Aleksandër Gjoka është një këngëtar dhe autor këngësh. Gjatë karrierës së tij muzikore ka qenë pjesëmarrës i disa edicioneve të festivalit “Kënga Magjike”.
“Kuturu” është njëra prej këngëve me të cilën Aleksandër Gjoka mori pjesë në ‘Kënga Magjike 2003’.
KultPlus sot sjell tekstin dhe këngën “Kuturu” të interpretuar aq bukur nga artisti Gjoka:
Eci rrugëve kot, kuturù, dhe s’di ku shkoj… Xurxull jam prapë unë… se ajo, një bohem nuk e do. Sa të desha, shpirt, s’mund ta dish. Të vodhën ty pabesisht, me pije mbys dhimbjen pa fund. Sa e lumtur je, unë s’e di, me atë që jeton. Mund ta blejë ai për ty dhe botën, vetëm zemrën, jo! Mbeti shkretë tani streha jonë, në luks je ngrirë… në kyç, trishton, si në muze… si një Xhokondë. Ref. Unë në jetë i pasur s’jam vërtet, por në ëndërr e shoh veten mbret (!) Nëpër pub-e tok me miqtë harxhoj, unë Hënën si monedhë. Ti po fle tani, Xhokonda ime, shiu si det mbi mua zbrazet, as rrufetë s’më vrasin dot, se ka një Zot…! Eci rrugëve kot, mori fund, ky fati im – kuturù. Ty s’të kam tani dhe në shi, pija po më shkund. Se në dashuri, kur të dhemb, jo dehja s’del dhe aq lehtë. Të desha, Xhokondë, ty… një bohemë….!/ KultPlus.com