Depardieu nxjerr në ankand një pjesë të koleksionit të tij të artit

Ylli francez i kinemasë, Gerard Depardieu do të nxjerrë në shitje, në fund të shtatorit në Paris, 250 vepra nga koleksioni i tij i artit, me synimin për t’u argëtuar pak, sipas menaxherit të tij të shitjeve, David Nordmann, i cili mbulon edhe shitjet e shtëpisë së ankandeve ”Ader”.

Koleksioni i pasur i aktorit francez, aktualisht nën hetim për sulmet të dyshuara seksuale, përfshin vepra në bronz të Rodin, por edhe pesë vepra të Calder dhe një të Hans Hartung.

Ankandi u caktua për më 26-27 shtator në hotel ”Drouot” në Paris.

Sipas ekspertëve, nga shitjet mund të sigurohen tre deri në pesë milionë euro./ atsh / KultPlus.com

Actor Gerard Depardieu addresses the media during the press conference for the film ‘Saint Amour’ at the 2016 Berlinale Film Festival in Berlin, Germany, Friday, Feb. 19, 2016. (AP Photo/Axel Schmidt)

Po vazhdojnë xhirimet e filmit artistik “Unë dhe Millosheviqi”, arrin në Kosovë aktori i njohur William Baldwin

Pas Gerard Depardieu e Sir Tony Robinson që tashmë kanë kryer xhirimet për filmin “Unë dhe Millosheviqi” me skenar dhe regji të Arben Kastratit, në Kosovë sapo ka ardhë edhe aktori tjetër i kastës së këtij filmi William Baldwin, shkruan KultPlus.

Shqipe Kamberi, producente e këtij filmi artistik të metrazhit të gjatë ka njoftuar ekskluzivisht për KultPlus se Baldwin sapo ka ardhë në Kosovë.

“Aktori i njohur ndërkombëtarisht sapo ka ardhë në Prishtinë. Ai do të jetë në sheshxhirim për katër ditë” ka thënë Shqipe Kamberi, e cila ka shtuar se në këtë film që ka realizuar xhirime në Shqipëri dhe Kosovë, po marrin pjesë aktorë të famshëm ndërkombëtarë, që është risi për kinematografinë kosovare që të përfshihen kaq shumë aktorë të njohur në një film të Kosovës.

William Baldwin

Kamberi ka thënë se këtë kastë të mrekullueshme i ka bërë bashkë skenari i Arben Kastratit, të cilët i ka intriguar që të jenë pjesë e këtij projekti filmik, por edhe vetë Arben Kastrati që është edhe regjisor i këtij filmi.

Pas Baldwin,  po këtë të diel, sipas Kamberit, në sheshxhirim do të vjen edhe aktorja e njohur Maria Grazia Cucinota.

Maria Grazia Cucinota

Filmi flet për një periudhë të pas luftës në Kosovë, e tema kryesore ka të bëjë me lindjen e një heroi aksidental./ KultPlus.com

Shumë yje në një film, Kastrati: “Thank You Hague” drejt finalizimit

Gerard Depardieu, Maria Grazia Cucinotta e Jeroen Krabbe janë yjet e kinematografisë botërore që tashmë kanë përfunduar një pjesë të konsiderueshme të xhirimeve të filmit “Faleminderit Hagë”, që për titull pune kishte emërtimin “Unë dhe Millosheviqi”, film ky me skenar dhe regji të Arben Kastratit, shkruan KultPlus.

Skenari i filmit i cili i përket zhanrit dramë-komedi e që ngjarjen e ka të vendosur mes Kosovës, Serbisë, Francës dhe Holandës, xhirimet e deritanishme i ka realizuar në Shqipëri dhe Austri, dhe pjesa e mbetur do të realizohet në Austri, Rumani dhe Shqipëri.

Arben Kastrati, regjisori i filmit i cili është shprehur të jetë shumë i kënaqur për kastën e mrekullueshme, por edhe mënyrën se si është nxjerrë deri më tash ky film, ka thënë për KultPlus se filmi është është bashkëprodhim mes Austrisë, Francës, Italisë dhe Amerikës.

“Për shkak të pandemisë, xhirimet e disa skenave të pakta të mbetura, kemi qenë të detyruar që ti shtyjmë deri më tani. Skenat e pakta të mbetura të filmit, do të xhirohen në Austri, Rumani dhe Shqipëri, sapo të na mundësohet të xhirojmë në eksterier”, ka thënë Kastrati. 

Ndërkohë, përpos aktorëve të lartpërmendur, në këtë film me rolet e tyre janë përfshirë edhe John Rhys-Davies, Sir Tony Robinson, Claudia Gerini, Patsy Kensit, Xhevdet Doda, Blerta Syla Surroi etj…

Arben Kastrati poashtu ka njoftuar se filmi “Faleminderit Hagë” ka pas kujdes edhe në përzgjedhjen e producentëve, duke përfshirë ata shqiptarë e ndërkombëtarë, dhe ky projekt filmik tashmë ka tre producentë: Shqipe Kamberi, Thomas Bogner dhe Marius Hanganutiu. 

https://www.facebook.com/ThankYouHagueMovie/videos/326021132783011

Ndërkohë, përderisa është duke u punuar intensivisht për përfundimin e këtij filmi, që montazhin do ta realizojë në Austri, kurse postproduksionin në Los Angeles, Arben Kastrati ka njoftuar se tashmë producentët e filmit kanë filluar të ndajnë me ndjekësit edhe skena të filmit, e që po shpërndahen nëpërmjet faqes zyrtare të filmit, e që sipas tij, premierën do ta ketë në një ndër festivalet më prestigjioze në botë. Filmi “Faleminderit Hagë”, është film i bazuar në ngjarje të vërtetë. / KultPlus.com

https://www.facebook.com/ThankYouHagueMovie

Depardieu akuzohet për përdhunim dhe keqtrajtim seksual

Aktori francez, Gerard Depardieu, është akuzuar për përdhunim dhe keqtrajtim seksual – kanë bërë të ditur burime të gjykatës për AFP.

Mbi 72-vjeçarin rëndon akuza se në vitin 2018 ka abuzuar seksualisht dhe e ka përdhunuar një aktore me moshë rreth të njëzetave.

Hetimet fillestare lidhur me këtë rast ishin hedhur poshtë për shkak të mungesës së fakteve.

Mirëpo, në verën e kaluar, kanë nisur sërish dhe janë grumbulluar fakte të mjaftueshme, ashtu që në dhjetor është ngritur padia gjyqësore.

Aktorja (deri më tani e paidentifikuar) e akuzon Depardieu se e ka përdhunuar dhe keqtrajtuar seksualisht dy herë në shtëpinë e tij në Paris në gusht të vitit 2018.

Avokati i aktorit ka thënë për AFP se ylli botëror i ekranit është i lirë, por me mbikëqyrje dhe se i hedh poshtë të gjitha akuzat.

Për më shumë, burimet thonë se ai është mik i familjes së aktores që e akuzon, avokatja e të cilës kërkon që të respektohet sfera private e klientes së saj. /Telegrafi / KultPlus.com

Gerard Depardieu flet për Ramën në intervistë: Më ngjan me Malkovich

Aktori i famshëm francez, Gerard Depardieu, ndoshta më i dashuri për shqiptarët pas Alain Delon, e përshkroi Ballkanin si një vend fantastik në një intervistë për të përjavshmen “Le Point”.

Aktori i cili njihet për natyrën e drejtpërdrejtë përveçse për talentin e madh si aktor, u shpreh mes të tjerash që i pëlqen shumë Edi Rama.

I pyetur nëse e njihte presidentin francez, aktori Depardieu shprehet se Macron e kishte marrë në telefon kur ishte në Shqipëri.

“Njoh një njeri që është për së mbari, është Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë. I ngjan shumë Malkovich-it dhe pikturon gjithashtu. Atje te ai takova edhe një lider të Kosovës, që kishte bërë edhe burg”, u shpreh Depardieu gjatë intervistës.

“Ballkani po, është vend fantastik… Po Edi Rama, është vërtet tip për së mbari… Edhe pikturat e tij janë të bukura”, u shpreh aktori.

I vendosur përballë pyetjes se “pikturat e kryetarëve të shteteve s’janë gjë…”, Depardieu u shpreh:

“Po, po këto të Edi Ramës janë ndryshe, ka edhe grafizëm, edhe njolla me gjëra të çuditshme, edhe në letër muri…”, tha ai. /atsh/ KultPlus.com

Gérard Depardieu i dorëzohet Çelësi në Gjirokastër

Aktori i njohur francez Gérard Depardieu po qëndron në Shqipëri, përkatësisht në Gjirokastër, i cili është duke marë pjesë në xhirimet e regjisorit kosovar Arben Kastrati, i cili është duke xhiruar filmin “Unë dhe Millosheviqi”, shkruan KultPlus.

Gérard Depardieu, sot i është dhuruar celësi i hyrjes në Shqipëri, dhe për këtë simbol ka njoftuar ish ministrja e Ministrisë së Kulturës, Mirela Kumbaro.

”Çelesin për të hyrë në Shqipëri, Gérard Depardieu e merr në #Gjirokastër, ku tjetër! 😍

Në librin e Bashkisë Gjirokastër, ai i lë këtë shënim:
“Faleminderit Gjirokastrës!
dhe Kryetarit të bashkisë Flamurit, si dhe grave gjirokastrite!
Shihemi së shpejti
G. Depardieu”
Flamur Golemi”, ka shkruar Kumbaro.

Filmi i Kastratit është bashkëprodhim i regjisorit me Francën dhe përbëhet nga një kast i shkëlqyer aktorësh, si: Gerard Depardieu, Alessandra Martines, Pamela Boëen, Nathalie Boyer, Xhevdet Doda, Afrim Kasapolli etj./KultPlus.com

Aktori i njohur francez, Depardieu në Gjirokastër për xhirimet e filmit të Arben Kastratit

Aktori i njohur francez, Gérard Depardieu, do të luajë në filmin “Milosheviçi dhe unë” të regjisorit Arben Kastrati, i cili ka zgjedhur qytetin e gurtë të Gjirokastrës për shesh xhirimi.

Lajmi u bë i ditur nga deputetja e Partisë Socialiste, Mirela Kumbaro, e cila ka takuar aktorin e madh bashkë me kryetarin e bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi.

“Në Gjirokastrën e historisë, të kulturës por edhe të skenografisë gjithmonë e më të të kërkuar të kinemasë, mirëpritëm të famshmin Gérard Depardieu, bashkë me kryetarin e bashkisë Flamur Golemi”, shprehet Kumbaro.

Deputetja thekson se “gjëra të mira shumë po i ndodhin Gjirokastrës që kulturën nuk e ka vetëm histori, por edhe frymë të ditës”.

Filmi i Kastratit është bashkëprodhim i regjisorit me Francën dhe përbëhet nga një kast i shkëlqyer aktorësh, si: Gerard Depardieu, Alessandra Martines, Pamela Boëen, Nathalie Boyer, Xhevdet Doda, Afrim Kasapolli etj.

Ndërkohë në një intervistë të pak muajve më parë, regjisori nga Kosova tregon se “përvoja profesionale dhe jetësore e Depardieu-në, padyshim e bënë jashtëzakonisht të veçantë. Ai është shumë i informuar me politikën globale. Natyrisht, ai kishte njohuri edhe për Kosovën. Dhe për Milosheviçin”.

“Ngjarja e filmit ndodh në vitin 2003. Është periudha e pasluftës, kur e gjithë popullata kolektivisht ishim të dehur nga liria. Në atë periudhë kohore, qarkullonin rrëfime nga më të ndryshmet dhe Heroi i filmit tim, ka dëftimin e tij. Një dëftim sa tragjik aq edhe komik”, është shprehur regjisori Kastrati. /atsh / KultPlus.com

Kur edhe një “përbindësh” si Depardieu bëhet melankolik

Vdekja nuk më tremb, tregon Gerard Depardieu në një libër me rrëfime personale, shpesh me nota të errëta dhe të hidhura, që pritet të publikohet sot, ku aktori francez, 68 vjeç, zbulon po aq shumë zemëratën e tij sa edhe luhatjet emocionale.

«Përbindëshi» është titulli i librit me kopertinë të errët, edhe pse komediani konfirmon që në fillim se çdo ditë, çdo orë dhe çdo çast duhet jetuar. Fjalë me theks çehovian.

”Vdekja nuk është një pikëpyetje, është një pikëçuditëse e bukur në lidhje me përvojën e të jetuarit. Vdekja është diçka normale, e mençur dhe që duhet të përgatitemi”, thotë ai.
Në një album me titull ”Gerard, pesë vite në putrat e Depardieu”, Mathieu Sapin thotë se ai është një burrë në paqëndrueshmëri të përhershme.
”Njëkohësisht me një fjalor po aq vulgar, sa dhe me një ndjeshmëri të jashtëzakonshme”, shton ai.
Ndërkohë, vetë Depardieu e konsideron veten si ”indiani i fundit”, i lodhur nga rregullat, kalibrat dhe modelet.
Një libër, i ndarë në kapituj të shkurtër, Depardieu i rikthehet fëmijërisë së tij të mjerueshme në Berry duke përmendur kryesisht në disa rrjeshta prekëse figurën e të atit «Dede» që nuk kishte parë kurrë det, zbulimin e teatrit dhe takimet e para që i ndryshuan jetën.
Claude Regy, Marguerite Duras… më pas, më pas, ata që i thërret në emër Bernardo (Bertolucci), Marco (Ferreri) ose François (Truffaut).
Lëvdata për Cvajgun dhe Houellebecq
A është kjo nostalgji ? Aktori që pohon të jetë tërhequr gjithnjë nga shkretëtira. Ai ka mjaftueshëm në vetvete nga karakteri i Alceste (personazhi i ”Mizantropi”-t të Molierit).
Në disa raste, Gerard Depardieu rikthehet në fatin tragjik të shkrimtarit austriak, Stefan Cvajg (të cilit i kushton një kapitull të plotë).
”Si të vazhdosh të përparosh në një qytetërim që pak nga pak, po humb arsyet e ekzistencës”?, ai duke rimarrë një mënyrë reflektimi të autorit të «Amok»-ut që vrau veten në shkurtin 1942, i përhumbur nga agonia e botës.
”Leximi i Cvajgut është i domosdoshëm”, thekson Gerard Depardieu që vlerëson edhe pse nuk bie dakort se bota po vrapon drejt «zbrazëtisë».
Në mesin e autorëve bashkëkohorë, në këndvështrimin e tij Michel Houellebecq është më i pranueshmi.
“Houellebecq na tregon pak nga kjo zbazëti », shprehet Depardieu.
Duke shfaqur keqardhje për mungesën e dëshirës dhe sensualitetit që e karakterizon sipas tij periudhën, aktori rrëfen se « rilexon Kuranin » ku ka dëshirë për pak sensualitet.
”Në përshkrimin e parajsës së Allahut, gjejmë një vizion të vërtetë të dëshirës”, shkruan ai duke theksuar se kjo nuk ka asnjë lidhje me imazhin e parajsës që këta persona të pagdhendur nuk kanë lexuar kurrë Kuranin dhe se janë të bindur se do të kenë 72 virgjëreshat nëse veshin shtatë palë të brendshme edhe më tej nxjerrin barkun në publik.
Duke pranuar se nuk ka më pakujdesinë e 40-vjeçarëve apo ndoshta edhe të 50-vjeçarëve, komediani pranon se tani gjunjëzohet më lehtësisht.
Duke iu rikthyer të ashtuquajturës ”zhgënjim nga Franca”, aktori thotë se parapëlqen që më shumë që të jetë i lirë sesa francez dhe shton se gjithsesi nuk është kjo arsyeja që të heqë dorë nga ky vend.
”Mjaft ua mbushën mendjen njerëzve me këto ide», thotë ai.
”Nëse do të kisha dëshirë të largohesha nga vendi, këtë gjë do ta kisha bërë para shumë kohësh. E dashuroj akoma jetën dhe dashuroj ende Francën”, ironizon komediani që pranon gjithashtu se e ka atë gjetur në Rusi, në rajonin Saransk, arsyeja për të shpresuar sërish./atsh