KultPlus sonte ju sjell interpretimin e fuqishëm dhe emocionues “Njerëzit e Humbur”, të aktorit të njohur Reshat Arbana.
Recitimi “Njerëzit e Humbur” – Bijët e Shqipes është pjesë e telemaratonës humanitare që i është kushtuar kohë më parë Gërdecit.
Më poshtë gjeni tekstin dhe videon e recitimit të aktorit të njohur.
Një piskamë tokën ka lëkundur
Kërkon shqipja djemt e humbun
Nana thrret, djali s’përgjigjet,
Zemra e nanës flakë po digjet
Kur nanë lokja i bzan t’birit
Shkrep rrufeja n’kupë t’qiellit
Retë e zeza nisin tërbohen
Breshër lotësh mbi dhe lëshohen
Thirrja e nanës t’rrënqeth mishin
Duhma e saj thellë të djeg shpirtin
Thirrja nanës t’futë gjallë n’dhe
Biri i nanës, fol mor ku je?
O shqiptar që aq shumë vuajte
N’emër t’zotit po t’baj një lutje
Nëse ndodhesh ndokund gjallë
Thuja nanës bir, veç një fjalë
Fol me nanën pash të madhin zot
Mos e len t’mbytun n’lot
Se i shkoi moti veç me vaj
Krue loti n’sytë e saj
Ditë e natë mendja n’ty
Loti i mallit, pikë gjaku n’sy
I gurit dhe e ban copa
I bjen votres dhe çahet toka
N’qofsh gjallë birë, ngjoma thirrjen
Mos i’a kthe nanë lokes shpinën
Ktheje bir kryet prej mëmëdheut
Fol me nanën
Fol mor burr i dheut…/ KultPlus.com