Sonte bëhet e ditur kush do ta përfaqësojë Shqipërinë në ‘Eurovision’ – nata finale e Festivalit të Këngës

Nata finale e Festivalit të Këngës në RTSH do të fillojë sonte nga ora 21:00, shkruan KultPlus.

Dy netët e kaluara u përcollën me performanca të magjishme, të cilat i dhanë një tjetër ndriçim skenës së madhe të festivalit.

Pjesëmarrësit, të cilët janë në garë për çmimin e madh, do e përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e radhës të kontekstit muzikor “Eurovision”.

Ky është edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës dhe në garë janë Kelly, Mirud, Urban Band, Evi Reci, Kastro Zizo, Ester Zairi, Viola Xhemaili, Eldis Arrnjeti, Kejsi Rrustja, Xhuli Pjetraj, Olimpia Smajlaj, Shega, Gjergj Kaçinari, Denis Skura, Endri&Stefi Prifti, Janex, Ronela Hajati, Sajmir Çili, Rrezarta Smaja, Alban Ramosaj, të cilët dhuruan momente madhështore me performimin e tyre në dy netët e para.

Sabri Fejzullahu, Mihrije Braha, Naim Abazi, Pirro Çako, Gili e Irma Libohova ishin në mesin e artistëve që performuan mbrëmë së bashku me këngëtarët që janë në garë. /KultPlus.com

May be an image of text

Ministri Quni nderoi me mirënjohje Gjergj Kaçinarin dhe Sylë Zhitinë

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ka nderuar me mirënjohje post mortum kompozitorin e njohur Gjergj Kaçinarin dhe veprimtarin e çështjes kombëtare, Sylë Zhitinë, shkruan KultPlus.

Përderisa Kaçinari njihet për kompozimet e tij muzikore, kontributin në film e teatër, ai poashtu ka hyrë në historinë shqiptare nëpërmjet udhëheqjes së Orkestrës së parë muzikore ushtarake të ish-Trupave të Mbrojtjes së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në anën tjetër, Sylë Zhitia kishte dhënë kontribut nëpërmjet punës në Ministrinë e Mbrojtjes dhe të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Në nderim të kontributit të tyre, ministri Quni dhuroi mirënjohjet post-mortum për këta dy personalitete të rëndësishme shqiptare, duke ia dhuruar familjarëve të të dyve.

“Me këtë rast, ministri Quni priti anëtarët e familjeve Kaçinari dhe Zhitia, duke u shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin më të lartë për ish- bashkëpunëtorët e tij, duke u theksuar se të gjitha të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së janë dhe do të jenë të ndërlidhur me kontributin e çmuar të profesor Gjergjit,  Sylës dhe të gjithë ish- bashkëpunëtorëve e bashkëveprimtarëve të cilët fizikisht nuk janë në mesin tone”, thuhet në njoftimin e ministrit të Mbrojtjes, Anton Qunit.

Teksa familjarët e falenderuan për këtë vlerësim, historia do të ketë përherë vend për kontributin e Kaçinarit dhe Zhitisë. / KultPlus.com