Le të piqen pemët kur të kesh ardhur sërish bari i zverdhur fare le të jetë nën çatitë e kullës le të pikojë shi le të vërë trashë cipa e tëmblit në kusi
le t’i marrë lumi urat e trerët le të thyhen në cung le të ketë një shtëpi për dru lulet e verës le t’i ketë prerë me barë kostari le të ftohet ka stinë kur veç parzma e nënës do të ngrohet./ KultPlus.com
Në zgjimin tim të heshtur të më ngurosin në flijimin tim të begatshëm të verës në nisjen time në fillimin tim të ri në gjumë shekujsh me ndërrime të më zgjojnë le të më puthë rrezja e qartë ngazëllyese e druvarit të fjetur në rudinë myshku le të jetë gjithmonë i blertë mbi gurë emër të mos ketë e shkronja le të flasë në gjuhën e vjetër të kafshës së zezë guaca e kërminj le të vijnë për dasmë mbi rrasën time le të shtrihen edhe ata si dy yje ftohtë le të bëjë dimrit e verës verë e me një pikë ujë verdhësisë së barit tim le t’i mëshirohen vërmeni atje tek do të tregojë guri për udhën deri te shtëpia ime bërë me dru e kashtë le të thyhet çdo pasqyrë që ka ballsamosur ballin tim e mërrolën e çastit plot mllef se ja tek po zgjohet er’ e re e dashurisë së tokës se jam i parrezikshëm kaq i pafuqishëm mumje përfytyrim që krahasohet me rrahun tek do të më vini përsëri ju pas le të më lënë të fle qetë si pranë stufe dimrit të madh të dashurisë sime nuk do të përpëlitem s’do të rrotullohem s’do të shplohem natën nuk do të kollitem me fjalët e mia le të më mallkojnë në rrasën time atë rrasë të zezë të ftohtë në duart që i kam prekur le të më lëshojnë rrjedhës të qetë të fatit që pret shigjet e mërisë le të bjerë mbi dhe në shkretëtirën e moskuptimit le të fiket kurrë të mos vijnë kur unë nuk i pres ata që tërë jetën i prita, të dashurit ç’po flas kështu pash’ zotin?/ KultPlus.com
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schëarz, po mban fjalimin e saj para Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian.
Ajo ka përmendur aktin terrorist të ndodhur të premten me shpërthimin e kanalit të Ibër Lepencit, duke alarmuar se Europa nuk ka shumë kohë për sinjale më të vendosura, transmeton klankosova.tv.
Kryediplomatja u shpreh se Serbia nuk e do Europën por vetëm eurot e Europës.
Derisa në këtë pikë përmendi edhe Putinin.
”Ky nuk është tension etnik. Ata nuk e duan Europën, ata i duan vetëm eurot nga Bashkimi Europian”.
Në një konferencë për media Presidentja Vjosa Osmani i është kundërpërgjigjur me të njejtin diskurs ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, përmes një tjetër kënge të Dafina Zeqirit.
Ministrja e Jashtme më 30 korrik duke folur në një aktivitet të organizuar nga MPJ-ja për mërgimtarët, pasi ka performuar Dafina Zeqiri, ka thënë se ajo “e këndoi këngën e presidentes – ‘llafe, llafe’”.
Kurse si kundërpërgjigje ndaj kësaj Presidentja Osmani e ka përmendur këngën e Zeqirit “Me t’kast”, të lansuar së fundmi në bashkëpunim me Mozzikun.
“Nuk e kom pa, po u dashka me gjet edhe me pa. Nuk do të komentoja raporte, por kemi dallime në qëndrime dhe janë të qarta dhe publike. Nëse doni me vazhdu pak me këngë të Dafinës, e ka një të re ‘me kast, me kast, mjeshtër i mashtrimeve, me kast, me kast përsëritës i gabimeve’. Përndryshe, Dafina një përkrahëse e fuqizimit të gruas dhe kauzës së barazisë gjinore”, ka thënë Osmani.
Presidentja Osmani dhe Ministrja Gërvalla kanë pasur përplasje rreth qështjes së anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës. Ministrja Gërvalla kishte dërguar një letër Këshillit të Evropës, në emër të Qeverisë, duke u zotuar se Kosova do ta bëjë një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim. Pas kësaj Presidenca doli me reagim në të cilin thuhej se për letrën nuk pati koordinim mes Qeverisë dhe Osmanit./ KultPlus.com
Në shtator të vitit 1980, Jusuf Gërvalla ishte larg nënës së tij. Dashuria e pastër e saj megjithatë e ka shoqëruar Jufusin në udhëtimet, tragjeditë e të mirat e jetës së tij.
“ Nanë e dashtun! Rruga e jetës na pruni deri këtu. Zor sa të duesh. Po kollaj, s’ka qysh bahet ma kollaj. Ti vetë sa e sa herë, në prag të gjumit, kur ishim fëmijë e kur kishim dalë prej lojnave të fëminisë, na ke kallxue përralla që kanë të njëjtin përfundim: rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njerin. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!
Sot, në vjeshtën e kësaj rruge, kur s’po kemi qysh me i dhanë gjevap bereqetit kaq të pasun, farën e të cilit e kemi mbjellë vetë, kush lodhet i pari mundet me thonë: a vyen me luftue për nder, tuj i ngarkue vetit kaq të liga në shpindë?!
Unë, besoj, nanë, se ti nuk je ajo që thotë kështu. Ti gjithmonë u ke përballue burrnisht rrebesheve të mëdha. Unë besoj se ti nuk je lodhë. Rruga jonë, mendja e shpirti ynë kanë pasur strofull fjalën tande, dashuninë e kujdesin tand të pashoq. Kur i kujtoj këto, më del se ti, në vend se të mërzitesh, duhet të gëzohesh e të përtërihesh. Ma në fund, veç tuj mos u dorëzue në këtë kohë të vështirë, ti nanë, do ta qitësh edhe hapin tand të fundit burrnor, që të bon si të gjitha ato nana trimnesha e fisnike shqiptare, të cilat, kur e ka lypë puna e vatanit, s’e kanë kursye e s’e kanë kajtë me lot jetën e djemve të tyne dhe kanë këndue kur kanë kukatë qyqet.
Jam shumë i lumtun që për këtë pikë, pra, për mërzinë tande, shpirtin e kam të fjetun. Ti je nji lis, që nuk don me ditë për fërfllazat e forta. Bile, nji lis, madhështia e të cilit del në pah bash kur merr mot me fërfllazë. As bora as ngricat e mëdha nuk të kanë ba kurrë shejë. Pse, pra, dridhesh aq fort prej lagshte e prej bryme?
Në përfytyrimet e mia të gjalla, këtu në tretdhé, të shoh tuj ecë me atë krejninë tande të pashoqe, sa herë që nisesh me e pa djalin tand në burg, e rrugës të bjen me u shpërndrrue me anmiq të mëdhenj e të vegjël të pjellës sate. Le të pëlcasë anmiku, gjithë ai që e ka ba synin qorr e veshin shurdh kur e do puna me lufte për nderën, për ato që ti jau ke kushtue jetën e shëndetën. Dhe dije se krejnia jote përballë fërfllazës së sotme, asht helmi ma i fortë për anmikun” . / KultPlus.com
Sot janë bërë 80 vite nga lindja e veprimtarit të shquar shqiptar, Jusuf Gërvalla.
Jusuf Gërvalla ka lindur në Dubovik, më 1 tetor 1943. Ai ka qenë veprimtar, shkrimtar dhe muzikant shqiptar, si dhe themelues i grupit irredentist Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës.
Lindi në Burrëmadhi, në komunën e Deçanit. Shkollimi i lartë tij vijoi në Prishtinë e Ljubjanë, më pas punoi si gazetar në Shkup e Prishtinë. Një nacionalist i zëshëm, hyri në radarin e Policisë sekrete jugosllave, duke u shtytur të kërkonte azil në Gjermani ku themeloi Lëvizjen Popullore për Republikën e Kosovës që më pas u nda në dy fraksione Lëvizja Popullore e Kosovës dhe Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, të mbramin e kryesonte Gërvalla.
Më 18 janar 1982, Jusufi bashkë me të vëllanë, Bardhoshin, dhe Kadri Zekën u vranë nga shërbimi sekret Jugosllave në lokalitetin Untergruppenbach pranë Shtutgartit në Gjermaninë Perëndimore asokohe.
Disa prej veprave letrare të tij të cilat janë të botuara: Fluturojnë e bien (1975), Kanjushë e verdhë (1978), Shtëpia në kornizë, Skena nga jeta e fshatit, Shenjat e shenjta (1979), Jusuf Gërvalla: Vepra Letrare, Prishtinë: Ora,1992/KultPlus.com