Dy vite nga vdekja e Gina Lollobrigida, aktorja legjendare e kinemasë italiane

Aktorja legjendare e kinemasë italiane, Gina Lollobrigida ka vdekur para dy vitesh, në moshën 95-vjeçare.

Ajo u lind në Subiaco më 4 korrik 1927.

Gjatë karrierës së saj, ajo ka fitoi shtatë çmime “David di Donatello”. Fama e saj lidhet me kinemanë e re italiane të neorealizmit. Ajo punoi me regjisorët si, Pietro Germi (“Qyteti mbron veten”) dhe me Carlo Lizzani (“Kujdes banditët”), kryesisht në mesin e shekullit të kaluar.

Vitet e fundit të jetës së saj, Lollobrigida iu përkushtua mbi të gjitha artit dhe fotografisë, duke organizuar ekspozita të shumta, dhe së fundmi duke botuar një libër me vizatime.

Që prej vitit 2021, divës së kinemasë i ishte caktuar një administrator nga Gjykata për të mbrojtur pasuritë e saj, siç kërkohej në procedurën ligjore nga djali i saj, Andrea Milko Skofic.

Në qendër të aktivitetit hetimor të prokurorëve në Piazzale Clodio ishte ish-menaxheri i aktores, Andrea Piazzolla, i paditur me akuzën e mashtrimit të një personi me aftësi të kufizuar.

Me të përfundoi në gjyq edhe Antonio Salvi, personi që dyshohet se ka vepruar si ndërmjetës në një shtëpi ankandi për shitjen e rreth 350 artikujve në pronësi të Lollobrigida./KultPlus.com

Ora e Gina Lollobrigida e dhuruar nga Fidel Castro shitet në ankand për 18,850 euro

Ora e dorës që lideri revolucionar i Kubës Fidel Castro i dha dikur yllit të filmit italian Gina Lollobrigida, e cila vdiq në janar 2023, doli në shitje për 18,850 euro (20,463 dollarë), tha shtëpia e ankandeve “Wannenes” në qytetin veriperëndimor italian, Gjenovë.

Një dollap prej druri siçilian i dekoruar në mënyrë luksoze, i zbukuruar me koral dhe lëvozhgë breshke arriti një vlerë prej 118,250 euro, ndërsa një unazë ari me një smerald dhe diamante kushtoi 9,475 euro.

Më shumë se 700 artikuj – duke përfshirë mobilje, vepra arti dhe relikeve personale – u ofruan në ankandin dyditor në Gjenovë.

Ora “Seiko Quartz” e Castros doli në ankand të martën. Është e paqartë saktësisht se çfarë do të ndodhë me të ardhurat.

Sipas mediave, aktorja italiane ka lënë pas borxhe. Pasuria e saj do të ndahet midis dy trashëgimtarëve, djalit të Lollobrigida; Milko Skofic dhe ndihmësit dhe shokut të saj prej kohësh, Andrea Piazzolla.

Aktorja italiane ishte një nga yjet më të njohur të filmit në botë për disa dekada.

Rolet e saj më të rëndësishme përfshijnë “Trapeze”, “Solomon dhe Sheba” dhe “Kungapi i Notre Dame”./KultPlus.com

Kur fotografi kosovar Afrim Spahiu kishte fotografuar ikonën e kinematografisë Lolobrigida

Afrim Spahiu fotograf dhe kineast ka ndarë me ndjekësit e tij një përvojë interesante gjatë kohës sa ishte student, shkruan KultPlus.

Ai ka treguar se në kohën sa ishte student i vitit të parë në Akademinë e Arteve, atij i ishte dhënë rasti të merrte pjesë në Festivalin e Filmit Ndërkombëtar në Beograd, ku ishte e ftuar edhe ylli i kinematografisë botërore Gina Lolobrigida.

Rrëfimin e plotë të Spahiut, KultPlus e sjell më poshtë.

Përshëndetje miq,

GINA LOLOBRIGIDA, aktore, fotografe dhe skulptore, në vitet e ‘50-ta njihej si gruaja më e bukur në botë, apo Monalisa e shekullit të 20-të, dhe në mesin e shumë të ftuarve nga Hollivudi, ishte mysafire eksklusive e Festivalit Ndërkombëtar të parë të filmit në Beograd, Serbi, FEST ‘71.

E unë, si student i vitit të parë në Akademi, falë shortit mes kolegëve, e fitova ftesën për akreditim në Festival, për të shiquar filmat e prodhimit më të rinj, si dhe mundësi kontakti me krijues nga mbarë bota e filmit.

LA LOLO, siç e thërisnin fansat anembanë botës, mbajti një takim me mediat e shumta duke reflektuar bukuri të yllit me sharm natyror…,

dhe si fotografe e pasionuar, na mundësoi të shkrepim portretin e zonjës që shëndriste plot jetë !!

Ju uroj një javë të qetë …!./ KultPlus.com

Vdes Gina Lollobrigida, aktorja legjendare e kinemasë italiane

Aktorja legjendare e kinemasë italiane, Gina Lollobrigida vdiq sot në moshën 95-vjeçare.

Ajo u lind në Subiaco më 4 korrik 1927.

Lollobrigida ishte kandidate në zgjedhjet e 25 shtatorit, 4 vite më parë, në Latina, në zonën elektorale njëanëtare të Senatit në listën e ‘Italisë sovrane dhe popullore’, e cila bashkon Partinë Komuniste, Atdheun Socialist, Aksionin Civil, Përsëri Italinë dhe Rimarrja e Italisë.

Gjatë karrierës së saj, ajo ka fitoi shtatë çmime “David di Donatello”. Fama e saj lidhet me kinemanë e re italiane të neorealizmit. Ajo punoi me regjisorët si, Pietro Germi (“Qyteti mbron veten”) dhe me Carlo Lizzani (“Kujdes banditët”), kryesisht në mesin e shekullit të kaluar.

Vitet e fundit, Lollobrigida iu përkushtua mbi të gjitha artit dhe fotografisë, duke organizuar ekspozita të shumta, dhe së fundmi duke botuar një libër me vizatime.

Vitet e fundit, ajo u përball me disa ngjarje ligjore.

Që prej vitit 2021, divës së kinemasë i ishte caktuar një administrator nga Gjykata për të mbrojtur pasuritë e saj, siç kërkohej në procedurën ligjore nga djali i saj, Andrea Milko Skofic.

Në qendër të aktivitetit hetimor të prokurorëve në Piazzale Clodio ishte ish-menaxheri i aktores, Andrea Piazzolla, i paditur me akuzën e mashtrimit të një personi me aftësi të kufizuar.

Me të përfundoi në gjyq edhe Antonio Salvi, personi që dyshohet se ka vepruar si ndërmjetës në një shtëpi ankandi për shitjen e rreth 350 artikujve në pronësi të Lollobrigida. /atsh / KultPlus.com