Për pesë muaj, mbi 5,500 kosovarë morën leje pune në Gjermani

Që nga zgjerimi i Rregullores së Ballkanit Perëndimor nga qeveria gjermane në qershor të këtij viti është dyfishuar numri i punëtorëve nga rajoni në Gjermani.

Nga qershori deri në nëntor 2024, autoritetet gjermane dhanë 25.000 leje pune për qytetarë nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja, Mali i Zi, aq sa për të gjithë vitin e kaluar, raporton DW.

Sipas informacioneve, shumica e punëtorëve migrantë kanë ardhur nga Kosova (5,564) dhe Serbia (4,239).

Kërkohet zgjerim i Rregullores

Të dhënat dalin nga përgjigja e Ministrisë Federale të Punës sipas një kërkese të liberalëve. Rregullorja e Ballkanit Perëndimor e ofruar nga qeveria gjermane në vitin 2016 u ofrua për të ulur numrin e kërkesave për azil nga vendet e Ballkanit.

Ajo cilësohet si “sukses i plotë” nga zëvendëskryetari i partisë liberale, Konstantin Kuhle, i cili kërkoi madje rritjen edhe më tej të kontingjentit të punëtorëve jo vetëm nga Ballkani, por edhe vende të tjera.

“Kuptimi i kësaj rregulloreje të Ballkanit Perëndimor është që duke lehtësuar qasjen në tregun gjerman të punës të reduktojmë migracionin e parregullt në sistemin e azilit”, është shprehur Kuhle.

Kjo rregullore mundëson marrjen e vizës së punësimit në Gjermani pavarësisht kualifikimit. Kusht për këtë është një ofertë konkrete pune apo një kontratë pune. /DW/ KultPlus.com

Kryeministri Kurti vazhdon vizitën në Gjermani, sot taket me mërgatën tonë atje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon edhe sot vizitën e tij dyditore në Gjermani, ku të shtunën është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në Berlin, ku ka marrë pjesë në kongresin e Partisë Socialdemokrate. Kurti  do të vijojë sot takimet me mërgatën tonë në Gjermani.

Kryeministri Kurti, në margjina të Kongresit të SPD-së, pati takime edhe me Sekretaren e Përgjithshme të Internacionales Socialiste, Benedicta Lasi, si dhe me kryetarin e SPD-së, njëkohësisht deputet i Bundestagut gjerman, Lars Klingbeil.

Bëhet e ditur se me sekretaren Lasi, u diskutua mbi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit brenda familjes politike të spektrit të majtë socialdemokrat dhe promovimit të vlerave të përbashkëta të demokracisë, drejtësisë e barazisë për të gjithë.

Kryeministri Kurti, dje në takim me kryetarin e SPD-së Klingbeil, ka thënë se rajoni përket brenda Bashkimit Evropian, e Kosova është e përkushtuar në përmbushjen e aspiratës së saj për anëtarësim në BE, ku dhe e ka bërë hapin e parë duke aplikuar për anëtarësim. Në lidhje me dialogun, ai theksoi se Kosova vijon të mbetet konstruktive e aktive në proces, drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe njohjen reciproke, thuhet tutje në njoftim.

Të shtunën kryeministri Kurti kishte takime edhe me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz. Ai tha se me kancelarin e bëjnë bashkë marrëdhëniet e forta bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, angazhimi i përbashkët në Procesin e Berlinit dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe bindjet tona socialdemokrate./rtk/KultPlus.com

1,4 miliardë dollarë dëmshpërblime për të mbijetuarit e Holokaustit

Gjermania do të rrisë kompensimin për të mbijetuarit e holokaustit në mbarë botën në 1,4 miliardë dollarë vitin e ardhshëm.

Në një deklaratë nga institucioni, i cili merret me kërkesat në emër të viktimave hebreje të epokës naziste, thuhet se është vendosur të paguhen 888,9 milionë dollarë për ofrimin e kujdesit në shtëpi dhe shërbimeve mbështetëse për viktimat e dobëta dhe të cenueshme të holokausti si rezultat i negociatave me Ministrinë gjermane të Financave.

Përveç kësaj, sipas Konferencës mbi Kërkesat Pronësore Hebreje kundër Gjermanisë, është vërejtur një rritje prej 175 milionë dollarësh në pagesat simbolike për fondin ”Hurtship” për 128 000 të mbijetuar të Holokaustit në mbarë botën.

Gjithashtu theksohet se totali prej 1,4 miliardë dollarë do të paguhet përmes planeve dhe programeve të ndryshme./ atsh / KultPlus.com

Eliana Kallo ngre në këmbë publikun dhe jurinë e ‘The Voice” në Gjermani

Shqiptarja Eliana Kallo po komentohet për ngjyrat e saj të zërit kumbues, duke pushtuar skenën e “The Voice Kids Germany”.

Është Eliana Kallo, vajza shqiptare që po bën shumë “zhurmë” në Gjermani. Madje, ajo po komentohet për ngjyrat e saj të zërit kumbues, duke pushtuar skenën e “The Voice Kids Germany”, shkruan albinfo.ch.

Që në paraqitjen e parë, në audicionet e fshehta, Eliana goditi fort me këngën  Gayle – Abcdefu, këngë kjo e vështirë, që në vete do përveç zërit, edhe mjeshtri të veçantë, që të dyja këto vlera i gëzon ajo.

Ishte juria ata që u habitën me performancën e saj, juri kjo e përbërë nga 5 persona, emra të njohur të skenës muzikore botërore, të cilët pa hezituar shtypën butonin “PO”, duke dhënë sinjal pëlqimi që ta kenë në ekipin e tyre, si Lena Meyer-Landrut, Sasha, Max Giesinger dhe dy anëtarët e grupit “Meine Freunde”. /Albinfo.ch / KultPlus.com

Performanca e Elianës fiton një zhurmë me katër drejtime nga trajnerët.

Hapet e ekspozita e piktorit Kamuran Goranci në “Galerie im Alten Pfandhaus” në Köln të Gjermanisë

Hapja e ekspozitës të piktorit Kamuran Goranci në “Galerie im Alten Pfandhaus” në Köln të Gjermanisë është organizuar me ftesë zyrtare nga URAKult e.v. e cila është Shoqatë kulturore e cila që 8 vite me radhë realizon me mjaftë sukses shkëmbime kulturore në mes të Gjermanisë dhe vendeve të Europës Juglindore.

Veprat e ekspozuara të piktorit janë të konceptuara me termin filozofik “Kod”.

Kompozicion VI, akrilik në pëlhurë,  100 x 80 cm, 2022

Para artdashësve gjerman piktori Kamuran Goranci prezantohet me ciklin e veprave kryesisht të realizuar në dekadën e fundit e cila është karakterizuar me shumë ngjarje sa dramatike po aq edhe tronditëse për tërë globin botëror.

Veprat e ekspozuara kryesisht ngërthejnë një gjuhë të një fryme moderniste transavangardiste të lëvizjeve moderniste që kryesisht janë paraqitur pas artit standard europian në atë amerikan e cila do jetë dominante me izmat më bashkëkohore të artit botëror duke filluar me informelin, ekspresionizmin abstrakt të Roshenbergut e deri tek trendet më moderne. Kjo ekspozitë e piktorit Kamuran Goranci është një përpjekje për realizim të imazheve, motiveve më karakteristike të nënqiellit tonë duke e shpërfaq përmes tri elementeve figurative më parësore: përmes ngjyrës-koloritit, sipërfaqës dhe dritës. Në këtë trikonomi mbarshtrohet i tërë opusi krijues, përkatësisht veprat të realizuara dhe të ekspozuara me emërtim “Kod” para dashamirëve të artit në Galerin im Alten Phandaus Kartauserëall Koln.

Pra, koncepti i ekspozitës së piktorit Kamuran Goranci është mbarshtruar me veprat më karakteristike të realizuara në ketë periudhë sikurse edhe gjatë fazave të ndryshme kohore dhe gjithnjë duke i dhënë përparësi frymës së re filozofike, një fryme që për auditorin nuk është e kapshme, por gjithnjë len dilema dhe interpretime si te aspektit përmbajtësor po ashtu edhe të atyre artistik që arrihet përmes elementeve figurative. Në ketë vorbull filozofik autori tërësisht është liruar nga ana përmbajtësore dhe figurative të cikleve më të hershme, më konkrete dhe më të kapshme për syrin e cdo vrojtuesi. Pra, nga trajtimi real i imazheve të mjedisit ku jeton dhe krijon piktori ai tani gradualisht fillon këto pamje ti “tretë” në motive abstrakte, të pa konktretizuara dhe të pakapshme për syrin e kundruesit.

Është një qasje kur autori të bukurën orvatet ta paraqet si një idilë të fshehur në magmen e shpirtit të vet, në imagjinaten e shprehjes së tij artistike pa explorim. Por, gjithnjë, me paramendim që vrojtuesi përmes shikimit të veprave ta gjejë veten, t’i zbuloj fshehtësit artistike të cilat arrihen përmes elementeve të artit dhe cdo njëri mund ta shijoj në mënyrën e vet.

Apo sic thotë edhe kuratori i ekspozitës Zeni Ballazhi në shkrimin e tij të parathënies së katalogut: “…Të gjitha pikturat në këtë rast solemn janë të punuara mbi ndjeshmërinë dhe harmoninë, të cilat tani janë të pranishme dhe të koduara nga aspekti artistik, duke fiksuar përfundimisht realitetin, imazhet dhe emocionet e tij në strukturat e ëndërrave të tij”.

Kompozicion XIV, akrilik në pëlhurë, 40×40, 2022

Kamuran Goranci, në mënyrë kontinuele e vazhdon trajtimin e këtyre motiveve por gjithnjë duke pasur parasysh dhe duke e vërë në spikamë hapësirën kolosale lirisht mund të themi me atë të botës së tij të përmbushura me imazhe dhe emocione në strukturat e ëndërrave të tij. Të gjitha këto artisti i mpleks në vetë strukturën koloristike dhe në elementin e dritës e cila jo vetëm që i definon format e trajtuara figurale por shkrihet në atë tërësi koloristike duke e vë në spikamë akoma e më shumë raportet koloristike e kontrastive të këtyre veprave të ekspozuara gjithnjë në konceptin “Kod”.

Kompozicion III, akrilik në pëlhurë, 100×80, 2022

Kamuran Goranci, i lindur në Prizren. Fakultetin e Arteve e kreu në Universitetin e Prishtinës, në Degën e Pikturës, në klasën e profesor Muslim Mulliqit. Magjistraturën e kreu në Beograd, në vitin 1981, dhe e fitoi titullin akademik magjistër i pikturës. Ka punuar në cilësin e profesorit në shumë shkolla të mesme si dhe Kolegje private dhe në Fakultetin e Arteve në Prishtinë në cilësinë e pedagogut për lëndët profesionale në Departamentin e Artit Figurativ.

Ka qenë themelues dhe Drejtor i Galerisë së Arteve “Vizioni i Ri 2000” në Gjakovë (2000 – 2009), pastaj Udhëheqës i Divizionit të Arteve SMP-re nëMKRS-ë Prishtinë (2002 – 2011, Drejtor i Departamentit të Kulturës në MKRS Prishtinë (2011 – 2015). Ka realizuar edhe projekte kulturore artistike që nga viti 2001 – 2022 si: Kursi i Talentëve të Rinj. Gjakovë (2000), Kampi Veror Multikulturor i të Rinjve – Gjakovë (2001 – 2004), “Kultura dhe arti në procesin Edukativo-Arsimor”, Gjakovë (2004).

Ka qenë edhe producent i tri projekteve filmike: Etjet e Kosovës (2005), Anatema (2006), Tri dritare dhe një varje (2014). Në  vitin 2017, është iniciator, bashkëthemelues dhe kryetar i Asociacinit të Artistëve Vizual të Kosoves.

Kompozicion, IV, akrilik në pëlhurë, 100×80, 2022. / Shkruan: Prof. Dr. Hivzi Muharremi / KultPlus.com

Gjermanët publikojnë shifrat se sa kushton rritja e një fëmije deri në 18 vjeç

Mesatarja e shpenzimeve për rritjen e një fëmije deri në moshën 18 vjeçare në Gjermani është rreth 150 mijë euro.

Sipas një hulumtimi të publikuar nga Enti Federal i statistikave gjermane, deri në moshën gjashtë vjeçare, shpenzimet mujore janë rreth 587 euro në baza mujore, ku përfshihen ushqimi, pelenat, lodrat, akomodimi dhe veshmbathjet dhe nuk përfshihen pajisjet fillestare për foshnjat që kushtojnë rreth 3.000 euro, si dhe kostot e mundshme të kujdesit.

Një vend në kopsht kushton rreth 400 euro, por shuma ndryshon nga rajoni në rajon.

Nga regjistrimi në shkollë deri në moshën 12-vjeçare financohen udhëtimet me pushime, hobi dhe udhëtime shkollore, si dhe festimet e datëlindjeve. Telefonat inteligjentë, tabletët dhe kompjuterët, së bashku me ndërgjegjësimin për markën, po bëhen më të spikatur tek fëmijët dhe kjo ka një çmim.

Kështu, një nxënës shkolle u kushton prindërve të tij rreth 686 euro në muaj, ku gjithashtu nuk përfshihen pushimet vjetore, kujdesi, hobi dhe të ngjashme.

Nga mosha 12 deri në 18 vjeç, shpenzimet rriten sërish në 784 euro për fëmijë në muaj. / KultPlus.com

‘Virgjëresha Shqiptare’ me premierë në Gjermani, Rina Krasniqi: Një nder dhe privilegj

Filmi shqiptar ‘Virgjëresha Shqiptare’ do të ketë premierën në Gjermani më 9 shkurt 2023, përcjell KultPlus.

Por, mbrëmë, ekipi i filmit ka festuar premierën e filmit në Gjermani ku kanë përjetuar një eksperiencë plotë ngrohtësi e në prani të komunitetit shqiptar.

Rina Krasniqi, aktorja e cila luan rolin kryesor në këtë film, përmes një statusi në rrjetin social facebook, është shprehur se ky ishte një nder dhe privilegj, teksa falënderon mbështetjen e komunitetit shqiptar.

“Një nder dhe privilegj. Një shtëpi plot dhe një eksperiencë plot ngrohtësi teksa festuam premierën e filmit tonë në Gjermani, duke e përfunduar atë me praninë dhe mbështetjen e komunitetit tonë madhështor shqiptar, të cilin i falënderoj thellësisht për mbështetjen e tyre të pandarë! Për ekipin tim dhe kastin tim, shtylla kurrizore e këtij projekti. Ndiqeni filmin që shfaqet në Kinemanë Gjermane duke filluar këtë të enjte më 09.02. / KultPlus.com

Anila Aliu duke performuar në Gjermani, ndihet e nderuar që realizoi një recital dyorësh

Pianistja nga Kosova, Anila Aliu, ka performuar në Bad Honnef-Aegidienberg të Gjermanisë, duke luajtur një recital të sofistikuar me vepra të Beethoven-it, Liszt-it, Chopin-it, Schuhmann-it dhe Lyapunovit, shkruan KultPlus.

Pas performancës, Aliu mori edhe vëmendjen e mediave gjermane, derisa kjo e fundit falënderoi të gjithë të pranishmit dhe ata që e bën të mundur realizimin e këtij festivali.

Postimi i plotë i saj:

“Kënaqësi dhe nder i madh të bëja hapjen dhe të performoja recital dy orësh në festivalin prestigjioz Coppeneur në Bonn të Gjermanisë. Thellësisht mirënjohëse drejtorit të festivalit z. Prof. Dieter Lüttke, z. Oliver Coppeneur, znj. Christa Lüttke, portaleve dhe mediave të cilët ishin të pranishëm, si dhe publikut të mrekullueshëm gjerman. Shihemi herën tjetër BONN🤍🎹 Me të vërtetë i nderuar që kam hapur dhe luajtur një recital 2 orë në një festival kaq prestigjioz siç është Coppeneur! Faleminderit BONN për gjithë dashurinë dhe mbështetjen!!!”, thuhet në postimin e saj.

Përveç vëmendjen e audiencës, Aliu mori edhe vëmendjen e shtypit gjerman, të cilët shkruan për të, duke thënë se gjatë performancës ajo shfaqi një prezencë të madhe skenike. /KultPlus.com

Studentët në Gjermani krijojnë veturën më të shpejtë elektrike deri më tani

Rimac Nevera dhe Tesla Model S Plaid vijnë në mendje kur flasim për EV-të me përshpejtimin më të shpejtë, pasi të dyja arrijnë 100 kilometra për orë në më pak se dy sekonda.

Disa studentë kanë krijuar një EV që peshon vetëm 173 kilogramë falë përmasave të vogla të konstruksionit me fibër karboni, transmeton Telegrafi.

Makina e zhvilluar nga GreenTeam me 20 studentë nga Universiteti i Stuttgart, njihet me emrin E0711-11 EVO.

Ajo që ka më shumë rëndësi janë specifikimet teknike, me motorët me katër rrota që prodhojnë së bashku 180 kilovat (241 kuaj fuqi). Sigurimi i lëngut është një paketë baterie e ftohur me ajër me një kapacitet prej 7,67 kWh në një EV të vogël që ka lëvizje me të gjitha rrotat dhe një monokok plastik të përforcuar me fibër karboni.

“Rekordi Botëror i Misionit” nga Forderverein GreenTeam Uni Stuttgart e.V. ka përfunduar me sukses pasi EV-ja e vogël vendosi një rekord të ri botëror për makinën elektrike me përshpejtimin më të shpejtë në botë. Më 6 tetor, përfaqësues nga Rekordi Botëror Guinness ishin në Baden-Württemberg për të konfirmuar përshpejtimin marramendës. Makina arriti 0 deri në 62 milje për orë (100 kilometra për orë) në 1.461 sekonda.

Ndërsa videoja nuk është veçanërisht emocionuese, është e vështirë të përmbledhësh një performancë të tillë në kamerë, sepse duhen vetëm disa hapa syri.

Për të vënë në perspektivë kohën e sprintit, E0711-11 EVO është dukshëm më i shpejtë se një makinë garash e Formula E, së cilës i duhen rreth 2.8 sekonda për të arritur shpejtësinë 100 km/h nga vendi. / KultPlus.com

Hapet shkolla e re e mësimit të gjuhës shqipe në Kaufbeuren, Gjermani

“Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë” në Bavari (LAPSH), me mbështetjen e Konsullatave Shqiptare në Mynih, si dhe në bashkëpunim të ngushtë me “Shoqatën ILIRIA” Kaufbeuren organizon  ceremoninë e hapjes së Shkollës Shqipe në Kaufbeuren, ditën e shtunë, më 24.09.2022 në ora 12:00.

Mësimi në kë shkollë shqipe do të zhvillohet me mësuese Eva Krypca çdo të premte nga ora 14:30 deri në 16:30, në adresën: Beethovenschule, Gartenzwerg 22, 87600 Kaufbeuren.

Për më tepër informacion mund të kontaktoni në: [email protected] ose në faqen e internetit: www.shkolla-shqipe.de. / Diaspora shqiptare / KultPlus.com

Mundësi e jashtëzakonshme për maturantët e Ferizajit, 12 Bursa të plota dhe Punësim i garantuar në Gjermani!

Kolegji Universum dhe Knappschaft Kliniken nga Gjermania kanë zhvilluar një akademi të përbashkët të arsimit profesional “Shkollim dhe Punësim në Gjermani”. Në kuadër të kësaj akademie, Kolegji Universum dhe Knappschaft Kliniken kanë hapur thirrjen për 12 BURSA TË PLOTA për maturantë për studime në Programin Infermieri në Kolegjin Universum (Kampusi Ferizaj).

Ky program përgatitor u shërben maturantëve të përzgjedhur që të ndjekin studimet në periudhën prej 18 muajsh (tre semestra) në Kolegjin Universum në Ferizaj, për të vazhduar më pas shkollimin e rregullt trevjeçar (ausbilding) në Gjermani. Kandidatët e suksesshëm që mbarojnë shkollimin (ausbildung), e kanë të siguruar punësimin në qendrat mjekësore që ka në menaxhim Knappschaft Kliniken.

Përzgjedhja e përfituesve do të bëhet përmes testit vlerësues dhe intervistes. Maturantët e përzgjedhur do të studiojnë vitin e parë në Kolegjin Universum dhe vazhdojnë vitin e dytë dhe të tretë në Gjermani. Aplikimi bëhet online përmes këtij linku https://bit.ly/3bvXNLG

Pra të gjithë maturantët e përzgjedhur përfitojnë:
– Shkollim FALAS në Programin Infermieri në Kolegjin Universum (Kampusi Ferizaj) dhe në Gjermani;
– Kurs FALAS të Gjuhës Gjermane në Universum;
– Asistencë për aplikim për vizë dhe qëndrim në Gjermani;
– Banim, sigurim shëndetësor dhe kushte për jetesë, të siguruara në Gjermani gjatë studimeve;
– Punësim i Garantuar në Gjermani;

APLIKO këtu https://bit.ly/3bvXNLG Për më shumë informata kontakto [email protected] ose ndiqni Kolegjin Universum në facebook & instagram

(Shkrim i sponsorizuar)

Shfaqen problemet sociale në Gjermani: Një në gjashtë vetë rrezikohet nga varfëria 

Vitin e kaluar, në Gjermani ishin në rrezik për të rënë në varfëri rreth 13 milionë vetë. Siç ka njoftuar Zyra Federale e Statistikave, mbi të gjitha janë të prekura familjet me një prind dhe personat që jetojnë vetëm.

Numri i njerëzve në rrezik të varfërisë në Gjermani ra vetëm pak në vitin 2021. Siç raportohet nga Zyra Federale e Statistikave, vitin e kaluar nga varfëria u rrezikuan rreth 13 milionë vetë. Kjo korrespondon me 15.8 për qind të popullsisë dhe ose me afërsisht një në gjashtë qytetarë që jetojnë në Gjermani. Në vitin 2020, kjo shifër ishte 16.1 për qind me 13.2 milionë vetë.

Sipas përkufizimit të BE, një person konsiderohet i rrezikuar nga varfëria kur ka më pak se 60 për qind të të ardhurave mesatare të të gjithë popullsisë. Në vitin 2021, ky prag ishte 15.009 euro neto në vit për një person që jeton vetëm në Gjermani, dhe 31.520 euro neto për dy të rritur me dy fëmijë nën moshën 14 vjeç.

Pamje problematike e situatës sociale në Gjermani

Në varësi të llojit të familjes, numri i njerëzve që jetojnë në familje me një prind dhe i njerëzve që jetojnë vetëm dhe që rrezikohen nga varfëria është dukshëm më i lartë se mesatarja kombëtare. Në vitin 2021, më shumë se një e katërta e njerëzve që jetonin në familje me një prind (26.6%) kërcënoheshin nga varfëria. Për njerëzit që jetojnë vetëm, kjo shifër ishte 26.8 për qind.

Për njerëzit që jetojnë në familje të përbëra nga dy të rritur dhe një fëmijë (9.0%) ose me dy fëmijë (11.4%) si dhe për familjet e përbëra nga dy të rritur pa fëmijë (11.5%), shkalla e rrezikimit nga varfëria në vitin 2021 ishte më e ulët se mesatarja kombëtare.

Në të kundërt, njerëzit që jetonin në një familje me dy të rritur me tre ose më shumë fëmijë kishin një shkallë të rrezikimit nga varfëria prej 23.6 përqind, dukshëm më e lartë se mesatarja kombëtare. Me 16.2 për qind, fëmijët dhe të rinjtë në Gjermani ishin më të rrezikuar nga varfëria se mesatarja.

Vitin e kaluar, bazuar në statusin mbizotërues të aktivitetit të personave 18 vjeç e lart, pothuajse një në dy persona rrezikohej nga varfëria në grupin e të papunëve, ose 47.0 për qind. Nga ana tjetër, ky proporcion ishte vetëm 8,6% tek ata që kryenin një veprimtari profesionale.

Një në pesë pensionistë rrezikohet nga varfëria

Për pensionistët, shkalla e rrezikut nga varfëria ishte 19.3 për qind. Në mesin e grave të moshës 65 vjeç e lart, rreziku i varfërisë ishte dukshëm më i lartë në vitin 2021 (21.0%) sesa tek burrat në të njëjtën grupmoshë (17.4%). Të ardhurat më të ulëta të grave në krahasim me burrat shpjegohen, për shembull, me ndërprerjen e karrierës profesionale dhe rrjedhimisht me të drejtat më të ulëta të pensionit, shpjegoi Zyra Federale e Statistikave. Gjithsej 16.5 për qind e femrave dhe 15.1 për qind e meshkujve rrezikoheshin nga varfëria në vitin 2021. /Express / KultPlus.com

G7 në Gjermani: Pesë miliardë dollarë për të rritur sigurinë globale të ushqimit

Udhëheqësit e G7-ës do të zotohen deri në pesë miliardë dollarë për të përmirësuar sigurinë globale të ushqimit, në sfondin e një krize urie të afërt, të shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë, tha sot një zyrtar amerikan.

Zyrtari konfirmoi marrëveshjen në kuadër të një samiti të G7-ës, në Gjermani, duke shtuar se SHBA do të japë më shumë se gjysmën e kësaj shume.

”Paratë do të mbështesin përpjekjet në mbi 47 vende, do të ndihmojnë në shpëtimin e jetëve përmes ndërhyrjeve të drejtpërdrejta humanitare dhe do të rrisin qëndrueshmërinë dhe produktivitetin e sistemeve ushqimore në mbarë botën, veçanërisht në rajonet e cenueshme”, tha zyrtari.

Lufta në Ukrainë, tashmë në muajin e saj të pestë, po parandalon largimin e grurit nga portet e vendit dhe po e bën ushqimin më të shtrenjtë globalisht, me ekspertët dhe grupet e ndihmës që paralajmërojnë për një potencial për zi buke në pjesë të Afrikës.

Moska fajëson sanksionet perëndimore për krizën ushqimore./ atsh / KultPlus.com

26 June 2022, Bavaria, Elmau: (L-Clockwise) Italian Prime Minister Mario Draghi, Canadian Prime Minister Justin Trudeau, French President Emmanuel Macron, German Chancellor Olaf Scholz, US President Joe Biden, Uk Prime Minister Boris Johnson, Japanese Prime Minister Fumio Kishida, European Commission Preisdnet Ursula von der Leyen and European Council President Charles Michel attend the working dinner at the G7 Summit at Schloss Elmau. Photo: Michael Kappeler/dpa

“MTV Europe Music Awards” këtë vit do të mbahet në Dusseldorf

MTV Europe Music Awards këtë vit do të mbahet në Gjermani.

MTV tha të martën se shfaqja e çmimeve do të zhvillohet më 13 nëntor në PSD Bank Dome në Dusseldorf.

Ceremonia e sivjetme do të shënojë herën e gjashtë që Gjermania është mikpritëse e ngjarjes.

MTV EMA nderon artistë nga e gjithë bota. Shfaqja e këtij viti do të transmetohet drejtpërdrejt në MTV në 170 vende.

“Nuk ka asnjë ngjarje tjetër si MTV EMA që lidh audiencën në çdo cep të botës me artistët e tyre të preferuar”, tha në një deklaratë presidenti i rrjeteve ndërkombëtare, studiove dhe transmetimit të Paramount, Raffaele Annecchino, përcjell Klankosova.tv

“Mezi presim të kthehemi në Gjermani për të sjellë së bashku yjet më të mëdhenj të sotëm dhe super fansat për festën më të mirë të muzikës globale”.

Pritësi i vitit 2022, interpretuesit dhe të nominuarit nuk janë shpallur ende.

Shfaqja e çmimeve 2021 u mbajt në László Papp Budapest Sports Arena në Budapest, Hungari. Saweetie priti ngjarjen, ku performuan Ed Sheeran, Maluma, Imagine Dragons dhe artistë të tjerë. / KultPlus.com

Piktori shqiptar Sali Allmuça, një histori suksesi në Gjermani

Qindra piktura, në të cilat dominojnë ngjyrat e fuqishme: e kuqja dhe bluja: Kjo të bie në sy në studion në Vupertal të piktorit Sali Allmuça. Përveç peizazheve nga atdheu dhe tablove tematike, Allmuça ka për zemër veçanërisht portretin, sepse siç thotë ai: “duke dashur t’u flasësh njerëzve, ti ke zgjedhur idenë për t’u folur atyre, po me shëmbëlltyra njerëzish. ”Ndërsa përmes kontrastit të ngjyrave ai sjell në Gjermani flladin mesdhetar. Piktori Allmuça vjen nga një familje tradicionale e Shqipërisë së Mesme.

Ai studioi në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe punoi si piktor filmi në Kinostudion “Shqipëria  e re“. Filmat e njohur si: “Një gjeneral kapet rob“, “Besa e kuqe“, “Dora e ngrohtë“, “Kur hapen dyer e jetës“, “Tre ditë nga një jetë“, “Rrethi i kujtesës“ etj kanë firmën e piktori Sali Allmuça. Paralelisht ai punoi edhe si lektor në Akademi për “Grafikë të Aplikuar”, deri sa në vitin 1990 do të largohej në drejtim të Gjermanisë, pikërisht në kohën, kur edhe shumë të tjerë kërkonin një jetë më të mirë jashtë Shqipërisë. Allmuça ndonëse ka përfituar mjaft nga jeta në Perëndim edhe sot e kësaj dite i mbetet mirënjohës shkollës dhe formimit të tij në Shqipëri.

Është e rëndësishme të jetosh i lirë, por edhe liria ka kufizimet e saj, thotë piktori Allmuça: “Arti ka forma shumë të holla për t`i kapërcyer të gjitha pengesat, që mund t’i bëjë një sistem diktatorial, si ai që kemi përjetuar.” Disiplina e punës ka qenë një nga tiparet thelbësore në formimin e tij, gjë që e ka ndihmuar atë edhe në specializimet e mëtejshme duke u radhitur në mesin e piktorëve bashkëkohorë perëndimorë. Ndoshta kjo ka bërë që ai në këto 30 vjet të jetë me një këmbë në atdhe dhe me një në Vupertal të Gjermanisë.

Si artist në profesion të lirë ai ka hapur mjaft ekspozita në Gjermani, veçanërisht në Vupertal. Distanca me atdheun nuk e ka penguar atë që të jetë i pranishëm dhe të ndjekë nga afër zhvillimet në Shqipëri. Por ajo çka vlerëson si artist në Gjermani dhe do ta dëshironte edhe për Shqipërinë, është përkujdesi për kulturën dhe trashëgiminë kulturore.

Atij i ka bërë veçanërisht përshtypje projekti në Dresden për rikthimin në origjinë të kishës së Zonjës së Madhe të shkatërruar nga bombardimet në fund të Luftës së Dytë Botërore. Për mua edhe Tirana është e dëmtuar deri në atë masë, sa nuk bëhet fjalë më për kthim të identitetit, dëmi është i pallogaritshëm, shprehet me keqardhje piktori. Për këtë arsye ai me iniciativën e tij, formoi Fondacionin për ruajtjen e kulturës kombëtare shqiptare. Ai punoi nga viti 2003 deri në vitin 2005 për ristrukturimin e Urës së Tabakëve, monument kulture i ndërtuar qysh në shekujt 17—18 në Tiranë.

Por, siç shprehet piktori tiranas, “arti ka qenë dhe ka mbetur një tribunë për të ngritur zërin në formën dhe në mënyrë që të lejon piktura për të shprehur atë, që ti e ndjen, atë se çfarë ndodh në shoqërinë shqiptare në përgjithësi dhe çfarë ndodh me globalizmin në botë në veçanti”. / Diaspora shqiptare / KultPlus.com 

Kurti në takim me presidentin e Kryqit të Kuq: Personat e zhdukur me forcë mbeten plagë e hapur e Kosovës që nga viti 1999

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon takimet në Konferencën e Sigurisë, e cila po mbahet në Mynih të Gjermanisë, shkruan KultPlus.

Në një takim me Presidentin e Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, Peter Maurer, Kurti hapi temën e të pagjeturve të Kosovës në luftën e fundit.

“Personat e zhdukur me forcë mbeten plagë e hapur e Kosovës që nga viti 1999. 1617 persona ende konsiderohen të zhdukur. Progresi në këtë fushë është i një rëndësie të madhe për të gjitha familjet e pikëlluara”, shkroi Kurti në “Twitter”.

I pari i ekzekutivit, diskutoi së bashku me presidentin Maurer, mënyrat se si KNKK mund të ndihmojë me përvojë dhe ekspertizë.

Kurti në këtë konferencë është shoqëruar nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. /KultPlus.com

Hapet konkursi letrar për mërgatë “Azem Shkreli”

Komisioni organizativ i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani dhe përfaqësuesi i familjes Shkreli konfirmojnë se edhe këtë vit do të organizohet Konkurs letrar për mërgatën “Azem Shkreli”.

Vendimi u bë publik pas mbledhjes së mbajtur më 30 janar 2022.

Nga juria profesionale do të ndahen dy shpërblime për dy veprat më të mira nga konkurruesit tanë shqiptarë në mërgatë: Veprën më të mirë në poezi, (Shpërblimi — 500 Euro) dhe veprën më te mirë në prozë, (Shpërblimi — 500 Euro). Të gjitha veprat duhet të jenë të botuara në vitin 2021. Autorët, veprat e tyre të botuara duhet t´i dërgojnë nga tri kopje(tri Libra të botuara) deri me dt. 20.03.2022, në adresën: Pal Sokoli Friedrich-Ebert-Str.136b  42117 Wuppertal”, thuhet në njoftim duke sqaruar se detajet për ceremoninë e shpalljes së fituesve do të publikohen në vijim. / KultPlus.com

Qyteti gjerman ku qiraja është vetëm 1 euro

Fuggerei, është një qytezë e cila ndodhet në Gjermani dhe duket si idealja për çdo njeri i cili kërkon të nisë një jetë të re, larg zhurmës, smogut e po ashtu shpenzimeve.

Mediat vendase thonë se në këtë zonë qiratë e shtëpive nuk kanë ndryshuar që prej vitit 1521 dhe ato janë vetëm 0.88 euro.

Fuggerei është një qytezë në Augsburg në Bavari, e cila ka vetëm 67 shtëpi, 142 apartamente, një kishë dhe pallatin administrativ. Fuggerei arrin 15.000 metra katrorë dhe është afër qendrës së Augsburger.

Referuar historisë së kësaj qyteze thuhet se ajo u ndërtua në vitin 1521 nga Jakob Fugger dhe prej asaj kohe nisi të popullohej. Jakob asokohe u bë mjaft i pasur pasi merrej me tregtinë metaleve dhe përmes marrëveshjeve ekonomike. E më pas vendosi të krijonte komunitetin.

Deri më sot Fuggerei mbetet vendi me qiranë më të ulët dhe mund të përballohet nga çdo njeri. / KultPlus.com


Skenat më prestigjioze të botës dhe koncertet e saj, Anila Aliu jep detaje për vitin 2022

Lajmet me suksese të jashtëzakonshme për pianisten nga Kosova, Anila Aliu, nuk kanë qenë të paktë këtë vit, pasi Aliu ka shënuar disa suksese të mëdha, shkruan KultPlus.

Paraqitja në disa koncerte dhe skenat më prestigjioze të botës, e kanë karakterizuar vitin 2021 për pianisten shumë të suksesshme Anila Aliun.

Koncerti i saj në Vjenë, i cili ishte paraparë të mbahej më 7 dhjetor të këtij viti, për shkak të gjendjes së për përkeqësuar me pandeminë u shty më 25 mars 2022, e detajet e këtyre koncerteve Anila i shpjegoi në një prononcim për KultPlus.

“Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me koncertin e planifikuar të mbahej në Gjermani më 12 dhjetor të këtij viti, por megjithatë u shty për 10 tetor, që të dy koncerte recitale (solo 90 minutëshe)”, shpjegon Aliu.

Ajo tutje shton se është ftuar nga presidenti i “Vienna International Pianists”, Stephan Moller në Teatrin Gesellschaft fur Musik.

“Në anën tjetër, në Gjermani jam ftuar nga festivali i mirënjohur i muzikës klasike “Klassik zu Gast bei Coppeneur” kur do të performojnë artistët e nivelit më të lartë”, thotë ajo.

Aliu shpreson që problemet me pandeminë të rregullohen dhe sallat të jenë të mbushur plotë, me mysafirë e fytyra eminente të muzikës si dhe skenës politike.

Edhe biletat pritet që të dalin në shitje së shpejti, derisa Aliu dhe sukseset e saj po vazhdojnë të jehojnë nëpër botë.

Së fundmi, pianistja nga Kosova është shpallur fituese e çmimit të parë në garat ndërkombëtare “Golden Classical Music Awaards”, ku performoi në një ndër sallat prestigjioze në botë “Carnegie Hall”. /KultPlus.com

“Të gjitha vendet ishin zënë kështu që u ulëm nga ana e fajit”

Eugen Berthold Friedrich Brecht i njohur profesionalisht si Bertolt Brecht, ishte një praktikues, dramaturg dhe poet gjerman i teatrit.

Ai pati sukseset e tij të para si dramaturg në Mynih dhe u transferua në Berlin në 1924, ku shkroi Opera Threepenny me Kurt Weill dhe filloi një bashkëpunim të përjetshëm me kompozitorin Hanns Eisler.

I zhytur në mendimin marksist gjatë kësaj periudhe, ai shkroi Lehrstücke didaktike dhe u bë një teoricien kryesor i teatrit epik (të cilin më vonë preferoi ta quante “teatër dialektik”) dhe të ashtuquajturin efekt V.

Gjatë periudhës naziste, Bertolt Brecht jetoi në internim, së pari në Skandinavi dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shtetet e Bashkuara, ku u mbikëqyr nga FBI dhe u thirr nga Komiteti i Dhomave të Aktiviteteve Jo-Amerikane. Duke u kthyer në Berlinin Lindor pas luftës, ai themeloi kompaninë e teatrit Berliner Ensemble me gruan dhe bashkëpunëtoren e saj për një kohë të gjatë, aktoren Helene weigel.

KultPlus më poshtë ua sjell një nga thëniet e tij të famshme:

“Të gjitha vendet ishin zënë kështu që u ulëm nga ana e fajit”. / KultPlus.com

Porosia e Merkelit në fjalën e lamtumirës

Pas 16 vjetësh në krye të qeverisë gjermane, Angela Merkel, ndahet me një ceremoni të madhe ushtarake.

Në këto 16 vjet të drejtimit të qeverisë Merkel kishte kaluar shumë kriza, prandaj edhe ajo quhej “kancelarja e krizave”. “Ishin 16 vjet plot ngjarje dhe sfida, që kanë kërkuar shumë prej meje, por edhe më kanë plotësuar”, tha Merkel.

Porosia e Merkelit në fjalën e lamtumirës Mbas 16 vjetësh në krye të qeverisë gjermane, Angela Merkel, ndahet me një ceremoni të madhe ushtarake. Në këto 16 vjet të drejtimit të qeverisë Merkel kishte kaluar shumë kriza, prandaj edhe ajo quhej “kancelarja e krizave”. “Ishin 16 vjet plot ngjarje dhe sfida, që kanë kërkuar shumë prej meje, por edhe më kanë plotësuar”, tha Merkel.

Angela Merkel, gjatë ceremonisë së ndarjes nga detyra, të enjten, më 2 dhejtor 2021, në Berlin.

Në fjalën e lamtumirës ajo përmendi tre krizat kryesore: atë të sistemit bankar, në vitin 2008, krizën e migracionit në vitin 2016 dhe atë të pandemisë së virusit corona. Ajo kujtoi parimin e qeverisjes së saj për “barazimin e interesave”, duke dëgjuar gjithmonë edhe palën tjetër. “Ju inkurajoj që ta shihni botën edhe me sytë e tjetrit dhe të merrnin perspektivën e tjetrit, edhe nëse ajo është jokomode”, porositi politikania demokristiane.

Angela Merkel, e ardhur në pushtet në vitin 2005, ishte e vetmja kancelare e Gjermanisë, që nuk humbi zgjedhjet, por u largua vetë. /DW/KultPlus.com

Deutschland | Großer Zapfenstreich für Bundeskanzlerin Angela Merkel

Vera Andrron Detin pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Mannheim

Vera Andrron Detin do të shfaqet nesër në Gjermani në edicionin e 70-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit – Mannheim, shkruan KultPlus.

Regjisorja Kaltrina Krasniqi, shkrimtarja Doruntina Basha dhe aktorja kryesore Teuta Ajdini Jegeni do të jenë aty për të prezantuar filmin.

E zhytur në një atmosferë të tensionuar, “Vera Andrron Detin” është një portret intim por edhe universal i një gruaje e cila lufton një realitet të vrazhdë pabarazisë gjinore thellë të rrënjosura në shoqëri edhe në ditët e sotme’.

Në film luajnë: Teuta Ajdini Jegeni, Alketa Syla, Refet Abazi, Astrit Kabashi, Arona Zyberi, Aurita Agushi, Ilire Vinca, Xhevat Qorraj, etj. Drejtoreshë e fotografisë: Sevdije Kastrati; Producent: Shkumbin Istrefi.

Vera andrron detin’ është bashkëprodhim në mes të Kosovës (Puntoria Kreative Isstra, Vera Films), Maqedonisë së Veriut (Dream Factory) dhe Shqipërisë (Papadhimitri Productions) i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë – Shqipëri. /KultPlus.com

May be an image of text that says '70. IFFMH INTERNATIONALES FILMFESTIVAL MANNHEIM HEIDELBERG 11--21 Nov 2021 IN KINOS UND ONLINE WWW.IFFMH.DE'

“Takimet e Nëntorit” në Moosburg, dhjetëra krijues në një ambient poetik

Në praninë e dhjetëra krijuesve nga vendet e ndryshme Perëndimore mbrëmë në këtë qytet të Gjermanisë u organizua takimi tradicional “Takimet e Nëntorit”, të cilat filluan në kujtim dhe nderim të poetit Fran Tanushi, i cili muaj më parë u nda nga mesi ynë.

Manifestimin e shpalli të hapur Muntor Thaqi, sekretar, ndërsa në emër të organizatorit të pranishmit i përshëndeti kryetari i LKSHM, Musa Jupolli, i cili shprehi dëshirën që po riaktivizohen e aktivitetet e lidhjes së krijuesve, pas një pauze shkaku i pandemisë. – Në një atmosferë të këndshme poetike në këtë organizim, në bashkëpunim me Shoqatën “Bekim Berisha – ABEJA” nga Freising-Moosburg-u dhe Klubin Letrar “Martin Camaj” në Mynih, mori pjesë edhe historianja e mirënjohur, Prof. Elena Kocaçi,, si dhe konsulli i Kosovës në Munih, Fatmir Nura-, ndërsa që u ndanë edhe shpërblimet për poezitë më të mira të lexuara në këtë mbrëmje.

Thuaja se pas një pauze afro dyvjeçare nga manifestimi i fundit tradicional të “Takimeve të Nëntorit ” (shkaku i pandemisë), ku pos aktiviteteve letrare organizohet edhe Darka e lëmes, mbrëmë sërish në qytetin gjerman në Moosburg, në një atmosferë tejet të ngrohtë sa poetike aq edhe vëllazërore. Që në fillim me një minutë heshtje u nderuan të gjithë krijuesit nga mërgata dhe trojet etnike që ndërruan jetë në periudhën dy vjeçare, në mesin e tyre dhe një nga anëtarët më të vyeshëm dhe themeluesit e kësaj lidhjeje, poeti brilant, Fran Tanushi, familja e të cilit po ashtu mori pjesë në këtë mbrëmje poetike. Ndërkohë që lidhja kishte nxjerr edhe një libër monografik kushtuar jetës dhe veprës së Fran Tanushit. Gjithashtu u bënë publike edhe tituj të ri të botuar nga krijuesit në mërgatë.   Me këtë rast u përkujtua edhe humbja fizike e Arif Arifit, mërgimtar nga qyteti mikpritës, familja e të cilit po ashtu ishte e pranishme në këtë mbrëmje.

Me këtë rast punimet e tyre në poezi e prozë i lexuan me dhjetëra krijues, ndërsa që juria në përbërje të Muharrem Blakajt, Shqipe Bytyqit dhe Bashkim Halilaj ndau tri shpërblime: Shpërblimi Pena e Artë “Martin Camaj”, poetit për fëmijë Hamza Halabakut, Shpërblimi “Kongresi i Manastirit”, prozatores Miradije Maliqi dhe shpërblimi për poezinë dedikuar Fran Tanushit iu nda poetit Menor Thaqi. Ndërsa çmimin 28 Nëntori, artistët nga Parisi Sokol Ahmetajt. Ndërsa shkrimtarit dhe kritikut nga Kosova iu nda shpërblimi “Dielli Dardan”. Në mungesë të takimeve të mërgatës në Kosovë, poetes Shqipe Bytyqi iu nda shpërblimi “Pena e Artë 2020”.

Aktiviteti vazhdon sot me “Darkën e Lamës, në organizim të nikoqirëve vendas. / KultPlus.com

Gjermania zgjedh përsëri një grua në krye të parlamentit

Për herë të tretë Bundestagu gjerman do të drejtohet nga një grua. Ajo është Bärbel Bas politikania e SPD-së e cila mori 576 vota pro nga 724 vota të vlefshme, ndërsa 90 deputetë votuan kundër.

Bärbel Bas (lindur më 3 maj 1968) ajo ka qenë deputete e Bundestagut gjerman që nga zgjedhjet e vitit 2009 dhe ka qenë nënkryetare e grupit parlamentar të SPD nga shtatori 2019 deri në tetor 2021. Ajo i përket të majtës parlamentare.

Bärbel Bas vjen nga një familje e madhe; ajo ka pesë vëllezër e motra. Nga viti 1994 deri në vitin 1997 ka punuar si praktikante në një kompani të sigurimeve shoqërore. Nga viti 2000 deri në vitin 2002 ka përfunduar trajnimin me kohë të pjesshme për t’u bërë administratore biznesi në sigurimet shëndetësore.

BAs u shpreh në fjalën e saj, se ky Bundestag është veçanërisht i ri dhe ky “është një shans për të gjithë”. Ajo kërkoi që politikanët të jenë më afër qytetarëve dhe një politikë më të besueshme.

Kjo seancë shënoi edhe fillimin e fundit të mandatit të kancelares Angela Merkel, pasi socialdemokratët, liberalët dhe ekologjistët tanimë kanë filluar negociatat për krijimin e koalicionit të ri qeveritar. / KultPlus.com

26.10.2021, Berlin: Bärbel Bas (SPD) spricht nach ihrer Wahl zur Bundestagspräsidentin bei der konstituierenden Sitzung des neuen Bundestags. Foto: Michael Kappeler/dpa +++ dpa-Bildfunk +++