Ekspozita e artistit kosovar, Petrit Halilaj, në muzeun e ICRC-së në Gjenevë

Drejtoresha e ekspozitave dhe koleksioneve në Muzeun Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, Elisa Rusca, ka bërë të ditur se po prezantohet një ekspozitë me artistin pamor kosovar Petrit Halilaj, me titull ‘Histori të papërfunduara, shumë vullkanike mbi këtë pendë jeshile’ në Kryqin e Kuq Ndërkombëtar dhe Muzeu i Gjysmëhënës së Kuqe, në Gjenevë, Zvicër, shkruan albinfo.ch.

Në zemër të Vitit të Shëndetit Mendor, muzeu i ICRC-së prezanton një shfaqje solo të artistit Petrit Halilaj me një projekt të konceptuar në vitin 2021 nga galeria e artit Tate St Ives në Mbretërinë e Bashkuar që është ripërshtatur në Gjenevë.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më datë 17.09.2023. / KultPlus.com

“Shqiponja” e Ruzhdi Ibrahimit, në garë për SPC Photo Award, në Gjenevë

Në mesin e fotografive të ekspozuara është edhe fotografia e Ruzhdi Ibrahimit me titullin «La majesté de l’aigle royal« (Madhështia e shqiponjës së malit).

Ekspozita fotografike e SPC Photo Award Gjenevë i hap portat më 30 mars 2023, nga ora 17.00.

“Ejani dhe shijoni vlerat e fotografive artistike të ekspozuara. Takoni autorët e fotografive dhe bisedoni me ta në një ambient të këndshëm! Eja dhe voto nga 30 mars 2023 deri më 08 prill 2023! Ju keni mundësinë të vlerësoni fotografitë e ekspozuara!”, thuhet në njoftim.

Për votim kërkohet prania fizike në lokalet e ekspozitës. Aty pranohet një kartelë me nr. të sigurisë dhe secili vizitor i ekspozitës mund të votoj për tri fotografitë e preferuara.

Në mesin e fotografive me format të madh është  e ekspozuar edhe fotografia e Ruzhdi Ibrahimit me titullin «La majesté de l’aigle royal« (Madhështia e shqiponjës së malit).

Galeria “Humanit’Art” është një galeri e veçantë, e cila i kushtohet artit dhe ndodhet në mes të Gjenevës (Plainpalais).

Për informacione të aktualizuara mund të klikoni në faqen:
Concours / exposition de photographie à Genève (swissphotoclub.com)

Për konfirmimin e pjesëmarrjes në këtë faqe:
(6) SPC Photo Awards Geneva March 2023 | Facebook. / albinfo.ch / KultPlus.com

Del në shitje për 35 mln $ diamanti i fatit në Gjenevë


Një gur i çmuar i rrallë, i cilësuar ndryshe, diamanti i fatit pritet të dalë në ankand në Gjenevë më 8 nëntor, në vlerën fillestare të rreth 35 milionë dollarëve. Me mbi 18 karat, guri i çmuar është diamanti më i madh rozë që është ofruar ndonjëherë për shitje në ankand.

Diamanti “Fortune pink”, një gur i çmuar jashtëzakonisht i rrallë gjigant, do të dalë në ankand në Gjenevë në nëntor, kur pritet të shkojë deri në 35 milionë dollarë.

Me mbi 18 karat, guri i çmuar me ngjyra të gjalla është diamanti më i madh rozë në formë dardhe që është ofruar ndonjëherë për shitje, tha shtëpia e ankandeve Christie’s.

Diamanti, i cili del në çekiç për herë të parë më 8 nëntor, është vlerësuar nga 25 deri në 35 milionë dollarë. Guri rozë, i formuar nga pika loti, i cili është montuar në një unazë të rrethuar nga një diamant i madh i bardhë në të dyja anët, peshon saktësisht 18.18 karat.

“Pesha në fakt i sjell fat pronarit të ri”, tha Angela Berden, specialistja e lartë e stolive të Christie.

“Është një gur i bukur, është jashtëzakonisht e rrallë të gjesh një diamant rozë të këtë madhësi,” tha ajo.
Christie’s theksoi se ky konsiderohej një numër me fat në Azi, ku nënkupton “prosperitet të caktuar”, duke thënë se pret që diamanti “të tërheqë interes nga koleksionistët në të gjithë globin”.

Në vitin 2018, Christie’s shiti Winston Pink Legacy 18,96 karatësh, i cili grumbulloi mbi 50 milionë dollarë, çmimi më i lartë për karat i paguar ndonjëherë për një gur të llojit të tij. / Ora news / KultPlus.com

Gazeta “Le Temps” e Gjenevës citon vargjet e Agim Vincës



Gazeta numër një e Gjenevës “Le Temps” (Koha), në numrin e së dielës
(17 janar 2021), në një artikull me titull “Poezi për të mësuar
frëngjishten”, citon vargjet e poetit Agim Vinca
.

(https://www.letemps.ch/culture/poesie-apprendre-francais)

Duke folur për punën e Teatrit “Spirale” (le Théâtre Spirale), që
vepron në kuadër të Universitetit Popullor Shqiptar (Université
populaire albanaise), të cilin e drejton Albana Krasniqi-Malaj, citon
në frëngjisht vargjet e poezisë “Zogjtë” të Vincës: “Të vetmit
udhëtarë që i kalojnë kufijtë pa pasaportë. Atyre kurrkush s’ua
kontrollon valixhet / Atyre kurrkush s’ua censuron letrat / Atyre
kurrkush s’ua konfiskon këngët / Gjuha e tyre s’njeh kufi”.

Së pari në gjuhën shqipe, pastaj në përkthim frëngjisht, thuhet në
këtë shkrim, kjo poezi e Agim Vincës hap festimet e Pritjes, e para
nga dy podkastet e arritshme lirisht në faqen e internetit të Teatrit
Spirale (https://www.theatrespirale.com/attente/). Goditjet
përkëdhelen në fluturimin e këtyre “ambasadorëve të qiellit”, ndërsa
një zë gruaje ndjek me gëzim me rimën “Tri mace të vogla, kapele
kashte, fjetje etj.”.

Universitetit Popullor Shqiptar bën një punë të mirë në afirmimin e
vlerave të letërsisë dhe kulturës shqiptare te mërgimtarët tanë, por
edhe te publiku zviceran. / KultPlus.com

Protestohet tek Konsullata e Kosovës në Gjenevë, kërkohet lehtësimi i procedurës së votimit për diasporën

Hyrja e konsullatës së Kosovës në Gjenevë u mbushë me qese mbeturinash.

Këtë e bënë studentët shqiptarë të këtij qyteti zviceran.

Kjo, në shenjë proteste pasi që kërkojnë të lehtësohet procedura e votimit për diasporën.

Në këtë formë si është tash, konsiderojnë se vota e tyre është e pa vlefshme./gazetaexpress/ KultPlus.com

Gratë e Diasporës takim në Gjenevë: Pjesëmarrja e grave dhe vajzave në Leadership

Shoqata Internacionale “Women Alb World” me seli në Gjenevë, Zvicër, ka organizuar aktivitetin me temë: “Pjesëmarrja e grave dhe vajzave në Leadership, shembull integrimi për Komunitetin Shqipfolës”.

Eventi u organizua këtë të shtunë me të pranishëm në sallë gra e vajza nga diaspora, si dhe lidhje nëpërmjet internetit.

Takimi është transmetuar në lidhje “live” në faqen zyrtare Facebook të Presidentes së shoqatës “Women Alb World”, Mirela Mezani.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte evidentimi dhe bashkëveprimi i grave në leadership si shembuj integrimi dinjitoz nga oportunitetet që ofrohen në Zvicër./diasporashqiptare/ KultPlus.com

Në Gjenevë vazhdojnë protestat kundër racizmit

Rreth 10,000 njerëz demonstruan në Gjenevë të martën kundër racizmit dhe dhunës policore. Ngjarja përkon me ditën e fundit të funeralit të George Floyd, afrikano-amerikani i vrarë nga një polic i bardhë.

“Heshtja vret”, “Unë jam e zezë, unë ekzistoj” ose “Pa drejtësi, nuk ka paqe”, janë disa nga shkrimet që mund të lexohen në pankartat e mbajtura nga demonstruesit, sidomos të rinjtë, të cilët iu përgjigjën apelit të Black Lives Matter një organizatë e krijuar nga Zvicra romande,  e krijuar pas vrasjes së George Floyd më 25 maj në Minneapolis.

“Ne marshojmë së bashku për një botë më të mirë, ku pabarazia racore nuk ka vend,” tha një nga organizatorët e rinj, i duartrokitur nga turma.

Manifestuesit gjithashtu denoncuan racizmin dhe dhunën e policisë edhe në Zvicër.

Demonstrata është e para në Gjenevë që nga lehtësimi i masave kundër koronavirusit.

Për të zbatuar rregullat, njerëzit ishin të ndarë në grupe prej 300 vetësh, aq sa janë të lejueshme sot tubimet.

Shumica e të pranishmëve mbanin maska ​​dhe përdornin denzifektant për duart.

Protesta të ngjashme ka patur tashmë në Neuchâtel, Biel, Bern, Basel, Zyrih dhe Lausanne. /KultPlus.com

Shqiptarët në Gjenevë, shembull i kultivimit të kulturës kombëtare

Me moton “Një komb-Një gjuhë”, komuniteti shqiptar në Gjenevë të Zvicrës zhvilloi dje një aktivitet kulturor, ku u prezantua kultura, veshjet e identiteti kombëtar i ruajtur në breza.

Duke qenë se komuniteti shqiptar në Gjenevë i organizuar në shoqata dhe organizata të ndryshme të Zvicrës, bashkërisht kanë shënuar një event kulturor me vlera kombëtare. Për nder të këtij eventi gjithëkombëtar, krahas programit kulturo artistik, janë zhvilluar edhe aktivitete tjera përcjellëse, me këngë e poezi të ndryshme, duke u angazhuar shumë të rinj të viseve të ndryshme shqiptare, e që përkohësisht jetojnë dhe punojnë në Zvicër.

Shumë mërgimtarë u mblodhën në këtë event ku nuk munguan vallet dhe këngët shqipe dhe shumë prej tyre u mahnitën me organizimin e kësaj mbrëmje. Ata u shprehnin se nuk është vonë kurrë të këndohet dhe të festohet për shqiptarët, e në veçanti për flamurin kuq e zi. /Albinfo.ch. / KultPlus.com

Fotografia e Ismet Mjaki
Fotografia e Ismet Mjaki
Fotografia e Ismet Mjaki

“Rrënjët nuk humben, ato kultivohen”, kremtohet në Gjenevë 11-vjetori i Pavarësisë së Kosovës

Nën moton “Rrënjët nuk humben, ato kultivohen” Universiteti Popullor Shqiptar në Gjenevë kremtoi me një pritje festive 11-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

E veçanta e kësaj pritje ishte prania e grupit “Vëllezërit arbëreshë”, të ftuar enkas nga UPSH, në shenjë falënderimi për ruajtjen e gjuhës e kulturës arbërore në diasporë.

Publiku i shumtë në sallë, me banim në Zvicër, shihte te përfaqësuesit arbëreshë vetveten, me problemet e largimit nga atdheu, të përpjekjeve të vazhdueshme për ruajtjen e gjuhës dhe trashëgimisë kulturore, me dekadat e largimit, me brezat që lindin e rriten në diasporë, me dilemën e kthimit, me pakënaqësitë për mirënjohje për kontributin e dhënë, me zhgënjimet e vazhdueshme dhe me paradoksin e dashurisë së pamasë për vendin me brenga.

Arbëreshët fillimisht vizituan misionin e Shqipërisë në Gjenevë, ku u pritën nga ambasadorja shqiptare në OKB, Ravesa Leshi, për të vazhduar më pas me pritjen e qindra mërgimtarëve në sallën “Gandi” në qendër të Gjenevës dhe në mbyllje me një vizitë në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë, ku u pritën nga konsulli i saj i përgjithshëm, Ramadan Avdiu.

Të pranishëm ishin po ashtu edhe personalitet të larta të botës shqiptare e zvicerane, nga fusha e artit, shkencës e politikës.

Deputeti i Parlamentit të Zvicrës, Carlo Sommaruga, theksoi në fjalën e tij se në këtë përvjetor vlen të përkujtojmë rolin e Zvicrës në pavarësinë e Kosovës.

Ai u shpreh se ndihet i nderuar kur në arenën politike zvicerane ka gjithnjë e më shumë të zgjedhur me origjinë shqiptare.

Ambasadori Ilir Gjoni, në fjalën e tij tha se “Kosova e fitoi betejën e luftës, tani i mbetet të fitojë betejën e paqes”. Ai vlerësoi lart rolin e mërgatës duke vendosur paralele simbolike midis arbëreshëve dhe diasporës së sotme.

Kënga qytetare e interpretuar me mjeshtëri nga Mimoza Nazarko dhe trio e muzikantëve, tingujt dhe këngët e bukura të rapsodëve të Gjenevës, sollën një muze etnografik në miniaturë që i paraprinë fuqisë dhe haresë së këngës arbëreshe./k.s/KultPlus.com

Nezir Kraki: Kosova s’guxon të kënaqet me ecje, duhet vrapim

Në Universitetin e Gjenevës, sot duke filluar nga ora 18:30 do të mbahet një konferencë kushtuar Kosovës dhe sfidave te saj në 10 vjetorin e pavarësisë. Ligjërues do të jetë profesori shqiptar në Paris, Nezir Kraki.

Nezir Kraki në një prononcim për KultPlus, ka treguar se do të diskutohet dekada e parë e Kosovës si shteti i pavarur dhe demokratik.

“Në dekadën e parë si shtet i pavarur, Kosova ka arritur ta dëshmojë ekzistencën e saj si në rajon ashtu edhe në botë. Megjithatë, për arsye politike kryesisht të brendshme, ekzistenca e Kosovës si shtet serioz nuk ka shkuar deri në pikën e shpresuar. Ngecjet në bisedimet e pamenduara mirë me Serbinë kanë bërë që shumë shtete ta shohin çështjen e Kosovës si të pambyllur. Kjo na ka kushtuar pastaj me vonesa në rrugën e integrimeve sepse sikur u rihapen tema për të cilat ishte rënë dakord më herët”, është shprehur Kraki, për KultPlus.
Tutje ai thotë se ngërçet politike dhe qeveritë pa programe konkrete zhvillimore kanë bërë që shpresa për rimëkëmbje të zbehet, sidomos tek rinia.

“Në njëfarë formë, tranzicioni u tejzgjat nëse e marrim edhe periudhën e UNMIK-ut plus 10 vite pavarësi. Tash e tutje Kosova s’guxon të kënaqet me ecje, duhet vrapim, vrapim sprint madje për t’i zënë hapat e pabëre. Duhet që urgjentisht t’i ofrohet shpresë dhe dritë në fund të tunelit gjeneratës së parë të pasluftës. Nëse edhe ata zhgënjehen, atëherë ndërtimi i shtetit konsiderohet dështim total. Pavarësinë e kemi, duhet ta bëjmë shtetin”, përfundoi ai për KultPlus./ KultPlus.com

“Ditët e Kulturës Shqiptare” u mbajtën edhe në Gjenevë

Komuniteti shqiptar me seli në Gjenevë të Zvicrës, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore Shqiptare me seli në Cyrih, në mbështetje të Ministrisë për Diasporë dhe Investime Strategjike të Republikës së Kosovës, në Gjenevë, kanë organizuar Ditët e Kulturës Shqiptare në Diasporë.

Në kuadër të këtij aktiviteti kulturor pati ekspozitë pikturash, komedi dhe program muzikor me pika muzikore të muzikës qytetare dhe asaj moderne në gjuhën shqipe dhe gjermane, shkruan albinfo.ch. Pos pjesëmarrësve të shumtë nga komuniteti shqiptar në Zvicër morri pjesë edhe zëvendësministri i Ministrisë së Diasporës, Faruk Nura.

Zëvendës ministri Nura, ka thënë me këtë rast se kjo ministri i qëndron në krah çdo aktiviteti që zhvillohet nga mërgata kosovare dhe se Ditët e Kulturës, janë një ngjarje që meritojnë një përkrahje të veçantë pasi organizohen nga një qendër e cila është drejtpërdrejtë e lidhur me ministrinë dhe që kanë për qëllim të bëjnë bashkë gjithë diasporën në aktivitete kulturore dhe artistike me çka e mbajnë gjallë kulturën tonë edhe jashtë vendit.

“Ministria e diasporës pos përkrahjes së diasporës në aktivitete kulturore, përkrah edhe çdo iniciativë që vjen nga diaspora në investime dhe zhvillim ekonomik, pasi që me këtë pos që ndihmohet diaspora ndihmohet edhe zhvillimi ekonomik i Kosovës”, ka thënë zv. Ministri Nura, dike potencuar se gjatë qëndrimit në Zvicër ka pasur shumë takime që ndihmojnë investimet nga diaspora në Kosovë.

E Ridvan Murati, drejtor i Qendrës Kulturore në Cyrih, ka theksuar se kjo qendër grumbullon shumë artistë shqiptarë nga e gjithë Zvicra gjermane, dhe në saje të entuziazmit e punës së madhe të këtyre artistëve, zhvillohen aktivitet të ndryshme kulturore siç janë Ditët e Kulturës së Diasporës.

“Prej këtij viti krahas Zvicrës gjermane, aktivitetet tona i kemi shtrirë edhe në atë franceze siç është ky aktivitet në Gjenevë ku jemi mirëpritur shumë mirë nga mërgimtarët. Kurse në të ardhmen do të shtrihemi edhe në Zvicrën italiane”, është shprehur Murati, duke shprehur gatishmërinë e kësaj qendre të bashkëpunojë edhe me qendrat simotra në vendet tjera ku janë krijuar si dhe me shoqata tjera që grumbullojnë mërgimtarë shqiptarë.

Qendra Kulturore e Cyrihut në Gjenevë ka prezantuar një ekspozitë me piktura, pastaj ka prezantuar komedinë “stacioni 17 b” si dhe programin muzikor të përgatitur nga grupi Lyra dhe të rinjtë./ KultPlus.com