Në kujtim të poetit të ndjerë, Ndoc Gjeta, u organizua një veprimtari përkujtimore në Lezhe me rastin e 80-vjetorit të tij.
Lezha solli në kujtesë poetin dhe humanistin e madh Ndoc Gjetja. Në 80-vjetorin e lindjes së tij, u organizua një veprimtari përkujtimore, ku merrnin pjesë studiues, shkrimtar e bashkëpuntor të poetit.
“Ndoci për të gjithë ne është një kujtim i bukur, është pjesë e trashëgimisë. Një portret, një figurë e çmuar”, tha shkrimtari Preç Zogaj.
Poeti Ndoc Gjetja u nda nga jeta 14 vite më parë në moshën 66-vjeçare pas një sëmundje të rëndë. Autor i disa vëllimeve poetike si “Rrezatim”, “Qëndresa”, “Çaste”, “Kthimet”, “Dhjata ime”, “Biri i njeriut”, Gjetjen e kanë cilësuar si “poet humanist”.
Në poezitë e tij lëviz jeta, natyra, dashuria njerëzore dhe dritë-hijet e kohës. Mbi varrin e njeriut të madh dhe poetit të shquar Ndoc Gjetja, janë shkruar këto vargje, shkëputur nga poezia “Epitaf për veten”, shkruar kur ishte gjallë me dorën e tij:
“Këtu prehet ai që quhet Ndoc Gjetja
I cili pati ardhur gabimisht në këtë botë
Nga vetja e tepruar nxirrte vjersha
Dhe gjithë njerëzit i quante shokë”./Shqiptarja.com/KultPlus.com