Nga Gëzime Azemi
Unë e gjyshi ndanim çdo gjë së bashku. Nga dashuria e madhe gjyshi e pati ndërtuar një shtëpi të vogël për ne të dy. Ajo shtëpi e ka pasur veç një dhomë. Në atë dhome kemi pasur një shtrat të cilën e kemi ndarë së bashku. Një tavolinë druri dhe dy karrige që gjyshi i pati rregulluar nga një lis që e pati prerë. Një radio e kemi pasur dhe me atë i dëgjonim lajmet. Jetonim në një fshat larg qytetit të madh. Në qytet kemi shkuar veç të martave sepse atë ditë ka qenë pazar. I shisnim pemët të cilat i kemi pasur në oborrin e shtëpisë. Rrugën për në qytet zakonisht e kalonim duke ecur. Gjyshi tërë rrugës më tregonte histori edhe ajo rruga e gjatë kthehej në një rrugë të shkurtër. Ai pos historive gjithmonë më thoshte. “Kurrë mos bëj keq. Biri im mos ia prek shpirtin askujt, sepse plagët e tilla nuk shërohen kurrë. Ruaje fytyrën e nderin tënd. Çfarëdo pune ta punosh bëje në mënyrë të ndershme. Mos u turpëro asnjëherë nëse je vetja.” Gjyshi im ishte një njeri i urtë dhe i dashur me të gjithë. Ai falej në xhamin e fshatit dhe jepte lëmoshë gjithnjë ani pse ne nuk i kishim të gjitha, gjithmonë thoshte se ka plot njerëz që kanë nevojë për sado pak ndihmë. Prindërit e mi kishin vdekur në një aksident trafiku derisa po ktheheshin nga dasma e një mikut të babait. Unë nuk e mbaj mend fare aksidentit madje gjyshi thotë se ishte mrekulli sesi kisha shpëtuar. Që nga ai moment gjyshi ishte kujdesur për mua. Ai për mua ishte një prind, një mik i zemrës. Ishte personi i vetëm që ma fali dashurinë e pastër. Nga ai mësova si të jem një njeri i mirë. Kur vdiq ai çdo gjë ndryshoi. Njëra karrige mbeti e zbrazur, lajmet më nuk i dëgjonte askush e mbi të gjitha askush nuk më përqafonte kur flija. Kur vdiq ai unë u shpërngula në qytet. E fillova jetën përsëri nga fillimi por gjithmonë me një mungesë. Gjyshi ishte dhe do jetë gjithmonë shtëpia ime. / KultPlus.com