“Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, vepra që e bëri Ismail Kadarenë të njohur ndërkombëtarisht

Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta shkrimtari më i madh shqiptar, Ismail Kadare, i cili njihet si krijuesi i i shumë veprave të njohura shqiptare dhe jo vetëm.

“Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, është roman i botuar në vitn 1963 me të cilin Ismail Kadare ka marrë famën ndërkombëtare, roman ky që trajtonte temën e një gjenerali italian dhe një prifti që vijnë në Shqipëri për të marrë eshtrat e ushtarëve italianë të rënë në Luftën e Dytë Botërore. Romani pasues, “Përbindëshi”, u botua në revistën “Nëntori”, por u ndalua.

Në fillim të vitit 1970 shtëpia botuese franceze “Albin Michel” botoi në frëngjisht romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Ai pati jehonë të jashtëzakonshme në Francë dhe brenda tri vjetësh u përkthye në gati 20 gjuhë.

Para pesë vitësh, “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” është përfshirë në listën e 100 romaneve më të mirë që kritikët e gazetës “Le Monde” kanë evidentuar që prej krijimit të saj në 1946. Kadare renditet mes shkrimtarëve të mëdhenj të këtij shekulli, si Kazanzaqis, Pasternak, Kundera, Solzhenicin, Aragon, Jursenar, Graham Green, Salman Rushdi etj.

Në përmbajtjen e tij tregohet se si rreth 20 vjet pas luftës së dytë botërore kur Europa jetonte luftën e ftohtë, në një anë të bllokut një gjeneral italian emërohet me një mision po aq të vështirë por edhe të ndershëm në kërkim të eshtrave të ushtarëve të italian të rënë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Qeveritë kishin bërë një marrëveshje, gjenerali do të kapërcente brenda kufirit që izolonte Shqipërinë. Gjenerali i shoqëruar nga një prift nisen drejtë Shqipërisë, vend për të cilin kishin dëgjuar si të egër nga relievi dhe njerëz të zymtë. Udhëtimi i dy të huajëve duke ndjekur hartat, lista emrash dhe gërmime të ushtarëve që u kthyen banorëve dhe një herë plagët që u la lufta. Fusha me varre ku italianë e shqipëtarë qenë bashkuar. Gjenerali kërkonte atë, veçantërisht atë, Kolonelin Z i cili ndryshe nga të tjerët i rrëzoi edhe më shumë gjeneralit krenarin që i kish mbetur edhe se e dinte që po tërhiqte mbrapsh disa të humbur. Ishin pikërisht eshtrat e Kolonelit Z ,që e përballën Gjeneralin me shumë sfida ,stërmundim fizik por edhe një shkatërrim psikologjik që e çon në humbje të vetëdijes. Kjo si pasojë e bëmave famëkeqe që Koloneli Famëmadh kish lën në këtë vend. As i rënë në luftë e as i varrosur ndershmërisht. Koloneli i vrarë nga duart e një gruaje (plaka Kune) dhe i varrosur po nga duart e saj në pragu e shtëpisë. E rënd ishtë gjëma që i kishte bër asaj familje ,vrau burrin dhe vajzên e saj. Eshtrat e tij kurr nuk përfunduan tek familjarët që e kërkonin por humbën në lumë.

Ky roman është përkthyer në anglisht, bjellorusisht, frëngjisht, gjermanisht, suedisht e turqisht./KultPlus.com

60-vjetori i romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”

Viti 2023 shënoi 60-vjetorin e romanit “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, librit që i dha famë botërore shkrimtarit Ismail Kadare, duke shitur mbi 6 milionë kopje.

Shtëpia “Studio Kadare” Tiranë dhe Muzeu “Kadare” Gjirokastër, organizuan me rastin e këtij përvjetori, një takim letrar në shtëpinë e shkrimtarit Kadare, të kthyer në muze. Ishte një takim frymëzues me plot të pathëna mbi jetën dhe veprën e shkrimtarit.

“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” u botua në vitin 1963, në Tiranë. Një vit më herët, Kadare e kishte botuar edhe në formën e një tregimi, të cilin e përpunoi dhe e solli në formën që njihet sot.

Vepra është përkthyer në shumë gjuhë të botës, duke i dhënë shkrimtarit njohje në arenën ndërkombëtare. Gazeta nga më prestigjiozet kanë bërë recensione për të, por “Le Monde” e Parisit e ka futur në listën e 100 librave më të mirë të shekullit XX.

Vepra ka frymëzuar edhe disa regjisorë, të cilët kanë realizuar filma artistikë bazuar mbi romanin më të famshëm të Kadaresë./ atsh / KultPlus.com

‘Shqiptarët janë vrarë me njëri tjetrin kur nuk kanë pasur me kë të luftojnë’

Fragment nga ”Gjenerali i ushtrisë së vdekur” nga Ismail Kadare.

Shqiptarët janë një popull i ashpër e i prapambetur. Atyre që kur janë foshnja, u vënë në djep pushkën, kështu që pushka bëhet pjesë e pandashme e jetës së tyre. Duke u bërë që në vogëli një pjesë e qenies së tyre, si një element bazë i jetës së tyre, pushka ndikon drejtpërdrejtë në krijimin e psikikës së shqiptarit.

-Por një gjë që njeriu e do dhe e adhuron me gjithë shpirt, natyrisht që ka qef edhe ta përdorë. Po përse mund të përdoret më mirë pushka?
-Për të vrarë njerëz. -tha gjenerali.

-Ashtu është. Shqiptarët gjithmonë kanë pasur dëshirë të vrasin ose të vriten. Ata janë vrarë me njëri-tjetrin kur nuk kanë pasur me kë të luftojnë. Ata në luftë i shtynë instikti i vjetër. Keni dëgjuar për gjakmarrjen? Kjo është një nevojë e diktuar nga natyra e tyre.

Në paqe ata trullosen si gjarpëri në stinën e dimrit. Vetëm në luftë e tregojnë plotësisht vitalitetin e tyre. Lufta është gjendja normale e këtij vendi. Prandaj ata në luftë janë të egër, të rrezikshëm dhe të bëjnë dëm më shumë seç duhet./ KultPlus.com