Vargjet e ndaluara në diktaturë, artistët shqiptar rikthejnë krijimtarinë e autorëve të njohur

Pas më shumë se 72 vitesh, kohë ku regjimi diktatorial ndaloi së lexuari krijimtarinë e shumë autorëve si të At Gjergj Fishtës, Faik Konicës, Martin Camajt dhe Ali Asllani, artistët e mirënjohur të skenës shqiptare i risollën për publikun në një formë tejet të veçantë.

Germa “R”, ajo që damkoste librat, bashkoi artistët më të njohur si Roza Anagnosti, Ndriçim Xhepa, Luiza Xhuvani dhe Kristian Koroveshi tek instalacioni “Reja”, një aktivitet edhe në në kuadër të 100-vjetorit të Bibliotekës Kombëtare. Duke respektuar masat antiCOVID, ata interpretuan vargjet e ndaluara nga regjimi komunist.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti e pranishme në këtë aktivitet u shpreh se pas dekadash, këto libra çlirohen nën tingujt e kësaj Reje. Sipas saj, këta libra, kthehen nga të ndalur në një ndalesë.

Drejtori I Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha shprehet se eventi dëshmon ato peripeci që kemi përjetuar shumë prej nesh. Por, tha ai, nuk janë vetëm këta autorë, janë shumë të tjetër të cilët edhe u burgosën. Janë autorë që thjesht për një lidhje familjare me dikë të padëshiruar nga partia e Punës i ndërpritej veprimtaria letrare”, u shpreh  Piro Misha./atsh/ KultPlus.com

https://www.facebook.com/watch/?v=696512044391372&ref=external