“Ti nuk je normal” nga Genc Salihu (VIDEO)

Është publikuar kënga më e re nga Genc Salihu, këngë që është paraqitë edhe nëpërmjet videoklipit.

Kënga e titulluar “Ti nuk je normal” është realizuar me tekst dhe muzikë të Genc Salihut, përderisa kjo këngë ka një tekst shumë të veçantë.

KultPlus ju sjell edhe tekstin dhe videoklilin e këtij projekti muzikor.

Lamsh e ke gjetë, lamsh e ke lanë
Duhet me ecë veç për me mbetë n’kambë
Frikë në sytë e tu, ka
Frikë në sytë e tu.


Lotë për t’kaluemen asnji pikë
Re të përçarta përmbi Prishtinë
Nesër vijnë me t’marrë n’krahë
Leji le t’vijnë me t’marrë.

Ti nuk je normal, bre çike
Gojën mjaltë e fjalën thikë
Ti nuk je normal, bre çikë
Ti nuk je normal.

Ti nuk je normal, bre çikë
Tu’e mshele gojën ke përbi
Kalle kejt, tash, mos ta ndinë
Ti nuk je normal.

Me qenë i ambël sikur ti
Isha nisë luleve pa mend
M’e pasë nji andërr sikur ti
Kishin me m’vra kurrë pa m’përmend.

Lavd e nam
Kokën naltë dhe lavd e nam
Kupat mbrapa që i lamë
Shkrihen sikur ar
Posedime n’varr.

O, a t’nxen në kto kpucë t’ngushta që i ke mbathë?
Për me lëvizë shpejt e larg duhet
Me u drejtu e mos me ecë në rrathë
Kurrë mos u dorëzofsh
Kurrë mos u dorëzofsh.

Ti nuk je normal, bre çike
Gojën mjaltë e fjalën thikë
Ti nuk je normal, bre çikë
Ti nuk je normal.

Ti nuk je normal, bre çikë
Tu’e mshele gojën ke përbi
Kalle kejt, tash, mos ta ndinë
Ti nuk je normal.

Me qenë i ambël sikur ti
Isha nisë luleve pa mend
M’e pasë nji andërr sikur ti
Kishin me m’vra kurrë pa m’përmend./ KultPlus.com

Reagimi i Genc Salihut ndaj Jerichos: Edhe 100 herë me u falë kur je fashist, je fashist

Muzikanti Genc Salihu e ka quajtur “fashist” kolegun e tij, Petrit Çarkaxhiun, solistin e bendit Jericho, për shkak të qëndrimeve të tij lidhur me konfliktin ndërmjet turqve dhe kurdëve.

Salihu ka thënë se Çarkaxhiu, në një shkrim ku ka mbrojtur agresionin turk ndaj popullit kurd, “ka tingëlluar si RTS-ja”.

“Nji shok i jemi, i joni, artist, ‘artist’, pra Petriti aka Rrusta i ‘Jericho’, me nji status ne FB, kish dale me e mbrojte masakren e Erdoganit ndaj kurdeve. Mbasi i thashe qe po tingellon si RTS-ja e Milloshevicit, ma shau gjyshin. Dikur i kish fshi krejt komentet e mia e te vetat. Nji porosi per to: edhe 100 here ne dite me u fale, e jo vec 5 – kur je fashist, je fashist”, ka thënë Salihu.

Rreth tri ditë më parë, përmes një shkrimi në Facebook, Çarkaxhiu ka mbrojtur agresionin e Republikës së Turqisë ndaj kurdëve në Siri, teksa ka fajësuar propagandën e mediave jo-turke në lidhje me luftën në Siri.

“Mos mujshit me dal me pa dynjen, t’pakten lexoni najhere se s’ju bon zarar! Po edhe kur t’lexoni e doni me kriju opinon merrni t’pakten 4-5 burime te ndryshme kontradiktore me njona tjetren, qofte ajo liber, artikull apo shkrim akademik”, ka shkruar Çarkaxhiu.

Sipas Çarkaxhiut, për të kuptuar kontekstin e luftës së Turqisë ndaj popullit kurd, duhen njohuri rreth historisë.

“Ni popull sun e kuptoni pa ia ni eren e drrasave n’shpajz … po nese smundeni me ardhe deri qaty, atehere te pakten lexoja poezite, ngoja muziken, kqyrja vallen, shijoja humorin, ndigjoja me vemendje muzikalitetin e gjuhes, bashkendje me vajtimin e tyne, lexoja historine, lexoja shume shume historine, medito n’lidhje me besimin e tyne edhe menyren e tyne te besumit”, ka shkruar Çarkaxhiu. /insajderi/ KultPlus.com

Këngëtarët që i qëndruan besnikë muzikës së tyre

Trendet dhe kërkesat e reja në skenën muzikore kanë bërë që shumë këngëtarë të dalin jashtë kornizave të tyre, duke iu përshtatur pikërisht asaj që kërkohet.

Ndryshimet e mëdha i shohim prej kohësh, dikush e ka gjetur vetën mirë e të tjerë vazhdojnë të jenë në kërkim të asaj që do t’i shndërronte në emra të kërkuar dhe mbi të gjitha të kishin përfitime nga ajo që bëjnë.

Megjithëkëtë, një pjesë e këngëtarëve të njohur kanë arritur t’i rezistojnë asaj që cilësohet komerciale, e cila në këtë fakt shumicës po i sjell shumë klikime, mbrëmje muzikore dhe si rrjedhojë shumë para. Një pjesë e atyre që kanë zgjedhur këtë drejtim nuk janë tërhequr nga skena por kanë vazhduar të jenë aktiv duke sjellë projekte muzikore në momente të caktuara, e veçmas duke marrë pjesë në festivale muzikore edhe pse nuk janë të shumta.

Eliza Hoxha është një prej këngëtareve, e cila nuk ka bërë kompromise me muzikën e saj. Ka sjellë këngë e videoklipe, ka marrë pjesë nëpër festivale, mirëpo gjithmonë duke ardhur me këngë të jashtëzakonshme, të cilat megjithëse jokomerciale, janë mirëpritur, dëgjuar e shumë prej tyre janë shndërruar në hite të mëdha. Këngëtarja e njohur nuk ka lënë anash as projekte videomuzikore, përmes të cilave ka prekur tema sociale dhe kauza të rëndësishme për shoqërinë tonë, siç ishte ai me titull “Për ata që s’janë”.

Këngët dhe klipet e saj janë të rralla sepse edhe Rosela Gjylbegu ka zgjedhur këtë rrugë. E nisi tek “Ethet e së premtes mbrëma”, ashtu siç kanë bërë shumë kolegë të saj, por gjithmonë i qëndroi besnike muzikës së saj. Rosela njihet sidomos për pjesëmarrjet nëpër festivale.

Ani pse kohëve të fundit nuk janë aktivë, në Kosovën e pasluftës grupet “Jericho” dhe “Troja” i kanë dhënë shumë rok-muzikës shqiptare. Pikërisht, janë këto dy grupe që i kanë rezistuar tregut të vrazhdë dhe asaj që vazhdimisht është kërkuar.

Kësaj liste nuk i mungon Rona Nishliu. Madje, këngëtarja tregoi më së miri se si me një këngë me vlera, me një mesazh dhe me një interpretim nga shpirti mund të shkëlqesh dhe të fitosh vëmendje edhe në një skenë siç është ajo e Festivalit Evropian “Eurovizion”, aty ku më shumë se kudo tjetër kërkohen këngët komerciale.


“Shtyje”, “Krejt andrrën” e “Këtu” janë disa nga këngët e kantautorit Genc Salihu, i cili gjithashtu ka arritur ta ruajë shumë mirë atë që ka kultivuar qysh herët.

Hashani, Shpat Deda e Mariza Ikonomi janë disa emra të tjerë, të cilët i kemi parë të mos eksperimentojnë shumë, por të vijnë në ujërat e tyre e që gjithsesi risitë nuk kanë munguar.

Këta ishin vetëm disa nga emrat që arritën t’iu rezistojnë ndryshimeve të mëdha, t’i qëndrojnë besnik stilit të tyre dhe të kultivojnë muzikën që e duan, edhe pse dikush më shumë e dikush më pak aktiv./KultPlus.com

Genc Salihu dhe Alban Ukaj marrin çmimin “Çmimi ndërkombëtar për një film/aktor kosovar”

“Çmimi ndërkombëtar për një film/aktor kosovar” shkon për Genc Salihun dhe Alban Ukajn për rolin e tyre në filmin “Martesa”.

Sonte përfundon edicioni i 10-të i PriFilm Fest. Festivali mes datave 17 dhe 22 korrik, solli gjithsej 58 filma cilët u shfaqen në programe të ndryshme garuese dhe jo-garuese, shkruan KultPlus./ KultPlus.com

“Kosova calls for peace”, kënga që bashkoi këngëtarët shqiptarë në vitin 1998 (VIDEO)

Është një ndër këngët që ka mbledhur këngëtarë të shumtë kosovarë, një këngë qw kishte pwr mesazh thirrjen për paqe në Kosovë, shkruan KultPlus.

Kjo këngë e lansuar në vitin 1998 është realizuar me tekst të Nehat S. Hoxha e me kompozim të Xhevdet Gashit.

Në këtë këngë janë përfshirë këngëtarë të njohur si: Gili, Sabri Fejzuallahu, Sinan Vllasaliu, Benet Kaci, Donika Gashi, Genc Salihu, Poci, Adelina Ismaili, Dukagjin Lipa, Violeta Rexhepagiq, Shkumbin Kryeziu…/KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=2Gjamot8SBw

“Martesa” e Blerta Zeqirit me premierë në Kosovë

Filmi artistik i metrazhit të gjatë “Martesa” me regji të Blerta Zeqirit tashmë ka shijuar suksesin e premierës botërore, film i cili në festivalin “Tallin Black Nighs Film Festival” ka marë çmimin e kritikës dhe atë të ansamblit të aktorëve, shkruan KultPlus.

Dhe pas këtij suksesi, ky film është duke shqyrtuar rrugëtimin e mëtejmë të prezantimit të këtij filmi edhe nëpër festivale të tjera, por edhe të prezantimit të filmit nëpër kinema.
Blerta Zeqiri, regjisorja e filmit ka thënë për KultPlus se filmi “Martesa” do të prezantohet edhe në Kosovë, dhe mbrëmja e parë kur do të prezantohet ky film është një shkurti. Ajo ka treguar se filmi do të prezantohet në Cineplexx.

‘Martesa’ flet për një trekëndësh dashurie pranë dhe gjatë një martese, trekëndësh ky problematik dhe një diskutim më i thellë i tabuve të pranishme në plot shoqëri, ku rolet kryesore interpretohen nga: Alban Ukaj, Adriana Matoshi dhe Genc Salihu./KultPlus.com

Lansohet traileri i filmit “Martesa” i regjisores Blerta Zeqiri (VIDEO)

Filmi artistik i metrazhit të gjatë “Martesa” me regji të Blerta Zeqirit tashmë ka publikuar trailerin zyrtar, shkruan KultPlus.

Në këtë film që shtjellohet dashuria nëpërmjet një trekëndëshi, me rolet e tyre luajnë aktorët: Adriana Matoshi, Alban Ukaj e Genc Salihu.

Bekimi dhe Anita gjenden në një ngjarje të dhimbshme ku janë gjetur mbetje nga varrezat masive. Prindërit e Anitës janë të zhdukur, dhe çifti është gati për martesë. Çifti, i kthyer në Prishtinë, e takon Nolin, muzikantin që jeton në Francë. Ai ka qenë shoku i ngushtë i Bekimit, ndërsa ata nuk e kanë parë njëri-tjetrin për dy vite” shkruhet mes tjerash në kritikën e Vassilis Economou.

Ndërkaq, ky film ka premierën botërore më 28 nëntor në Estoni, në festival të kategorisë A.
Përndryshe, ky është filmi i parë i metrazhit të gjatë për regjisoren Blerta Zeqiri./KultPlus.com

Gipsy Groove dhe pesë këngët që ata i sjellin fuqishëm (VIDEO)

Bendi kosovar Gipsy Groove, i cili është themeluar në vitin 2010-të, është një ndër bendet më të pëlqyera në vend.

Gipsy Groove ka gjashtë anëtarë dhe ky është mbase bendi i vetëm multi-etnik i cili përfshin rom, shqiptarë dhe turq në një grup të vetëm, të cilët i bashkon muzika më shumë sesa mund t’i ndajë përkatësia e tyre etnike.

Dhe mu ky fakt ka kontribuar që bendi të krijojë muzikë shumë unike që është miks i kulturave, këngëve dhe traditave të gjithë popujve të Ballkanit, e cila pëlqehet në secilin vend të rajonit.

KultPlus, po sjellë sot pesë këngë të interpretuara nga ky bend e që janë shumë të dashura për publikun:

“Ederlezi”, është këngën që Gipsy Groove e interpreton bashkë me Genc Salihun.

“Ballkan Mania”

“Opa Cupa”, këngë e interpretuar nga Gipsy Groove bashkë me Bendin Offchestra

“Djelem Djelem”

“Tutti Frutti”

Genc Salihu e Visar Kuçi këtë radhë në ‘Tirana Sessions’ (VIDEO)

‘Tirana Sessions’ është një lëvizje promovuese me të cilën këngëtarë të ndryshëm lidhin këngën dhe artin e tyre me disa nga lokacionet më interesante të qytetit të Tiranës, shkruan KultPlus.

Kësaj radhë në këtë lëvizje promovuese të qytetit, kanë qenë pjesë Genc Salihu bashkë me Visar Kuçin, të cilët kanë interpretuar këngën ‘Këngë nga kopshti’. Kitara dhe violina padyshim që ishin pjesë e këtij interpretimi jashtëzakonisht të këndshëm nga artistët kosovar.

Ndërkohë në ‘Tirana Sessions’, kanë marrë pjesë edhe këngëtarët: Bojken Lako, Eneda Tarifa, Alban Ramosaj, Alban Nimani, Marsela Cibukaj…

“Ne besojmë që muzika ka fuqinë të n’a bashkojë, të n’a lidhi dhe të krijoji ndryshim. Ne mendojmë se duke bashkuar këngën me Tiranën ndërlidhim të dy palet”, thuhet në shkrimin e organizatorëve të cilët përfundojnë duke thënë se misioni i tyre është promovimi i qytetit duke e lidhur atë me artistët që e karakterizojnë atë./ KultPlus.com