Monografia “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” nga autori, gazetari dhe publicistit Nuhi Bytyçi do të promovohet më datë 15 shkurt.
Në këtë libër, në mënyrë analitike, hulumtuese e shkencore është përfshirë e tërë veprimtaria dhe kontributi i intelektualit të përmasave botërore Akademik Prof. Dr. Gazmend Zajmit.
Promovimi i librit do të bëhet në librarinë “Dukagjini” në Prishtinë, në ora 18:00. /KultPlus.com
