Përurohet libri “Kosova e kërcënuar nga gjarpri i shtëpisë”

Nën organizimin e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan dhe Shoqatës së Intelektualëve të Pavarur në Deçan, e përkrahur nga zyra e kryetarit të kësaj komune, sot është bërë përurimi i librit “Kosova e kërcënuar nga gjarpri i shtëpisë”, i autorit Dr.Islam Lauka,  ish Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Prishtinë.

Në këtë përurim, para të pranishmëve një fjalë rasti e ka mbajtur edhe autori, i cili ka bërë falënderime për organizimin e përurimit të librit.

Po ashtu sot në Deçan, gjatë përurimit të librit të Islam Laukës, është nderuar me dekoratën e Kryetarit të Nderit të Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, profesori i njohur i historisë, Selim Lokaj.

Kulti i gjarprit te ilirët, sipas Albanologut Aleksandër Stipcevic

Sipas Albanologut Aleksandër Stipcevic, gjarpri ishte simboli me i rëndësishëm në pjesët e rajoneve ilire, përcjellë KultPlus.

Gjarpri konsiderohet si roje e shtëpisë dhe nuk lejohej të vritej, apo pritej. Për ilirët, gjarpri ishte një kult shumë i rëndësishëm, dhe të gjitha stolitë e tyre janë imitimi i dizajnit te kësaj krijese të bukur të natyrës, të cilët, të vetëdijshëm apo jo,jemi të gjithë të frikësuar e të trishtuar nga helmi.

Ne fakt,kjo është ajo qe na tregojnë Iliret e vjetër,krijesat dashamirëse nuk do të sulmohen nga burrat nëse nuk pengohen nga agresiviteti i tij./The Natural Albania