Në kuadër të Festivalit “Vera e Ohrit”, më të mirët e muzikës klasike do të grumbullohen bashkërisht në qytetin e Liqenit. Sopranoja me famë botërore Inva Mula bashkë me sopranon e mirënjohur Deshira Ahmeti dhe pianistin virtuoz Genc Tukiqi, do të mbajnë koncert në kishën e Shën Sofies në Ohër.
Do të jetë një mbrëmje e magjishme për të gjithë artdashësit ky koncert me një program të veçantë, ku do të interpretohen vepra të autorëve botëror dhe shqiptarë. Në këtë koncert do të jetë i ftuar dhe tenori i njohur maqedonas, Georgi Cuckovski!
Adhuruesit e muzikës klasike do të kenë rastin për të shijuar këtë mbrëmje me artistët shqiptare me përmasa botërore më 30 korrik.