Thatësira e këtij dimri dhe rënia e nivelit të lumit Vjosë ka nxjerrë në sipërfaqe ditët e fundit, skeletin e një varke të vjetër pranë fshatit Kashisht të Bashkisë Fier.
Mbetjet e varkës janë pikasur nga barinjtë e zonës, ndërsa me sy të lirë duken qarte konstruksioni prej druri, gozhdët metalike, te cilat janë përdorur nga ndërtuesit dhe një shtrese bitumi për hidroizolim.
Sipas studiuesit dhe historianit Ilirjan Gjika, ky mjet lundrues duhet t’i nënshtrohet më parë studimit nga specialistet e fushës, pasi Vjosa njihet për historinë e saj të vjetër në lundrimin e brendshëm.
Po sipas historianit Gjika, hipotezat për vjetërsinë e saj mund të jenë të shumta pasi dihet tradita shekullore e lundrimit në këtë lumë në antikitet dhe mesjetë dhe këtë e faktojnë një sere dëshmish historike.
Nga studimi i skeletit të kësaj varke, pritet të zbulohet më shumë informacion për epokën në të cilën lumi Vjose ishte i lundrueshëm./Balkanweb/KultPlus.com