbesa e saj në Tiranë I kishte treguar se tani kishte mënyra më pak drastike që një grua të jetonte një jetë të plotë dhe të respektuar.

“Shoqëria po ndryshon, por unë mendoj se kam marrë vendimin e duhur për kohën time”, tha Duni. “Nuk mund të kthehem mbrapsht tani dhe të heq dorë nga roli që kam zgjedhur. Unë u betova për familjen time. Kjo është një rrugë në të cilën nuk mund të kthehesh”. / KultPlus.com

“New York Times” shënon mbi tetë milionë abonentë

Gazeta “New York Times” ka kapërcyer tetë milionë abonentë në faqen e saj në internet dhe botimin e shtypur dhe shpreson të ketë më shumë se 8,5 milionë të tillë deri në fund të vitit, sipas një deklarate të lëshuar sot.

“Qëllimi është të tërheqim po aq abonentë të rinj sa në vitin 2019 ose rreth një milion”, tha drejtoresha ekzekutive, Meredith Kopit Levien.

Dhjetë vjet pas fillimit të ofertës së saj dixhitale me pagesë, rreth 89 për qind e pajtimtarëve janë vetëm për produktet online.

Abonimet e reja dixhitale të regjistruara në tremujorin e dytë u ndanë midis faqeve të lajmeve (77 000 abonime të reja) dhe aplikacioneve të gatimit, lojërave dhe produkteve audio (65 000).

Nga ana financiare, grupi dyfishoi fitimin e tij neto gjatë kësaj periudhe, në 54 milionë dollarë, ndërsa qarkullimi i tij u rrit me 23 për qind për të arritur në 498 milionë dollarë.

Të ardhurat nga abonimet u rritën 16 për qind në 339 milionë dollarë dhe të ardhurat nga reklamat u rritën 66 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, kur ekonomia u ngadalësua për shkak të kufizimeve kundër pandemisë, në 113 milionë dollarë. / KultPlus.com