Venecia mirëpret Pitt dhe Clooney me filmin e tyre të ri “Wolfs”

Yjet e Hollivudit, George Clooney dhe Brad Pitt rikthehen sonte në Festivalin e Filmit në Venecia për premierën botërore të “Wolfs”.

Në një film thriller, të drejtuar nga Jon Watts, Clooney dhe Pitt luajnë rolin e zbulimit të t♪7 ashtuquajturve ”ujqër të vetmuar”, por të punësuar gabimisht për të njëjtën punë.

Filmi, i cili nuk është në konkurrim, do të debutojë për shikuesit e festivalit sot në mbrëmje në Lido.

“Wolfs” do të shfaqet në Apple TV+ më 27 shtator.

Edhe pse të dy janë ”klientë” të rregullt në festivali e Venecias, vetëm një herë ata kanë ecur mbi qilimin e kuq së bashku, në vitin 2008, për premierën e “Burn After Reading”, farsa e çmendur e vëllezërve Coen, ku ata ndajnë një skenë të paharrueshme.

Apple TV+ bleu “Wolfs” në një luftë konkurruese ofertash duke mposhtur studiot tradicionale dhe shërbimet rivale të transmetimit.

Pitt mbërrin në festivalin e Venecias vetëm disa ditë larg nga ish-gruaja e tij, Angelina Jolie, e cila mori vlerësime për rolin e Maria Callasit në filmin “Maria” të Pablo Larraín dhe u largua nga Italia për një tjetër festival, menjëherë më pas.

Pitt dhe Jolie kishin qenë partnerët më romantikë të botës për një dekadë, kur u martuan në vitin 2014.

Jolie bëri kërkesë për divorc në vitin 2016 dhe një gjykatës i shpalli ata beqarë në vitin 2019, por çështja e divorcit nuk është finalizuar me kujdestarinë dhe çështjet financiare ende të diskutueshme.

Disa javë më parë, një gjykatë në Los Anxheles miratoi një peticion nga fëmija i tretë më i madh i ish-çiftit për të ndryshuar ligjërisht emrin e saj nga Shiloh Nouvel Jolie-Pitt në Shiloh Nouvel Jolie./ atsh/ KultPlus.com

George Clooney dhe Lady Gaga, këshilltarët e rinj të Bidenit për art dhe kulturë

Aktori i njohur George Clooney dhe këngëtarja Lady Gaga janë ndër këshilltarët e rinj për kulturë dhe art të presidentit të SHBA-së, Joe Biden.

Në një deklaratë me shkrim nga Shtëpia e Bardhë u bënë të ditur emrat e rinj të emëruar nga Biden në Komitetin e Presidentit të Arteve dhe Shkencave Humane, i cili këshillon presidentin për politikat e kulturës dhe artit.

Sipas kësaj, Komiteti i cili do të bashkëkryesohet nga producenti i famshëm Bruce Cohen dhe këngëtarja e famshme Lady Gaga, përfshin emra yjesh si aktori George Clooney, aktorja Jennifer Garner dhe muzikanti Jon Batiste.

Emrat e tjerë të emëruar në komision janë si më poshtë:

“Constance M. Carroll, Philip J. Deloria, M. Angelica Garcia, Nora Halpern, Steve Israel, Marta Kauffman, Ricky Kirshner, Troy Kotsur, Katie McGrath, Laura Penn, Amanda Phingbodhipakkiya, Arnold Rampersad, Shonda Rhimes, Kimberly, Horacio Sierra, Anna Deavere Smith, Joe Walsh, Kerry Washington, Pauline Yu”.

Ish-presidenti Donald Trump ka mbrojtur vazhdimisht shpërbërjen e Komitetit të Presidentit të Arteve dhe Shkencave Humane, i cili ka qenë joefektiv në proces. /KultPlus.com

‘Ticket to Paradise’, filmi që bashkoi pas 20 vitesh George Clooney dhe Julia Roberts

Pas afro 20 vitesh George Clooney dhe Julie Roberts do të shihen sërish bashkë në një komedi romantike që mban titullin “Ticket to Paradise’’.

Filmi është nën regjinë e Ol Parket dhe mezi po pritet nga fansat dhe adhuruesit e të dy aktorëve.

Aktorët do të interpretojnë një çift të divorcuar i cili udhëton për në Bali për të takuar vajzën e tyre.

Dy yjet hollivudian krijuan miqësi në vitin 2001, ku u shfaqën për herë parë në ‘’Ocean’s Eleven’.

“Ticket to Paradise” lansohet nëpër kinema më 21 tetor 2022. / KultPlus.com

George Clooney zbulon arsyen kryesore pse refuzoi një pagë prej 35 milionë dollarësh

Fituesi i çmimit Oscar, George Clooney është padyshim një nga njerëzit më të pasur në planet. Të paktën, në vitin 2018, ai u shpall si aktori më i paguar në botë, transmeton KultPlus.

Me një vlerë neto prej më shumë se 500 milionë dollarë, ylli i “Up in the Air” dhe tani regjisori i “Tender Bar” nuk është se po kërkon shumë të mëdha të parave.

Pasuria e tij e madhe ka ndikuar që ai të refuzojë një pagë të majme prej 35 milionë dollarëve për shkak të një konfikti moral.

“Më ofruan 35 milionë dollarë për një ditë pune për një reklamë ajrore, por fola me Amal [Clooney, avokatin e të drejtave të njeriut me të cilin u martua në vitin 2014] për këtë dhe vendosëm se nuk ia vlente”, tha Clooney. “Ishte [i lidhur me] një vend që, megjithëse është një aleat, ndonjëherë është i diskutueshëm, dhe kështu vendosa se nuk ia vlen”, ka deklaruar Clooney për The Guardian.

Clooney aktualisht është duke punuar në filmat e tij të rinj, të cilët pritet të dalin këtë vit ose tjetrin. /KultPlus.com

George Clooney admits he rejected $35M for a single workday | Daily Sabah

George Clooney u kërkon mediave që të mos publikojnë foto të fëmijëve të tij

Aktori i njohur, George Clooney ka shkruar një letër të hapur duke kërkuar nga mediat që të mos publikojnë foto që tregojnë fytyrat e fëmijëve të tij.

Ylli i filmave thotë se imazhe të tilla i vënë në rrezik dy fëmijët e tij, veçanërisht për shkak të natyrës së punës të gruas së tij.

Amal Clooney është një avokate e të drejtave të njeriut, e cila, thekson aktori në letrën e tij, nxjerr para gjyqit grupet terroriste, shkruan BBC.

Komentet e tij u botuan nga disa revista tregtare, duke përfshirë Variety, The Hollywood Reporter dhe Deadline.

Aktori, i cili ka luajtur në “Gravity” dhe “Ocean’s Eleven”, tha se ai dhe gruaja e tij nuk janë pjesë e rrjeteve sociale dhe janë mbrojtës të privatësisë së fëmijëve të tyre.

Clooney tha se vendosi të shkruante letrën pasi pa fotot e vajzës njëvjeçare të aktores amerikane, Billie Lourd të publikuara në internet.

Letra i është adresuar mediumit britanik “Daily Mail”. George dhe Amal Clooney janë prindër të binjakëve që kanë lindur në vitin 2017. Çifti janë të martuar që nga viti 2014.

Më poshtë letra e plotë e George Clooney dërguar mediave:

Duke parë fotot e foshnjës njëvjeçare të Billie Lourd në publikimin tuaj dhe faktin që më pas i hoqët ato fotografi, ne do të kërkojmë që të përmbaheni nga vendosja e fytyrave të fëmijëve tanë në publikimin tuaj.

Unë jam një personazh publik dhe i pranoj fotot shpeshherë ndërhyrëse si pjesë të çmimit që duhet paguar për të bërë punën time. Fëmijët tanë nuk kanë bërë asnjë angazhim të tillë./KultPlus.com

Julia Roberts dhe George Clooney pjesë e një komedie të re romantike

Aktorët George Clooney dhe Julia Roberts po bëhen bashkë për një film të ri, të titulluar “Ticket To Paradise”.

Komedia romantike e cila vjen me regji të Ol Parkerit, i sjell aktorët e filmave “Ocean’s Eleven” duke e portretizuar një çift të shkurorëzuar i cili udhëton drejt Balit, për ta ndaluar vajzën e tyre të martohet.

Me skenar të shkruar nga Ol Parker dhe Daniel Pipski, filmi do të filloj së xhiruari në fund të këtij viti, transmeton KultPlus.

Clooney dhe Roberts kanë luajtur në tre filma “Oceann’s” si dhe janë shfaqur bashkë në ekran të madh me filmin “Money Monster”, regjinë e së cilit e pati bërë aktorja e njohur hollywoodiane, Jodie Foster.

Muajin e kaluar, Clooney nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me ekipin, i cili po e realizon një version të ri të serialit klasik fantastiko-shkencor, “Buck Rogers”.

Përveç se do ta ketë rolin e producentit, aktori i njohur hollywoodian besohet se edhe do të ketë rol në këtë projekt. / KultPlus.com

Përmbytet nga uji rezidenca 12 milionë funtash e George Clooney

Rezidenca 12 milionë funtash e George Clooney u rrethua nga uji pas reshjeve të mëdha në fshatin e tij, shkruan The Sun.

Rruga automobilistike e aktorit hollywood-ian u përmbyt dhe kopshti i tij, duke përfshirë një fushë tenisi, të cilat ishin përmbytur në ujë me baltë.

Clooney, 59 vjeç, ka shpenzuar miliona në pronën e e tij të shekullit 17 pranë brigjeve të lumit Thames në Berkshire, ku ai jeton me gruan Amal, 43 vjeçe.

Aty pranë, përmbytjet kanë shkaktuar dëme edhe për ish-të preferuarën e “Strictly”, Debbie McGee, 62 vjeçe.

Shtëpia e saj u pa e rrethuar me ujë nga përmbytja dje, duke e bërë gati të pamundur afrimin nga rruga.

Reshjet e mëdha të shiut kanë parë bërë gjithashtu që makinat të përpiqen të dalin nga rrugët e përmbytura në Mountsorrel, Leics. /Lajmi.net/ KultPlus.com

George Clooney i dhuroi 14 miqve të tij nga 1 milion dollarë

George Clooney ka konfirmuar një histori të pabesueshme se ai iu kishte dhuruar 14 miqve të tij të ngushtë nga 1 milion dollarë.

Në një intervistë për “GQ”, Clooney tregoi arsyen që e çoi të merrte këtë vendim.” Mendova se ajo që kam janë këta njerëz që për një periudhë prej 35 vitesh, më kanë ndihmuar në një mënyrë apo në një tjetër” është shprehur ai, transmeton oranews.

Mes tjerash George shtoi: “Duke qenë se i kam miq të ngushtë, unë kisha vendosur që do të ishin në testamentin tim nëse do të më përplaste një ditë autobusi. Kështu që, pse të prisja të më përplaste autobusi për t’ia dhënë paratë? Prandaj vendosa që t’ia jap menjëherë nga 1 milion dollarë secilit”.

George Clooney tani nuk është më pjesë e ekranit, duke vendosur të kalojë kohë me fëmijët dhe gruan e tij, avokaten ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, Amal Clooney. / KultPlus.com

George Clooney “Ikona e vitit 2020” për GQ

Karizmatik, joshës, elegant dhe talent kinematografik.

Është George Clooney, “Ikona e vitit”, sipas revistës GQ që i ka kushtuar ballinat e ardhshme me rastin e edicionit të 25-të, “Men of the Year”. Me syze dielli prej aviatori aktori që mbush 60-vjeç majin që vjen, i fotografuar nga Jason Nocito, konfirmohet ikonë e stilit klasik “cool kalifornian”.

“Clooney është e vetmja ‘gjë’ për të cilën jemi dakord në këtë moment, si komb, nuk dukemi shumë dakord për asgjë…”, shkruan Zach Baron në numrin e GQ, ku aktori jep një intervistë ekskluzive në të cilën flet për karrierën e tij të gjatë në Hollywood, por edhe për aksidentin e tij me motor dhe si arriti të shpëtojë.

Clooney flet në intervistë edhe për miqësinë e tij me Jon Biden, dhe për një rast kur i dhuroi disa miqve të tij 1 milion dollarë secilit në çantë. Ai gjithashtu tregon që është një bashkëshort krenar për gruan e tij, Amal Clloney, si dhe i lumtur për binjakët 3 vjeçar, Alexander dhe Elia/BW / KultPlus.com

George Clooney thotë se racizmi është pandemia e amerikanëve

Aktori i famshëm 59-vjeçar, George Clooney, përmes një eseje të postuar i është adresuar vdekjes së fundit të qytetarit nga Minneapolisi, George Floyd, i cili e humbi jetën pasi një polic i vuri gjurin në fyt për nëntë minuta, gjatë kohës sa po e arrestonte atë në Minnesota.

Ngjarja tragjike ndodhi javën e kaluar dhe nga atëherë, polici përgjegjës për vdekjen e afrikano-amerikanit, Derek Chauvin, është pushuar nga puna si dhe është paditur për vrasje të shkallës së dytë, transmeton Koha.

Veprimi i policëve të përfshirë në këtë ngjarje e cila bëri bujë në mbarë botën, cilësohet të ketë motive raciste dhe kështu ka shkaktuar protesta shpesh të dhunshme të cilat po vazhdojnë ende.

Prandaj, Clooney ka vendosur që përmes shkrimit të tij t’i lavdëroj reagimet e njerëzve ndaj trajtimit sistematik mizorë të afrikano-amerikanëve.

Në esenë e aktorit të postuar në “The Daily Beast”, shkruhej: “Sa herë i kemi parë afrikano-amerikanët në vendin tonë duke u vrarë nga policia? Tamir Rice, Philando Castile, Laquan McDonald, janë vetëm disa prej tyre prandaj nuk ka asnjë dyshim që, George Floyd, është vrarë me vetëdije të plotë. Në videot e postuara në rrjetet sociale ne e pamë atë duke e dhënë frymën e fundit, në duart e katër policëve. Dhe tani po e shohim një reagim tjetër të njerëzve ndaj trajtimit sistematik mizorë të një pjese të madhe të qytetarëve tanë, siç i kemi parë edhe në vitet 1968, 1992 dhe 2014. Ne nuk e dimë kur do të qetësohen këto protesta. Por shpresojmë dhe lutemi që askush tjetër të mos vritet. Gjithashtu jemi të vetëdijshëm që shumë pak gjëra do të ndryshojnë pas tyre.”

Ylli i filmit “Money Monster” bëri thirrje për ndryshime rrënjësore për t’i dhënë fund racizmit dhe paragjykimeve në vend, si dhe e krahasoi këtë situatë të tanishme me pandeminë e fundit të koronavirusit.

“Zemërimi dhe zhgënjimi që po e shohim teksa shpërthen sërish në rrugët e qyteteve amerikane, na e rikujton sa pak jemi rritur dhe zhvilluar si shtet nga mëkati ynë fillestar i skllavërisë. Fakti që nuk po blejmë dhe shesim qenie njerëzore, nuk është simbol nderi për ne. Kemi nevojë urgjente për ndryshim sistematik në zbatimin e ligjit dhe në sistemin e drejtësisë penale… Racizmi është pandemia jonë. Na infekton të gjithëve dhe pas 400 vjetëve, ne ende nuk e kemi gjetur një vaksinë për të,” shtoi tutje aktori.

Clooney gjithashtu e kritikoi presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, si dhe u kërkoi qytetarëve të vendit të votojnë në zgjedhjet e ardhshme për dikë që reflekton drejtësi themelore për të gjithë, në mënyrë të barabartë.

Aktori tha se nuk kemi nevojë për liderë të cilët nxisin urrejtje dhe dhunë, prandaj është e rëndësishme që secili amerikan të dalë dhe të votojë në zgjedhjet e muajit nëntor. / KultPlus.com

George dhe Amal Clooney i dhuruan 1 milion dollarë për të prekurit nga COVID-19

Çifti i njohur hollywoodian, George dhe Amal Clooney, të cilët janë prindër të binjakëve 2-vjeçar, Alexander dhe Ella, e kanë dhënë një kontribut domethënës prej 1 milion dollarësh për gjashtë organizata të ndryshme anembanë botës, transmeton KultPlus.

Fondacionet “The Motion Picture & Television Fund”, “SAG-AFTRA Fund” dhe “Mayor’s Fund for Los Angeles”, do t’i pranojnë nga 250 mijë dollarë secila, derisa ylli i filmit “Burn After Reading” dhe bashkëshortja e tij avokate, i kanë dhuruar edhe 300 mijë dollarë për organizatat “NHS” në Britani të Madhe, “Lebanese Food Bank” dhe “Lombardo Italy Region” e cila i mbështet spitalet në Itali.

Një numër i madh i të famshmëve janë kujdesur ta ofrojnë ndihmën e tyre për gjithë personat në nevojë, gjatë kësaj pandemie globale.

Në mesin e tyre janë edhe aktori, Leonardo DiCaprio, i cili i ka dhuruar 12 milion dollarë për fondacionin “America’s Food Fund”, Lady Gaga po punon me politikan, biznesmen dhe të famshëm të tjerë për t’i mbledhur 35 milionë dollarë për organizatën “World Health Organisation”, Ryan Reynolds dhe Blake Lively, ia kanë dhuruar 1 milion dollarë fondacioneve “Feeding America” dhe “Food Banks Canada”, Rihanna ka bërë të ditur javën e kaluar se ajo dhe Jay-Z i kanë dhuruar nga 1 milion dollar secili, për t’i ndihmuar punëtorët pa dokumente, të burgosurit, të moshuarit dhe të pastrehët në Los Angeles dhe New York, si dhe familja e Paris Hiltonit dhe Nicky Hilton-Rothschildit, i ka dhuruar 10 milionë dollarë për të gjithë njerëzit jeta e së cilëve është ndikuar nga pandemia e koronavirusit. / KultPlus.com

George Clooney, më i pasuri i showbiz-it sipas ”Forbes”

George Clooney di si të bëjë histori në botën e “showbiz”-it dhe të mbetet sërish në krye. 57-vjeçari është renditur nga revista “Forbes” si aktori me fitimet më të mëdha brenda një viti.

Për periudhën qershor 2017-qershor 2018, aktori Clooney ka fituar plot 239 milionë dollarë, jo vetëm nga puna e tij si aktor, por edhe nga kompania e tij e tekilës, në të cilën është bashkë-themelues.

Gjithsesi, në listën e prestigjozes amerikane ai renditet në vend të dytë, pas boksierit Floyd Mayweather me 285 milionë dollarë fitime përgjatë një viti. Vetëm nga ndeshja e gushtit të shkuar kundër Conor McGregor, pasuria e tij u shtua me më shumë se 200 milionë dollarë.

“Forbes” ka publikuar listën me 100 personazhet me më shumë fitime të këtij viti, ku në 10 më të pasurit, pas Mayweather dhe Clooney renditet 20-vjeçarja Kylie Jenner, e cila ka shtuar pasurinë e saj brenda vitit me 166.5 milionë dollarë.

Më tej lista vijon me U2, Coldplay dhe Ed Sheeran, të cilët kanë siguruar miliona dollar nga albumet dhe koncertet. Ndër 10 më pasuruarit e 12 muajve të fundit janë edhe yjet e futbollit botëror, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, që i kanë shtuar fitimet e tyre me 111 dhe 108 milionë dollarë.

Lista e 100 personazheve më të paguar të botës së “showbiz”-it hartohet nga “Forbes” pas një skanimi të pasurisë së tyre në periudhën 1 qershor 2017 deri më 1 qershor 2018. Nga 100 personazhe VIP, vetëm 15 janë femra.

Për këta yje, kjo është një epokë e artë, pasi të gjithë bashkë kanë arritur fitime 6.3 miliardë dollarë, një rritje me 22% nga një vit më parë.

Pas Clooney, aktori tjetër në 10 më të pasurit është Dwayne Johnson, me fitime 124 milionë dollarë, duke mbetur një nga më të kërkuarit e Hollivudit, kryesisht për filmat aksion./ata

George Clooney i ka dhënë fund karrierës si aktor

Aktori i njohur George Clooney i ka dhënë fund karrierës si aktor, duke shokuar në këtë mënyrë të gjithë fansat e tij.

Ai në një intervistë për “Sunday Times” deklaroi se largohet nga bota e filmit.

“Shikoni, kam qenë për një kohë të gjatë në këtë punë, kam 56-vjeç. Kam mjaft para”, ka thënë aktori. Shkak i largimit nga skena e filmit është bashkëshortja e tij, Amal dhe binjakët e tyre pesë muajsh.

“Kam shitur kompaninë për prodhimin e tekilës për një miliard dollarë. Nuk më nevojiten paratë, andaj do të zgjedh filmat ku mund të paraqitem eventualisht sërish”, ka shpjeguar Clooney.

Sipas tij, së shpejti mund ta shohim në ndonjë rol politik. “Për shkak të gjendjes aktuale në politike, mendoj për këtë fushë. Në politikë gjithmonë kam qenë i kyçur. Babai im ishte në garë për kongres, familja ime është gjithmonë këtu. Do të përpiqem të ndihmoj ashtu siç di më së miri”, ka thënë Clooney.

Ndryshe, filmi i tij i fundit ishte ‘Money Monster’ nga viti 2016./ KultPlus.com