Gjon Karma (16 mars 1915 – 13 janar 1994) ka qenë aktor i njohur shqiptar.
Gjon Karma filloi aktivitetin artistik në vitin 1932 në vendin e tij të lindjes, Shkodër, me shoqërinë “Bogdani”. Më 1945 vjen aktor në Teatrin Popullor, ku ka interpretuar mbi 80 role në karrierën e tij artistike, duke filluar nga pjesa “Gjido”, në rolin e Pjetrushit. Ishte mjeshtër për sa i përket roleve të karakterit.
Ai ishte i prerë për role të vegjël, dhe është cilësuar si “aktori i madh i roleve të vegjël”. Disa nga rolet e interpretuar ne Teatrin Popullor janë: Babçinskij tek “Revizori”, Orgoni tek “Tartufi”, Vurko tek “Pas vdekjes”, Moni tek “Prefekti”, Polloni tek “Hamleti”, Falstafi tek “Gratë gazmore të Uindsorit”, Lui Gui, etj.
Ai po ashtu ka interpretuar me sukses disa role në filmat artistik, siç janë: Një djalë edhe një vajzë – (1990), Vendimi (1984)… Miço Falli, Një natë pa dritë – (1981)…N/Prefekti, Çeta e vogël – (1979)…Bib Kuka, Koncert në vitin 1936 – (1978)…Kryetari i Bashkisë, Zoti Xhevo, Kur hidheshin themelet – (1978), Vajzat me kordele të kuqe – (1978) Miku i shtëpisë, Ndërgjegja – (1972)…Xha Veliu, Përse bie kjo daulle – (1969) Llogaritari, Toka jonë – (1964)…Simoni, Debatik – (1961)… Jorgo, Tana- 1958…..Portieri etj.
Doli në pension në 1976, por për 15 vjet rresht punoi pranë arkivit të teatrit, duke bërë një punë të mrekullueshme. Ka marrë disa çmime e urdhra ndër të cilët edhe titulli “Artist i Merituar”.
Ky shkrim homazh në rastin e 40-vjetorit të vdekjes së fotografit shqiptar me famë botërore, Gjon Mili është një rast i mirë që lexuesit shqiptar t’ia rikujtojmë se kush ishte “Gjeniu shqiptar” që me artin e tij fotografik mrekulloi emra të mëdhenjë të artit dhe kulturës botërore siç ishin Pablo Picasso, Sean O’Casy, Pablo Casals, Sofia Loren, Marlon Brando, Frenk Sinatra, Robert Cappa, Henri Cartier-Bresson, Arthur Rubinstein, Duke Elington, Alfred Hitchcock, Anri Mattise, John Coltrane, Jean-Paul Sartre, Eugène Ionescoe shumë të tjerë, si dhe të hedhim një vështrim tek disa gazeta e revista amerikane që publikuan lajmin për vdekjen e tij…
Gjeniu shqiptar ndrroi jetë në Ditën e Shën Valentinit,me 14 shkurt të vitit 1984.
Shkruan: Fahredin Spahija
Mili u lind më 28 nëntor 1904, në Korçë, nga prindërit Vasil Mili dhe Viktori Çekani. Me ndihmën e dajës së tij, Koço Çekani, si 18 vjeçar emigron në Amerikë. Daja e ndihmon financiarisht, derisa nuk i mbaron studimet në Institutin e Teknologjisë së Masaçusetsit. Në këtë universitet prestigjioz ishte ndër studentët më të dalluar, për çka rekomandohet të fillonte punën si inxhinier në kompaninë e famshme të prodhimeve të mjeteve ndriçuese, Westinghous Lamp Company. Për dhjetë vjet sa punojë në këtë kompani, do të vlerësohet si një nga punëtorët më të zotët dhe më inventivë.
Në vitin 1937 Mili do të njihet me profesorin Harold E. Edgerton – njeriun i cili zbuloi flashin elektronik dhe atë stroboskopik. Mes tyre nis një miqësi dhe bashkëpunim i gjatë, që do të shtyjë Milin të kombinojë elektronikën më fotografinë. Në vitin 1938, falë kësaj miqësie – dhe pas sugjerimit të Edgertonit për t’a krijuar një portfolio me fotografi stroboskopike – fotografi shqiptar fillon punën në revistën e famshme amerikane LIFE.
Fal punës kreative dhe novative, Mili shpejtë do të bëhet fotografi më i dalluar jo vetëm në LIFE, por edhe në komunitetin artistik amerikan dhe evropian. Kështu, në vitin 1949, gjatë realizimit të një reportazhi për artistët pamorë më të mëdhenj të shekullit XX, Gjon Mili takon Pablo Picasson në shtëpinë e tij në rivierën franceze. Aty ai realizon një varg fotografish me teknikën e tij origjinale, ku më e famshmja mbetet ajo që do të quhet: “Picasso duke vizatuar Kentaurin me dritë”. Një vit më vonë, në janar të vitit 1950, koleksioni i fotografive me Picasson ekspozohet në Muzeun e famshëm të New Yorkut, MoMA, ku do të përcillet me kërshëri të jashtëzakonshme si nga kritika ashtu edhe nga publiku amerikan.
Në vitin 1966, Gjon Mili përjeton një tragjedi: shkaku i instalimit të vjetër të rrymës elektrike, studion e tij në Rrugën 23 të New Yorkut e kaplojnë flakët e pakontrolluara, të cilat ia shkatërrojnë dy të tretat e materialeve të vlefshme (fotografi, negativë, dokumente e letërkëmbime të rëndësishme). Gjatë përpjekjes për ta shuar zjarrin e madh në studion e tij, vdesin 12 zjarrfikës.
Gjatë karrierës mbi 45-vjeçare artistike, Mili realizoi edhe disa filma të shkurtër artistikë, nga të cilët duhet të veçohet ai kushtuar xhaz muzikantëve të mëdhenj të kohës, “Jammin’ the Blues”. Shkaku i vlerave artistike dhe risive regjisoriale, ky film u nominua për çmimin Oscar në edicionin e vitit 1944.
Për veprën fotografikë të Gjon Milit janë botuar tre libra. Në vitin 1960 botohet libri “The Magic of Opera” – libër i panjohur deri tani për opinionin shqiptar, që i kushtohet historikut të Operës Metropolitane. Tri të katërtat e këtij libri janë të ilustruara me 68 fotografi të Milit, nga të cilat duhet të veçohet ajo e divës së operës botërore, Maria Callas. Tekstin e librit e ka shkruar kritikja e teatrit dhe muzikës, Mary Ellis Peltz.
Në vitin 1970 botohet libri “Picasso’s third dimension”, i redaktuar nga vet Gjon Mili, ku përfshihen fotografitë e realizuar nga dy vizitat – më 1949 dhe më 1967 – që ia ka bërë piktorit më të madh të shekullit XX. Libri përfshinë serinë e fotografive të “vizatimit me dritë”, disa portrete – në mesin e të cilëve është ajo emblematikja, e Picassos me lulen e kuqe në vesh – si dhe fotografitë e dhjetëra veprave artistike që piktori i kishte në atelienë e tij. Teksti shpjegues i Milit karakterizohet nga një stil i rrjedhshëm dhe lehtë i kuptueshëm.
Në vitin 1980 botohet vepra “Gjon Mili-Photographs & Recollections”, që mund të konsiderohet si libër monografik i gjeniut shqiptar, i botuar tërësisht nën mbikëqyrjen e tij. Në tekstin e shkruar nga vet Mili, shpjegohet rrugëtimi i tij krijues – qysh nga fotografia e tij e parë artistikë e realizuar në vitin 1931 (portreti i çelistes Margaret Aue), si dhe porosia e parë e bërë nga revista LIFE në vitin 1938 (ku portretizohet kampioni i tenisit në SHBA, Bobby Riggs).
Qysh në fillim të tekstit të kësaj monografie, Mili përmend shoqërimin e tij me Faik Konicën, për të cilin thotë se “ishte një shok i moshuar shqiptar; një shkrimtar i shkëlqyer; një humanist dhe një intelektual i mprehtë. Konica ka marrë mundin për të zgjeruar interesimin tim për artet, sidomos për filmat, të cilët i pëlqente dhe i konsideronte si një formë artistike më rëndësi…”, ka shkruar ai.
Shoqërimi i Milit me Konicën i ka fillet tek Federata Panshqiptare “Vatra” (e themeluar në Boston, në vitin 1911 nga Fan Noli), të cilën Gjoni i sapoardhur në New York, e vizitonte shpesh. “Vatra” për te u bë nji “strehë shqiptare” në Amerikën krejtësisht të panjohur për te, si dhe një mundësi për të krijuar miqësi me shqiptarët që mblidheshin rreth saj si dhe rreth gazetës “Dielli”që ishte organ zyrtar i saj. Sipas Dalip Grecës një ish-botues dhe redaktor i gazetës “Dielli”, Gjon Mili pas arritjes në Amerikë e fliste shqipen me vështirësi dhe ishte pikërisht, lidhja e tij me “Vatrën”, ajo që atij ia mundësoi mësimin e shqipes së folur por edhe të shkruar, të cilën Mili shumë intelegjent, në dekadën e parë të jetës së tij në “tokën e ëndrrave”, e përdori për të shkruar shumë artikuj lidhur me aktivitetet politike dhe kulturore të shqiptarëve të Amerikës por në raste të caktuara edhe të përkthente tregime nga gjuha rumune, në shqip.
Gazeta “Dielli” e datës 25 maj 1928 jep këtë shënim të redaksisë për Gjon Milin: “Zoti Gjon Mili ish-arkëtar i Vatrës, i rritur në Rumani, kur erdhi në Amerikë, nja pesë vjet të shkuara, nuk e dinte mirë shqipen. Po të marrim atë gjë në sy, do të shohim nga përralla e përkthyer se përparimi që ka bërë me shqipen është me të vërtetë për të vënë re”. Z. Greca na jep edhe një detaj tepër interesant që tregon lidhjen e fortë të Milit me Federatën “Vatra” dhe përkrahjen financiare që ai ia jep asaj herë pas here. Vetëm në vitin 1928 gjatë një fushate për ta ndihmuar këtë shoqatë të rëndësishme shqiptare, Mili i dhuron 2,500 dollarë të cilat nëse përllogariten me kursin e sotëm të valutës amerikane, na del shuma prej 120,000 dollarësh! “Ka shënuar rekord, askush nuk ka dhuruar sa ai. E konfirmon këtë fakt dokumenti që ndodhet në arkivin e Vatrës. Gjon Mili kishte kryer edhe detyrën e arkëtarit të Vatrës. E vërteton këtë fakt një urim që botoi Dielli në numrin e marsit 1930, përmes të cilit mësojmë se Mili ishte në Boston, pas një problemi shëndetësor,që e kaloi. Pas shtrimit në spital gjithçka shkoi mirë. Në fakt edhe në një numër të mëparshëm, atë të 7 Marsit, Dielli e njoftonte shtrimin në spital të Milit, ndërsa numri i 11 marsit 1930 i uronte shërim të plotë ish arkëtarit të Vatrës. Derisa publikohen këto lajme rreth tij, kuptohet se që në atë kohë ai ishte një personalitet që përbënte lajm. Saktësojmë se Gjon Mili nuk ka qenë kryetar as i ndonjë dege të Vatrës, as i qendrës, siç kanë përcjellë informacione të pasakta disa shkrime, apo intervista. Ai ka luajtur disa herë rolin e Chairman-it në kuvendet e degës nr. 42, por kjo nuk do të thotë se ai kryente funksionin e kryetarit,-Chairmani kishte mandat vetëm për Kuvendin.
Rasti i Gjon Milit konfirmon edhe një herë faktin se Gazeta “Dielli” ka qenë një shkollë e vërtetë për t’i edukuar shqiptarët me frymën kombëtare…”, thuhet në shkrimin e Dalip Grecës të botuar në gazetën “Dielli”, me 02 mars të vitit 2015 i cili ma tutje na jep edhe të dhëna për vdekjen e Milit: “Mjeshtri u shua pas një sëmundje të rëndë të mushkërive. Dha shpirt në Courtland Garden, në Stamford, Connecticut. Shërbimet mortore u kryen në Manhattan, qendra metropolitane e famshme në të gjithë botën, veçanërisht për galeritë dhe muzetë, ku Mili kishte shkëlqyer, duke punuar disa dekada për revistën e njohur”LIFE”, bashkëpunim që e kishte nisë që më 1937 dhe përfundoi në fund të jetës më 1984. Atë të premte shkurti të vitit 1984, në shtëpinë mortore Frank E. Campbell, në 81 Street dhe Madison Avenue, ne Manhattan-NY, kishte fare pak shqiptarë. Vlen të përmendet mikja e tij, zonja e Vatrës, kryetarja degës së Nju Jork-ut dhe zëvendës/kryetare e Federatës Vatra, gazetarja dhe Shkrimtarja Nexhmije Zajmi, e cila ishte një nga shqiptaret e pakta që nuk i ishte ndarë deri në çastet e fundit të jetës.” Sipas një deklarate që ish-Nënkryetari i Federatës Panshqiptare “Vatra” Sergio Bitici i kishte dhënë gazetës “Dielli” pas ceremonisë mortore të Gjon Milit, del se në funeral kishin mar pjesë vetëm tre shqiptarë: veç atij edhe mikja besnike e fotografit, zonja Nexhmije Zajmi dhe Tonin Mirakaj, patriot i dalluar dhe një kohë edhe kryetar i Federatës!
Nëse për shqiptarët indiferentë dhe shpesh të pakuptueshëm, nuk ishte bërë bujë e madhe rreth vdekjes së shqiptarit më me nam në Amerikë dhe Europë, tepër mbresëlënëse janë reagimet e ditores njujorkeze “The New York Times” dhe revistës mujore “Popular Photography” që konsiderohej më e specializuara dhe më e madhja për fotografinë amerikane dhe botërore.
Dy ditë pas funeralit të Gjon Milit (16.02.1984), gazeta “The New York Times” boton shkrimin e William. R. Greer me titullin “Gjon Mili, Life Magazine Photographer, dies” ku veç arsyeve dhe vendit të vdekjes dhe të dhënave për ceremonin mortore të fotografit shqiptar, jepen të dhënat kryesore që identifikojnë aktivitetin dhe artin fotografik të Gjon Milit.
“Z. Mili, një bashkëpunëtor për një kohë të gjatë në revistën Life, filloi të përdorte blicin elektronik në vitin 1937. Me të, ai ngrinte një moment veprimi në një fotografi ose, me një seri të shpejtë shkrepjesh të njëpasnjëshme, bënte një studim-frize të fazave të njëpasnjëshme të të njëjtin veprim.
Pikërisht me një teknikë të tillë, të quajtura fotografi stroboskopike, ai e krijoi versionin e tij të pikturës së Duchamps “Nude Descending a Staircase”… Tutje nuk lihet pa u përmendur edhe fotografia ikonike e Milit që tregon gjeniun Picasso duke vizatuar me një llambë drite një kentaur, e që gazetari e quan “The Definitive Picture”.
Revista amerikane “Popular Photography” në edicionin e saj të muajit korrik të vitit 1984), vdekjes së Gjon Milit ia kushton editorialin e saj të shkruar nga një mik i vjetër i fotografit shqiptar, editori, shkrimtari dhe fotografi Arthur Goldsmith i cili veç tjerash jep të dhëna për karakterin e “gjeniut shqiptar” dhe shpjegon relacionin miqësor me të cilin jo çdo herë shkonin gjërat lehtë. “Mili ishte një personalitet jashtëzakonisht individualist, i flaktë, i zjarrtë dhe rast i rëndë për t’u përballur edhe për miqtë dhe admiruesit e tij të shumtë, por ishte më bujar me ata që i pëlqenin. Ai dhe unë patëm një grindje që lindi nga arsyet më të parëndësishme personale dhe nuk folëm për më shumë se një dekadë. Pastaj, në një ceremoni, iu afrova për të thyer akullin dhe dita tjetër na gjeti së bashku. Ai më tha atë natë se nuk mendonte se isha njeriu që shkruaja më së miri për fotografi dhe se gjatë atyre viteve sa nuk kishim folur, ai kishte lexuar gjithçka që kisha shkruar.
Epo, ndoshta e gjithë kjo nuk ishte fjalë për fjalë e vërtetë, por mund ta imagjinoni se si u ndjeva, dhe isha i lumtur që në dekadën e fundit marrëdhënia jonë ishte aq e përzemërt.”, shkruan Goldsmith.
“Mili pati një ekspozitë mbresëlënëse retrospektive në Qendrën Ndërkombëtare të Fotografisë në Nju Jork (1980), të cilën Harvey Fondiller e prezantoi me entuziazëm në POP PHOTO (Popular Photography v.j.)… Më vjen mirë që ndodhi kur ai ishte ende në gjendje të mirë shëndetësore për ta shijuar atë. Ai, së bashku me Edgerton, do të zbarkojnë në historinë e fotografisë në një nivel me Eadweard Muybridge si zgjërues të përceptimit vizual njerëzor.”, vazhdon ai.
Arthur Goldsmith përshkruan edhe trajektoren e suksesit të Gjon Milit që nga mbëritja e tij në New York.
“Gjon Mili 79 vjeç, vdiq nga pneumonia me14 shkurt 1984. Me origjinë shqiptare, ai erdhi në SHBA në vitin 1923 për të studiuar inxhinierinë elektrike në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts (MIT). Pas diplomimit, ai punoi për 10 vitet e ardhshme si inxhinier ndriçimi për General Electric (Westinghaus) ndërsa ndoqi fotografinë si hobi. Në vitin 1937, ai takoi prof. Harold Edgerton, njeriun që zhvilloi flashin elektronik dhe filloi një bashkëpunim të gjatë që i mundësoi Milit të kombinonte elektronikën dhe fotografinë. Nëpërmjet atij kombinimi, bota e fotografisë u transformua dhe vizioni njerëzor u zgjerua. Duke bashkuar ekspertizën e tij elektronike të teknologjisë së lartë me ndjeshmërinë estetike dhe fuqinë e personalitetit të tij, Mili përfundoi një punë të mahnitshme: imazhe tani të marra si të mirëqena, por që fillimisht konsideroheshin shpesh si të falsifikuara, sepse nuk ishin parë kurrë më parë. Ato varionin nga pjesë milisekondëshe të kohës, një predhë 37 mm e ngrirë që lëvizte me një shpejtësi prej afro 3000 këmbë (afërsisht 1000 metra v.j.) për sekondë, te pamjet stroboskopike në skenat e kërcimit të vallëtarëve dhe fotografia e Pikasos duke vizatuar me një laps-llambë (vizatim me dritë v.j.). Edhe pse asnjëherë nuk ishte pjesë e stafit të Life, Mili ishte i shumë i lidhur me të. Life riprodhoi shumë imazhe të tij mahnitëse dhe e mbështeti atë pasi Studio e tij në Union Square (një studio e njohur fotografike) u dogj në vitin 1966.”
Në fund të këtij shkrimi përkujtues për këtë figurë të jashtëzakonshme që në rrafshin ndërkombëtar e lartësoi emrin e shqiptarit për 60 vjet pa ndërprerje dhe në rrafshin kombëtar dha kontributin e tij të padiskutueshëm intelektual dhe financiar, në forcimin e Federatës Panshqiptare “Vatra”, në mënyrë që kjo shoqëri ta lunate rolin e saj të padiskutueshëm në promovimin e kulturës dhe politikës shqiptare në periudhën kruciale për ekzistencën e shtetit shqiptar që sulmohej pandërprerë nga fqinjët e tij hijena, që tentonin zhbërjen e asaj që u themelua me 28 Nëntor të vitit 1912, shqiptarët (shoqëritë dhe politika në Shqipëri e Kosovë) akoma nuk e vlerësojnë si dhe sa duhet! Gjon Mili e ka merituar që në Korçë, Tiranë dhe në Prishtinë t’i ngritet një bust apo shtatore në ndonjë nga parqet apo sheshet e tyre në mënyrë që ata që e vlerësojnë jetën e veprën e tij madhore, ta kenë një vend ku do ta nderojnë ate qoftë me një lule të freskët!/KultPlus.com
Gjon Karma (11 korrik 1917 – 13 janar 1994) ka qenë aktor i njohur shqiptar.
Gjon Karma filloi aktivitetin artistik në vitin 1932 në vendin e tij të lindjes, Shkodër, me shoqërinë “Bogdani”. Më 1945 vjen aktor në Teatrin Popullor, ku ka interpretuar mbi 80 role në karrierën e tij artistike, duke filluar nga pjesa “Gjido”, në rolin e Pjetrushit. Ishte mjeshtër për sa i përket roleve të karakterit.
Ai ishte i prerë për role të vegjël, dhe është cilësuar si “aktori i madh i roleve të vegjël”. Disa nga rolet e interpretuar ne Teatrin Popullor janë: Babçinskij tek “Revizori”, Orgoni tek “Tartufi”, Vurko tek “Pas vdekjes”, Moni tek “Prefekti”, Polloni tek “Hamleti”, Falstafi tek “Gratë gazmore të Uindsorit”, Lui Gui, etj.
Ai po ashtu ka interpretuar me sukses disa role në filmat artistik, siç janë: Një djalë edhe një vajzë – (1990), Vendimi (1984)… Miço Falli, Një natë pa dritë – (1981)…N/Prefekti, Çeta e vogël – (1979)…Bib Kuka, Koncert në vitin 1936 – (1978)…Kryetari i Bashkisë, Zoti Xhevo, Kur hidheshin themelet – (1978), Vajzat me kordele të kuqe – (1978) Miku i shtëpisë, Ndërgjegja – (1972)…Xha Veliu, Përse bie kjo daulle – (1969) Llogaritari, Toka jonë – (1964)…Simoni, Debatik – (1961)… Jorgo, Tana- 1958…..Portieri etj.
Doli në pension në 1976, por për 15 vjet rresht punoi pranë arkivit të teatrit, duke bërë një punë të mrekullueshme. Ka marrë disa çmime e urdhra ndër të cilët edhe titulli “Artist i Merituar”.
Gjon Buzuku dëshmon se për veprën e tij punoi brenda 20 marsit 1554 dhe 5 janarit 1555. “Meshari” i Buzukut u vu, me sa duket, në indeks nga Inkuizicioni, kështu që libri u zhduk gati krejt dhe sot njihet në një kopje të vetme në Bibliotekën Vatikane. Atë s’e përmend asnjë autor pasardhës përpara Pjetër Bogdanit (1665), Zbulimi që i bëri Nikollë Kazazi (1740) nuk e shpëtoi nga heshtja. U desh që ta rizbulonte Pal Sqiroi, në fillim të shekullit tonë (XX), që të niste e të bëhej mirë i njohur.
Gati tre shekuj e gjysmë heshtjeje kaluan mbi librin e parë që dimë të jetë botuar shqip. Me interes është që të njihet se nga çfarë vendi e ka prejardhjen kopja e vetme e librit të Buzukut. Mbi këtë libër ka disa anëshkrime, ku gjejmë emrat e dy klerikëve që e kanë përdorur atë, një Gjon e një Gjergj, si edhe emrat e tre të tjerëve, të cilët u janë drejtuar dy të parëve me anëshkrimet e tyre, për t’i përshëndetur e për ndonjë porosi: një Mark, një Pjetër e një Nikollë. Në një faqe, ose në kapakun e fundit të librit, lexojmë edhe emrin e një Kola Kuçi dhe, nën këtë emër, kemi fjalën Asanes. Është pikërisht kjo fjalë që na shpuri të kërkojmë prejardhjen e ksomblës së librit të Buzukut nga fshati i sotëm Hasanaj, pak në jugperëndim të Fushë-Krujës.
Ky fshat, më 1431 dhe në pjesën e parë të shek. XVII, thuhet Asanes. Një emër mesjetar sllav. Duke ditur se libri ka bërë pjesë në Bibliotekën e Kolegjit Urban në Romë dhe e ai kolegj u krijua më 1627, kërkuam dokumentet fill përpara dhe pas kësaj date. Në një relacion të njohur të Marin Bicit, të vitit 1610, hasëm në të dhëna me interes të veçantë për fshatrat midis Krujës dhe detit, pranë Asanesit. Kështu, në qershor të atij viti, në Laç ka qenë famulltar një Gjon, ndërsa në Qullës të zonës së Rodonit një Gjergj. Po në këtë zonë, n Muzhëll ka qenë famulltar një Mark (vendas) e në Shporaj një Nikollë, kurse midis këtyre fshatrave dhe Asanesit, në Bëlaj (sot Bilaj), shërbente një Pjetër. Janë pikërisht të pesë emrat që hasim në anëshkrimet e përmendura.
Marin Bici na mëson se famulltari i Qullësit ishte, Gjergj Bardhi (i quajtur në dokumente të tjera Maqedoni), i cili shërbente edhe si vikar (zëvendës) i peshkopit të Randësisë, d.m.th. të rrëzave të Krujës e gjer në det. Është pikërisht ai që ka edhe shkrimin më të mirë. Duke qenë më me kulturë se shokët, ai është ngjitur në hierarki. Llagapët e të tjerëve nuk i dimë, po Nikolla i Shporajt mundet që është Kola Kuçi, të cilin e gjejmë edhe në Asanes. Që 5 klerikë, emrat e të cilëve i gjejmë bashkë në anëshkrimet mbi librin e Buzukut, t’i gjejmë bashkë edhe në fshatrat pranë Asanesit, në një kohë jo shumë pas botimit të librit, kjo tërheq vëmendjen. Anëshkrimet na bëjnë të mendojmë se Gjoni dhe Gjergji jetonin pranë e pranë, ndërsa tre të tjerët si grup më vete. Gjergji, duke qenë vikar, duhet të ketë qëndruar në Laç, qendër kryesore kishtare e atyre anëve, pra të ishin shpesh pranë Gjonit.
Libri sigurisht ka qenë i Gjonit dhe është përdorur shpesh, me sa duket, nga vikari Gjergj, po herë pas here edhe nga tre të tjerët. Kuptohet se ai libër ishte fort i rrallë, që kur vunë indeks, shumë shpejt mbasi doli, meqë veprimtaria e Inkuizicionit për spastrimin e librave të kishës ka filluar më 1568. Libri ishte në dorë edhe të Kola Kuçit në Asanes. Ksombla e vetme që njihet sot nga libri i Buzukut e ka prejardhjen nga fshatrat e rretheve të sotme të Krujës dhe Durrësit, fill në të dy anët e lumit të Ishmit, në zonën fushore dhe kodrinore bregdetare, midis Laçit, Hasanajt e Muzhllit.
Që libri e ka prejardhjen nga një zonë bregdetare, këtë e sugjeronte edhe vizatimi i një varke me vela që dikush prej atyre që e kanë pasur nëpër duar ka bërë mbi të. Ky vizatim përcillet me fjalën Aisa. Me këto fjalë do të thotë Ishëm? Që libri vjen nga ato anë, kjo ka rëndësi për historinë e shkrimit të gjuhës sonë në Shqipërinë e Mesme. Librin e rrallë të Buzukut ka shumë mundësi ta ketë gjetur e konfiskuar Marin Bici. Misioni i këtij ishte që të zbatonte në Shqipëri porositë e Inkuizicionit. Ai duhet ta ketë dërguar kështu librin në Romë, bashkë me relacionin që i bëri Vatikanit aty nga fillimi i vitit 1611 për vizitën e tij tek ne në vitin e kaluar. Kjo nuk na ndihmon që të përcaktojmë mirë datën e anëshkrimeve të librit të Buzukut.
Po, me siguri, ato s’janë të gjitha të një viti, janë të disa viteve. Mund të thuhet se i përkasin një periudhe që nga fillimet e Inkuizicionit e gjer në dekadën e parë të shek. XVII, kur s’ka botuar akoma gjë Budi, pra, viteve 1568-1610/Top Channel / KultPlus.com
Gjon Gazulli vdiq në Raguzë më 19 shkurt 1465. Njoftimin mbi vdekjen e tij na e jep zyra Noteriale e Raguzës, të cilën ai e kishte firmosur dy ditë para se të vdiste më 17 shkurt 1465. Testamenti është përpiluar prej Gjon Gazullit “me mendje të shëndoshë dhe ndërgjegje të plotë” (1)
Testamenti i të ndriturit mësues Gjon Gazulli Raguz më 19.II.1465 Viti 1465, indikti XIII, në ditën e 19-të të muajt shkurt, në Raguzë. Ky është testamenti i të ndriturit mësues Gjon Gazulli, doktor shumë i famshëm i arteve dhe i astronomisë, tani i vdekur i zbuluar në Noterinë e Raguzës, ku ishte sjellë para tre ditësh me anë të vetë dëshmitarit për ta ruajtur bashkë me testamentet e tjera të të gjallëve sipas zakonit të shtetit. Për dëshmitar ishin nënshkruar në këtë testament zoti Ruskon de Saraka, kanonik, Vit Johani, presbit, dhe Bartolomeu, noter. Në vazhdim të nënshkruarve: Në vitin e Krishtit 1465, më datën 17 shkurt, në Raguzë. Unë Gjon Gazulli, duke kujtuar fjalën e urtë ungjëllore që thotë “Jini të përgatitur, sepse nuk dini ditën, as çastin”, i dobësuar nga shëndeti, por i kthjellët në mëndje dhe vetëdijen, po caktoj kështu dhe po përpiloj testamentin tim te fundit. Para së gjithash, ja le me testament kishës katedrale tre perperë sipas zakonit të Raguzës për dhënjen e së dhjetës. Ia lë me testament të gjithë librat e mi me përmbajtje nga lëmi i së drejtës kanonike dhe të shkrimit të shenjtë të kishës së Shën Mërisë Majore të Raguzës me kusht që këto libra të vendosen në një vend të dukshëm për njerëzit që kujdesen për këtë kishë dhe ku duhet të qëndrojnë prore, si dhe këto libra ato t’i forcojnë apo dikush t’i shikoj apo lexoj për dëfrim. Mirpo, këto libra nuk mund t’i jepen askujt në shfrytëzim apo të huazohen për t’i lexuar apo shikuar, por vetëm po te lejojnë kujdestarët e përmendur. Ndërkaq, librat e tjerë i ëe me testament në zotërim dhe me dëshir të eprorëve të mi. Le me testament dhe u caktoj dhjetë perperë atyre që vuajnë nga leproza. Dëshiroj gjithashtu që cilido nga priftërinjtë që banonjnë në Rauzë t’i jepen tre grosh për të mirën time që t’i lutet zotit për shpirtin tim. Dëshiroj vullnetarisht t’i jepen gjashtë perperë Marin Dimitriut, Gjithashtu vullnetarisht dëshiroj t’i jepen dymbëdhjetë dukatë Barthol de Gocë. Ja le gjashtë për zotin Nikoll de Tanushi, i ashtu quajtur Cërnac, dhe zotit Andrea, nipit të tij, dy perperë. Dëshiroj të dërgohet një prift rregulltar në Shën Jacob de gallicia për ruajtjen e epitropëve të mi. Të deleguarve të lartpërmendur dëshiroj t’i paguhen të gjitha këto siç urdhërova për librat e përmendura të vendosur në kishën e Shën Mërisë Majore. Ndërkaq i lë me testament zotit Pal, vëllai im, shtëpinë time rrëz Ankoras (sub Anchora) që gjendet përballë shtëpisë së Sorgove, me kusht që në atë të rrija bija e vëllait tim Andrea në moshën e martesës dhe të martohet.
Nga Gjon Marku
Gjon Gazulli vdiq në Raguzë më 19 shkurt 1465. Njoftimin mbi vdekjen e tij na e jep zyra Noteriale e Raguzës, të cilën ai e kishte firmosur dy ditë para se të vdiste më 17 shkurt 1465. Testamenti është përpiluar prej Gjon Gazullit “me mendje të shëndoshë dhe ndërgjegje të plotë” (1) Testamenti i të ndriturit mësues Gjon Gazulli Raguz më 19.II.1465 Viti 1465, indikti XIII, në ditën e 19-të të muajt shkurt, në Raguzë. Ky është testamenti i të ndriturit mësues Gjon Gazulli, doktor shumë i famshëm i arteve dhe i astronomisë, tani i vdekur i zbuluar në Noterinë e Raguzës, ku ishte sjellë para tre ditësh me anë të vetë dëshmitarit për ta ruajtur bashkë me testamentet e tjera të të gjallëve sipas zakonit të shtetit. Për dëshmitar ishin nënshkruar në këtë testament zoti Ruskon de Saraka, kanonik, Vit Johani, presbit, dhe Bartolomeu, noter. Në vazhdim të nënëshkruarve: Në vitin e Krishtit 1465, më datën 17 shkurt, në Raguzë. Unë Gjon Gazulli, duke kujtuar fjalën e urtë ungjëllore që thotë “Jini të përgatitur, sepse nuk dini ditën, as çastin”, i dobësuar nga shëndeti, por i kthjellët në mëndje dhe vetëdijen, po caktoj kështu dhe po përpiloj testamentin tim te fundit. Para së gjithash, ja le me testament kishës katedrale tre perperë sipas zakonit të Raguzës për dhënjen e së dhjetës. Ia lë me testament të gjithë librat e mi me permbajtje nga lëmi i së drejtës kanonike dhe të shkrimit të shenjtë të kishës së Shën Mërisë Majore të raguzës me kusht që këto libra të vendosen në një vend të dukshëm për njerzit që kujdesen për këtë kishë dhe ku duhet të qëndrojnë prore, si dhe këto libra ato t’i forcojnë apo dikush t’i shikoj apo lexoj për dëfrim. Mirpo, këto libra nuk mund t’i jepen askujt në shfrytëzim apo të huazohen për t’i lexuar apo shikuar, por vetëm po te lejojnë kujdestarët e përmendur. Ndërkaq, librat e tjerë i ëe me testament në zotërim dhe me dëshir të eprorëve të mi. Le me testament dhe u caktoj dhjetë perperë atyre që vuajnë nga leproza. Dëshiroj gjithashtu që cilido nga priftërinjtë që banonjnë në Rauzë t’i jepen tre grosh për të mirën time që t’i lutet zotit për shpirtin tim. Dëshiroj vullnetarisht t’i jepen gjashtë perperë Marin Dimitriut, Gjithashtu vullnetarisht dëshiroj t’i jepen dymbëdhjetë dukatë Barthol de Gocë. Ja le gjashtë për zotin Nikoll de Tanushi, i ashtu quajtur Cërnac, dhe zotit Andrea, nipit të tij, dy perperë. Dëshiroj të dërgohet një prift rregulltar në Shën Jacob de gallicia për ruajtjen e epitropëve të mi. Të deleguarve të lartëpërmendur dëshiroj t’i paguhen të gjitha këto siç urdhërova për librat e përmendura të vendosur në kishën e Shën Mërisë Majore. Ndërkaq i lë me testament zotit Pal, vëllai im, shtëpin time rrëz Ankoras (sub Anchora) që gjendet përballë shtëpis së Sorgove, me kusht që në atë të rrij bija e vëllait tim Andrea në moshën e martesës dhe të martohet. I përmenduri zoti Palë le t’i mbajë dhymbëdhjet perperë për martesën e saj, i vë obligim që këto perperë të jenë për shtëpin time. Prej gjithë asaj pasurie që mbetet prej pasuris sime të ligjëshme lë trashigimtar të përgjithshëm birin e Vladushës Pal, me kusht që motra ime Luçia të ketë (të zotëroj) bashkë me vetë Palin, gjësendet e mija të mbetura të përmendura (në jetë). Edhe kur të largohet ajo kjo mbetje imja le t’i mbetet me plot të drejt. Në qoftë se vëlli, Pali, e kundërshton këtë vendim timin dëshiroj që shtëpinë që është në emrin tim t’i takoj, bashkë me të gjitha gjësendet e mija, motrës sime Luçies dhe birit të Vlladushës Pal me kushtet e paraqitura. Ja le tetë perperë Kuvendit Të shën Andreut. Mbikqyrës të këtij testamenti lë Marina de Rajanin, zotin Nikollë Tanushin, motrën time Luçie dhe Palin, biri i Vlladushës, kur të bëhet i moshës madhore. Këtyre u shtoj edhe vëllaun tim Palë. Po përmend atë Radën që ishte me mua si shërbëtor, i cili në kohën e murtajës vdiq te shkëmbi i Shën Pjetrit. Atë Rada ka qëndruar me mua si me ushqim, me veshmbathje dhe me çdo gje tjetër, prandaj dëshiroj që t’i jepen nga pasuria ime pesëdhjetë perperë. Vëllait Kushit, klerik i imi, i lë njëzet perperë. I lë dyqanxhiut Rusë dyqind perperë për të shlyer borxhin që ja kam pasur lidhur me kalimin e librave dhe të veshmbathjes sime dhe kushdo që të mungojë le t’i detyrohem (nga) për një vit njëzet perperë për t’u larë nga borxhet e mija. I lë pesëdhjet perperë plakës Radinë, e cila qëndroi me mua.Dhe çdo gjë tjetër ia lë Palit, birit të Vlladushës, dhe Lucies, motër imja, atyre u lë për të më kujtuar. Dëshiroj që nga të mirat dhe pasuria ime t’i jepet çfarëdo, nëse i detyrohem diçka për librin tim dhe nga dora ime…. (2) Në këtë testament të tij ne kemi shumë njoftime me vlerë. Së pari, këtu ai kujdeset për librat e tij (natyrisht nuk janë libra të shtypur, por dorëshkrime në pergamenë dhe letër), një pjesë e të cilave ai ia dhuron një kishe për t’i lexuar e studiuar të gjitha dhe një pjesë ai ua la amanet ekzekutuesve te testamentit për ti shitur e për të larë disa borxhe. (3)
Të dhënat arkivore dëshmojnë se Gjon Gazulli kishte një bibliotek të pasur dhe fonde të ndryshme. Librat në dorëshkrim ai i solli kryesisht nga Italia. Në arkivën e Dubrovnikut ruhet një prokurë, me të cilën Gazulli autorizoi Antonio Vuçiqin të Raguzës që të merrte nga manastiri i Shën Gjystës së Padovës një arkë me libra dhe disa gjëra të tjera të cilat ai i kishte lënë atje prej kohës kur ishte student.(4) Gjon Gazulli i kushton një vëmendje të veçantë bibliotekës së tij e cila pasurohet kohë pas kohe. Ai e trajton atë si nje pasuri me vete dhe i jep një rëndësi të vecantë dhe në testamentin e tij të cilin e formulon më 17.2.1465. Në këtë testament përcaktohet qartë se cfarë do të bëhej me bibliotekën e tij pas vdekjes. Vdekja e tij ndodh dy dite pasi formulohet testamenti dhe firmoset prej tij.(5) Ekzekutuesit e testamentit janë Marin Ranjani dhe Nikollë Tanushi, që të dy të emëruar nga vetë Gazulli dhe me siguri shqiptarë nga origjina dhe emri që kanë.(6) Regjistrimi i testamentit të Gazullit bëhet më akt të vaçantë më 19.2.1465, kur e cilësojnë si: “atrium, doctor, astronomus, preclarissimus”. (7) Gjon Gazulli në testamentin e vet së pari vë Katedralen e Raguzës të cilës i dhuron sipas testamentit librat që kanë të bëjnë me të drejtën ligjore dhe librat e shenjtë. Në testament thekson: “Katedrales së Raguzës i dhuroj të gjithë librat që kanë të bëjnë me të drejtën ligjore dhe Librat e Shenjtë, me detyrimin dhe kushtin që t’i vendosin në një vend, ku do të qëndrojnë gjithnjë (…)(8) Më këtë legjatë Gazulli vë themelet e një biblioteke publike në Raguzë, e cila konsiderohet si e para në këtë qytet.(9) Deri më sot nuk kemi asnjë të dhënë se sa ishte numri librave që ju dhuruan kësaj katedraleje, aq më tepër ne nuk e dimë se çfarë vendi zinte kjo gjini e librave në bibliotekën e Gjon Gazullit. Gjithësesi vetë ai para se të shkonte në Padova kishte studiuar dhe kishte ndjekur mësimet në jurispudencë dhe në teologji, qysh në moshë të re ai do të ketë zotëruar shumë libra që kanë të bëjnë me të drejtën ligjore dhe Libra të shenjtë. Gazulli gjatë gjithë jetës së tij e pasuroi gjithnjë bibliotekën e tij dhe kjo është mëse e logjikshme pasi ai edhe nga Padova kërkonte që ti sillnin librat e tij. Prandaj pa frikë mund të thuhet se biblioteka e Gjon gazullit ka qenë shumë e pasur dhe se kishte fusha të ndryshme si teologji dhe libra filozofie, po ashtu patjetër që kishte libra astronomie, fizike, matematike dhe pos saj kishte botime nga vende të ndryshme pasi vetë Gazulli ishte njohës i disa gjuhëve e kishte studjuar në Raguzë dhe në Padova, por perveç kësaj, ai për qëllime të ndryshme kishte kryer shumë udhëtime në vend të ndryshme të botës. Gjithsesi burimet arkivore saktësojnë dy prej titujve të gjetur në bibliotekën e Gazullit dhe konkretisht: Libri i parë “Magister Sententiarum” iu dhurua perpiluesit të testamentit të Gjon Gazullit, Nikollë Tanushit, ndërsa librin e dytë e gjejmë në bibliotekën e Gjon Marin Gjergjit e këtë libër vetë Gjon Gazulli ja kishte dhuruar bujarit shqiptar, banor në Raguzë Gjon Marin Gjergjit, libër I shkruar me materjale letrare “De discriptione orbits”.(10)
Ky ishte një ndër librat tëpër të rëndësishëm të bibliotekës së Gazullit dhe ishte e shkruaur nga Klaud Ptolomeu, matematikan, gjeograf dhe astronom i njohur i shekullit të dytë. Kjo vepër e Ptolomeut kishte zgjuar interes të vecantë të studiuesve në mbarë Europën e asaj kohe, ishte kthyer në një vepër tëpër të kërkuar. Kështu pra, dy prej librave më të rëndësishëm të bibliotekës së tij ai ua dhuron dy prej bashkëatëdhetarëve të vet, e kjo tregon per lidhjet që ishin vendosur midis shqiptarëve në Raguz për besimin që ata kishin tek njeri-tjetri. Një fakt mjaft interesante është se Gazulli kishte trashëguar nga Shtejfën Shkodrani (Stephanus Albanensis) një sasi të madhe librash të cilat gjendeshin në fondin e bibliotekës së tij. Testamenti i Gjon Gazullit natyrisht që vend të veçantë i lë një arke me libra të cilat sipas tij ishin të Shtejfën Shkodranit (Stephanus Albanensis) të cilat nuk ishin pronë e Gazullit, por që ishin marr prej tij për tu shfrytëzuar dhe se ato duhet të dërgoheshin në Padova. Këto libra kishin përmbajtje filologjiko-letrare dhe duhet të dorëzoheshin nga Nikoll Tanushi tek një qytetar në Padova dhe kështu ndodhi më 12.V.1468. Nikollë Tanushi i dorëzoi ato tek një qytetar nga Padova i cili vjen e i merr në Raguzë.(11) Në testamentin e Gjon Gazullit gjithashtu përmendet dhe saktësohet dhe trashëgimia që u le të afërmve të tij. Në testament përmenden prej Gjon Gazullit si më të afërmit e tij dy vëllezërit, Pali dhe Andrea, dhe motra Luçije, si duket e pa martuar dhe me moshë të shtyrë. Shtëpinë ja lë vëllait Palit, me kusht që kur të martohet mbesa, vajza e Andreas, si, Pali, t’i paguaj asaj 200 perperë. Në testament Andrea përmendet vetëm një here.(12) Në testament Gjon Gazulli le dhe porosi te tjera Gjon Gazulli si një ndër profesorët e universitetit më prestigjioz të kohës, si personalitet politik e diplomat kalibri, si shkencëtar, matematikan dhe astronom zë një vend të veçantë në burrat me vlerë të kombit tonë, i cili i bën nder jo vetëm Shqipërisë prej nga ka rrënjët e të parëve dhe prej nga ai vjen, por dhe republikës së Raguzës, Oborrit mbretëror të Hungarisë, Padovës dhe zë një vend të nderuar në Rilindjen Europjane. Bamfi shkruan: “Dijetar i dhënë me zemër pas kësaj dege të studimeve (është fjalë par astronominë-M.P) ai na paraqitet pjesëtar i atij zgjimi shpirtëror të ndritshëm të njerëzimit që quhet Rilindje. Me anën të tij, emri i Shqipërisë lidhet me Humanizmin … Ai ka mbetur pinjoll i një cungu të shëndosh të fisit shqiptar, që kombin kreshnik e nderon..”.(13)
Gjon Gazulli Profesor në Universitetin e Padovës
Nga Gjon Marku
Në vitin 1433 Gjon Gazulli kthehet përsëri në Universitetin e Padovës, kësaj radhe i thirrur për të ushtruar profesionin e pedagogut. Veprimtaria e tij mësimore -shkencore në këtë universitet më të vjetër të Europës dhe në këtë qëndër shumë të rëndësishme të Rilindjes ishte e madhe dhe frytëdhënëse.(1) Nga dokumentët e kohës mësojmë se Gjon Gazulli me përfundimin e studimeve të larta në Universitetin e Padovas të Italisë, më 31 janar të vitit 1430 fiton me zotësinë e tij titullin e lartë të “Doktorit në shkencat e lira”.(2) Kështu doktori i ri kthehej në Raguzë me një formim të lartë për tu futur në serët më të lartë të Raguzës me shumë dinjitet. Duke zënë vend të rëndësishëm në hierarkin diplomatike , kishtare shkencore e kulturore të Raguzës dhe shumë më gjërë. Botë kuptimi dhe ndërgjegjia e Gjon Gazullit mbrohej nga një kulturë e re humaniste. Gjon Gazulli punoi si petagog në Universitetin e Padovës në lëndën e matematikës dhe të astronomisë. Në Padova gjatë viteve që Gjon Gazulli ka qenë petagog erdhi për të studiuar dhe astronomi i madh i ardhshëm polak Nikolla Koperniku.(3) Në qarqet shkencore më të përgatitura të kohës Gjon Gazulli fitoi përvojën e re teorike dhe praktike mesimore, fitoi njohuri të reja, punoi në veprat origjinale të autorëve të vjetër i përktheu ato. Gjon Gazulli përktheu nga Greqishtja veprën e Ptolomeut gjeograf dhe astronom i shekullit II të erës sonë. Gjon Gazulli e studioi sistemin astronomik të Ptolomeut e me sa duket avancoi dhe më shumë në konceptin e tij shkencorë për astronominë. Në katedrën e matematikës dhe të astronomisë ai është ndër pedagogët më të përgatitur e të shquar. Më 1439 Gazullin e ndeshim përsëri në Padova në vendin e profesorit të tij Prosdocimo de Beldomandi. Pas vdekjes së profesorit të tij Prosdocimo de Beldomandi, që kishte qënë shef katedre, vendin e tij si drejtues i katedrës e mori Gjon Gazulli. Kështu iu hap edhe më tepër prespektiva për studime shkencore.(4) Si profesor dhe si shef katedre e shkencave të matematikës në Universitetin e Padovës, ai u mor aktivisht me shkencën e astronomisë dhe i dha një kontribut të lakmueshëm kësaj shkence jo vetëm për kohën që jetoi, por edhe për disa shekuj të mëvonshëm. Emri i Gazullit përmendet në mjaft vepra të astronomëve dhe historianëve të shencave ekzakte. Fama e Gjon Gazullit si dijetar u përhap në Europë. Humanisti i njohur hungarez Jan Panoni hyri në një letërkëmbim me Gazullin e nga ky letërkëmbim, mësojmë se Gjon Gazulli kishte dërguar në oborrin mbretëror hungarez vepër të tij me dorëshkrime për astronominë. Studiuesi Mojkom Zeqo pohon se: kjo ishte pjesa e parë e një vepre që mendohet se ka pasur dhe një pjesë të dytë në vazhdim, po sipas të njëjtit burim Jan Panoni i shkruan Gjon Gazullit “Me kënaqi shumë libri juaj…” Prof. Pal Nikolli në shkrim në “ora e Shqipërisë” më 1994 shkruan: “Panoni thotë; “dituria juaj ju bën që të ju nderojmë shumë…ju lutemi na dërgoni pjesën e dytë të librit tuaj të vyer e të paçmuar”.(5) Si pedagog universiteti, Gjon Gazulli, sidomos në vitet 1436-1445, sado që punoi me ndërprerje, bëri ngritjen në një nivel më të lartë në shkencat matematik dhe astronomi. (6) Veprimtaria mesimore shkencore e Gjon Gazullit si pedagog universiteti, duket se ka qënë e shquar dhe mund të konkludojmë se ai që në këtë periudhë. Kishte autoritet shkencore, përderisa emri i tij si astronom e matematikan i kaloi kufite e Dalmacisë dhe të Italis.(7) Bashkohësit e quajtën Gjon Gazullin astronom e matematikan te madh. Ndërsa sipas Prof. Pal Nikollit “Kur Skëndërbeu e cilësoi Gjonin një yllë të ndritur i Arbëris”, ai njëherësh me prekjen e thelle për vdekjen e tij vlerson shumë figurën e astronomit tonë të madh që botën e yjeve e kishte bërë të tijën. (8) /KultPlus.com