Muzeu Historik Kombëtar kujtoi sot, përmes një postimi online, se 470 vjet më parë, në 1554 nisi rrugën e vet fjala e shkruar shqip, me “Mesharin” e Gjon Buzukut, ku shkruhej: “U doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumë herrë se gluha jonë nukë kish gj~ të ëndigluom ën së shkruomit shenjëtë, ën së dashunit së botësë s’anë, desha me u fëdigunë, për s~ mujta me ditunë, me zhdritunë pak mendetë e atyne qi të ëndiglonjinë… “Ëndë vietët M.D.L.IV. njëzet dit ëndë mars zuna ënfill, e ënbarova ëndë vietët një M.D.L.V., ëndë kallënduor.”
“Meshari” konsiderohet si vepra letrare më e vjetër shqipe, botuar dhe ruajtur deri më sot.
Libri përbëhej nga 110 fletë, mirëpo kopja e librit që ka arritur është e cunguar dhe i mungojnë 16 faqet e para dhe ndër to edhe kopertina me faqen kryesore.
Buzuku ishte prift katolik, famullitar i një kishe në Shqipërinë Veriore, jo aq larg nga vendi i botimit dhe një nga lëvruesit më të rëndësishëm të gjuhës shqipe. Me veprën e tij ai konsolidoi një traditë të rëndësishme të të shkruarit të gjuhës shqip me alfabet latin.
Ishte françeskani At Justin Rrota, i pari që solli nga Biblioteka Apostolike e Vatikanit në Shqipëri, më 1929-n tre riprodhime të fotografuara të librit më të hershëm të botuar në shqip. / atsh / KultPlus.com
Libri i parë në gjuhën shqipe, “Meshari i Gjon Buzukut”, nisi të shkruhej 468 vjet më parë, në 20 mars 1554 dhe përfundoi më 5 janar 1555.
Libri përbëhej nga 110 fletë por kopja e librit që ka arritur është e cunguar dhe i mungojnë 16 faqet e para dhe ndër to edhe kopertina me faqen kryesore.
Buzuku ishte prift katolik, famullitar i një kishe në Shqipërinë Veriore, jo aq larg nga vendi i botimit dhe një nga lëvruesit më të rëndësishëm të gjuhës shqipe.
Me veprën e vet ai konsolidoi një traditë të rëndësishme të të shkruarit të gjuhës shqip me alfabet latin./KultPlus.com
“Meshari” është një tekst fetar i shkruar në shekullin e 15-të nga Gjon Buzuku, një prift katolik romak nga Kosova. Ai konsiderohet të jetë dokumenti i parë i shkruar në gjuhën shqipe dhe është një artefakt i rëndësishëm kulturor dhe gjuhësor, shkruan KultPlus.
Meshari është një tekst liturgjik që përmban lutjet dhe ceremonitë e përdorura në kremtimin e meshës në Kishën Katolike Romake. Buzuku e përktheu tekstin nga latinishtja në shqip, duke përdorur alfabetin cirilik, i cili përdorej zakonisht për të shkruar shqip në atë kohë.
Ai është një dokument i rëndësishëm historik jo vetëm për përmbajtjen e tij fetare, por edhe për rëndësinë e tij gjuhësore dhe kulturore. Ai konsiderohet të jetë dokumenti më i vjetër i mbijetuar i shkruar në shqip dhe ofron një vështrim unik në gjuhën dhe kulturën e popullit shqiptar gjatë periudhës mesjetare.
Krahas tekstit të Mesharit, libri përmban edhe shënime të Buzukut, si ilustrime e dekorime. Këto elemente ofrojnë një pasqyrë të mëtejshme në kontekstin kulturor dhe historik në të cilin është prodhuar teksti.
Pavarësisht rëndësisë së tij, Meshari nuk ka qenë gjithmonë gjerësisht i disponueshëm. Ai u ndalua nga Perandoria Osmane, e cila sundonte mbi pjesën më të madhe të rajonit shqipfolës në atë kohë, dhe kopjet e tekstit ishin të vështira për t’u gjetur. Megjithatë, sot ai është gjerësisht i disponueshëm në shtyp dhe në internet dhe konsiderohet si një gur themeli i trashëgimisë kulturore shqiptare.
Si përfundim, Meshari, është një dokument i rëndësishëm fetar, gjuhësor dhe kulturor që ka luajtur një rol qendror në historinë e popullit shqiptar.
Rëndësia e tij vazhdon të njihet dhe festohet edhe sot e kësaj dite. /KultPlus.com
Një tjetër klasë e gjuhës shqipe do të rinis mësimin në Rethimnos, të Kretës. Mësimi do të rinis për fëmijët që kanë ndjekur më parë kursin por gjithashtu do të kryehen dhe regjistrimet për fëmijë të tjerë.
Njoftimi i plotë:
Sot me dt 06-11-2021 ora 17.00 në Shkollën publike Atsipopulo( ΔΗΜΟΤΙΚΗ ΣΧΟΛΙΟ) inaugurohet ceremonia e hapjes së kursit të parë të gjuhës Shqipe në Rethimno.
Pas një përpjekje të gjatë, të Faktorit Shqiptarë në Rethimno, dhe nën përkujdesjen e SHOQATËS SË EMIGRANTËVE SHQIPTARË RETHIMNO realizohet një ëndërr e kahershme e mësimdhënies dhe fillimin e ABETARES së gjuhës shqipe në këtë shkollë dhe pikërisht sot.
Gjithashtu është marrë leja dhe në shkollën e dytë në Rethimno për të vazhduar kursi tjetër i gjuhës shqipe i cili shumë shpejt do hapi dyert për vazhdimin e.
Për realizimin e kësaj ëndrre duam të falenderojmë të gjithë stafin e Shoqatës për gadishmërinë në përgatitjen e dokumentacionit të duhur.
Institucionet lokale për zemërgjërësinë e tyre dhe dhënien e lejeve.
Njëkohësisht falenderojmë Ambasadën Shqiptare në Athinë për ndihmën me paisjen me libra dhe Abetaret.
Falenderojmë Bashkinë Rethimno dhe Drejtorët e shkollave përkatëse në të cilën është dhënë leja e kurseve tona të shkollës Shqipe në Perfekturën Rethimno.
Sot në Atsipopulo Rethimno shkruhet për herë të parë në gjuhen Shqipe.
“Sot shkruhet historia e gjuhës tonë në mënyre të organizuar dhe legjitime. Sot rishkruhet “Meshari” ynë”.
Prandaj dhe shkolla shqipe do mbaj emrin atij që mbajti penën e parë dhe qëndisi shkronjat e para të kësaj gjuhe shqipe …GJON BUZUKU.
Ta gëzojmë dhe të mbajmë lart frymën e atdhedashurisë dhe gjuha jonë të jetoj brez-pas brezi dhe kudo në Diasporë.
Ju falenderojmë të gjithëve dhe jeni të mirëpritur të gjithë prindër dhe fëmijët tuaj. / KultPlus.com
Kjo video sjell disa pasazhe nga Meshari i Gjon Buzukut, i shkruar nga kleriku katolik në vitin 1555. Meshari është libri i parë i botuar në gjuhën shqipe. Ajo që bie në sy është se gjuha shqipe gati 466 vite më parë nuk ka tingëlluar shumë e ndryshme nga sot, në dialektin geg.
Meshari i Gjon Buzukut (1555) është libri më i vjetër i botuar në gjuhën shqipe. Libri u shkrua nga Gjon Buzuku në vitet 1554-1555. Njihet vetëm një kopje e cunguar që ruhet në Bibliotekën e Vatikanit, por supozohet se u botua në Venedik. Rëndësia e këtij libri për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare është monumentale. Aty gjendet shqipja e shekullit XVI dhe një pasuri e madhe e fjalorit. Gjuha e veprës është gegërishtja e shekullit XVI, e shkruar me alfabetin latin të tipit gjysmë gotik. “Kemi të bëjmë pikësëpari, pohon Çabej, me një gjuhë letrare, prodhim i një zhvillimi të mëparmë të shkrimit dhe të përpunimit nga ana e këtij shkrimtari”. Nuk ka mundësi të gjendet një libër në një gjuhë të huaj, i cili të përputhet nga ndërtimi me librin e Buzukut./ KultPlus.com
Falë një vargu rrethanash fatlume Sicilisë dhe studiuesve më të shquar arbëreshë të kësaj ujdhese u janë ndeshur udhët me çastet më të rëndësishme të historisë së monumentit më të vjetër gjuhësor të shqipes, Mesharit të Gjon Buzukut. Qysh prej zbulimit të kësaj vepre nga Kazazi dhe rizbulimit të mëvonshëm nga imzot Pal Skiroi (1866-1941), Meshari i Buzukut ka qenë në qendër të një interesimi të jashtëzakonshëm, që jo vetëm ka të bëjë me historinë kulturore të ngulimeve arbëreshe të Sicilisë, por ka frymëzuar dhe nxitur një lëmë të veçantë studimesh, atë ekdotik, që zë fill me përpjekjet e para të propozimit të një teksti kritik të Mesharit dhe vijon deri në ditët tona me ndihmesën e vyer që po japin tashmë prej vitesh në fushën e filologjisë shqipe dy katedrat e gjuhës dhe të letërsisë shqipe në Palermo dhe në Kozencë.
Sikundër dihet, Meshari u zbulua për të parën herë aty nga viti 1743, kur imzot Gjon Pagëzues Kazazi (1702-1752), prej Gjakove, i sapoemëruar arkipeshkëv i Shkupit, teksa po kthehej nga një vizitë apostolike që kish kryer në Bullgari dhe në vende të tjera të Lindjes, e gjeti në Kolegjin e Propagandës Fide dhe vendosi të njoftojë menjëherë përmes një letre at Gjergj Guxetën (1682-1756), rektorin e Seminarit Arbëresh të Palermos dhe nismëtarin e një lëvizjeje të rëndësishme politiko-kulturore ndër arbëreshët e Italisë. Letra e Kazazit, që deri para vitit 1967 ruhej në arkivin e seminarit, ndërsa tani ndodhet në fondin Albansk Samling të Bibliotekës Mbretërore të Kopenhagës, përmbante, me gjasa, edhe një relacion ku informohej at Guxeta mbi kushtet në të cilat dergjej popullsia shqiptare e besimit katolik në viset e Ballkanit, që prej kohësh ishte push tuar nga osmanët dhe vu ante nën një shtypje fetare dhe kulturore të pashoqe deri asokohe.
Ky relacion nuk ndodhet më në arkivin e seminarit. Gjithsesi ekzistenca e tij është dokumentuar qoftë nga Pal Maria Parrino (1710-1765), qoftë edhe nga Nikollë Keta (1742-1803), të cilët e citojnë në veprat e tyre të titulluara përkatësisht: “In septem perpetuae consensionis libros septem Albanensis Ecclesiae cum Romana omnium Mater et Magistra” dhe “Tesoro di notizie su de’ Macedoni”. U desh të kalonte pothuaj një shekull që letra e Kazazit, harruar në raftet e arkivit, të shpluhurosej dhe të tërhiqte vëmendjen e imzot Zef Krispit (1781-1859), i cili jo vetëm që e citoi në veprën e tij Memorie storiche su alcune costumanze delle colonie albanesi di Sicilia, por botoi edhe tekstin e dy fragmenteve të Mesharit që kishte kopjuar Kazazi, transliteruar në alfabetin e shqipes që ai vetë kishte krijuar. Kështu, për herë të parë një pjesëz e Mesharit e pa dritën e botimit përmes një qasjeje, që, paçka se modeste nga pikëpamja metodologjike, përuronte udhën e gjatë të studimeve filologjike mbi veprën e Buzukut.
Imzot Gjon Pagëzues Kazazi, Letër At Gjergj Guxetës, Albansk Samling, Biblioteka Mbretërore e Kopenhagës, f. 1r
Ca kohë më pas imzot Pal Skiroi, peshkopi arbëresh i Sicilisë dhe rektor i seminarit që themeloi at Guxeta, pasi mësoi për ekzistencën e Mesharit përmes veprave të pararendësve të tij dhe natyrisht, përmes letrës së Kazazit, vendosi t’i jepte udhë një fushate të vërtetë kërkimesh në bibliotekat më të rëndësishme kishtare të Romës. Imzot Skiroit i takon merita e “rizbulimit” të librit të Buzukut, e bashkë me të edhe të një morie dokumentesh të tjera gjuhësore me rëndësi të jashtëzakonshme, mes të cilave përmendim kopjen e shtypur të veprës së Matrangës “E mbsuame e krështerë” që u gjet në Bibliotekën e Vatikanit. Fushata kërkimore filloi aty nga viti 1909, kur imzot Skiroi mundi më në fund, falë edhe përkrahjes së kardinalit F. Ehrle që asokohe ishte prefekt i Bibliotekës së Vatikanit, të shqyrtonte librat e shumtë të pakataloguar që vinin nga biblioteka të tjera. Mes këtyre ishte edhe kopja e Mesharit që në kohën e Kazazit ruhej në Bibliotekën e Propagandës, por që pas vitit 1900, me unifikimin dhe përqendrimin e fondeve të ndryshme kishtare që ndërmori Selia e Shenjtë, u transferua në Bibliotekën e Vatikanit.
Historisë së vendndodhjeve të ndryshme të Mesharit në rrjedhë të shekujve nuk i është kushtuar rëndësia e duhur. Ndoshta te kjo shkujdesje zë fill hipoteza sipas të cilës vepra e Buzukut ra vik timë e censurës pastridentine dhe u fut në listën e librave të ndaluar (Index librorum prohibitorum). Sipas kësaj hipoteze, fakti që kopja e vetme e Mesharit u gjend në Bibliotekën e Vatikanit, dëshmon se, me gjasa, vepra, pasi i është nënshtruar zyrës së censurës së Vatikanit, do të jetë gjykuar si e papajtueshme me udhëzimet e koncilit e, për këtë arsye, do të jetë ndaluar dhe tërhequr nga qarkullimi. Kjo hipotezë ka disa të meta. Së pari, fakti se kopja e gjetur ka përanash faqeve shënime të shumta apografe të bën të mendosh për një interpretim kryekëput të kundërt, sepse dëshmon jo vetëm për një përdorim praktik të Mesharit, por edhe për qarkullimin e kësaj vepre në trojet e Ballkanit. Së dyti, falë një studimi të botuar këto kohët e fundit nga Lucia Nadin, tashmë dimë se libri i Buzikut u shtyp në Venecia (shih Lucia Nadin Shqipëria e rigjetur – zbulim gjurmësh shqiptare në kulturën dhe artin e Venetos në shek. XVI, Onufri, Tiranë, 2012, f. 230-325), mirëpo në botimet e shumta të Index-it nuk përmendet asnjë Meshar në gjuhën shqipe i shtypur në Venecia, prandaj bie hipoteza që libri i Buzukut të ketë qarkulluar jashtë mjediseve ballkanike dhe shtohen gjasat që autoritetet e Vatikanit të jenë vënë në dijeni të ekzistencës së Mesharit vetëm përmes së vetmes kopje të shtypur që mbërriti në Romë.
Pas gjetjes së Mesharit, imzot Skiroi «iu vu studimit të veprës së Buzuku me qëllim që të përgatiste një rishtypje, duke njoftuar për këtë gjetje të rëndësishme gazeta dhe periodikë të ndryshëm shqiptarë të kohës e duke botuar një artikull me germa të prera enkas, të ngjashme me ato të origjinalit». Lajmi pati jehonë të gjerë e qysh «në vitin 1929 françeskanët e Shkodrës porositën tri kopje fotografike», njëra prej të cilave u përdor nga Justin Rrota për botimin e disa pjesëve biblike që përmbante vepra, së pari, në revistën Hylli i Dritës të vitit 1930 e më vonë në një përmbledhje me titull Monumenti mâ i vjetri i Gjuhës Shqype. D. Gjon Buzuku (1555). Ndërkohë mbeti i pabotuar studimi i përgatitur nga imzot Skiroi, i cili nuk mundi t’i kapërcente vështirësitë e ndryshme që hasi për botimin e studimit të plotë filologjik. Nëse lëmë mënjanë botimin kritik të «pjesëve biblike të Buzukut», përgatitur nga bashkëpunëtori i Skiroit, Gaetano Petrotta (1882-1952) për periodikun shkencor “Rivista indo-greco-iranica di filologia, lingua e antichità” me titull “Il più antico testo di lingua albanese: Gjon Buzuku (1555)”, studimi filologjik i gjerë dhe i hollësishëm i zbuluesit të Mesharit ka mbetur thuajse krejt i panjohur për botën shkencore albanologjike. Kohët e fundit m’u dha rasti t’i hedh një sy veprës së pabotuar të imzot Skiroit, që ruhet me kujdes e dashuri të veçantë nga trashëgimtarët e studiuesit arbëresh e veçanërisht nga stërnipi, Franko Skiroi, të cilin me këtë rast e falënderoj përzemërsisht për ndihmën që më dha në ftillimin e vandakëve të pafundmë me dokumente të arkivit privat që ai ruan me përkushtim të madh.
Imzot Pal Skiroi, faqe nga botimi kritik i Mesharit
Nuk është vendi këtu të bëjmë një përshkrim të hollësishëm të studimit të imzot Skiroit. Gjithsesi, nuk mund të mos theksojmë se megjithëse shumë aspekte të kritikës tekstore që shfaqen në këtë studim të rëndësishëm janë kapërcyer tashmë nga studimet e mëvonshme të zhvilluara gjatë shekullit të shkuar, kjo vepër përbën sot një ndihmesë të vyer për historinë e kritikës tekstore buzukiane, madje, do të thoshim, për historinë e asaj disipline për të cilën Eqrem Çabej ëndërronte një të ardhme më të ndritur, duke i përkushtuar një nga punët e tij më të mira: pikërisht botimin kritik të Mesharit.
Ekzistenca e dorëshkrimit të pabotuar me studimin e vëllimshëm të imzot Skiroit u bë e ditur së pari prej të nipit, Zef Skiroit, i cili e dha lajmin në një jetëshkrim interesant mbi të ungjin e shquar. Studimi “i thellë” i imzot Skiroit mban titullin “I testi biblici in lingua albanese di dom. Gjon Buzuku, messi in ordine, con traduzione italiana e note” dhe përfshin qindra fletë dorëshkrim të mbledhura në tre fashikuj të trashë. Kjo vepër është fryt i “një pune dhjetëravjeçare”, që përmbledh përpjekjet për të dhënë një interpretim fonetik të gjuhës së Buzukut përmes një krahasimi të imët me të dhënat gjuhësore të nxjerra nga veprat e Matrangës, Budit, Bardhit e Bogdanit.
Botimi i pjesshëm që përgatiti Gaetano Petrotta jep vetëm një ide të përciptë të punës së madhe që kreu mësuesi i tij. Pjesët biblike që u botuan në riprodhim diplomatik dhe në transkriptim fonetik, megjithëse dëshmonin një metodë pune që më vonë do të imitohej edhe nga Çabej, në fakt përbënin vetëm një paraqitje të pjesshme të praktikës ekdotike të ndërlikuar që përmban studimi i pabotuar. Nisur nga hamendja se grafia e Mesharit paraqiste tipare johomogjene dhe zgjedhje alfabetike që nuk kishin lidhje me traditën tipografike perëndimore, Skiroi vendosi të vinte përkrah transkriptimit normal të tekstit, edhe një riprodhim në kufijtë e besnikërisë mekanike që sot sigurohet vetëm nga makinat, përmes një rishkrimi diplomatik të tekstit.
Përpjekja për të riprodhuar besnikërisht tiparet grafike bazohej në bindjen se disa nga zgjedhjet e ndryshme alfabetike të Buzukut përbënin vështirësi që e ndërlikonin interpretimin kritik. Në fakt, disa raste, si fjala vjen, e ashtuquajtura “h irracionale”, ishin asokohe të pazgjidhshme, sikundër janë edhe sot e gjithë ditën. Ndoshta pikërisht ky impostim ekdotik përbënte pengesën kryesore për botimin e veprës. Asokohe ishte e pamundur të gjendeshin shtypshkronja të afta të riprodhonin besnikërisht tekstin e Buzukut dhe të përballonin një punë të përmasave të tilla që përfshinte përveç riprodhimit diplomatik, transkriptimit fonetik dhe riprodhimit të origjinalit latinisht, edhe një aparat kritik që përmblidhte rezultatet më të mira të studimit. Nuk e teprojmë po të themi se metoda që ndoqi Skiroi në aparatin kritik edhe sot pas afro një shekulli përbën një model të vlefshëm që mund të përdoret krahas atyre që sot përdoren në filologjinë shqipe.
Faqe studimore e imzot Pal Skiroit me bashkërkime latino-shqipe të Mesharit
Me të mbaruar punën filologjike me tekstin, imzot Pal Skiro u përpoq të gjente botues për veprën. Sipas të dhënave që përmban një letër qarkore e cila është shtypur me kokën e fletores së njohur Fiála e t’In’ Zóti, studiuesi i shquar arbëresh hartoi një program që parashikonte botimin e librit të Buzukut në «njæ vællùm si 400 fàkjesh, i tçíli dòt kêt pæræshkrímin e téstit me abetárin t’ænæ è tæ kæthíemen italíshte. Kætij vællùmi dòt i shtónen edhè fototipit e gjìth téstit tçæ u gjænt, tæ tçílat jánæ njæ kjìnt n’kátræ shtylash». Imzot Skiro ua dërgoi shumë vetëve këtë thirrje, përfshirë disa personalitete të shquara të kulturës dhe të politikës shqiptare. Një kopje e letrës, që ma vuri në dispozicion bujarisht miku dhe kolegu erudit prof. Aurel Plasari, të cilin përfitoj nga rasti për ta felënderuar, është gjetur në një zarf që mban datën 3 maj 1922, drejtuar Mid’hat Frashërit (1880-1949) që asokohe banonte përkohësisht në Hotel Byron në Paris. Për fat të keq projekti ambicioz i imzot Skiroit nuk u realizua dhe studimi i tij kritik i Mesharit do të priste një shekull para se të rikthehej në vëmendjen e studiuesve. Edhe për këtë arsye nuk mund të mos përfitoj nga rasti për të ftuar institucionet publike ose private shqiptare të marrin përsipër barrën dhe nderin e botimit të atij që sot mund ta quaj me plot gojën, nga njëra anë, studimi filologjik sa pionieristik, aq edhe risor i Mesharit e, nga ana tjetër, vepra që përuron filologjinë moderne shqiptare. Për sa u përket trashëgimtarëve të imzot Skiroit, në veçanti të lartpërmendurit Franko Skiroi, një nismë e tillë botuese do të jetë jo vetëm shenjë dhe dëshmi e frymës së bashkëpunimit me gjysmën tjetër të qiellit arbëresh, por do të konfirmojë edhe një herë, a thua se vërtet është nevoja, rolin shkencor që imzot Pal Skiroi pati në suazën e historisë së studimeve mbi Mesharin e Buzukut. Në qoftë se, sikundër shpresoj, kjo ftesë do të mirëpritet, marrëdhëniet arbëresho-shqiptare do të fitojnë, në përgjithësi, një stuatus bashkëpunimi më të frytshëm dhe do të hyjnë, në veçanti, në historinë e njërit prej lëmenjve vendimtarë albanologjikë. Me siguri do të plotësojnë dëshirën e papërmbushur të themeluesit të filologjisë moderne mbarë shqiptare.
Prej shumë kohësh jam përpjekur të gjeja një libër shërbesash në ndonjë gjuhë të huaj, të botuar para mesit të shekullit XVI, që të mund të bëja një krahasim me Mesharin e Gjon Buzukut. Më në fund, me ndihmën e mikut të vyer, Altin Hysit, tani kam në duar një Meshar (Misal po zakonu rimskoga dvora) në gjuhën kroate, botuar më 1483. Ky është një libër inkunabul, domethënë i shtypur para vitit 1500, me 219 fletë, të shtypura nga të dy anët me bojë të zezë dhe të kuqe, madje jo vetëm në letër por edhe në pergamenë, dhe përbën një nga vlerat e çmuara të kulturës kroate. Janë ruajtur prej tij vetëm disa kopje, po ashtu jo të plota si Meshari ynë, dhe prej tyre më 1971 është bërë një ribotim i plotë në Zagreb, ndërsa vendi i botimit të parë nuk dihet; ka më shumë të ngjarë të jetë shtypur në Kosinjë të Kroacisë.
Është edhe një vepër me mjeshtëri të lartë tipografike, ka 201 miniatura në krye të paragrafëve, po edhe Meshari ynë i ka zbukurime të tilla, veçse të tipografisë në Venedik, siç e ka dëshmuar bindshëm studiuesja italiane, profesore Lucia Nadini (“Shqipëria e rigjetur”). Kam parë në një Libër orësh (Orolog), të botuar më 1512 dy shenja grafike për shkronjën “u” pikërisht siç kanë dalë në librin e Buzukut. Po ashtu bindshëm ajo ka argumentuar, se nuk mund të gjendet një libër, nga i cili të jetë përkthyer i plotë drejtpërdrejt Meshari i Buzukut.
Libri kroat nuk ka një faqe titulli dhe hapet menjëherë me kalendarin. As në fund nuk ka të dhëna për autorin, ose ndonjë pasthënie si të Buzukut. Është bërë një botim tjetër nga Pavel Modrushanin më 1528 në Venedik dhe më pas më 1530 një tjetër në Rijekë. Hamendësimi më i pranueshëm do të ishte, që Buzuku mund të ketë njohur botimin e Venedikut. Mendohet se teksti është përgatitur në Istrie dhe mund të jenë shtypur rreth 200 kopje. Është në gjuhën sllavokishtare të variantit kroat. Ishte i pari meshar i shtypur jo në gjuhën latine, sepse kroatët prej kohësh kishin marrë të drejtën, që t’i bënin shërbesat në gjuhën amtare. Shkurt, Buzuku ka pasur mundësinë të mbështetej në një libër rituali roman latinisht dhe një në kroatisht. Nuk do t’i përmend hipotezat e shprehura deri më sot, se nga cili tekst në gjuhë tjetër e ka bërë përkthimin Buzuku, sepse ato kështu bien poshtë si të pambështetura.
A ka mundësi të përcaktohet ndonjë lidhje e tekstit shqip me botimin e mëhershëm kroatisht? Librat kroatisht janë shkruar me alfabetin e vjetër glagolitik. Tashmë unë nuk jam në gjendje ta përvetësoj atë alfabet, që ta shfrytëzoj për t’i lexuar. Prandaj kam ndjekur një rrugë tërthore. Më kanë ardhur në ndihmë botimi i shkëlqyer, që i ka bërë Mesharit profesori Eqrem Çabej në dy vëllime më 1968, si edhe shënimet e studiuesve kroatë, që më 1971 e kanë shoqëruar ribotimin e vitit 1483. Ndonëse Buzuku mund të ketë përdorur ribotimin e vitit 1528, unë i referohem këtu botimit të parë, që e kam në dorë.
Çabeji ka paraqitur te pjesa e parë (f. 9-14) gjithë copat, që ka përkthyer Buzuku nga Bibla. Edhe Marija Pantelić ka përgatitur një listë të pjesëve nga Bibla (f. LIII-LX). Krahasimi i tyre tregon një përputhje mbi nëntëdhjetë për qind. Ajo që tërheq vëmendjen, është se përputhen edhe rastet kur është vetëm një rresht nga Bibla (nga Ekleziasti vetëm 14:22; nga Isaia vetëm 54:17), ose vetëm disa rreshta (Osea vetëm 6:1-6, 14:2-10; nga Jona 3:1-10; nga Malakia 3:1-4), madje edhe me shkëputjet të njëjta, nga Danili 13 me shkëputje të njëjta 1-9, 14-17, 19-30, 33-62. Kjo përputhje në asnjë mënyrë nuk mund të jetë rastësi. Shpjegimi është i qartë: si tekstet biblike shqip, ashtu edhe kroatisht janë marrë nga i njëjti burim latinisht. Por nuk ka përputhje absolute. Kështu, Buzuku nuk i ka 10 rreshta nga Nehemia, ndërsa kroati nuk i ka pjesët nga Jobi. Ndryshimet e pakta mund të vijnë si për shkak se disa faqe nga Buzuku mungojnë, ashtu edhe nga ndonjë ndryshim i parëndësishëm që ka ndodhur më vonë, kur bënte Buzuku librin e vet. Përfundimi kryesor është, se Buzuku është mbështetur te një tekst latinisht, te një tjetër italisht dhe, kur ka pasur vështirësi, i është drejtuar edhe tekstit kroatisht. Të gjitha mendimet e tjera, të paraqitura deri më sot, nuk paraqesin fakte, që ta hedhin poshtë këtë pohim.
Për ta argumentuar këtë përfundim, do t’u drejtohem konstatimeve të tjera të rëndësishme, të cilat nuk është vendi t’i shtjelloj hollësisht, ndërsa i kam dhënë më gjerë në një kumtesë, që kam mbajtur vjet. Libri i Buzukut është një libër dygjuhësh dhe i përgatitur nga një autor dygjuhësh. Që ky është një libër dygjuhësh me latinishten e provojnë 260 fjalë dhe shprehje latine, domethënë 8% kundrejt fjalëve shqipe; për më tepër, disa prej tyre janë mjaft të shpeshta, si për shembull togfjalëshi Deo gratias është përdorur 150 herë, domethënë gati në çdo faqe. Si folës dygjuhësh Buzuku kishte gjuhë të dytë italishten dhe, natyrisht ka përdorur tekste italisht, por unë flas vetëm për latinishten, sepse ky ishte burimi i parë. Ndërsa ka edhe fakte të tjera të pakundërshtueshme.
Që të paraqiste një pjesë përkatëse nga Bibla Buzuku, përdorte gjithnjë një fjalë ose shprehje latine. Kjo nuk ishte e mundur në tekstin kroatisht me alfabetin glagolitik. Kam gjetur 16 raste, kur Buzuku jep një fjalë ose një shprehje latinisht dhe pastaj e shpjegon shqip: do me thashunë. Kurrsesi kjo nuk mund të ndodhte në tekstin kroatisht. Pikërisht në këtë ndërtim sintaksor është përftuar shprehja shumë e rëndësishme për gjuhën shqipe: Pater noster qi vjen me thashunë shqip Ati ynë qi je mbë qiellt. Nuk është një fjali e rastit, buron nga një praktikë e gjatë e autorit me auditorin e besimtarëve shqiptarë, të cilëve u shpjegonte leksikun fetar përkatës latinisht, ndërsa duke kaluar lënda në një libër, ai ua shpjegonte edhe shërbestarëve, të cilët ndoshta edhe nuk e dinin mirë latinishten fetare.
Kurse Pasthënia e Buzukut është tekst i mirëfilltë shqip, është parateksti i gjithë letërsisë së shkruar shqipe. Një gjuhëtar më ka kundërshtuar, duke thënë se ishte e zakonshme në librat fetarë të kohës që të shpreheshin kështu autorët. Ja ku është Meshari kroat, asgjë të tillë nuk ka në fund. Buzuku për më tepër edhe brenda tekstit e ka përmendur dy herë veten si Dom Gjoni në lutjen e vet (XIX). Për pasojë, Meshari kroat na ndihmon jo vetëm me ato gjëra që i ka të përbashkëta me të tekstit shqip, por edhe me ato që mungojnë në këtë krahasim. Po diçka, që më ka bërë përshtypje të jashtëzakonshme, është se në Pasthënie Buzuku nuk ka përmendur asnjë emër të ndonjë autoriteti fetar, siç do ta bënin bujarisht kolegët e tij më pas; nuk përmend as ndonjë leje prej autoriteteve fetare, siç ishte e detyrueshme, veç në qoftë se e ka thënë këtë në faqet që na mungojnë. Ndoshta, ndoshta, as u është përmbajtur udhëzimeve të atyre autoriteteve, as është përballuar me ato autoritete. Me këtë do të shpjegohej, përse nuk ka pasur ndonjë mbështetje autoritare për ta përhapur librin e vet dhe prandaj na ka mbetur vetëm një kopje. Më pëlqen të them, që ky libër është një akt guximi.
Këtu vjen vetvetiu çështja e emrave të përveçëm. Natyrisht, teksti kroat nuk do ta kishte emrin Arbania, por e kam fjalën për atë grusht emrash, që dalin në trajtën e shqipes, domethënë janë me prejardhje të huaj, por janë përshtatur me fonetikën shqipe, si: Bdek, Gjon, Mëhill, Mëri, Ndre, Nduo, Nëkollë, Vlash. Nuk mund të vihet në dyshim, që këta emra Buzuku i ka ndeshur në tekstet latine, por me një ndjenjë të plotë të gjuhës amtare nuk i ka riprodhuar latinisht, domethënë ka vendosur një lidhje të qartë midis trajtave në dy gjuhët. Kam bindjen se katër faqet, ku janë emrat e shenjtorëve dhe del emri i vetë Buzukut, janë kryesisht faqe të një teksti shqip, ashtu si edhe Pasthënia, dhe jo të përkthyera. Kam bindjen, se edhe faqet me shpjegimet për urdhërimet (XXI, XXI/2, XXII) janë tekste shqipe. Nuk mund të mos shtoj, se ku ka fjali më shqipe, se ajo, kur thotë, që kur dikush gjen kund pak të keq “ashtu thotë: Vete banem turk”.
Studiuesit kanë konstatuar se teksti kroat ndjek rreptësisht përmbajtjen e botimit të vitit 1474 në Milano Latin editio princeps. Rrjedhimisht, ka një renditje të përcaktuar, meshat vijnë sipas ditëve të vitit, nga java e parë, duke vijuar me meshat për vdekjen etj. Do të ishte e mira të përpilohej një listë e tillë e përmbajtjes edhe për Mesharin tonë. Siç e thashë, kroati hapet me kalendarin. A ka mundësi, që në faqet të cilat mungojnë, edhe Buzuku të ketë pasur një kalendar? Kjo mundësi më duket e pranueshme, sepse gjatë tekstit shqip nuk janë të dhëna të tilla, meqë do t’i ketë pasur në fillim. Nga fragmentet e përkthyera, kroati hapet me letrën për romakët (13:11-14) dhe Lukën (21:25-33), ndërsa Buzuku këto fragmente i ka te faqja XXX; për pasojë, me gjithë përputhjen e gjerë të teksteve të përkthyera, renditja e tyre shqip nuk është e njëjtë me renditjen kroatisht, domethënë edhe latinisht. Kroati ka në fund meshën e bekimit të verës, një pjesë e detyrueshme për këtë tip librash, dhe mbyllet me një meshë për bekimin e unazës. Buzuku Oratio Përmbi unazët e ka në faqen XXX, ndërsa në fund fare ka copat nga Jobi (1:6-22 dhe 2:1-10), të cilat, siç thashë, kroati nuk i ka në asnjë faqe.
Edhe brenda fjalive të përkthimit mund të hulumtohen tregues domethënës. Nuk është vendi këtu, për të hyrë në shpjegime të gjata e të ndërlikuara, që do ta pështjellonin lexuesin. Prandaj do të sjell ndonjë shembull, që ndriçohet më shkurt e më qartë. Në një fragment nga ungjilli i Lukës (2:21) teksti latinisht është ky: et postquam consummati sunt dies octo ut circumcideretur vocatum est nomen eius Iesus quod vocatum est ab angelo priusquam in utero conciperetur. Përkthimi i Buzukut është ky: Mbassi klenë mbaruom tetë dit me u përeem djalëtë, u grish emënit e tij Jezu, porsi kle grishunë n’engjëllit parë se ish zanë ndë bark. Këtu kemi fjalën ‘djalëtë’, e cila nuk është në fjalinë latinisht. Fjala ndeshet te origjinali greqisht, por nuk besoj se Buzuku i është drejtuar ndonjëherë dhiatës greqisht. Në kroatishten e vitit 1483, duke i plotësuar mungesat e shkronjave është po kjo fjalë: “otroče”, ashtu si dhe në shqipen, e gjithashtu është në përkthimin e sotëm kroatisht (Zagreb 2008), në trajtën “dijete”.
Për të dëshmuar, se edhe ky tekst na ndihmon për të bërë saktësime gjuhësore, do të sjell si shembull fjalën “zakon”. Në një artikull të A. Omarit (Studime filologjike, 2010, nr. 3-4) shpjegohet, që kjo fjalë ka kuptimet: shprehi, doke, kanun, ligj. Ndërkaq, teksti kroat (Mateu, 26:28) e ka: krv moe novago zaveta; Buzuku e ka: gjaku em i d’riut zakon. Kuptimi këtu është për testamentin, dhiatën, siç e ka dhënë me të drejtë Th. Qendroja në Fjalorin e Buzukut, botuar më 2013, sepse teksti latinisht e ka: sanguis meus novi testamenti. Rendi sintaksor është i njëjtë, sepse burimi ka qenë fjalia latinisht. Por lind pyetja: a e njihte Buzuku fjalën ‘testament’? E njihte dhe e ka përdorur disa herë. Kurse fjalën ‘zakon’ e ka përdorur edhe me kuptimin e sotëm, sepse po te Mateu, fare pak më poshtë (27:15) e ka: ish zakoni, në përputhje me kroatishten ‘običai be’, ngaqë latinisht ishte vetëm fjala “consueverat’, e cila në përkthimet e sotme, p.sh. frëngjisht është “avait coutume”, italisht “era solito”, anglisht “was wont” dhe gjermanisht “hatte die Gewohnheit”. Ma merr mendja, se Buzuku nuk ka ditur si ta thoshte foljen e latinishtes dhe i është drejtuar kroatishtes, domethënë kjo ka qenë mënyra e tij e punës, kur përgatiste një ligjëratë.
Shembujt e tillë janë prova bindëse, se Buzuku nuk ishte thjesht një përkthyes, por hartues i një libri, që përmblidhte shërbesat, ligjëratat e tij fetare, meshat. Luhatjet e tij janë rrjedhim i një praktike të gjatë ligjërimore, prandaj ai nuk e ka vënë re, se të njëjtin tekst e ka përkthyer edhe herë tjetër, si edhe të njëjtën fjalë e ka përkthyer ndryshe herë të tjera. Rasti më bindës është lutja themelore e krishterimit. Herën e parë ai e ka: ”O Ati ynë qi mbë qiellt je, kloftë festuem emënitë tat. Artë regjënia jote. Vollëndetja jote kloftë, porsi mbë qiellt ashtu edhe mbë dheet.” Herën tjetër e ka: “Ati ynë qi je mbë qiellt, u festoftë emënitë tat. Artë regjënia jote. Kloftë vollundetja jote, si mbë qiellt ashtu edhe mbë dheet.” Te ungjilli i Mateut ai ka edhe dy raste të tjera, që i ka përkthyer ndryshe në vende të ndryshme (7:5-13; 20:20-23), e po ashtu në pjesë të tjera.
Edhe në botimin e dytë të “Fjalorit enciklopedik shqiptar” (2008) përsëritet se Buzuku ishte “shqipëruesi i një libri kishtar”. Nuk mund ta pranoj këtë. Buzuku ishte përgatitësi, hartuesi i të parit libër shqip. Në Pasthënien e tij ai ka folur për një libër, jo për një përkthim. Për të hartuar atë libër, i është dashur të përkthejë shumë pjesë nga Bibla. Pjesët i ka marrë nga një botim përkatës latinisht dhe është mbështetur në një përkthim italisht ose kroatisht, kur ka pasur vështirësi. Nuk ka mundësi të gjendet një libër në një gjuhë të huaj, i cili të përputhet nga ndërtimi me librin e Buzukut. Nuk ka një libër kishtar, që ta ketë shqipëruar ky autor. Buzuku është autor, ai është autori i librit të parë shqip. Ai e ka ndërtuar vetë, duke pasur si qëllim që të përmbushte disa synime, për shembull, edhe si katekizëm, jo vetëm si meshar. Ai e ka bërë ashtu si e ka menduar vetë, natyrisht, duke synuar të plotësonte kërkesat sipas ritit fetar, sipas modeleve të librave të ngjashëm në gjuhë të huaj, por ky nuk është libër i mirëfilltë liturgjik kishtar, largohet prej një tipi të tillë kanonik. Buzuku ka bërë (jo ka përkthyer) një libër fetar shqip, sepse nuk njihte të tjerë të tillë, dhe e ka bërë për të ruajtur shqipen dhe, nëse më lejohet ta ngre pak stilin, Buzuku është idealisti i parë i librit shqip, i gjuhës shqipe. /Xhevat Lloshi/DITA/ KultPlus.com
“U doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumë herrë se gluha jonë nukë kish gj~ të ëndigluom ën së shkruomit shenjëtë, ën së dashunit së botësë s’anë, desha me u fëdigunë, për smujta me ditunë, me zhdritunë pak mendetë e atyne qi të ëndiglonjinë… “Ëndë vietët M.D.L.IV. njëzet dit ëndë mars zuna ënfill, e ënbarova ëndë vietët një M.D.L.V., ëndë kallënduor, shkruan Gjon Buzuku në Meshar, veprën letrare më të vjetër shqipe të botuar dhe të ruajtur deri sot.
Libri përbëhej nga 110 fletë mirëpo kopja e librit që ka
arritur është e cunguar dhe i mungojnë 16 faqet e para dhe ndër to edhe
kopertina me faqen kryesore.
Buzuku ishte prift katolik, famullitar i një kishe në
Shqipërinë Veriore jo aq larg nga vendi i botimit dhe një nga lëvruesit më të
rëndësishëm të gjuhës shqipe. Me veprën e vet ai konsolidoi një traditë të
rëndësishme të të shkruarit të gjuhës shqip me alfabet latin.