Alketa Gashi Fazliu fiton çmimin e artë ndërkombëtar “Aleksandri i Madh” në Greqi

Shkrimtarja, publicistja e gazetarja Alketa Gashi Fazliu do të nderohet në Greqi me  medaljen e artë  “Aleksandri i madh” , me të cilin nderohen personalitete të shquara nga e mbarë bota, njerëz dhe organizata për kontributet e tyre nga fusha e shkencës, letësisë, politikës, arteve dhe sportit! Ky çmim i cili është nën kujdesin e UNESCO-s jepet që nga viti 1985.

Shkrimtarja Alketa Gashi Fazliu do të nderohet për kontributin e saj në fushën e letërsisë, arteve dhe të mirës së përgjithshme. Kjo ngjarje e rëndësishme kulturore do ta mbahet në ishullin historik të Salaminës me prezencën e autoriteteve kulturore dhe bashkiake të qytetit dhe përfaqësueseve nga UNESCO.

Ceremonia e dhënies së çmimit mbahet në muajin tetor në Greqi dhe Alketa Gashi Fazliu është fituesja e edicionit të 39-të të ndarjes së këtij çmimi!/KultPlus.com

Bëhet virale, gazetarja ngacmohet seksualisht gjatë raportimit direkt (VIDEO)

Gazetarja kanadeze Krista Sharpe, ka shpërndarë në Twitter momentin kur ajo është ngacmuar seksualisht gjatë raportimit direkt nga një person, i cili udhëtonte me makinë. E tronditur, gazetarja shikon në drejtimin e makinës dhe më pas përpiqet që të mbledhë veten.

Në përshkimin e videos që gazetarja ka publikuar në Twitter shkruan: Kjo nuk është për të qeshur dhe aspak e lezetshme. Do doja të thoja se nuk më shqetëson, por më shqetëson. Më bëri të ndihesha si m**, kjo gjë u ndodh të gjithë gazetareve kudo dhe duhet të ndalet.

Kjo video ka marrë më shumë se 3 milionë views-a dhe incidenti po hetohet nga policia rajonale e Waterloos. / KultPlus.com

‘Nuk betohem dot’ në kujtim të Adelajdës (VIDEO)

Gazetarja Adelajda Xhamani, u nda nga jeta ditën e diel të 29 tetorit nga një atak kardiak.

Adelajda apo Adela, siç e thërrisnin të gjithë u bë pjesë e edicionit të dytë të Big Brother Albania, aty ku nisi të ndryshohej rrënjësisht jeta e saj.

Në BB 2, Adela krijoi një lidhje dashurie me njërin ndër konkurrentët, Bjordin.

Adela dhe Bjordi, pasi që, përfunduan garën në BB Albania 2, bënë një këngë me të cilën morën pjesë në Kënga Magjike në vitin 2010-të. ‘Nuk betohem dot’, ishte një këngë mjaft e pëlqyer nga audienca shqiptare dhe ende vazhdon të dëgjohet.

KultPlus, po e sjellë sot këtë këngë duke e kujtuar Adelajdën, e cila ndërroi jetë dje në moshën 31 vjeçare dhe la në gjysmë ëndrrën e saj.

Ajo mbante aktualisht postin e kryeredaktores në një revistë, ndërsa ishte shpesh e ftuar në studiot televizive për të folur rreth botës së showbizit. Ndërsa ‘Shtëpia e Adelajdës’ ishte emisioni i saj i cili pritej të fillonte më 15 nëntor./ KultPlus.com
https://www.youtube.com/watch?v=iUy8kqsF3nI

Ka vdekur gazetarja Adelajda Xhamani

Adelajda Xhamani është ndarë nga jeta mëngjesin e kësaj të diele, në moshën 31 – vjeçare. Gazetarja ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj, orët e para të mëngjesit, si pasojë e një ataku kardiak.

Adelajda Xhamani u bë e njohur për publikun shqiptar në vitin 2009, pasi ishte pjesë e një reality show, ku ajo doli e dyta. 31 – vjeçarja tërhoqi vëmendjen jo vetëm për thjeshtësinë që e karakterizonte, por mbi të gjitha për pamjen tërheqëse, duke u cilësuar si një ndër vajzat më të bukura shqiptare.

Xhamani mbaroi studimet për Gjuhë Letërsi dhe pasi u bë pjesë e botës televizive, ndoqi pasionin e saj për letërsinë e shkrimin, duke u bërë pjesë e gazetarisë. Prej vitesh Adelajda punonte në shtypin rozë. Ajo mbante aktualisht postin e kryeredaktores në një revistë, ndërsa ishte shpesh e ftuar në studiot televizive për të folur rreth botës së showbizit./ KultPlus.com